Skip to main content

Zëri: “Gorani: Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar” plus 29 more

Zëri: “Gorani: Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar” plus 29 more


Gorani: Vetëvendosje garon e vetme, por jo e vetmuar

Posted: 18 May 2017 02:22 PM PDT

  Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur subjekti që ai përfaqëson po shkon i vetëm në zgjedhje – e jo i vetmuar. Sipas tij ndryshimi nuk vjen në Kosovë pa Lëvizjen Vetëvendosje, pasi transformimi nuk bëhet nga këto dy koalicionet apo nga aderimet e reja në politikë. Gorani, në emisionin Politikë në Tribuna Channel, është shprehur skeptik ndaj qëllimit të partive kur prezantojnë aderimet e reja. Sipas tij, këto mund të jenë vetëm për spektakël......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Futbollisti i Vala Superligës transferohet në Suedi

Posted: 18 May 2017 02:15 PM PDT

 Ish-futbollisti i Hajvalisë që këtë sezon luajti për Besën në Vala Superligë, Shkëlqim Pacolli, është bërë edhe zyrtarisht me skuadër të re. Ai ka nënshkruar për ekipin suedez, Linkoping City. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e këtij ekipi në Twitter. Trajneri i kësaj skuadre, Melke Alan, ka thënë që lojtarë si Pacolli i duhen ekipit, pasi që ai mund të luajë në të gjitha pozitat, madje edhe portier. Për transferimin e Pacollit te Linkoping kanë shkruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet: Bulliqi e Salihaj jashtë listës së LDK'së për deputetë

Posted: 18 May 2017 02:00 PM PDT

Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet. Lajmin e ka bërë të ditur Bulliqi për Klan Kosova, duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj. Ai ka thënë më tej se Vjosa Osmani gjendet në një listë rezervë. “Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi. Më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E pabesueshme! Sjell në jetë një 'skuadër futbolli'

Posted: 18 May 2017 01:36 PM PDT

Një nënë amerikane ka thyer rekordin e mëparshëm botëror, duke sjellë më shumë fëmijë në jetë nga një shtatzëni e vetme. Fundjavën e fundit të muajit prill, në “Indianapolis Memorial Hospital”, ajo solli në jetë 17 fëmijë në një proces që zgjati mbi 29 orë. Mjeku Jack Morrow ishte njëri prej asistentëve gjatë të gjithë procesit. Ai deklaroi pas lindjes së saj se, kjo ishte një ngjarje historike dhe e pabesueshme. “Fëmijët dilnin njëri pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hamidi: Listat e partive do të duken si listat e prokurorisë

Posted: 18 May 2017 01:17 PM PDT

Kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi, ka thënë se pret që listat e kandidatëve për deputet që do të publikohen nesër nga partitë politike, të jenë sikur listat e prokurorisë. Hamidi ka thënë se partitë politike hezitojnë që të largojnë këta njerëz nga listat për shkak se ata u sjellin shumë vota. “Mendoj që kur të publikohen nesër listat e partive politike, ato do të duken sikur listat e prokurorisë. Besoj që do të ketë shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të punohet edhe verës që të çohen proceset përpara

Posted: 18 May 2017 01:00 PM PDT

  Nënkyretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbrojti vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, duke thënë se një qeveri e çertifikuar menjëherë pas zgjedhjeve do të punonte gjatë gjithë verës, meqë rast do t’i lëvizte proceset përpara, njofton Klan Kosova. “Sikur zgjedhjet të mbaheshin tash, qeveria do të krijohej menjëherë pas certifikimit”, tha Krasniqi. “Qeveria nuk do të shkonte në pushim, një qeveri do të punonte gjatë gjithë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjosa Osmani është në listën për deputete

Posted: 18 May 2017 12:38 PM PDT

LDK nuk ka vendos ende nëse Vjosa Osmani do te jetë në listën e kandidatëve për deputete nga radhët e kësaj partie, thonë burimet e lajmi.net. Sipas burimeve të njëjta, ka mbet të bisedohet edhe nesër për këtë çështje, pasi ka pas pakënaqësi brenda Këshillit të Përgjithshëm  për përbërjen e listës për shkak të filtrimit te madh që i është bërë, raporton lajmi.net. Afati i fundit për dorëzimin e listave me emrave për kandidat për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Yee tregon çfarë qeverie i duhet Kosovës pas 11 qershorit (Video)

