Skip to main content

Lajmi.net: “Pakënaqësitë me koalicionet” plus 8 more

Lajmi.net: “Pakënaqësitë me koalicionet” plus 8 more


Pakënaqësitë me koalicionet

Posted: 18 May 2017 11:45 PM PDT

Probleme më të mëdha në këtë drejtim kanë PDK-ja dhe LDK-ja për shkak të koalicioneve të tilla

Koalicionet parazgjedhore kanë filluar të krijojnë përçarje të mëdha brendapartiake. Përpos disa zërave kundër koalicioneve të caktuara, sidomos për shkak të mospajtimeve ideologjike, pakënaqësitë më të mëdha kanë të bëjnë me kërkesat e militantëve partiakë për t'u futur në lista për deputetë.

Partia më e madhe në vend (PDK) shumë zyrtarë të lartë të partisë do të detyrohet t'i lërë jashtë listave për deputetë për shkak të koalicionit që ka arritur me dy partitë parlamentare, AAK-"Nismë", si dhe një numër të madh të partive jashtëparlamentare.

Me situatë të njëjtë ballafaqohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për shkak të koalicionit me AKR-në dhe "Alternativën" e Mimoza Kusarit, derisa lëvizja "Vetëvendosje" nuk ka telashe të tilla, pasi që ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit të këtij viti.

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë për Zërin se vendimin për koalicionin PDK-AAK-"Nismë" e kanë marrë kryetarët e partive.

Ai ka pranuar se ka mundur të ketë edhe kundërshtime për një koalicion të tillë, por në fund vendimi është miratuar nga partia.

Ja me kë e festoi ditëlindjen Ariana, gruaja e Ermal Fejzullahut (Foto)

Posted: 18 May 2017 11:33 PM PDT

Kjo ditë me rëndësi për padyshim që ka pasur edhe një shënim të veçantë, të cilën ajo do e mbaj mend gjatë, shkruan lajmi.net

Ariana festoi bashkë me shoqërinë e saj të përbashkët me të Ermalit. Lumi B, bashkëshortja e tij dhe Ledri Vula ishin ndër të ftuarit.

E në videot dhe fotografitë e hedhura në Instastory, duket se është krijuar një atmosferë interesante.

Në një nga videon, shihet edhe Ermali duke e kënduar gruan "shumë urime për ty"./Lajmi.net/

18579063_10155275988804362_1626951248_n 18578763_10155275988884362_1104862541_n 18600805_10155275989059362_746109989_n

 

Mustafa shpreh dhembje të thellë për vdekjen e Agim Kikës: Ishte shembull në LDK

Posted: 18 May 2017 11:30 PM PDT

Isa Mustafa /Foto Arkiva

Mustafa ka thënë, se Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

"Të dashur miq,

Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.

E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar", shkruan ai. /Lajmi.net/

Gecaj: U prefsh në paqe Agim Kikaj

Posted: 18 May 2017 11:22 PM PDT

agim kikaj

Gecaj ka thënë, se Kikaj ishte aktivist shumëvjeçar i LDK-së, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar, raporton lajmi.net.

"Mbrëmë u nda fizikisht nga ne Agim Kikaj, deputeti ndër më konstruktivët, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar. Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën punove pandashëm dhe zoti të bekoftë miku im Agim. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në fshatin Lupq i Poshtëm", shkruan ai në Facebook. /Lajmi.net.

Hiqet “çadra e lirisë” para Kryeministrisë, nis qarkullimi i mjeteve në bulevard

Posted: 18 May 2017 11:12 PM PDT

Protestuesit e lanë çadrën mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që i komunikoi protestuesve se ajo do të hiqej.

Menjëherë pas kësaj protestuesit u larguan për në selinë e PD, dhe në bulevard nisi puna për çmontimin e çadrës.

Mëngjesin e sotëm në bulevard është lejuar edhe qarkullimi i automjeteve.

Opozita ngriti çadrën para godinës së Kryeministrisë, në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por pas marrëveshjes së arritur duke u gdhirë e enjte, mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi.

Rihanna shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kana (Foto)

Posted: 18 May 2017 11:09 PM PDT

E një nga këngatret dhe aktoret që ka shkëlqyer në festival ka qenë Rihanna, shkruan lajmi.net

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka hedhur ca foto nga eventi dhe dukej tejet elegante në fustanin e zi.

Duke e ditur stilin dhe paraqitjen e saj në evente të tilla, RiRi kësaj here ka befasuar me këtë prezantim që ishte jo për të rënë shumë në sy./Lajmi.net/

playing around in my Rihanna ❤️ Chopard collection! #Cannes2017 #RihannaLovesChopard

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

Rihanna ❤ @Chopard

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

#Cannes2017

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

#RihannaLovesChopard

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

BE: Takim i liderëve të Ballkanit

Posted: 18 May 2017 11:02 PM PDT

Frederica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se "do të diskutuohet situata në rajon" dhe "do të shikohet së bashku rruga përpara".

Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale. /rel/

 

“Hoti mijëra herë më i përgatitur se Kurti dhe Haradinaj”

Posted: 18 May 2017 10:51 PM PDT

Sokol Havolli

"Kandidati i LDK-së është mijëra kilometra larg se dy kandidatët e partive tjera", ka thënë Havolli.

"Nëse Hoti nuk ka bërë ndryshime atëherë s'di çka quajmë ndryshim", ka deklaruar Havolli në Ora e Fundit.

Sipas tij Hoti ka shtyrë reformat e mundshme fiskale që merren shembull edhe nga vendet tjera.

"LDK është e hapur për ta zhvilluar vendin më tutje dhe kjo do të bëhet me Avdullah Hotin si kryeministër", ka theksuar ai.

Sipas Havollit të gjithë qytetarët e dinë se LDK që do të vazhdojë me rezultate të jashtëzakonshme dhe do të jetë fituese, përballë një koalicioni që ai thotë që u bë bashkë nga paniku.

 

"Kurse ne arritëm një koalicion natyral", ka përfunduar ai.

Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Posted: 18 May 2017 10:43 PM PDT

Kikaj ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.

Kikaj kishte besimin e Degës së LDK-së në Podujevë, pjesë e së cilës ka qenë ai, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë njofton Klan Kosova.

Këta janë të propozuarit nga dega e LDK-së në Podujevë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kikaj: Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu.

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more