Skip to main content

RTSH: “Komuniteti ndërkombëtar përshëndet marrëveshjen Rama – Basha” plus 9 more

RTSH: “Komuniteti ndërkombëtar përshëndet marrëveshjen Rama – Basha” plus 9 more


Komuniteti ndërkombëtar përshëndet marrëveshjen Rama – Basha

Posted: 18 May 2017 02:32 PM PDT

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar menjëhere pas lideri socialist Rama dhe ai demokrat Basha konfirmuan marrëveshjen mes tyre. David McAllister, i cili incioi paketën, e ka pritur atë me mjaftë gëzim. “Me gëzim të madh, kjo përpjekje e madhe e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri rezultoi me sukses. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe zhvillojnë dialog të drejt për drejtë më njëri-tjetrin”, shkruan zoti McAllister në Facebook.
“Urime! Mirë për Shqipërinë! Marrëveshje për zgjedhjet. I lumtur që së bashku me miqtë amerikan, McAllister dhe unë mundëm të kontribuonim”, shkruan nga ana e tij edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.
Mjaft special ka qenë reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë. "Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tyre në fuqinë e demokracisë në Shqipëri. Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha për udhëheqjen e tyre personal dhe guximin në krijimin e kësaj marrëveshje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë” ishte mesazhi i ambasadori Donald Lu, mjaftë i angazhuar me përpjekjet e tij. “Ne presim me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare” shpreson më tej zoti Lu.
“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e të gjithë qytetarëve shqiptare”, përshëndet mes Twitter-it zyra e BE në Tiranë.

Orkestra Simfonike e RTSH nderohet me “Nderi i Kombit”

Posted: 18 May 2017 02:16 PM PDT

Data 16 maj i vitit 1962 është dhe do të mbetet një nga data më të shënuara në historinë e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo lidhet me krijimin e formacionit orkestral më të madh të kohës, Orkestrën Simfonike të Radios dhe Kinematografisë siç quhej në atë kohë, Orkestrës Simfonike të RTSH siç njihet sot.
Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart.
Në këtë përvjetor të 55 të krijimit të Orkestrës Simfonike, Presidenti Bujar Nishani e vlerësoi me dekoratën "Nderi i Kombit". Drejtuesi i këtij institucioni Thoma Gëllçi u shpreh se krijimi i saj shënoi një epokë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. "Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë, nën drejtimin e dirigjentëve Simon Gjoni, Ferdinand Deda dhe Eno Koço, do të fitonte shumë shpejt këtë emër dhe autoritet, në qarqet artistike të vendit. Ajo ç'ka vlen të theksohet me këtë rast jubilar është se krijimi i këtij formacioni të madh muzikor solli një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të menjëhershëm në zhvillimin muzikor në të gjithë vendin me ekzekutimet dhe regjistrimet në atë kohë, të simfonive të para të Abdulla Grimcit, Vath Çangut e më pas veprat e kompozitorëve të tjerë të cilët u bënë dhe udherrëfyesit e zhvillimit muzikor në vënd si Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Tish Daija, Kozma Lara, Pjetër Gaci, Nikolla Zaraqi, Limoz Dizadari, Kujtim Laro, Thoma Gaqi etj", tha drejtori i përgjithshëm i RTSH-së.
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, ka treguar nivelin e saj te lartë dhe në koncertet e dhëna jashtë vendit ku është përballur me publik të huaj të cilët e kane duartrokitur gjatë, si në Turqi, Itali, Greqi, në konkurrimin Evropian të orkestrave simfonike organizuar në Mal të Zi (Podgorice) pa përfshirë këtu dhe koncertet e dhëna në Prishtinë e më gjërë, apo në Ohër të Maqedonisë, ku veçanërisht kritika muzikore e ka vlerësuar lart nivelin interpretativ të saj.
Aktiviteti artistik i këtij formacioni vihet re në qindra e mijëra orë transmetimi në radio e TV e kthyer në shirit e CD, në kolona zanore filmash e në sa e sa aktivitete artistike që zhvilluan jetën muzikore në vend si festivalet e këngës në radio, aktivitete kombëtare artistike, koncertet e përjavshme që transmetohen nga RTV publik shqiptar në çdo kohë etj.
Gjatë këtij aktiviteti jubilar, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri, dorëzoi në emër të institucionit të Presidentit të Republikës, dekoratën "Nderi i Kombit", Orkestrës Simfonike të RTSH për " kontributin e çmuar dhe të padiskutueshëm të këtij formacioni të madh muzikor me interpretimet e shkëlqyera për më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin muzikor në mbarë vendin si dhe duke mundësuar zhvillimin kulturor të popullit shqiptar".
Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën "Nderi i Kombit", Ferdinand Dedën (pas vdekjes), "Për kontributin shquar shumëvjeçar artistik si dirigjenti i mirënjohur i Orkestrës Simfonike, brenda dhe jashtë vendit. Kompozitor virtuoz dhe i vlerësuar nga mbarë publiku shqiptar në shumë zhanre muzikore dhe si interpretues i paharruar dhe fitues i shumë festivaleve të këngës së lehtë shqiptare".
Presidenti Nishani ka vlerësuar me dekoratën "Nderi i Kombit" dirigjentin Eno Koço për "Kontributin e tij të paçmueshëm shumëvjeçar artistik si dirigjent i disa orkestrave brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe në vlerësim të merituar shtetëror për punën e palodhur studimore dhe hulumtuese në fushën e muzikologjisë dhe historisë së artit muzikor duke ngritur lart në vite, vlerat e muzikës shqiptare në sfondin e muzikës botërore".

