“Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA?” plus 8 more Qysh me |
- Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA?
- Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry?
- Qysh me i ditë rregullat e ushqimit për mëngjes?
- Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin?
- Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë?
- Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë?
- Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët?
- Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D?
- Qysh me i fitu 5000€ me ide biznesi?
Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA? Posted: 22 May 2017 01:09 PM PDT Heliox nga Kosova zyrtarisht në Top 5 projektet më të votuara në botë për “People’s Choice” NASA SpaceApps. Vazhdojnë votimet për No.1 deri më 4 Qershor. Më poshtë mund të gjeni videon ku tregohet në hapa se qysh me votu për Heliox: The post Qysh me votu për Heliox në garën ndërkombëtare të NASA? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry? Posted: 22 May 2017 01:00 PM PDT Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) është njoftuar për infektimet përmes "Ransomware WannaCry" që raportohen nga shumë vende në mbarë botën. Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet haraç që më pastaj te mundësohet qasja. Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes, transmeton lajmi.net. Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar. Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1). Për më shumë informacione se si të mbyllni këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010. Po ashtu inkurajoheni që të rishikoni edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: https://www.kos-cert.org/assets/cms/uploads/files/Masat%20mbrojtjse-%20WannaCry%20Ransomware.pdf The post Qysh me u mbrojtë nga sulmi kibernetik WannaCry? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë rregullat e ushqimit për mëngjes? Posted: 22 May 2017 12:57 PM PDT Mënyra më e mirë për t'u dobësuar është të hani mëngjes të shëndetshëm çdo ditë. Ndiqni këto 3 rregulla çdo mëngjes dhe do të arrini rezultate të kënaqshme brenda pak kohësh. Hani sapo të zgjoheni: Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat. Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme. Merrni sa më shumë proteina: Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni.
The post Qysh me i ditë rregullat e ushqimit për mëngjes? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin? Posted: 22 May 2017 12:53 PM PDT Bazuar në disa studime, një dush i ngrohtë në mëngjes mund të ju freskojë dhe t'ua rrisë kreativitetin. Mirëpo nëse doni të përmirësoni gjumin tuaj, dushi gjatë natës është një mënyrë për ta realizuar një gjë të tillë. Truku kryesor është të mos e bëni dushin shumë vonë. "Ju nuk duhet ta ngrohni trupin tuaj shumë para se të flini" thotë Dr. Dianne Augelli nga Qendra e Mjekimit për gjumë në New York- Presbyterian. Kjo ndodh sepse temperatura e trupit luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e ritmit kardiak, çka i tregon trupit kur të ndihet për gjumë. Gjatë ditës, temperatura e trupit në mënyrë natyrale rritet dhe në mesditën e vonë fillon të ulet, shkruan Time. Freskimi i trupit është një shenjë që tregon se supozohet të shkohet për të fjetur, thotë ajo, kështu që ndërprerja e këtij procesi mund ta bëjë të vështirë gjumin. Të bërit dush më herët në mbrëmje i jep trupit tuaj një shansë për t'u freskuar dhe për të tërhequr gjumin, thotë Shelby Harris, drejtoreshë në Qendrën e Mjekësisë për sjelljet e gjumit në Neë York. Shumë studime kanë treguar se ngrohja e trupit duke bërë banjë mund të ju ndihmojë të sjellë gjumin sepse ka kohë të mjaftueshme për ta freskuar trupin më pastaj. Bazuar në "National sleep Foundation" larja e trupit para gjumit mund të ju ndihmojë të pastroni lëkurën tuaj dhe të luftoni rrudhat si dhe të ndihmojë që kremat e natës të punojnë në mënyrë më efektive.