Posted: 18 May 2017 12:29 PM PDT

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, vlerëson se Kosovës dhe i duhet një lidership i fortë që mund të arrijë konsensus kombëtar për çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur pezull. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Yee ka folur për konceptin e lidershipit të fuqishëm në Kosovë. “Në një vend si Kosova, ku ka mendime të ndryshme në mes të partive të ndryshme, në mes të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fatmir Sejdiu tregon arsyet pse dha dorëheqje nga strukturat e LDK-së

Posted: 18 May 2017 12:23 PM PDT

  Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Nderit të LDK-së. Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka sqaruar arsyet e marrjes së këtij vendimi. “Lidhja Demokratike e Kosovës, tash e sa vjet ka zhvilluar politika që janë në kundërshtim esencial me programin e saj burimor dhe në veçanti ka vepruar në mbylljen e mendimit të lirë si dhe përndjekjen e gjithë atyre që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti: Qeveria ime, qeveri e profesionistëve

Posted: 18 May 2017 11:59 AM PDT

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se si do të jetë qeveria e tij kur ai të zgjidhet kryeministër. Kurti, në një intervistë për Interaktiv, ka thënë se një Qeveri e udhëhequr nga ai do të përfshinte profesionistët më të mirë brenda dhe jashtë partisë. “Qeveria e udhëhequr nga unë do të reflektonte në përzgjedhjen e kuadrove më të mirë që ka Lëvizja Vetëvendosje por edhe partneri i vogël i koalicionit pas 11......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Lista Zgjedhore e LDK-së u miratua në mënyrë unanime

Posted: 18 May 2017 11:53 AM PDT

  Drejtues të Lidhjes Demokratike thonë se lista e kandidatëve të kësaj partie është miratuar në mënyrë unanime nga Këshilli Drejtues, me vetëm dy vota kundër dhe një abstenim. Këshilli, po ashtu, ka miratuar kandidaturën e Avdullah hoti për kryeministër, si dhe lidhjen e koalicioneve parazgjedhore me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe disa parti të tjera më të vogla. I kandiduari për kryeministër, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, tha se LDK-ja është plotësisht unike për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj jashtë listës së LDK-së?

Posted: 18 May 2017 11:48 AM PDT

  Shpejtim Bulliqi nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së. Bulliqi nuk ka pranuar të prononcohet për media pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së por vetëm ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e kësaj liste. Në ndërkohë burime të Klan Kosovës mësojnë se pjesë e listës së deputetëve të LDK-së nuk do të jenë as  Vjosa Osmani-Sadriu e Adem Salihaj. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: S’kam aderuar në AKR (Dokument)

Posted: 18 May 2017 11:42 AM PDT

  Kryetari i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, Amir Ahmeti ka thënë se nuk ka aderuar në AKR, por që bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje bashkëpunimi. Këtë sqarim ai e bën, pasi është raportuar se ai ka kaluar në partinë e Behgjet Pacollit, transmeton Klan Kosova. Më poshtë e keni dokumentin e marrëveshjes, pjesë e së cilës është edhe ish-deputetja Labinotë Demi-Murtezi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arbër Vllahiu pjesë e koalicionit PDK, AAK, NISMA

Posted: 18 May 2017 11:29 AM PDT

  Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Atifete Jahjagës, Arbër Vllahiu, pritet t’i bashkohet koalicionit PDK, AAK, NISMA. Kështu mëson Klan Kosova nga burime të saja të afërta me këtë koalicion. Aderimi pritet të bëhet ditëve në vijim, po sipas këtij burimi. Në këtë koalicion do të aderojnë edhe dhjetë intelektual të tjerë, njofton Klan Kosova. Ndërsa sot gjatë ditës në këtë koalicion ka aderuar edhe Blerim Shala, njëri ndër figurat e politikës në vend. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këta janë kandidatët e AAK-së për deputetë (FOTO)

