Skip to main content

“Kjo ishte intervista e fundit e deputetit të LDK-së që vdiq mbrëmë (Video)” plus 9 more GazetaBlic

“Kjo ishte intervista e fundit e deputetit të LDK-së që vdiq mbrëmë (Video)” plus 9 more GazetaBlic


Kjo ishte intervista e fundit e deputetit të LDK-së që vdiq mbrëmë (Video)

Posted: 18 May 2017 10:46 PM PDT

Mbrëmë ka vdekur deputeti i LDK-së në legjislaturën e fundit, Agim Kikaj.

Burime të mediumeve të ndryshme kanë thënë se Kikaj ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, shkruan Periskopi.

Kikaj ishte mjaft prezenet në media si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E fundit intervistë e tij ishte në emisionin Interaktiv të KTV-së me gazetarin Xhemaj Rexha.

Më 8 maj të këtij viti, Kikaj ishte ftuar në emision për të folur rreth demarkacionit dhe zgjedhjeve të reja në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor.

Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Po ashtu, ai ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie. /Periskopi/

The post Kjo ishte intervista e fundit e deputetit të LDK-së që vdiq mbrëmë (Video) appeared first on GazetaBlic.

Si gjithmonë shqiptarët ngado që shkojnë bëjnë probleme, ja çka bëjnë në Holandë (Video)

Posted: 18 May 2017 10:45 PM PDT

Një ngjarje disi e pazakontë ka për protagonistë disa të rinj shqiptarë në Roterdam të Hollandës. Ata kanë filmuar një skenë makabre për adhuruesit e kafshëve. Djemtë ndodhen në një ambient ku mendohet se është shtëpi private.

Aty ka një dhomë ku ndodhen disa sirtarë me gjarpërinj. Të rinjtë marrin disa minj dhe ua hedhin një numri të madh gjarpërinjsh dhe më pas filmojnë skenën se si minjtë e gjorë mbyten prej tyre, shkruan Joq.

Aty ndodhet edhe një person i cili diku nga mesi i videos fillon të flasë anglisht. Mendohet se ai është i zoti i ambientit.

The post Si gjithmonë shqiptarët ngado që shkojnë bëjnë probleme, ja çka bëjnë në Holandë (Video) appeared first on GazetaBlic.

Sonte në ora 00:00 përfundon afati i dorëzimit të Listave zgjedhore të Partive!

Posted: 18 May 2017 10:44 PM PDT

Sonte është afati i fundit kur Partitë politike kanë kufirin kohor për t’i dorëzuar listat zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 Qershor.

Derisa dje ka patur shumë mbledhje, lajme të konfirmuara por edhe asosh pa konfirmim, është kjo e premte dita kur koalicionet Parazgjedhore rreth PDK-AAK-NISMA, LDK-AKR dhe VV! si dhe Lista Serbe, edhe zyrtarisht do t’i dorëzojnë listat e tyre me kandidatët për deputetë.

Derisa dje në opinion kanë dalur një sërë informatash për listat zgjedhore të AAK-së, LDK-së dhe partive tjera, PDK ende s’ka lëshuar lista në opinion. LDK ende ka lënë mundësi të hapura për sot, kurse AAK e Nisma duket që tashmë kanë mbyllur këto tema.

Mbetet të shihet edhe sot nëse dhe sa do të ketë aderime në mënyrë që në mesnatë të dorëzohen këto lista./Gazeta Blic/

The post Sonte në ora 00:00 përfundon afati i dorëzimit të Listave zgjedhore të Partive! appeared first on GazetaBlic.

​Mbahet punëtoria “Dhënia fund e dhunës kundër grave”

Posted: 18 May 2017 10:37 PM PDT

Sot në Prishtinë mbahet punëtoria “Dhënia fund e dhunës kundër grave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi: Zbatimi i normave, ndryshimi i mendjeve”.

Punëtoria është pjesë e programit trevjeçar “Zbatimi i normave, ndryshimi i mendjeve”, e cila është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim dhënien fund të diskriminimit mbi baza gjinore dhe dhunës kundër grave, me fokus të posaçëm tek grupet e margjinalizuara në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Komponenta e vendit brenda projektit rajonal, objektivat, rezultatet e pritshme dhe aktivitetet e planifikuara do të prezantohen gjatë punëtorisë.

The post ​Mbahet punëtoria “Dhënia fund e dhunës kundër grave" appeared first on GazetaBlic.

Gjykata Speciale mund të përdorë edhe “dosjet e vjetra” si dëshmi!

Posted: 18 May 2017 10:36 PM PDT

Të akuzuarit e Gjykatës Speciale mund të përballen me dëshmitarë, ballafaqimi me të cilët nuk do t'u mundësohet. Kjo, për shkak se dëshmi të vjetra mund të përdoren kundër tyre.

Dosja për ta do të ndërtohet edhe me dëshmi, mbi bazën e të cilave është hartuar raporti i senatorit Dick Marty, dokument ky që mban vulën e Këshillit të Evropës. Specialja do t'i konsiderojë edhe deklaratat dhe provat që janë trajtuar menjëherë pas lufte nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë, pastaj nga gjykatat e Kosovës, e madje edhe nga gjykatat në Serbi. Ato kërkohet të jenë përkatëse për vepra penale brenda juridiksionit lëndor të Speciales.

Kështu e mundëson Rregullorja e Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara, e cila brenda pak ditësh pritet të hyjë në fuqi. Rregullorja ishte konfidenciale. Së fundmi i është hequr ky status sigurie. Ajo është miratuar në seancë plenare, por disa rregulla të saj janë shpallur jokushtetuese.

The post Gjykata Speciale mund të përdorë edhe "dosjet e vjetra" si dëshmi! appeared first on GazetaBlic.

Dhurata Ahmetaj tejet seksi në klipin e ri (Foto)

Posted: 18 May 2017 10:35 PM PDT

Dhurata Ahmetaj ka folur ditë më parë rreth këngë së re.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer detajet rreth kësaj kënge pranverore, e cila është punuar me një përkushtim të madh.

"Sapo kam përfunduar përgatitjet për projektin e ri. Normalisht që një projekt muzikor do përkushtim të madh deri në ditën e lansimit, por gjithçka bëhet më e lehtë kur punon me njerëzit e duhur. Kënga është krijim i Yll Limanit dhe studios Room6", ka thënë Dhurata.

Këngëtarja kohë pas kohe po publikon fotografi në rrjetet sociale ku po i zbulon fansave pjesë të videoklipit.

Më poshtë mund të shihni një pozë teksa bije në sy gjoksi i këngëtares dhe këmbë seksi.

The post Dhurata Ahmetaj tejet seksi në klipin e ri (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Ja Pasuritë familjare të kandidatëve për kryeministër

Posted: 18 May 2017 10:35 PM PDT

Kandidatët zyrtarisht të nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinaj (PDK-AAK-NISMA) dhe Avdullah Hoti (LDK-AKR), si dhe kandidati i pritshëm nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në deklarimin e tyre të pasurisë kanë treguar sa kanë para të thata, pasuri të luajtshme e paluajtshme, si dhe sa kanë të hyra vjetore.

Derisa Haradinaj e Hoti kanë të deklaruar pasurinë e luajtshme dhe atë të paluajtshme, Kurti nuk ka deklaruar që ka të tillë.

Pasuria e luajtshme familjare e Haradinajt është më e madhja, krahasuar me dy kundër kandidatët e tij. Ai ka deklaruar 68 mijë euro vetura e motoçikletë, Avdullah Hoti 5800, ndërsa Albin Kurti nuk ka të deklaruar asgjë.

E njëjta vlen edhe për pasurinë e paluajtshme familjare, ku ajo e Haradinajt mbetet prapë më e madhja. Ai ka të deklaruar 672 mijë e 300 euro shtëpi e tokë, Avdullah Hoti 128 mijë, ndërsa Kurti përsëri nuk ka të deklaruar asgjë.

Sa i përket parave të gatshme, Albin Kurti nuk ka deklaruar asnjë cent në emrin e tij, por ka deklaruar 85 mijë euro në emër të gruas. Haradinaj ka 13 mijë euro para të gatshme ndërsa Hoti ka 19 mijë e 235 euro.

Sa u përket të hyrave vjetore, Haradinaj ka 28 mijë e 476 euro të hyra vjetore, Hoti 43 mijë e 113 euro, ndërsa Kurti 18 mijë e 824 euro.

The post Ja Pasuritë familjare të kandidatëve për kryeministër appeared first on GazetaBlic.

Harta e dhimbjeve të barkut, ju tregon se çfarë sëmundje keni

Posted: 18 May 2017 10:33 PM PDT

Shumica prej nesh vuan nga dhimbja e stomakut, shpesh pa kuptuar shkakun.
Ekzistojnë shumë organe në zonën e barkut, dhe në shumë raste dhimbjet e një organi të caktuar reflektohen tek të tjerët.

Ky artikull do të ju shërbejë si një udhëzues i vogël për të kuptuar se nga vijnë dhimbjet. Por për të qenë të sigurt duhet edhe të konsultoheni me një specialist.

Zona 1: Në këtë pjesë që gjendet poshtë brinjëve të krahut të djathtë gjendet fshikëza e tëmthit (mund të jetë një gurë në tëmth) dhe pankreasi.

Zona 2: Kjo zonë gjendet në hyrje të stomakut kështu nëse ndieni dhimbje këtu mund të bëhet fjalë për refluks gastroezofageal, gur tëmthi ose mostretje.

Zona 3: Gjendet poshtë brinjëve, në krah të majtë, dhimbja në këtë zonë mund të jetë tregues i një inflamacioni të duodenum apo ulçër.

Zona 4: Poshtë legenit, në pjesën e djathtë të trupit, dhimbja mund të shkaktohet nga një inflamacion i zorrës së trashë, për shembull nga koliti. Nëse dhimbja prek edhe pjesën e pasme mund të bëhet fjalë për probleme lombare.

Zona 5: Në këtë pjesë, përveç kërthizës gjendet edhe pankreasi. Nuk mund të përjashtohen fakti se dhimbja mund të vijë nga organet që lidhen me to, kështu dhimbja mund të tregojë se vuan nga ulcera në stomak.

Zona 6: Sipër legenit, në krahun e majtë, një dhimbje në këtë zonë mund të jetë treguesi i një inflamacioni të zorrës së madhe ose të divertikolit, shkruan Shije.

Zona 7: Në këtë zonë gjendet kocka e legenit dhe artikulacioni koskofemoral (i ankës): dhimbja mund të vijë nga veshka e djathtë. Ndërsa tek gratë mund të bëhet fjalë për ndonjë problem ovarian.

Zona 8: Sipër kockës pubike, poshtë kërthizës, nëse dhimbja ndjehet edhe në pjesën e pasme (shpine) mund të bëhet fjalë për një problem lombar. Nëse dhimbja është prezente vetëm në pjesën e përparme të trupit, me shumë gjasa bëhet fjalë për kolit (inflamacion i zorrës së trashë).

Zona 9: Mbi kockën e legenit, në krahun e majtë, nëse je grua mund të bëhet fjalë për probleme me vezoren e majtë. Nëse dhimbja arrin pjesën e poshtme të trupit apo këmbët mund të bëhet fjalë për gurë në veshka.

The post Harta e dhimbjeve të barkut, ju tregon se çfarë sëmundje keni appeared first on GazetaBlic.

Daci: Mustafa të tërhiqet nga udhëheqja e LDK-së, kryetar të bëhet Lutfi Haziri

Posted: 18 May 2017 10:26 PM PDT

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, që sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka sugjeruar Isa Mustafës ta lë postin e kryetarit të partisë pas tërheqjes nga kandidatura për kryeministër.

Në intervistën dhënë për gazetën "Epoka e re", Daci ka thënë se e ka përkrahur Mustafën në "luftë" me Fatmir Sejdiun, pasi ka menduar se është më i freskët për LDK-në.

"Tash mendoj se është mençuri e madhe që ai të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, sepse për atë parti nuk ka bërë kurrë shumë mund", ka thënë Daci.

Ai ka thënë se rritja e LDK-së mund të ndodhë vetëm nëse kjo parti kthehet në shtratin e rugovizimit.

Daci ka thënë se kryetar i ardhshëm i LDK-së duhet të vijë Lutfi Haziri.

Ai ka bërë me dije se nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Daci ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit vendin e presin shumë sfida dhe duhet të vijë në krye të shtetit një udhëheqje politike që ka energji për punë.

The post Daci: Mustafa të tërhiqet nga udhëheqja e LDK-së, kryetar të bëhet Lutfi Haziri appeared first on GazetaBlic.

Sot shënohet 18-vjetori i masakrës serbe në Burgun e Dubravës

Posted: 18 May 2017 10:18 PM PDT

18 vite më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit Sllobodan Milloseviq.

18 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Edhe pas 18 vitesh, për këtë masakër nuk është dënuar askush./KosovaPress/

The post Sot shënohet 18-vjetori i masakrës serbe në Burgun e Dubravës appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more