Skip to main content

Mesazhi.com: “VIDEO: Kështu i “shpartallon” protestuesit eskorta e Erdoganit” plus 9 more

Mesazhi.com: “VIDEO: Kështu i “shpartallon” protestuesit eskorta e Erdoganit” plus 9 more


VIDEO: Kështu i “shpartallon” protestuesit eskorta e Erdoganit

Posted: 18 May 2017 03:20 PM PDT

Eskorta e sigurisë e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe policia amerikane jane ndeshur me protestuesit pro-kurdë, gjë që rezultoi me arrestime dhe dërgime në spital. Kjo ndodhi pikërisht gjatë vizitës së presidentit turk në Uashington DC.

Dhjetra protestues që mbanin flamuj të PYD-së dhe simbole anti-Turke u mblodhën jashtë rezidencës së ambasadorit turk të martën gjatë vizitës së Z. Erdogan në ndërtesë.

Videoja e filmuar nga dëshmitarë okularë tregon se disa burra me kostume të errëta – të identifikuara më vonë si anëtarë të delegacionit turk, se bashku me policine amerikane, i shpartalluan protestuesit një nga një. /MESAZHI/

 

The post VIDEO: Kështu i “shpartallon” protestuesit eskorta e Erdoganit appeared first on Mesazhi.com.

Pushimet “Hallall” ja si dhe ku mund ti gjeni “pushimet e ëndërrave”

Posted: 18 May 2017 02:06 PM PDT

Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë.

Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Specialistët e firmës me bazë në Singapor e quajtën faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit.

Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020, ndërsa janë llogaritur të kenë qenë 126.000.000.000 dollarë në vitin 2011. HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore.

The post Pushimet “Hallall” ja si dhe ku mund ti gjeni “pushimet e ëndërrave” appeared first on Mesazhi.com.

Maturantët nën ethet e testit të Maturës – VIDEO

Posted: 18 May 2017 01:26 PM PDT

Provimi i maturës shtetërore tashmë po afrohet. Provimi i maturës është një sfidë dhe një moment i rëndësishëm në jetën e nxenesve, sepse rezultatet pozitive do të ua mundësojnë vazhdimin e arsimit, dhe do ta definojnë të ardhmen e tyre.

The post Maturantët nën ethet e testit të Maturës – VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Mirë se vjen Mik! (Foto-Video)

Posted: 18 May 2017 01:16 PM PDT

Çdo punë që bën njeriu për veten e tij, përveç agjeërimit. Atë e bën për Mua dhe Unë vetë do t’ia shpërblej
– Hadith Kudsij
Mirë se vjen Mik i Vjetër!
Rindërtojmë vetet tona me ty!
Trupi dhe shpirti flasin të njejtën gjuhë tashmë
Ti shuan etjen e shpirtit për besim, etjen e mendjes për përkatësi

 

The post Mirë se vjen Mik! (Foto-Video) appeared first on Mesazhi.com.

Ky zë do t’iu lë pa koment (Video)

Posted: 18 May 2017 12:56 PM PDT

Ilahi nga shqiptari nga Shkupi Mevlan Kurtishi, njëri nga recituesit më të mirë në botë.

The post Ky zë do t’iu lë pa koment (Video) appeared first on Mesazhi.com.

50 Xhamitë më të bukura në botë (Foto)

Posted: 18 May 2017 12:47 PM PDT

Më poshtë ju sjellin 50 xhamitë më të bukura në botë

The post 50 Xhamitë më të bukura në botë (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Aksident fatal në zemër të Nju Jorkut (FOTO)

Posted: 18 May 2017 12:37 PM PDT

Në sheshin "Times Square" në New York, një automjet ka goditur këmbësorët në trotuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e New Yorkut njoftoi se në incident ka humbur jetën një person, kurse 19 janë plagosur.

Lidhur me incidentin e ndodhur në Lagjen e 45-të dhe në këndin e Broadway, theksohet mundësia që ai të ketë qenë aksident trafiku.

Gazetari i AA-së, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes, tha se automjeti në shpejtësi të madhe së pari është përplasur në barrierën në trotuar, ndërsa më pas automjetin e ka kapluar zjarri, me çka kanë ndërhyrë zjarrëfikësit të cilët kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes u dërguan ambulanca, kurse të plagosurve ndërhyrja e parë iu dha në trotuar.

Policia po heton rastin, kurse në këtë vend disa rrugë janë mbyllur për trafikun.

Njoftohet se vozitësi 26 vjeçar i cili u arrestua, ka qenë i ndjekur penalisht edhe më parë për shkak të përdorimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit ose të drogës.

New York, automjeti përplas këmbësorët në sheshin "Times Square"

Nju Jork, automjeti përplas këmbësorët. Një i vdekur, disa të plagosur

The post Aksident fatal në zemër të Nju Jorkut (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Këshilla për myslimanët në Ramazan

Posted: 18 May 2017 12:16 PM PDT

1. Ramazani është një mundësi shumë e mirë për besimtarët që të përtërijnë përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit dhe Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Ky përkushtim duhet të jetë i jashtëm dhe i brendshëm, në mënyrë që myslimani, jo vetëm të lexojë më shumë Kuran dhe të falet më shumë, por duhet ta bëjë këtë, duke menduar me përulje dhe me vëmendje.

2. Myslimanët duhet të sigurohen që nuk janë formalistë dhe nuk përqendrohen vetëm tek e jashtmja. Prioriteti i besimtarit duhet të jetë arritja e pranimit të veprave nga Allahu dhe kjo nuk është e lehtë. "Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve". (Kuran, 5:27)

3. Ramazani është një mundësi e mrekullueshme për të llogaritur mëkatet dhe për t'u penduar. Nëse nuk pendohesh në Ramazan, kur mund ta bësh?

4. Myslimanët duhet të përpiqen ta adhurojnë Allahun sa më shumë të munden që nga fillimi i muajit, sepse kjo rrit mundësinë që edhe fundi i muajit të jetë i mbushur me adhurime.

5. Myslimanët duhet të dinë se çfarë duan të arrijnë me të vërtetë gjatë Ramazanit, nëse duan të jenë prej fitimtarëve apo të humburve. Ata duhet të sigurohen se nuk i kryejnë adhurimet thjesht sepse është traditë e njerëzve që i rrethojnë.

6. Myslimanët duhet të jenë shumë të vetëdijshëm, se Ramazani është vetëm një mjet dhe jo qëllim.

7. Agjëroni në Ramazan me besim dhe duke kërkuar shpërblimin e Allahut me sinqeritet, në mënyrë që Ai t'ua falë mëkatet e kaluara.

8. Bëni kujdes që të mos e prishni agjërimin gjatë ditëve të Ramazanit pa një justifikim të vlefshëm nga ana fetare, sepse ky është prej mëkateve të mëdha.

9. Falni teravitë dhe namaz nate gjatë netëve të Ramazanit, veçanërisht Natën e Kadrit – duke besuar dhe duke kërkuar shpërblimin e Allahut, që Allahu t'ju falë mëkatet e kaluara.

10. Sigurohuni që ushqimi, pija dhe veshja të jenë hallall, në mënyrë që veprat tuaja të pranohen dhe duatë t'ju plotësohen.

11. Jepuni ushqim agjëruesve, në mënyrë që të fitoni shpërblim të ngjashëm me shpërblimin e tyre.

12. Falini pesë namazet në kohë dhe me xhemat, që të fitoni shpërblimin dhe mbrojtjen e Allahut.

13. Jepni sadaka, sepse sadakaja më e mirë është në Ramazan.

14. Mos e kaloni kohën pa bërë vepra të mira, sepse do të jeni përgjegjës dhe do të jepni llogari për të dhe do të shpërbleheni për gjithçka që bëni gjatë kohës tuaj.

15. Bëni umre gjatë Ramazanit, sepse umreja gjatë Ramazanit është njësoj si haxhi.

16. Agjëroni gjatë ditës, duke ngrënë syfyrin në pjesën e fundit të natës para mëngjesit.

17. Hapeni agjërimin pasi jeni siguruar se dielli ka perënduar me të vërtetë, në mënyrë që të fitoni dashurinë e Allahut.

18. Merrni gusul para mëngjesit nëse keni nevojë të pastroheni nga papastërtia, në mënyrë që t'i bëni adhurimet të pastër.

19. Shfrytëzoni mundësinë që jeni në Ramazan dhe shpenzojeni atë me mirësinë që është shpallur gjatë tij, duke lexuar Kuranin fisnik dhe duke medituar për kuptimet e tij, në mënyrë që ai të jetë provë për ju dhe ndërmjetësues Ditën e Gjykimit.

20. Mos gënjeni, mos mallkoni, mos përgojoni dhe mos shpifni, sepse ato ulin shpërblimin e agjërimit.

21. Mos lejoni që gjatë agjërimit të kaloni kufijtë, duke u mërzitur për arsyet më të kota. Agjërimi duhet të jetë shkaku i qetësisë në shpirtin tuaj.

22. Pasi keni hapur agjërimin, jini në një gjendje takva-je ndaj Allahut, duke qenë të vetëdijshëm se Allahu të sheh kur je vetëm dhe në publik. Falënderojeni për të mirat që u ka dhënë dhe binduni, duke bërë ato që Ai ka urdhëruar dhe duke u larguar nga ajo që Ai ka ndaluar.

23. Përkujtojeni më shumë Allahun, duke i kërkuar falje, duke i kërkuar parajsën dhe mbrojtjen nga zjarri, veçanërisht kur e hapni agjërimin dhe gjatë syfyrit, sepse këto veprime janë prej arsyeve më të mëdha për ta fituar faljen e Allahut.

24. Lutuni sa më shumë për veten, prindërit, fëmijët tuaj dhe myslimanët, sepse Allahu ju ka urdhëruar t'i luteni dhe ka garantuar pranimin e tyre.

25. Pendohuni me sinqeritet, duke u larguar nga mëkatet, duke ndjerë keqardhje për ato që keni bërë dhe duke vendosur që të mos i bëni sërish në të ardhmen, sepse Allahu e pranon pendimin e atij që pendohet.

26. Agjëroni gjashtë ditët e Shevalit, sepse ai që agjëron Ramazanin, pastaj agjëron dhe gjashtë ditët e Shevalit, është sikur të kishte agjëruar gjithë kohën.

27. Agjëroni ditën e Arafatit, me 9 Dhulhixhe, që të arrini suksesin, pasi ju falen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.

28. Agjëroni ditën e Ashures, me 10 Muharrem, së bashku me datën 9, që të mund t'u falen mëkatet e vitit të kaluar.

29. Qëndroni në gjendje imani dhe takua-je dhe bëni vepra të mira pas Ramazanit, derisa të vdisni. "Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)". (Kuran, 15: 99)

30. Sigurohu që të marrësh rezultatet pozitive të adhurimeve, si namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi. Pendohuni me sinqeritet duke u larguar nga zakonet, që bien në kundërshtim me sheriatin.

31. Dërgoni shumë salavate për të dërguarin e Allahut, shokët e tij dhe të gjithë ata që i ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.

O Allah na bëj prej myslimanëve që agjërojnë dhe falen gjatë muajit të Ramazanit me besim dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij, në mënyrë që të na falen mëkatet e kaluara dhe ato që do të vijnë!

O Allah, na bëj prej atyre që kanë agjëruar gjatë Ramazanit, kanë marrë shpërblimin e Tënd, kanë përjetuar Natën e Kadrit dhe kanë arritur suksesin me lejen e Zotit!

O Allah, ti je Falës, e pëlqen faljen, prandaj na fal ne!

O Zot, na i prano veprat, me të vërtetë Ti je Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi, i Gjalli, i Pavaruri, Pronari i madhështisë dhe fisnikërisë!

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s), familjen dhe shokët e tij!

The post Këshilla për myslimanët në Ramazan appeared first on Mesazhi.com.

Paralajmërohet luftë civile në Venezuelë

Posted: 18 May 2017 07:55 AM PDT

Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta, aq sa liderët ndërkombëtarë po paralajmërojnë rrezikun e një lufte civile.

Shkak është bërë vendimi i qeverisë për të militarizuar kufirin me Kolumbinë dhe bilanci i viktimave që nga fillimi i protestave kundër presidentit Maduro ka arritur në 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez ka njoftuar dërgimin e 2.600 ushtarëve në shtetin Tachira, në ekstremin perëndimor të vendit, pak pasi kolegu i tij i Brendshëm, Nestor Reverol akuzoi "të djathtën fashiste dhe terroriste" se kishte rekrutuar paraushtarakët kolumbianë për të përhapur terror dhe kaos në rajon.

Tachira, bastion tradicional i opozitës, është kthyer në qendër të protestave kundër qeverisë së presidentit Maduro, të cilat janë radikalizuar pas vdekjes së dy manifestuesve, mes të cilëve një fëmijë 15 vjeç.

Në orët e fundit, viktimave u është shtuar një 15-vjeçar tjetër, që u prek nga plumbat teksa shkonte të bënte pazar dhe një burrë 30-vjeçar.

The post Paralajmërohet luftë civile në Venezuelë appeared first on Mesazhi.com.

CNN paralajmëron për celulë të armëve biologjike

Posted: 18 May 2017 07:51 AM PDT

Organizata terroriste Isis po krijon një celulë të re për armët kimike, të përbërë nga të gjithë ekspertët e tij në këtë fushë, të cilët vijnë nga Iraku dhe Siria.

Kështu pretendojnë shërbimet inteligjente amerikane, të cituara nga CNN.

Celula, sipas burimeve të rrjetit informativ amerikan, përbëhet nga specialistë që nuk kanë punuar kurrë së bashku dhe e ka bazën në një zonë të kontrolluar nga ISIS në Siri, në luginën e lumit Eufrat, mes lokaliteteve Majadin dhe Kaim, jo shumë larg kufirit iraken.

Zona në fjalë, vijon raportimin e tij CNN, është de fakto kryeqyteti i ri i Isisit për shkak të presionit të fortë ushtarak të ushtruar ndaj tij në Raka nga ana e forcave të koalicionit dhe atyre lokale.

Sipas ekspertëve amerikanë, ISIS po konsolidon njohuritë e tij sa i përket armëve kimike, për të përforcuar kapacitetet me qëllim mbrojtjen e atyre pak bastioneve të mbetura.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, Ryan Dillon nuk ka konfirmuar lajmin në fjalë, por i ka thënë rrjetit informativ se në të kaluarën ISIS ka përdorur agjentë kimikë të nivelit të ulët.

"E dimë që ISIS është i gatshëm të përdorë armët kimike, ndaj nuk duam që të bëhen të zotë në këtë fushë", ka thënë Dillon.

The post CNN paralajmëron për celulë të armëve biologjike appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more