Basha: “Ne marshojmë drejt fitores”

Posted: 18 May 2017 11:44 AM PDT

Ndërsa socialistët brohorisnin për fitoren e pritshme të 25 qershorit, edhe demokratët deklaronin vendosjen në këtë datë të asaj që ata e quajnë “Republika e re”. “Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale për t'i hapur rrugën republikës së re” tha kreu i PD Lulzim Basha para përkrahësve në çadrën e protestës lidhur me arritjen e marrëveshjes me maxhorancën. “Plot 90 ditë më parë, ju nisët një rrugëtim epik qytetar, demokratik, paqësor dhe europian” kujtoi ai. “Kjo betejë u kurorëzua, jo me rrëzimin e Qeverisë, por vetëm gjysmës së saj, me garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme që duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund” tha zoti Basha. Sipas kreut demokrat  “Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor” tha zoti Basha. 

Rama çel fushatën: “Më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria”

Posted: 18 May 2017 10:07 AM PDT

Me thirrjet e herpashershme “Shqipëria, Shqipëria” në një miting vetëm disa dhjetra metra larg çadrës së opozitës, përpara Piramidës, PS ka çelur fushatën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 25 qershor. Kryetari i socialistëve dhe njëherësh kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë gjithë fjalës së tij, nuk e fshehte kënaqësinë për marrëveshjen e arritur sot me opozitën. "Më 25 qershor do të fitojë Partia Socialiste, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, kanë fituar socialistët dhe demokratët dhe njerëzit e zakonshëm të të gjithë këtij vendi" tha zoti Rama.  Kreu socialist tha se “Ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjeneratë për një Shqipëri ku gjyqtarët e korruptuar marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë tani më, të numëruara”.
"Jemi mbledhur këtu këtë ditë, por besoj se më bukur sesa në vend që të çelim sot fushatën elektorale, të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, punë dhe mirëqënie, për vettingun që do të votohet para fillimit të fushatës elektorale" ju tha zoti Rama përkrahësve entuziastë.
Ai u shpreh i bindur për një fitore të socialistëve në zgjedhjet e 25 qershorit. "Opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë procesin në këto 37 ditë dhe në fund do të jetë e detyruar që të pranojë rezultatin” u shpreh ai. 

