Skip to main content

“Qysh me përgaditë kifle me djathë?” plus 6 more Qysh me

“Qysh me përgaditë kifle me djathë?” plus 6 more Qysh me


Qysh me përgaditë kifle me djathë?

Posted: 18 May 2017 02:48 PM PDT

Përbërësit

1 kg miell
20 gr maja
1 luge krip
500 ml qumësht
100 ml vaj
500 gr djathë
125 gr margarinë
1 luge e vogle Krip
200 ml ajkë
2 vezë
susam

  1. . Ne nje ene qesim qumeshtin e vaket,shtojme vajin kripen ,majen dhe shtojme miell gradualisht derisa te behet nje brume i bute.
  2. Brumin e mbulojm dhe leme te pushoje per 20 minuta.
  3. Me pas brumin e nxjerrim ne tavolinen e permillur dhe hollojme pete ne forme drejkendshi.
  4. Margarien e shkrire e perziejme me djathi dhe shtojme kripen(nese djathi nuk eshte i kriposur),dhe me kete perzierje lyejme gjysmen e petes me gjysmen e mbushjes.
  5. Pasta palosim peten,lyejme edhe me gjysmen tjeter te mbushjes dhe prap e palosim.
  6. Me pas e presim ne shirita 2-3 cm gjeresi.
  7. Secilin enga shiritat e perdredhim duke bere keshtu nje kifle si spirale dhe radhisim ne tepsi te mbuluar em leter per pjekje.
  8. Persiper lyjme me ajken e perzier me vezen dhe masen e mbushjes (te cilen e ndajme parapraksiht 2-3 luge te vogla).
  9. Pjekim ne 180 grade per 30-40 minuta.

The post Qysh me përgaditë kifle me djathë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?

Posted: 18 May 2017 02:34 PM PDT

Këtë herë, hulumtuesit në Universitetin e Ohios kanë zbuluar se një substancë që përmban kamomili, apigenina, mund të ketë një efekt toksik mbi qelizat e kancerit.

Testet e kryera tek minjtë kanë treguar se apigenina ka aftësinë për të shkaktuar vdekjen e qelizave të kancerit dhe i bën ato më të ndjeshme për kimioterapi.

Ajo i bllokon qelizat e kancerit, e ndalon përhapjen e tyre.

Një gotë çaj kamomili në ditë, ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, theksojnë studiuesit.

Apigenini përveç në çajin e kamomilit, gjendet edhe tek majdanozi dhe tek selinoja.

 

The post Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu erën e keqe të gojës?

Posted: 18 May 2017 02:17 PM PDT

Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës:

Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë.

Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.

Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë.

Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës.
Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes.

Gjethet e saj mund t'i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës.

Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.

The post Qysh me largu erën e keqe të gojës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë sa shpesh duhet bërë tretmane të fytyrës?

Posted: 18 May 2017 01:49 PM PDT

Sa shpesh duhet të bëni tretmane të fytyrës varet nga disa faktor – tipi i lëkurës, gjendja e lëkurës, qëllimi i tretmanit, buxheti, mosha dhe vendi ku jetoni.

Tretmanii nuk do të thotë pastrim klasik me avull, mirëpo bëhet fjalë për metoda të sofistikuara jo-invazive që nënkupton përkujdesje sa më të mirë me shërim shumë të shpejt.

Metodat e tilla janë pilingu me anë të kremrave, mikrodermabrazioni, terapia me dritë apo forma tjera jo shumë të kushtueshme por shume efikase.

Mesatarisht, tretmani një herë në muaj është ideal për dikë që kujdeset mirë për lëkurë.

Duke marrë parasysh që lëkura është një organ, i duhen afërsisht 30 ditë qelizave të zhvendosen nga dermisi (shtresa e poshtme e lëkurës) në sipërfaqen e lëkurës apo epidermis, ku qelizat vdesin dhe gradualisht hiqen nga lëkura.

Një profesionalist i lëkurës ju ndihmon në procesin e zhveshjes së lëkurës duke e bërë lëkurën më shndritshme dhe më rinore.

Tipi i lëkurës
Nëse keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, pore të mbyllura, apo me pika të zeza, duhet të bëni trajtim çdo 2 javë derisa të qetësohet dhe të pastrohet lëkura.

Kur lëkura merr formën e saj të dëshiruar, atëherë mund ta reduktoni kohën në një herë në muaj.

Nëse keni lëkurë normale, pra të kombinuar dhe të thatë tretmani një herë në muaj është i mjaftueshëm.

Qëllimi i kujdesit
Nëse dëshironi të keni një lëkurë të mrekullueshme për tërë jetën, gjeni profesionalistin tuaj të preferuar sa më herët në jetë, bëni një regjim të kujdesit të mirë dhe përmbajuni.