Posted: 18 May 2017 11:23 AM PDT

  Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë. Më poshtë shihni emrat e kësaj liste që Klan Kosova e ka siguruar e prihen nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të vazhduar më pas me Ahmet Isufin, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi e të tjerë. Në këtë listë janë gjithsej 39 kandidatë për deputetë nga AAK, derisa partia tjetër në koalicion me AAK, Nisma për Kosovën ka 16 deputetë  që në total i bie që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagim metaforik i Vjosa Osmanit

Posted: 18 May 2017 11:17 AM PDT

​ Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, ka dhënë një reagim metaforik pas raportimeve se nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit. Sot gjatë ditës u raportua se LDK ka vendosur të mos e përfshijë në listë Osmanin, ndërsa pati edhe raportime se nuk do të largohet nga lista zgjedhore. Tani ajo në Facebook ka ripostuar një thënie të Luigj Gurakuqit duke mos sqaruar nëse do të jetë pjesë e listës. LDK ka bërë të ditur se do ta njoftojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Endrit Thaçi ka sonte ka mbrëmjen e maturës (Foto)

Posted: 18 May 2017 11:14 AM PDT

  Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka sonte mbrëmjen e maturës. Ai është veshur me shumë stil dhe në këtë natë të veçantë. Në këtë fotografi të siguruar nga mgazina.al, Endriti duket shumë elegant në kostume dhe një kravatë në formë fluture. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK, të gjithë ish deputetët në listë, përveç Bulliqit?

Posted: 18 May 2017 11:09 AM PDT

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme, të thirrur për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë, nuk ka rrezikuar me përjashtim të deputetëve të padëgjueshëm nga legjislatura e kaluar. Në listën e LDK’së për zgjedhjet e 11 qershorit, Gazeta Metro mëson se janë përfshirë të gjithë ish deputetët rebel të LDK’së, duke përjashtuar vetëm deputetin llapjan, ideatorin e kauzës së Demarkacionit, gjeografin Shpejtim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjalimi i Albin Kurtit, pas nominimit për kryeministër (Video)

Posted: 18 May 2017 11:03 AM PDT

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosje, i ka dhënë besimin Albin Kurtit duke e dominuar atë për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit. Kurti ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të Këshillit Drejtues si dhe anëtarëve të Vetëvendosje, transmeton Klan Kosova. “Drejtësia, zhvillimi ekonomik e demokracia e së nesërmes do ta mposhtë koalicionin e hajnave, kriminelëve e milionerëve të së djeshmes”, shkruan në faqen e kësaj partie në Facebook, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli garanton qytetarët se do i përfshijë kërkesat e tyre në platformën qeverisës (Video)

Posted: 18 May 2017 10:44 AM PDT

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se kërkesat e qytetarëve gjatë turit të tij të dëgjimit, do të jenë pjesë e platformës qeverisëse në 4 vjetët e ardhshme. Përmes postimit të një videoje, Veseli që do të jetë bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka thënë se ai do të jetë garant për këtë gjë. “Kërkesat e qytetarëve, të cilët i kam takuar anekënd Kosovës, gjatë turit tim të dëgjimit, do të jenë pjesë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Siç thoshte Rugova, të vishemi bukur, të dukemi bukur – 11 qershori festa jonë

Posted: 18 May 2017 10:31 AM PDT

I nominuari për Kryeministër të Kosovës, nga LDK, Avdullah Hoti në fjalimin e tij para të rinjve është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit, LDK-AKR-Alternativa. “Tash jemi në një fazë të re, duhet të punojmë edhe më shumë, duhet të jemi bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës, si në kohën e Presidentit tonë Historik, dr. Ibrahim Rugova, që t’i japim Kosovës fitoren e qetësinë që i jepte ai”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova. “11 qershori......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abdixhiku: Koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të dal fituese në zgjedhjet e 11 qershorit