Opozita publikon marrëveshjen Rama- Basha, zgjedhjet më 25 qershor

Posted: 18 May 2017 08:47 AM PDT

Partia Demokratike, ka bërë publike marrëveshjen e arritur mes kryeministrit dhe kryetari të PS Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha të arritur më 18 maj. Marrëveshja parashikon shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 25 qershor, si dhe mbajtjen në të njëjtën ditë të zgjedhjeve lokale në Kavajë. Por marrëveshja përmban edhe një riformatim total të kabinetit Rama me ministra teknike nga opozita, si dhe marrjen nga opozita të disa institucioneve të rëndësishme.

Deklarata e publikuar nga PD:

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

A. ZGJEDHJET

1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
3. Listat e zgjedhësve
a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

B. QEVERIA

1. Zv.Kryeministër, teknik
2. Ministri i Brendshëm, teknik
3. Ministri i Arsimit, teknik
4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
6. Ministri i Financave, teknik
7. Ministri i Drejtësisë, teknik
8. Drejtori i OSHEE
9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.
C. PARLAMENTI
1. Votimi i organeve të vettingut.
2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
5. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

D. ORGANET E PAVARURA
1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

E. REFORMAT
1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

F. MASA TE TJERA
1. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
i. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
ii. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Shtyhen zgjedhjet?

Posted: 18 May 2017 06:57 AM PDT

Burime të ndryshme mediatike bëjnë të ditur se zgjedhjet parlamentare të parashikuara për t’u mbajtur më 18 qershor, mund të shtyhen. Data e re mendohet të jetë 25 qershori. Sipas këtyre burimeve kjo është vendosur  pas një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha paraditen e sotme. Ende nuk ka njoftime zyrtare, por të dy partitë kanë thirrur forumet e tyre.

Aksidentohet ish kampioni i MotoGP Niki Hajden

Posted: 18 May 2017 06:48 AM PDT

Të gjithë janë të shqetësuar për Niki Hajden. Piloti amerikan i Superbike dhe ish kampion i botës në MotoGP, është përplasur nga një makinë ndërsa ishte duke ecur me biçikletë në një rrugë që të çonte nga Riçione në Tavoleto. Një makinë Pezho e ka goditur keq Hajden, i cili është përplasur në kofanon dhe xhamin e përparmë të makinës, e më pas është rrëzuar keq në tokë. Biçikleta e kampionit të Hondës ka përfunduar në bar, disa metra jashtë rrugës kryesore. Pas vizitave të para, mjekët kanë vënë re disa trauma në kokë dhe në gjoks. Menjëherë ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas analizat e tjera kanë evidentuar një edemë cerebrale në gjoks dhe në kokë. Si dhe fraktura në duar dhe këmbë. Të gjithë janë munduar t’i gjenden pranë Niki Hajden, i cili po lufton për jetë a vdekje në spitalin e Çezenës pas incidentit që pësoi me biçikletë. Piloti amerikan në fundjavën e kaluar kishte garuar në Imola në Botërorin e Superbike. Pas garës Hajden kishte vendosur të kalonte edhe disa ditë në Itali, për t’u stërvitur me biçikletë me disa miq. Niki Hajden ka fituar titullin kampion bote në MotoGP në 2006. Pas 14 vitesh në botërorin e motorëve, në 2016 kaloi në Superbike me një motor Honda. Në MotoGP Hayden ka zhvilluar 218 gara dhe fituar 3. Niki ka fituar dashurinë e tifozëve italianë, sepse pasi la Hodën, në 2009 kaloi me Dukatin, duke u bërë shok me Valentino Rossin e Casey Stoner. Kampioni nga Kentaki është martuar me Zhaklinën dhe ka tre fëmijë.

Ilir Meta në turin e përshëndetjeve në Korçë

Posted: 18 May 2017 06:47 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Korçë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë. Në takim kryeparlamentari Ilir Meta tha se, ka ardhur koha që të mos flasin të tjerët për të rinjtë, por ata të flasin dhe të vendosin vetë.

