Skip to main content

Tirana Observer: “Arbri me forcë mendore të pazakontë i nënshtrohet testimit, rezultati: Super inteligjent (VIDEO)” plus 9 more

Tirana Observer: “Arbri me forcë mendore të pazakontë i nënshtrohet testimit, rezultati: Super inteligjent (VIDEO)” plus 9 more


Arbri me forcë mendore të pazakontë i nënshtrohet testimit, rezultati: Super inteligjent (VIDEO)

Posted: 19 May 2017 09:18 AM PDT

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makine llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror, publikuar për herë të parë në ekranin e Tvsh e që më pas bënë xhiron e të gjitha portaleve në vend.

Ishte pikërisht ky momenti, që bëri të reflektojnë edhe prindërit, të cilët vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6-vjeçar, por edhe për më të rritur.

Kërkimet për një test të çertikuar mbërritën në Kosovë pasi Shqipëria nuk dispononte burime. Një Institut i çertifikuar atje nga SHBA, për matje të standardizuara inteligjence, ishte zgjidhja më e afërt dhe më korrektja për Arbrin. Dhe kështu ndodhi. Çdo gjë u vendos për të dielën.

Ndonëse pushim, askush nuk hezitoi ti kushtonte vëmendjen e duhur këtij rasti. Grupi i xhirimit i televizionit shqiptar u nis për ta ndjekur…

Ishin disa nënteste inteligjence.

1-Kompletimi i formave;

2-Gjetja e figurave brenda një fotografie të caktuar;

3-Përcjellja dhe radhitja e sekuencave;

4-Si dhe krahasimi i analogjive në figura.

Ndonëse jo surprizë, 6-vjeçari u klasifikua me inteligjencë superiore. Bazuar mbi ngjashmëritë në botë, specialisti rekomandoi kapërcim të klasave të para për djalin por i mbështetur domosdoshmërisht nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij.

Për ministrinë tonë të Arsimit Arbri shënoi një rast të paprecedent çka do të thotë se i duhet të sigurojë kushtet për të gjithë ata që shfaqin aftësi të rralla.

Në muajt në vazhdim ky institucion duhet të ndërmarrë vendimin se çfarë rruge do të ndjekë edukimi arsimor i Arbrit.

SFIDA: Rama-Basha pa dëshmitarë, si takimet e Cosa Nostra-s

Posted: 19 May 2017 09:05 AM PDT

"Rama, Meta e Berisha tashmë po bashkëqeverisin dhe ia arritën qëllimit. Pazaret e dy netëve më parë i ngjanin më shumë takimeve të "Cosa Nostra-s" sesa asaj të një Republike Parlamentare". Kështu ka deklaruar partia Sfida për Shqipërinë përmes një njoftimi për shtyp.

Në reagimin e saj, SFIDA shkruan se pa dëshmitarë, duke lëvizur nga dhoma në dhomë për të shmangur përgjuesit, Rama dhe Basha vendosën sesi duan ta katranosin sërish drejtësinë apo si do ndahen koncensionet.

"Administrata është ndarë si plaçkë mes hajdutësh dhe vota sot nuk është as më e sigurtë as më e lirë. Gjithë kaosin që krijuan për tre muaj, natë e ditë, e përmbyllën me një javë shtyerje zgjedhjesh dhe ndarje deri tek drejtori AZHBR. Vetë ky dokument zyrtarizon problemet e rënda që ka ky shtet" – shkruan SFIDA.

Një prej themeluesve të "Sfidës", Gjergj Bojaxhi tha  se qytetarët e pavarur duhet të ndërgjegjësohen se jo vetëm që nuk duhet të lëshojnë asnjë votë interesi për Ramën, Berishën e Metën por duhet të motivojnë çdo të njohur, të dalin masivisht në zgjedhje për rithemeluar klasën politike shqiptare me parti të reja të pakapura nga ky sistem.

