Skip to main content

RTSH: “Arbri super inteligjent i nënshtrohet testimit-Ja rezultati” plus 9 more

RTSH: “Arbri super inteligjent i nënshtrohet testimit-Ja rezultati” plus 9 more


Arbri super inteligjent i nënshtrohet testimit-Ja rezultati

Posted: 19 May 2017 06:50 AM PDT

Vështirë të harrohen aftësitë e pazakonta të Arbrit për të kryer me shpejtësinë e një makine llogaritëse veprime me numra 3 dhe 4 shifror, publikuar për herë të parë në ekranin e Tvsh e që më pas bënë xhiron e të gjitha portaleve në vend . Ishte pikërisht ky momenti, që bëri të reflektojnë edhe prindërit, të cilët vendosen që djali i tyre ti nënshtrohej testit të inteligjencës për të matur forcën e tij mendore të pazakontë, jo vetëm për një 6 vjeçar, por edhe për më të rritur. Kërkimet për një test të çertikuar mbërriten në Kosove pasi Shqipëria nuk dispononte burime . Një Institut i çertifikuar atje nga SHBA, për matje të standartizuara inteligjence, ishte zgjidhja më e afërt dhe më korrektja për Arbrin .Dhe kështu ndodhi. Çdo gjë u vendos për të dielën. Ndonëse pushim, askush nuk hezitoi ti kushtonte vëmendjen e duhur këtij rasti. Grupi i xhirimit i televizionit shqiptar u nis për ta ndjekur…

Ishin 5 nënteste inteligjence.1-Kompletimi i formave, 2-Gjetja e figurave brenda një fotografie të caktuar; 3-Përcjellja dhe radhitja e sekuencave; 4-Si dhe krahasimi i analogjive në figura. Ndonëse jo surprizë, 6 vjeçari u klasifikua me inteligjencë superiore. Bazuar mbi ngjashmëritë në botë, specialisti rekomandoi kapërcim të klasave të para për djalin por i mbështetur domosdoshmërisht nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij. Për ministrinë tonë të arsimit Arbri shënoi një rast të pa precedent çka do të thotë se i duhet të siguroje kushtet për të gjithë ata që shfaqin aftësi të rralla. Në muajt në vashdim ky institucion duhet të ndërmarrë vendimin se çfarë rruge do të ndjekë edukimi arsimor i Arbrit.

Mesazhet e pilotëve për Niki Hajden

Posted: 19 May 2017 06:27 AM PDT

Nga Valentino Rosi, mik i ngushtë dhe ish-shok skuadre me të, te Biazi, Markez e Melandri. Kampionët e motorëve i kanë dedikuar mesazhe mallëngjyese, mbështetëse për Niki Hajden nëpër rrjetet e tyre sociale. Ky i fundit është duke luftuar për jetën pasi u përplas me makinë dy ditë më parë. Hajden po ecte me biçikletë kur një makinë pezho e ka përplasur keq duke i shkaktuar trauma të rënda në kokë dhe në gjoks. Mesazhi i Rosit për Hajden është më i ndjeri nga të gjithë. Valentino i ka shkruar një tekst të gjatë në profilin e tij për t’i dhënë kurajo mikut të tij. "Niki është një nga miqtë e mi më të mirë që kam patur në skuadër. Kujtimi më i bukur që kam prej tij është kur erdhi për të më dhënë dorën pas garës së tij të pafat në Valencia 2015". Ndërsa Melandri ka shkruar: "Niki nuk duhet të dorëzohet. Gjithmonë ka luftuar për sigurinë e të tjerëve gjatë garave". Maks Biaxhi e kujton kështu Hajden: "Eshtë një njeri fantastik, i gjallë dhe i apasionuar, por fati deshi që pikërisht në një stërvitje banale të pësonte një aksident të tillë. Jemi kënaqur gjithnjë me pak, na mjaftonin një motor dhe dy goma. Shpresoj ta shikoj sërish mbi motor sa më shpejt të jetë e mundur". Nuk ka munguar as Mark markez teksa shkruan: "Të dërgoj gjithë forcën e botës Niki! Gjithë mendimet e mia janë për ty". "Bëhu i fortë dhe vazhdo të luftosh" – janë fjalët e pilotit të Dukatit, Horge Lorenco. "Mos u dorëzo" – shprehet Andrea Janone. Ndërsa Dani Pedroza i uron më të mirën mikut të tij, Niki".