 

Audituesit e huaj nuk shmangin kontrollet e tatimeve

Posted: 18 May 2017 06:41 AM PDT

Nëse një biznes zgjedh të çertifikoje bilancet në një nga dhjetë kompanitë e njohura audituese ai nuk e shmang kontrollin e administrates tatimore. Në një intervistë për televizionin publik, nëndrejtori i përgjithshëm i tatimeve Xhavit Curri saktëson se çertifikimi i bilanceve nga audituesit e huaj është vetëm një element favorizues në tërësinë e elementeve që përcaktojnë nëse tatimpaguesi duhet të kontrollohet bazuar në analizën e riskut. " Në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë që këto tatimpagues nuk do të kontrollohen nga administrata tatimore. Ato sigurisht që mund të kontrollohen nga administrata tatimore, është e drejtë ekskluzive e administrates tatimore ta bëje një gjë të tillë sa herë që ajo e gjykon të nevojshme por këto tatimpagues të cilët çertifikojnë deklaratat e tyre tatimore pranë këtyre shoqërive në fakt kanë pikë pozitive në analizën e riskut". Madje në rast të gjetjes së detyrimeve të tjera të mundshme, ligji parashikon edhe penalitete të forta si për bizneset po ashtu edhe për shoqëritë audituese. " Sigurisht përgjegjësia është e tatimpaguesit por nga ana tjetër përgjegjësi ka edhe shoqëria e autorizuar për çertifikimin. Këto shoqëri gjobiten gjithashtu në masën 50 përqind të detyrimit tatimor të ngarkuar tatimpaguesit" theksoi më tej zoti Curri. Pak ditë më parë ministria e financave publikoi listën me 10 shoqëri audituese të huaja, mes të cilave bien në sy emra të njohur si "Deloitte", kompania që skanoi financat publike sapo socialistët erdhën në pushtet apo "PricewaterhouseCoopers" auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave mes qeverisë dhe kompanisë Bankers.

Trofeu i Docutiff “Tempestad” shtegton në Meksikë!

Posted: 18 May 2017 06:34 AM PDT

Docutiff 2017 e ka dërguar trofeun e tij të edicionit të tretë në Meksikë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij kompeticioni dedikuar tërësisht gjinisë së dokumentarit, juria ndërkombëtare e përbërë nga Rada Šešic , Agostino Ferrente dhe Nikola Vukçeviç, kanë përzgjedhur si BEST FEATURE FILM – filmin “Tempestad” nga Tatiana Huezo. "Regjisori, i cili e çon audiencën në një udhëtim kinematografik të gjatë dhe impresionues, në një udhëtim poetik ku eksploron frikën, korrupsionin, padrejtësitë shoqërore dhe mbi të gjitha forcën humane për të përballuar dhe kaluar fatkeqësitë e fatit të dikujt" tha Nikola Vukçeviç duke komunikuar vendimin.
Ndërsa si filmi më i mirë europian u vlerësua filmi “Radio Kobani” një produksion hollandez nga Reber Dosky me motivacionin: "Juria vlerëson filmin, i cili përmes emocioneve shumë të fuqishme dhe shumë mirë të artikuluara ngre pyetje shumë të rendësishme të mara nga drejtime precize dhe personale. Këto e frymëzuan atë të bëjë një film dramatik dhe poetik në të njëjtën kohë duke treguar dramën e Kurdëve për të rezistuar dhe për të rilindur" tha anëtari i jurisë Rada Sesiç.
Ndërsa çmimi i jurisë së medias ka shkuar për filmin “Pavlensky – Man and Might” nga Irene Langemann, një film për Pavlenskin njeriun që sfidon pushtetin e Putinit duke kundërshtuar çensurën me akte publike.
Duket se bota nga edicioni i kaluar ku filmat reflektonin pyetje ekzistencialiste dhe filozofike apo qasje poetike ka ndryshuar shumë. Këtë vit prurjet dhe tematikat reflektonin luftën, emigracionin, çensurën dhe shtypjet diktatoriale në rritje. Në këtë vorbull sillen edhe filma mbi gratë dhe fëmijët si pjesa më e pambrojtur në shoqërinë tonë, e pa dyshim shumica e filmave vijnë në DocuTIFF pas përzgjedhjesh interesante në festivale të famshme.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more