"Asnjë parti politike apo politikan që për 20 vite ka votuar për pazaret e Ramës, Berishës apo Metës nuk meriton të jëtë në parlamentin e shqiptarëve. Nuk mundet që Shqipërinë ta marrin peng 3-4 persona" u shpreh kandidati i Sfidës në Tiranë

SFIDA thotë se së pari duhet të largohet kjo elitë politike e më pas të ulet radikalisht pushteti i politikanëve përmes:

–Kontrollit të imtësishëm për çdo politikan,  dhe kandidatët tanë janë të parët që ofrohen për këtë vetting.

–Përzgjedhjes së deputetëve përmes listave të hapura ku janë qytetarët që zgjedhin.

–Konfiskimit të pasurive të pajustifikuara për politikanet dhe familjaret e tyre

–Kufizimit deri ne dy mandate për kryeministrin dhe ministrat

–Investigimit penal për financimin e partive politike

–Hapjes së dosjeve për të gjithë ministrat, kryeministrat dhe ish-zyrtarët e lartë që prej viteve 90'. Asnjë person nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

Historike! Një grua do të gjykojë në Bundesliga sezonin tjetër

Posted: 19 May 2017 07:34 AM PDT

Duke nisur nga sezoni tjetër, një femër do të arbitrojë ndeshjet e Bundesliga-s, për herë të parë në historinë e kampionatit gjerman.

Fatlumja e përzgjedhur quhet Bibiana Steinhaus.

38-vjeçarja ka reaguar në faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB): "Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe unë jam shumë e lumtur që u realizua tani".

Deri më sot, Bibiana Steinhaus ka gjykuar në kategorinë e dytë gjermane dhe ka qenë vetëm arbitre e katërt në Bundesliga.

38-vjeçarja është një ish-polici nga Hanover, dhe është e lidhur me ish-arbitrin anglez HoWard Webb.

I dënuar në Itali për trafik droge/ Arrestohet biznesmeni, vëllai i ish-deputetit socialist

Posted: 19 May 2017 06:33 AM PDT

Arrestohet nga policia e Elbasanit, vëllai i ish- deputetit të PS-së dhe pronari i restorant Skampinit, në zonën e Kalasë së Elbasanit.

Edmond Stafa, është vëllai i ish-deputetit socialist Bukurosh Stafa për qarkun e Elbasanit në periudhën 2005- 2009.

Ai u arrestua mbrëmjen e të enjtes, nga policia lokale, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Për të kishte një urdhër kërkimi nga Interpoli, për llogari të autoriteteve italiane.

Biznesmeni i njohur rezultonte i dënuar në Itali me 10 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe të organizatës kriminale.

Për të pritet të nisë një proces për ekstradimin në drejtim të Italisë, ku duhet të vuajë edhe dënimin e dhënë ndaj tij.

 

A dëmtohet LSI nga pakti Rama-Basha? Meta: Do të ketë surpriza…

Posted: 19 May 2017 06:33 AM PDT

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në një dalje publike para gazetarëve, një ditë pas publikimit të marrëveshjes  mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha tha se shqiptarët ishin të rrezikuar, ndërsa sot janë të qetë.

Meta tha se LSI do të jetë një forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

"Kjo marrëveshje është e rëndësishme për vendin për qytetarët dhe për sigurinë që ata meritojnë.

Së pari seanca do të mblidhet kur të jenë të gatshëm të gjithë palët. Së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshëm pa opozitën, tani të gjithë do të jenë të qetë dhe padyshim do ketë dhe surpriza“, tha Meta.

Ai theksoi se “duhet t’u siguroj se LSI është sjellë në mënyrë të përgjegjshme dhe ka qenë forca e parë që ka kërkuar këtë dialog.

LSI ka qenë e gatshme të japë të gjitha ministritë sepse LSI  e ka fuqinë tek rinia. Fati i madh që bulevardi është i lirë. ka shumë alternativa, ka garë, ka demokraci, do të ketë surpriza. Zgjedhjet do ti garantojnë të gjithë forcat politike që do të marrin pjesë”.