The post Qysh me ditë pse dushi pëmirëson gjumin? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë? Posted: 22 May 2017 12:46 PM PDT Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën Nëse keni lëkurë problematike dhe me akne, përdorni këtë maskë të mrekullueshme nga ky produkt që ju ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës. Kosi ka veti anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e të gjitha puçrrave, njollave dhe papastërtive që gjenden në lëkurë, transmeton 21 Media. Kjo recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur është shumë ndihmuese gjithashtu. Ju duhen :
Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përzini mirë ato. Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj thani fytyrën me peshqir. The post Qysh me përgaditë maskë kundër shenjave në fytyrë? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë? Posted: 22 May 2017 12:36 PM PDT Sinjali i parë që ju tregon se keni nevojë për detoksifikim është lodhja, tretja e dobët, përqëndrim i zvogëluar, probleme të lëkurës, dhimbje koke. Koha ideale e vitit për "spastrim të përgjithshëm të organizmit" është periudha pas dimrit. Rregulli bazë është gjithmonë "të freskëta dhe të shëndetshme" dhe për këtë arsye rekomandohet për të ngrënë fruta dhe perime të papërpunuara, drithëra dhe bishtajore, ushqime të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni. Preferohen: Erëzat: kopër, rrënjë rrikë, nenexhik, majdanoz Sallatë me zarzavate: arugula, spinaq, çikorre Zarzavatet e gatimit: zarzavate panxhar, kale, rrepkë, spinaq, rrepë Rrënjë: panxhar, rrepka Frutat: manaferra, boronica, qershi, nektarina, pjeshkë, kumbulla, luleshtrydhe, dredhëza, Perimet: shparguj, bizele, patate, qepujka, qepë të njoma pranvere Shmangni: Perimet dhe frutat e konservuara Kungujt Portokallet. The post Qysh me i ditë ushqimet që duhet konsumuar në pranverë? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët? Posted: 22 May 2017 12:30 PM PDT Lëngu i turshive është i preferuari i sportistëve, ndonëse prej kohësh ekspertët nuk i njihnin mirë vlerat e tij. Deri pak kohë më parë, ekspertët supozonin që lëngu i turshisë ndihmonte me ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Rezultoi që ata kishin të drejtë. Gjeni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të turshisë.
Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t'u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.
Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroËeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.
Ndoshta lëngu i turshisë mund tua 'thartojë gojën' në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë Xhenxhefili turshi përmban copa të holla xhenxhefili, uthull, kripë dhe sheqer. Zakonisht, kombu, algë e thatë deti, përdoret për t'i dhënë një shije më të fortë. Xhenxhefili turshi ju ndihmon të bini nga pasha. Mund të përdoret gjithashtu në gatime të tjera ose të konsumohet i gjallë. Mund ta përdorni xhenxhefilin turshi në oriz të skuqur ose në sallatë. The post Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D? Posted: 22 May 2017 11:50 AM PDT Sipas një studimi të bërë, 75% e njerëzve vuajnë nga mungesa e vitaminës D, studim që ka për qëllim të rrisë popullatën botërore në lidhje me rëndësinë e funksionimit normal të organizmit. Simptomat e mungesës së kësaj vitamine nuk janë specifike, gjë që është arsyeja pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë një problem, shpjegon Kris Gunnars, themelues i Authority Nutrition. Problemet shëndetësore të tilla si lodhje imunitet i dobët, dhimbje e muskujve, dhimbje e shpinës apo ndryshim i disponimit tuaj, të gjitha këto mund të jenë një dritë e kuqe alarmuese. Nëse nuk e rregulloni mënyrën tuaj të të ushqyerit apo futjen e suplementeve, atëherë efektet shëndetësore mund të përkeqësohen edhe më tej duke u bërë problemi kronik. Deficiti i kësaj vitamine mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si depresioni, diabeti, kanceri dhe gjendje të ndryshme autoimune. Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, gjëja e parë që duhet të bëni është të përqëndroheni më shumë në natyrën dhe t'i gëzoheni shetitjeve të gjata, sidomos ekspozimit në diell. 90 deri 95% e vitaminës D prodhohet ose sintetizohet gjatë ekspozimit në diell, thotë Kris. Prandaj do të ishte ideale që të rriturit të kalojnë 10-15 minuta në dritën e diellit, apo intervali kohor varet nga rrjedha e individit. Në këtë mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm, të tillë si mosha, ngjyra e lëkurës, periudha e ditës dhe vendndodhja gjeografike. Ecni në mëngjes nën rrezet e diellit – është këshilla më e mirë nga Gunnars. Përveç kësaj, dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e deficitit të vitaminës D. Futja e ushqimeve të caktuara, të tilla si peshku (salmon, ton), qumësht, vezë, drithëra, produkte soje, mund të jenë shumë të rëndësishme. The post Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i fitu 5000€ me ide biznesi? Posted: 22 May 2017 07:46 AM PDT Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në garën për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca. Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)? Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë. Çka është inkubatori i ICK-së? Shërbimet e inkubatorit
Inkubatori siguron shërbime para-inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes. Kush mund të aplikojë?
Procesi për Pranim në Inkubator
Aplikacioni dhe informatat e nevojshme Shënim: Tërë dokumentacioni që do t'i dorëzohet Inkubatorit do të ruhet me konfidencialitet dhe do të shfrytëzohet Aplikantët do të informohen rreth rezultatit të vlerësimit dhe për hapat e mëtutjeshëm pasi që inkubatori i ICK-së të ketë pranuar dhe analizuar dokumentacionin e kërkuar. Nëse keni nevojë për informata shtesë, ju lutemi na kontaktoni në: E-mail: incubator@ickosovo.com The post Qysh me i fitu 5000€ me ide biznesi? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: