Skip to main content

Ora News: “Paketa e masave shtrënguese votohet me protestave e bombave molotov” plus 9 more

Ora News: “Paketa e masave shtrënguese votohet me protestave e bombave molotov” plus 9 more


Paketa e masave shtrënguese votohet me protestave e bombave molotov

Posted: 18 May 2017 11:35 PM PDT

Parlamenti grek ka votuar paketën e masave të reja shtrënguese, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për çlirimin fondeve të akorduara nga kreditorët ndërkombëtarë. Paketa mori votat e 153 deputetëve të koalicionit qeveritar.

Gjithë partitë e opozitës votuan "kundër", me përjashtim të një neni që u ofronte lehtësira tatimore deputetëve.

Proçesi i votimit përfundoi afër mesnatës, ndërsa jashtë parlamentit vazhdonin protestat kundër masave të reja.

Protestuesit sulmuan me bomba molotov dhe me gurë trupat e policisë, ndërsa rreth 30 persona tentuan të futeshin në oborrin e parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese për të sprapsur protestuesit.

Një person u arrestua, ndërsa u kryen dhe dy shoqërime.

Megjithatë një nga kabinat e njohura të rojeve të gardës para parlamentit, u përfshi nga flakët.

Incidentet filluan në kohën që para deputetëve po fliste kryeministri Aleksis Tsipras.

Në përpjekje për të bindur deputetët që të votonin, Kryeministri e konsumoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij me përshkrimin e planit të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Po hyjmë në një fazë të re, që kërkon plan.  Ky plan mbështetet në shtimin e investimeve, në shfrytëzimin e potencialeve njerëzore dhe në ndërhyrjet demokratike që ka nevojë shoqëria", theksoi Tsipras.

Kryeministri grek insistoi se marrëveshja e arritur javët e fundit me kreditorët ofron një mënyrë për të dalë nga kriza.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama jep me qira çadrën e opozitës: Për evente, dasma e protesta!

Posted: 18 May 2017 11:23 PM PDT

Kryeministri Edi Rama u ka uruar qytetarëve të Tiranës hapjen e bulevardit, pas vendimit të  shpallur mbrëmjen  e së enjtes (18 maj 2017) nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për mbylljen e çadrës së qëndresës ku protestuan për tre muaj me rradhë para Kryeministrisë.

Rama nuk ka kursyer edhe ironinë, teksa ka nxjerrë në ankand çadrën.

"Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mogherini mbledh Kryeministrat e Ballkanit në Bruksel

Posted: 18 May 2017 11:09 PM PDT

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke pune në Bruksel.

Zyra e saj për shtyp njoftoi mbrëmë (18 maj 2017) se "do të diskutohet situata në rajon" dhe "do të shikohet së bashku rruga përpara".

Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është mandatuar kreu i LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.

Ndërkohë sinjale pozitive vinë dhe nga vendi ynë pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DioGuardi: VMRO-DPMNE të shpallet terroriste dhe në “Listën e Zezë”

Posted: 18 May 2017 10:59 PM PDT

"Duke përdorur dhunë të tmerrshme të planifikuar për të futur frikë dhe drithërima për të arritur qëllime politike, mendoj se duhet që Departamenti i Shtetit duhet të cilësojë VMRO-DPMNE-në si një organizatë terroriste dhe ta fusë ate në Listën e Zezë, ashtu siç është bërë për grupe të tjera politike nëpër botë", theksoi ish-Kongresmeni amerikan dhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi në fjalimin e tij gjatë seancës dëgjimore në Kongresin Amerikan për situatën në Ballkan, me theks të veçantë Maqedoninë.

Ai këtë kërkesë ia drejtoi kryetarit të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresitit Republikan Dana Rohabacher, anëtarëve të Nënkomitetit, demokratit të Nju Jorkut, Gregory W. Meeks, kongresisti republikan Jim Sensenbrenner, dhe ai i Rohad Island David Cicellini.

Dioguardi potencoi më pas se :”Partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski përfaqëson një parti anti-shqiptare, një parti të dhunshme në Shkup. VMRO-DPMNE-ja është partia, e cila ka shumë kriminelë të dënuar si anëtarë, duke përfshirë edhe deputetët të cilët u dënuan për krime të rënda, si Johan Tarçullovski i cili u dënua për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001″./INA/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çollaku: Pa marrëveshje bllokim të votimeve, Nazarko: Do ju kapnin me shkelja

Posted: 18 May 2017 02:54 PM PDT

Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme të PD-së Kreshnik Çollaku i ftuar në Arena nga Dritan Hila në Ora News, thotë se opozita kishte në plan të bllokonte 60% të territorit të vendit.