Çdokush nuk i jep prioritet të lartë dukjes personale dhe pasojat vërehen qysh në fillim të 30'-tave.

Mosha
Përderisa nuk keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, në moshë të re nuk keni nevojë të bëni trajtime të shpeshta sepse lëkura vetvetiu prodhon qeliza të reja shumë më shpejt se sa lëkurat më të moshuara.

Me moshë nënkuptohet që trajtime duhen të shpeshtohen për të pasur një pamje sa më të shëndetshme.

Buxheti
Një ndër faktorët kryesor që na përcakton shpeshtinë e tretmaneve.

Së paku provoni që të kurseni një herë në tre muaj të bëni një tretman, dhe bëni investimin në produktet kualitative.

Vendi ku jetoni
Mjedisi urban ka shumë më tepër ndotje që e bën lëkurën tuaj poashtu të ndotur.

Nëse jeni pjesë e mjedisit të tillë, duhet ta dini që trajtimet e vazhdueshme të paktën një herë në muaj janë të domosdoshme.

The post Qysh me ditë sa shpesh duhet bërë tretmane të fytyrës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet ideale para dhe pas ushtrimeve?

Posted: 18 May 2017 01:29 PM PDT

Ajo çka hamë para dhe pas treningut ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve, pohon trajneri i kondicionit Juan Carlos Simo.
Ai konsideron që shumica e ushtruesve gabojnë sepse me shprehitë e këqija ushqyese reduktojnë dobinë e ushtrimeve në figurë dhe formë, për ç'arsye humbin motivimin dhe ndalen së ushtruari, shkruan "Fox News".
"Kurdo që mundeni zgjidhni ushqim organik, gjella, peshk, produkte qumështore dhe mish kualitativ përballë ushqimeve të përpunuar industrialisht dhe të gatshme, ndërsa trupi do t'u jetë mirënjohës për këtë", thotë Simo.
Para treningut
E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para treningut.

Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening. Porcioni ideal është rreth 15dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi.

Nëse planifikoni trening të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.
Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre.

Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. "Shmangni karbohidratet dhe sheqernat.

Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç'arsye treningu është më pak efikas", thotë Simo.
Është mirë që para treningut të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali.

Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.
Pas treningut
Pas çdo lloj të ushtrimeve, shujta duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t'u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore.

Shujta e lëngshme, si proteina 'whey' e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas treningut.
Shtimi i pjesës së gjelbër, si shejku nga spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve.

Ato rrisin nivelin alkalin, të cilin trupi ynë e pëlqen për më shumë se 50 për qind, prandaj janë zgjidhje më e mirë se sa shejku i pastër me proteina.
Pas një ore duhet të pasojë shujta e ardhshme që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë.

Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta.
Dëshironi të dobësoheni
Nëse qëllim i ushtrimeve tuaja është dobësimi, Simo rekomandon trening menjëherë në mëngjes, në stomak të zbrazët.

Kështu trupi detyrohet të përdorë rezerva e veta dhe të rrisë shpenzimin e yndyrave.

Pas treningut më së miri është të hani shujtë të plotë, sipas mundësisë kafjall, rreth një orë pas ushtrimeve.

The post Qysh me i ditë ushqimet ideale para dhe pas ushtrimeve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë ushqimet që nuk duhet konsumuar në mëngjes?

Posted: 18 May 2017 01:22 PM PDT

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por duhet që ta përgatisni me kujdes.

Nëse nuk dëshironi që të shëndosheni, ushqimet që nuk duhet të konsumoni janë:

Buka

Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë.

Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin.

Omëletë me vezë

Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyra, pasi gatuhen me vaj.

Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti.

Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra mhe fruta, çokollatë apo mjaltë.

Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli

Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutën, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është.

Fruta është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë.

E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, kjo do të ndikojë në shtimin tuaj në peshë.

Kos me fruta

Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

The post Qysh me i ditë ushqimet që nuk duhet konsumuar në mëngjes? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu lëkurën e fortë të këmbëve?

Posted: 18 May 2017 01:16 PM PDT

Për këtë recetë ju nevojitet bima bar veshi dhe trakë ngjitëse.

Merrni një gjethe të bimës dhe ia hiqni lëkurën e hollë që e rrethon nga njëra anë.

Më pas gjethen e aplikoni sipër lëkurës së fortë në këmbë.

Ngjitni trakë ngjitëse sipër gjethes dhe e lini gjithë ditën. Në mbrëmje zëvendësoni ngjitësin dhe gjethen e bimës. Edhe gjatë natës detyrimisht ta mbani në këmbë.

Për 3-4 ditë, lëkura e fortë do të hiqet.

The post Qysh me largu lëkurën e fortë të këmbëve? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more