Irani voton sot për zgjedhjet presidenciale

Posted: 19 May 2017 06:11 AM PDT

56 milionë iranianë do të vendosin sot mes perëndimit apo izolimit. Kanë nisur në Iran, votimet për zgjedhjet presidenciale mes presidentit aktual Hassan Rohani, i cili po lufton për të mbajtur vendin në rrugën e reformave dhe rivalit të tij Ebrahim Raisi, klerik i krahut më të ashpër konservator. Sipas analistëve, Rohani mund të jetë i favorizuari nga opinioni publik por Raisi ka mbështetjen e një organizmi të fuqishëm shtetëror të klerikëve si edhe të medias zyrtare. Vëzhguesit besojnë se shanset e Rohanit për një mandat të dytë mund të vijnë vetëm nga një pjesëmarrje e lartë në votime.

Parlamenti Grek votoi masat shtrënguese ekonomike

Posted: 19 May 2017 06:03 AM PDT

Parlamenti grek miratoi dje në mbrëmje vonë masa të reja shtrënguese prej rreth pesë miliardë eurosh, të kërkuar nga Bashkimi Europian dhe FMN. Paketa e masave të reja mendohet se do t'i hapë rrugën dhënies së një pjesë të huasë ndihmë për vendin, që shpreson gjithashtu edhe në një lehtësim të borxhit. Nenet kryesore të ligjit që parashikojnë shkurtime të reja të pensioneve dhe rritje të taksave, u miratuan me një maxhorancë të dobët të koalicionit qeverisës. Nga 281 deputete gjithsej, 153 votuan PRO dhe 128 kundër. E ndërsa në parlament votohej, jashtë gjatë një manifestimi të thërritur nga sindikatat, një grup të rinjsh hodhën koktejle Molotov kundër forcave të policisë, të cilët iu përgjigjën me gaz lotsjellës.

Trump nis turneun e tij të parë jashtë vendit

Posted: 19 May 2017 05:56 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nis sot turneun e tij të parë jashtë vendit, në një kohë kur Uashingtoni është përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë. Me vizitat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, administrata Trump mendon se do të përforcohen më shumë lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan. Në Bruksel, presidenti Trump do të takohet me homologët nga vendet anëtare të NATO.

Mogherini mbledh liderët e Ballkanit në Bruksel

Posted: 19 May 2017 05:51 AM PDT

Me fokus, situatën në rajon dhe integrimi europian, më 24 maj do të mblidhen në Bruksel, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, në një tryezë të përbashkët në Bruksel. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Mogerinit takimi me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian është mundësia për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE. Tryeza më Mogherinin, aktualisht vjen në një moment kyç, ku Maqedonia sa ka nisur të dalë nga kriza politike, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa në Shqipëri dy partitë e mëdha arritën dhe bënë publike marrëveshjen politike.

Lezhë-Shkodër operacion antidroge, sekuestrohen 190 kg lëndë narkotike Marijuanë

Posted: 19 May 2017 05:44 AM PDT

Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit ka finalizuar operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “HORIZONT". Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, u sekuestruan në total 190 kg lëndë narkotike Marijuanë , 4 persona u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim .Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë, Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë u arrestuan në Kurbin pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonin iu gjet 153.5 kg lëndë narkotike. Si bashkëpunëtor i tyre u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë .Ndërsa Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë u arrestua si posedues i 36.5 kg lëndë narkotike qe u gjet në fshatin Mërqi .

Tirana pa çadrën e protestës

Posted: 19 May 2017 05:36 AM PDT

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" më në fund është hapur. Pas çmontimit të çadrës gjatë natës, mëngjesi i sotëm ishte kaq i pastër nga çdo shenjë proteste. Sikur mos kishte pasur asnjëherë çadër proteste, e cila qëndroi jo pak, por 3 muaj, e sikur mos kishte ndodhur asgjë. Automjetet kalojnë tashmë lirisht aty nga të dy anët. Por edhe qytetarët e Tiranës duken më të lirë në trotuare. Grupet e turistëve gjithashtu përshkrojnë bulevardin pa e përthyer vështrimin nga njëra anë në tjetrën, të cilin ua pengonte disi çadra. Policët menaxhojnë trafikun e ripërtërirë, madje shpërfaqen edhe më zotërues të kontrollit të qetësisë së këtij bulevardi. Ja dhe autobusi i linjës së Tiranës së Re, që tradicionalisht përshkruante bulevardin, por që për 3 muaj që i detyruar të kalonte mespërmes ish-Bllokut. iu rikthye linjës së tij. Menjëherë kanë dalë edhe pastrueset e Kryeministrisë dhe Kuvendit, që sot ose kosisin barin, ose lajnë fasadat, ndërsa punonjësit e bashkisë i kanë dërguar që të pastrojnë pusetat pranë vendit ku ishte cadra e protestës së opozitës, e që prej 3 muajsh nuk i zinin dot me dorë. Po qytetaret, si ndihen tashmë që protesta mori fund? "Ne jemi mësuar me atë rutinen me çadër, tani ta shohim besoj do ketë ndryshim.Shumë mirë që u hap pasi ajo sështë pronë private e disave, është e të gjithëve ne".

Ambasadori austriak për marrëveshjen PS- PD

Posted: 19 May 2017 05:15 AM PDT

Marrëveshja e arritur në orët e para të mëngjesit të 18 majit, mes PS dhe PD, është përshëndetur dhe nga ambasadori austriak në Tiranë. Sattler e sheh marrëveshjen jo vetëm si zgjidhje e situatës politike të momentit, por mundësi progresi për Shqipërinë: " Zgjedhjet janë esenca e demokracisë, dhe në këtë sens jam shumë i lumtur që u arrit një marrëveshje mes dy partive. Shqiptarët e meritojnë që të kenë mundësi zgjedhjeje të gjërë, mes disa partish. Dhe pas kësaj marrëveshjeje shqiptarët me të vërtetë kanë mundësi të ndryshme zgjedhjeje. Përveç kësaj Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe kjo marrëveshje është një mundësi për të arritur stabilitetin dhe për të vazhduar zhvillimin e këtij vendi. Dhe një nga pikat që ambasadori vlerëson në marrëveshje është ajo për avancimin e Reformes në Drejtësi: "Gjëja e dytë që Shqipëria ka vërtetë nevojë është Refoma në Drejtësi, dhe vërtetë jam shumë i lumtur që pjesë e kësaj marrëveshjeje është dhe zgjidhja drejt një reforme në drejtësi". Ndërsa për ambasadorin e Zvicres në Tiranë Cristof Graf, tani është koha që qytetarët të zgjedhin përmes votes: " Unë mendoj se një element i mirë i kësaj marrëveshjeje është se ne do të kemi sërish një parlament, që është instrument i demokracisë , që do jetë funksional dhe që do filloje të veproje. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje është produkt i negociatave dhe kompromisit. Tani është shumë e rëndësishme që në zgjedhje të përfshihen të gjithë aktorët politikë. Natyrisht që tani është kohë shumë e rëndësishme për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre, të dalin në zgjedhje e të japin përmes votës atë që është e rëndësishme për ta". Marrëveshja e arritur mes kryeministrit dhe kryetarit të opozites pranon si datë zgjedhjesh 25 Qershorin, i jep opozites gjysmën e kabinetit qeveritar dhe i garanton Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbeshtetje për të punuar në mënyrë profesionale.

Taksimi individual i shqiptarëve, më i larti në rajon

Posted: 19 May 2017 02:34 AM PDT

Në Shqipëri taksohesh me dyfishin e taksave në krahasim me të gjithë vendet e rajonit, nëse je individ me pagë të lartë. Lajmin e ka bërë të njohur një studim i Këshillit të Investimeve, një agjenci e financuar nga BERZH që ofron konsulencë dhe rekomandime për qeverinë shqiptare. Ndërsa kryeson në TVSH, tatim fitim, kontribute, Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta. Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel. Por qeveria ka vendosur të zbusë këtë nivel taksimi. Ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj, duke nënvizuar se qeveria "Rama" vijon t'i mbetet besnike skemës së taksës progresive dhe suksesit të saj në shpërndarjen e të ardhurave në ekonomi, tha edhe se do të ketë një rishikim të tatimit të individëve me paga të larta, me tendencë zbutjen e këtij tatimi. Nga ky rishikim përfitojnë vetëm nga administrata publike rreth 26 mijë të punësuar, ndërsa efekti kryesor vjen për punësimin privat të ekspertëve dhe specialistëve të lartë. "Nëpërmjet takset progresive është bërë një përpjekje serioze për ta ulur sado pak pabarazinë.Kur qeveria e re Rama 2 të shpalosi programin e qeverisë aty do të keni edhe detajet e korektimit. Dhe theksoj se progresiviteti në favor të të ardhurave të ulëta dhe të mesme do vazhdoje të konsolidohet" theksoi ministri Ahmetaj. Duke iu referuar rajonit, Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me Shqipërinë, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%. Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%). Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more