Meta vuri në dukje se LSI do të donte që marrëveshja të ishte  bërë muaj më parë dhe vendi të mos e kalonte këtë krizë, “por fat të mirë, tha Meta, vendi është i qetë dhe qytetarët do të kenë mundësi që në 25 qershor të zgjedhin më të mirët”.

Në fund Meta dha edhe një mesazh. Ai është i bindur se LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

LSI do të jetë forca e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, jam i bindur për këtë gjë. LSI ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha forcat e saj dhe është e qetë që ka thënë kontributin e saj që zgjedhjet të mos binin në humnerë. Demokracia është surprizë, zgjedhjet e lira dhe të njëanshme nuk janë surprizë", përfundoi Meta.

Si duket nga brenda shtëpia luksoze e Sara Hoxhës

Posted: 19 May 2017 06:21 AM PDT

Trashëgimtaria e Top Channel Sara Hoxha ka treguar një pjesë nga shtëpia e saj luksoze… Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën tregon një pjesë të shtëpisë së saj, e cila është e arreduar me mjaft shije mes modernes dhe klasikes. Në foto duket një mikesha e saj e shtrirë në mes të dhomës, dhe Sara mbishkruan: "Qendra ime". Duket se arredimi i shtëpisë është plot elegancë si dhe stili i Sarës.

Majlinda Bregu, arsyeja që 43 është më mirë sesa 23

Posted: 19 May 2017 06:17 AM PDT

Një vit më parë, Majlinda Bregu ka qenë personazh i kopertinës së revistës Class, pikërisht në majin e saj, për të folur edhe për ndjesitë që i jepte mosha. Dhe ishte e qartë, tej formulave optimiste që ndonjëherë personazhet citojnë, që ajo me moshën kishte vërtet një raport shumë të mirë. Madje, ndihej shumë më mirë tani sesa 20 vjet më parë, aq sa versioni i parë për titullin ishte "E dua moshën time" që për arsye të ndryshme u ndërrua në "Të duash fatin tënd".

"Sot jam në gjendje të jetoj me të vërteta që nuk bien dakord mes tyre. Besoj ky është një raport më i vërtetetë me veten, nuk shqetësohem shumë për gjërat që janë të parëndësishme, i di limitet e mia, mund të jem më shpesh në rrëmujë e kaos, por e pranoj më qetë, nuk kam atë alarmin e 20-vjeçarit apo diçka më tutje, kur gjithçka që nuk shkon mirë, të krijon panik. Sot, e kuptoj, që nëse diçka nuk po shkon mirë, është vetëm diçka që nuk po shkon mire dhe shpesh ka një zgjidhje tjetër. Në mos pastë, duhet ta pranosh me  dhimbje. Një lloj elasticiteti autoironik që të ndihmon për të kaluar edhe të papriturat edhe gënjeshtrat që deri dje i dija për të vërteta", thoshte ajo vitin e kaluar.

Dhe mendon njëlloj edhe sot, kur ka mbushur 43 vjeç. "43 më mirë sesa 23", shkruan në faqen e saj pranë një fotoje ku përqafon fort një jastëk dhe kuptimin e thënies së qëndisur mbi të. "Vitet nuk kanë rëndësi, nëse nuk je verë"…Edhe pse ne do kalonim te klasikja për Majlinda Bregun, që ajo, si vera, bëhet më e mirë me moshën.

Deputetja ka postuar edhe një foto ku fëmijët e kanë pushtuar me puthjet e tyre. "Dhe kjo është ditëlindja që dua", shkruan ajo.

Kjo është dhe arsyeja më e madhe që 43 është më mirë sesa 23.

 

Supriza e Xhensilës për fansat…

Posted: 19 May 2017 06:08 AM PDT

Xhensila Myrtezaj është pa dyshim një ndër këngëtaret më të bukura dhe më të talentuara shqiptare. E ëmbël, e bukur, e suksesshme dhe me një histori dashurie plot humor me Bes Kallakun, jeta e Xhensilës duket kaq perfekte.

Por sot ne nuk do të flasim as për bukurinë e Xhensilës, as për dasmën e saj me Besin, por për klipin e saj më të ri që pritet të dalë në treg shumë shpejt.