Pjesë nga biseda:

Çollaku: Patjetër që kishim plan dhe për të bllokuar 60 % të territorit të vendin të procesin që të ndodhte, nuk mund të ndodhte më, por do kishte një përplasje civile të njerëzve, kishim plan të detajuar në çdo qendër votimi. Nuk do ndodhte

Nazarko: Dhe do ju kapnin me shkelma bythëve dhe kaq

Çollaku: Kjo marrëveshje e ka shpëtuar vendin dhe nga kjo përplasje siç ndodhi dhe në Kavajë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nazarko: Nga partitë e vogla më e dëmtuara LSI-ja

Posted: 18 May 2017 01:52 PM PDT

Drejtori i "Konica.Al" Shpëtim Nazarko thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se midis partive të vogla më e dëmtuara do të jetë edhe LSI-ja.

Pjesë nga deklarata:

Nazarko: Unë jam dakord që partitë e vogla do paguajnë për shkak të sistemit, por LSI është më e dëmtuara nga partitë e vogla, sepse unë nuk e quaj parti të madhe. Është partia më e dëmtuar sepse kjo marrëveshje karikon në maksimum PD-në që të ruaj votat e veta, kurse në një rast tjetër mospjesëmarrja e PD-së mund të çonte në hipotezën e Petrit Vasilit për tu bërë forcë e parë. Besoj që edhe LSI do dëmtohet këtë herë sepse po synohet sistem dypartiak.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hafizi: Libra jo koalicion me LSI-në

Posted: 18 May 2017 01:49 PM PDT

Deputetja e Partisë Libra, Mimoza Hafizi e ftuar në Arena nga Dritan Hila në Ora News, thotë se partia e saj nuk do të bëjë koalicion me LSI-në për shkak se është kundër parive të partisë së drejtuar nga Blushi.

Pjesë nga diskutimet:

Hila: Z. Hafizi keni tentuar të bëni ndonjëherë koalicion me LSI-së?

Hafizi: Asnjëherë.

Hila: NUk e keni parë të mundshme si një parti që ka nevojë për përkrahje, por edhe ju kishit nevojë për përkrahje sepse LSI kishte në komision numëruesit që juve ju interesonte.

Hafizi: Ne mund të na interesonin shumë gjëra që të kishim në koalicion me ndonjë parti politike, por kjo do të na cenonte parimet tona.

Hila: z. Shehi thotë që e drejta nuk gjen terren pjellor në këtë vend

Hafizi: Ok, por ne kemi hyrë me kartën e së drejtës.

Hila : Por edhe politika nuk është akademi morali. Është një vend ku duhet të lësh diçka që të marrësh diçka.

Hafizi: Nqse kemi si parim themelor të ekzistencës sonë që ne jemi kundër partive të vjetra që kanë qeverisur vendin, nëse ne cenojmë këtë parim themelor, kjo na dëmton shumë më tepër se një fitore që mund të kishim përmes marrëveshjeve pragmatiste bazuar në kodin zgjedhor. Ne e kemi peshuar këtë. Gjithsesi ne e kemi thënë gjithmonë që fjala përfundimtare i mbet anëtarësisë së LIBRA-s

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA kryen sulme ajrore ndaj forcave qeveritare siriane

Posted: 18 May 2017 01:37 PM PDT

Ushtria e Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore kundër milicive që mbështesin qeverinë siriane, e që paraqesin kërcënim për luftëtarët që mbështeten nga SHBA-ja.

Zyrtarët në SHBA, kanë thënë se sulmet kanë ndodhur në jug të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordaninë.

Një zyrtar amerikan ka thënë se sulmet kanë ndodhur në afërsi të qyteti At Tanf, ku është shkatërruar një tank dhe një bolduzer.

Një tjetër zyrtar kanë thënë se sulmet kanë ndodhur pasi një avion luftarak amerikan, ka bërë të shtëna paralajmëruese, me qëllim që të zbmraps luftëtarët nga avancimi.

Një anëtar i forcave rebele siriane, që mbështeten nga SHBA-ja, ka thënë se sulmet kanë goditur një konvoj të milicive siriane, që mbështeten nga Irani, të cilët ishin nisur drejt një baze në At Tanf, që përdoret nga forcat e SHBA-së dhe nga forcat që mbështetë Uashingtoni. Aty, sipas këtij zyrtari, janë të stacionuar edhe komandotë elite amerikane dhe britanike.