Posted: 18 May 2017 10:22 AM PDT

Anetari me i ri i LDK-se, Lumnir Abdixhiku ka thënë se nga koalicioni AKR-LDK-Alternativa pret të ofrohet një gam të gjerë të njerëzve që elektorati i LDK-së ka zgjedhje. “Ky front i ndërtuar dhe i nisur tani besoj që mund të mos ndërpritet. Të shohim të bëjmë grupime edhe pas zgjedhjeve që të bëjmë më të mirën për Kosovën”, ka thënë ai në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini. Sipas tij koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të triumfoj në zgjedhje. “Besoj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Makina shtypë këmbësorët në qendër të Nju-Jorkut, ka të vdekur (Video)

Posted: 18 May 2017 10:16 AM PDT

Një makinë më shpejtësi të madhe ka shtypur këmbësorët në bulevardin më të njohur në botë “Times Square” në New York. Reuters raporton se një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë dërguar në spital për t’u trajtuar nga lëndimet e marra, transmeton Gazeta Express. Departamenti i Policisë në New York e ka mbyllur zonën. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A i prish demarkacioni koalicionet partiake?

Posted: 18 May 2017 10:13 AM PDT

Çështja e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që u shndërrua në problemin qendror në Kuvendin e Kosovës, për më shumë se dy vjet, do të mund të vazhdojë ta përcaktojë edhe më tej skenën politike në vend, thonë përfaqësues të partive politike në Kosovë. Demarkacioni, çoi në një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, pas të cilit u shpërbë Kuvendi dhe Kosova hyri në një proces të ri të parakohshëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërhiqet nga gara për deputet, Avni Arifi i AAK-së

Posted: 18 May 2017 10:11 AM PDT

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky vendim për tërheqje nga gara, sipas tij, ka ardhur pas disa konsultimeve me liderin e partisë, Ramush Haradinaj. “Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet, sot, në konsultim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia, vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falënderoj të gjithë ata që veç ma kishin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Halil Matoshi në listën e AAK-së për deputet, mësoni dhe emrat tjerë

Posted: 18 May 2017 09:57 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur mbledhje me Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj. Gjithashtu, në këtë takim është aprovuar lista përfundimtare për kandidatët për deputetë, shkruan lajmi.net. Burimet e lajmi.net brenda AAK-së tregojnë se në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma do të jetë edhe anëtari më i ri i AAK-së, Halil Matoshi. Po ashtu në listë do të jetë Muharrem Nitaj,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qirinjtë aromatizues, të rrezikshëm për jetë

Posted: 18 May 2017 09:46 AM PDT

Në kohën kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, ndezja e një qiriu aromatik, mund të ndryshojë atmosferën në shtëpi. Me një qiri që ka erë vanilje apo pishe, mund të bëhet një atmosferë e këndshme, që lë përshtypjen e pranverës së hershme. Por, këta qirinj, nuk janë të padëmshëm. Ekspertë nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë hulumtime në shtëpi moderne, që janë të izoluara mirë, transmeton Telegrafi. Sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fatmir Sejdiu s’pranon të futet në listë për deputet të LDK-së

Posted: 18 May 2017 09:47 AM PDT

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka refuzuar të futet në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Burime të AktivPressit të afërta me Sejdiun, kanë konfirmuar se këtë vendim ai e ka marr për arsye personale, të cilat mund t’i shpalosë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Sejdiu është treguar kritik rreth shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK- në, prejse kjo parti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marrëveshja e plotë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Posted: 18 May 2017 09:30 AM PDT

  Është shpërndarë marrëveshja e plotë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Marrëveshja u bë publike për media nga Partia Demokratike. Detajet janë si më poshtë. MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017 Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veteranët nesër protestojnë në Skenderaj

Posted: 18 May 2017 09:27 AM PDT

Veteranët e luftës së UÇK-së të fshatit Klinë e Poshtme në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta në Skenderaj, nesër në orën 12:00, do të protestojnë  kundër arrestimit të Haki Drenicës. Organizatorët e protestës ftojnë qytetarët e Skenderajt që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, transmeton Klan Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more