Xhensila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se po bën përgatitjet për këngën e re, dhe së shpejti ajo do të publikohet. Me siguri kjo këngë e re e Xhenit do të jetë një nga hitet e kësaj vere…

A do të jetë në listat e PD-së për deputet? Duka: Një mandat e fitoj edhe vetë

Posted: 19 May 2017 05:49 AM PDT

A do të jetë në listat e PD-së për deputet? Duka: Një mandat e fitoj edhe vetë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste tha se partia që drejton po shqyrton mundësitë për të dalë të vetëm në zgjedhje apo për të mbështetur Partinë Demokratike.

Në daljen pas takimit me kreun e PD-së, Basha, Duka tha se partia e tij mund të marrë një mandat deputeti në Durrës.

Duke folur për marrëveshjen midis Bashës dhe Ramës, Duka u shpreh se kreu demokrat u detyrua ta pranonte atë, veçanërisht datën 25 qershor për zgjedhjet.

Jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja pasi Shqipëria po shkonte drejt destabilitetit. Basha ishte i detyruar të pranonte edhe datën që ju kushtëzua nga Rama. Gjëja më e mirë është se u arrit marrëveshja dhe mund të ketë një të ardhme më të mirë se nuk mund të themi të ndritur pas kësaj marrëveshje”, tha Duka shtuar se “të gjitha partitë kanë të drejtë të vendosin të hyjnë me siglat e veta apo të mos hyjnë. Kjo lloj marrëveshje natyrisht i dëmton partitë e vogla duke qenë se nuk sigurojnë votat. Ky Kod zgjedhor është bërë për të pasur koalicione, kështu që ne mund ta masim mirë veten nëse mund të nxjerrim deputetë, megjithëse Kodi Zgjedhor e detyron që partitë të kenë kandidatë në 12 qarqe. Është utopike“, tha Duka.

A do jeni në listat e PD?

Duka: Unë gjykoj se në Durrës e marr një mandat. Në 2013 kam marrë 11 mijë vota dhe pak a shumë kam marrë aq. Ndoshta numri i votave mund të jetë më i madh. Nëse ky mandat nuk shoqërohet me tjerë duhet parë sepse një mandat është pak. Po shohim mundësitë nëse masim forcat në elektorat.

TË GJITHË NË QEVERI/ Rama bën batutë me Çadrën, LSI betohet, Basha takime

Posted: 19 May 2017 05:32 AM PDT

Një ditë pas "paktit Rama-Basha" që tronditi skenën politike duket se jeta politike i është rikthyer normaliteti të çuditshëm, pasi të gjithë janë në qeveri dhe të gjithë janë kundër të gjithëve.

Fillimisht ishte kryeministri Rama që njoftonte rikthimin e jetës normale.

Me një postim ironizues në Facebook, ai shkruan me pas Vetingut do vijë edhe rritja e mëtejshme e ekonomisë, kurse për çadrën thote se tashme jepet me qira.

"Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit," shkruan Rama.

Ndërkohë më të revoltuarit nga arritja e marrëveshjes mbeten militantët e LSI, që kanë mbushur rrjetet sociale me reagime.

Shumë portale pranë LSI-së shkruajnë se marrëveshja ishte një thikë pas shpine për LSI.

Por deputetja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një satusi në rrjetet sociale shkruan se me arritjen e marrëveshjes, "loja" bëhet më e bukur.

"Motorët e LSI janë ndezur, legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë", shkruan Kryemadhi.

Ndërsa kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha sot se marrëveshja Rama-Basha nuk e dëmton në asnjë aspekt LSI-në dhe se kjo parti do të dalë forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Në kampin opozitar sot nuk ka pasur deklarata, por vetëm takime.

Basha fillimisht ka takuar krerët e PD-së në rrethe, të cilëve u ka dhënë direktivat se si do të veprohet tani dhe për të nisur edhe propozimet për kandidatët për deputetë.

Më pas Basha ka takuar në seli aleatët opozitarë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more