Avionët luftarakë goditën pasi luftëtarët rebelë u përleshën me milicitë siriane dhe iraniane, të cilët kishin përparuar, dhe gjendeshin rreth 30 km larg nga baza, tha Muzahel Al Saloum, nga grupi Maghawir al Thwra.

"Ne kemi njoftuar koalicionin se jemi duke u sulmuar nga ushtria siriane dhe iranianët dhe më pas koalicioni ka ardhur dhe ka shkatërruar konvojin që po avanconte", ka thënë Saloum.

Pentagoni nuk ka reaguar menjëherë për këto sulme.

Këto sulme do të ishin të parat kundër luftëtarëve që janë të lidhur me qeverinë në Siri, që prej se SHBA ka sulmuar me raketa një bazë ajrore siriane muajin e kaluar./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SIGAL 10 vite bashkëpunim me UNIQA

Posted: 18 May 2017 01:32 PM PDT

Instancat shtetërore duhët të bëjnë më shumë për të zhvilluar industrinë e sigurimeve. Është kjo thirrja që vjen nga drejtori i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari, gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të bashkëpunimit me Uniqa Insurance Group.

Sigal Uniqa Group Austria ka celebruar 10-vjetorin e futjes në tregun shqiptar të sigurimeve të kompanisë lider në Europën qëndrore-lindore Uniqa Insurance Group.

Prej vitit 2007, Uniqa ka blerë një pjesë të aksioneve të Sigal. CEO i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari, shprehu mirënjohjen për bashkëpuinimin ndërsa tha se ky bashkëpunim është siguri për tregun shqiptar dhe kërkoi që institucionet shtetërore të bëjnë më shumë për të zhvilluar këtë industri.

Ponari: Është e domosdoshme që shteti të ndërtojë, të ketë një bazë të shëndoshë ligjore ku të ketë incentiva dhe mundësi të ndryshme që shqiptarët të shkojnë drejt industrisë së sigurimeve. 

Nga ana tjetër CEO i Uniqa, Wolfgan Kindl, tha se po shihet mundësia që kompania që ai drejton të investojë edhe në tregjet e Kosovës e Maqedonisë.

Kindl: Kompania jonë ka prioritet Shqipërin, Kosovën dhe Maqedoninë dhe do të vazhdojmë të investojmë në tregjet e këtyre shteteve. 

Në takimin e 10-vjetorit të bashkëpunimit të dy kompanive në Tiranë u mblodhën personalitete të shquara të cilët kanë vizituar Shqipërinë për disa ditë me ftesë të Avni Ponarit.

Mes tyre edhe menaxherë mediash e PR të Uniqa nga 19 shtete europiane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Marrëveshja, Shehi: Këtë favor që ia dha Rama, PD nuk do e jepte kurrë

Posted: 18 May 2017 01:27 PM PDT

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News thotë se lëshimet që bëra kryeministri Rama, Partia Demokratike nuk do t'i bënte kurrë.

Pjesë nga biseda:

Hila: Nuk besoj se i keni lënë ndonjë herë opozitës kur keni qenë në pushtet, ti lini KQZ, zv/kryeministrin, ministrat. Në opozitë të gjithë flasim bukur. Një hapje kutish të kërkoi në Fier.

Shehi: Unë e kam të drejtën e këtij katetizmi. Duke qenë 20 vjet opozitar

Hila: Pse ju duket normale që drejtësia u bëka nëpërmjet padrejtësisë, sepse po kërkoni kreun e KQZ?

Shehi: Ne po jetojmë një rrethanë specifike, dhe jemi munduar t'i përgjigjemi me mjete specifike. Ditën që do jetojmë një rrethanë normale, unë besoj që s’do ketë nevojë për këto krijesa të kësaj periudhe 5 javore.

E dyta, unë për vete kam qenë i idesë që kjo lloj situate tranzituore parazgjedhore dy mujore të përsëritet deri sa të hymë në Komunitetin Evropian. Sepse këtë lloj favori që thoni ju s’ja ka dhënë kurrë opozita, dhe që është e vërtetë, edhe pse duhet ta thonë zotëritë e PD-së.

Unë nuk dua ta them se duke mos qenë i PD-se nuk më takon mua, por unë them se sigurisht që PD-ja nuk kishte për t’ia dhënë. Për këtë jam i bindur. Por, për këtë që kam propozuar dhe disa nuk ma pëlqyen do të ishte një lloj taktike që do të qetësonte edhe palën tjetër.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more