Skip to main content

INSAJDERI: “PDK ende nuk e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë” plus 19 more

INSAJDERI: “PDK ende nuk e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë” plus 19 more


PDK ende nuk e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë

Posted: 19 May 2017 09:35 AM PDT

Aktualisht në selinë qendrore të kësaj partie është duke u zhvilluar edhe një mbledhje ku po marrin pjesë Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Zenun Pajaziti dhe zyrtarë tjerë, raporton lajmi.net

Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që në listën e saj të ketë 55 deputetë, kurse 55 tjerë do të jenë nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.

Bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Afati i fundit për dorëzimin e listave është sonte në ora 24:00 në selinë e KQZ-së. /Lajmi.net/

 

The post PDK ende nuk e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë appeared first on INSAJDERI.

Itali, sërish drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë

Posted: 19 May 2017 09:21 AM PDT

Në një tjetër operacion, të kryer natën mes së enjtes dhe së premtes në lokalitetin Teneca di Molfeta, policia italiane ka sekuestruar 1.8 tonelata marijuanë, njofton Top Channel.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave sekuestrimi është bërë në zonën Bishelia, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako.

Sipas hetuesve, me t'u hedhur në treg droga do të kapte vlerën e 13 milionë eurove. Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë, të moshave nga 27 në 50 vjeç.

Dy prej tyre, 40 dhe 50 vjeç, tentuan t'i shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, veprim nga i cili mbetën të lënduar dhe u prangosën lehtë nga uniformat blu.

Ndonëse nën arrest, ata u shoqëruan në spitalin e Barit për të marrë ndihmë mjekësore. Të katërt akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

The post Itali, sërish drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë appeared first on INSAJDERI.

Në Afganistan vriten 11 anëtarë të një familjeje

Posted: 19 May 2017 09:13 AM PDT

Njëmbëdhjetë veta të së njëjtës familje u vranë nga shpërthimi i bombës në provincën Logar të Afgansitanit.

Viktimat ishin rrugës për një dasmë, kur automjeti i tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës.

Pesë fëmijë, pesë gra dhe një burrë janë në mesin e të vrarëve, tha guvernatori i qarkut Agha, Nasir Amin, i cili konfrimoi se të gjitha viktimat janë pjesëtarë të një familjeje.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të publikuar në muajin shkurt, së paku 3,498 civilë janë vrarë në vitin 2016 në Afganistan, ndërsa 7,920 të tjerë janë plagosur.(rel)

 

The post Në Afganistan vriten 11 anëtarë të një familjeje appeared first on INSAJDERI.

Ushtari serb takon “armiqtë” që i shpëtuan jetën

Posted: 19 May 2017 09:05 AM PDT

Pasi ushtari serb i Bosnjës, Nikola Barisiç shkeli një minë tokësore, jeta e tij u shpëtua nga trupat dhe mjekët "armiq" – dhe tani ai është rikthyer për t'i dhuruar mijëra euro spitalit të tyre në shenjë mirënjohjeje.

Ndërsa Nikola Barisiç priste vdekjen për nëntë ditë në një mal pasi kishte shkelur një minë tokësore në vitin 1995, ai nuk mendoi kurrë se jeta e tij do t shpëtohej nga armiku.

Të premten ai udhëtoi drejt Travnikut në Bosnjën qendrore, për të vizituar dhe për t'i dhuruar 3,000 euro spitalit që i shpëtoi jetën dhe për të përshëndetur mjekun që i preu këmbët.

Por Mirsad Granov, drejtori i spitalit, nuk është më thjesht vetëm shpëtimtar i tij.

Bashkë me anëtarët e ekipit të tij të operacioneve të kohës së luftës, dr. Zlatan Zivanoviç dhe dr. Zoran Banjaç, dr. Granov – i cili i qëndroi tepër besnik Betimit të tij të Hipokratit edhe gjatë konfuzionit dhe tmerreve të luftës së Bosnjës 1992-1995 – e mirëpriti atë si një mik i vjetër.

"Nuk mund ta harroj kurrë atë, këta njerëz dhe këtë spital," tha Barisiç, ndërsa dorëzonte paratë, që do të përdoren për pajisjet spitalore.

Për dr. Granov, 3.000 eurot e Barisiçit përfaqësojnë shumë më tepër se atë.

"Kjo nuk mund të matet," tha ai, duke shtuar se donacioni i Barisiçit është njësoj sikur një manjat t'i kishte dhuruar disa ndërtesa spitalit.

"Fatkeqësia mund t'i ndajë njerëzit, por gjithashtu mund t'i bashkojë njerëzit," thotë dr. Granov ndërsa kujton mbijetesën e vështirë të Barisiçit.

"Nikola i humbi të dyja këmbët, por ai e mbajti mend shtëpinë në të cilën kaloi më shumë se dy muaj në një periudhë çnjerëzore, por në një ambient njerëzor," shtoi doktori, shkruan Reporter.al

Në vitin 1995, Barisiç ishte një ushtar në forcat e armatosura të Republikës Serbe të Krajinës dhe nuk pranoi të dorëzohej kur forcat kroate e morën zonën gjatë Operacionit Stuhia.

Në vend të kësaj, ai rendi të shpëtonte jetën e tij.

Ai vendosi të ndërmerrte një udhëtim të gjatë në terrenin malor të Bosnjës drejt Serbisë – në këmbë.

Udhëtimi i gjatë filloi në gusht 1995, ndërsa ai i fshihej forcave kroate duke kërkuar nëpër bunkerë të braktisur për ushqime të mbetura dhe duke mbledhur manaferra dhe mollë në pyll për të mbijetuar.

Por në fund të tetorit, Barisiç shkeli mbi një minë tokësore në malin Komar, pranë Travnikut.

Ai humbi këmbën.

Ai kaloi nëntë ditë në një kasolle të braktisur në mal në agoni, me asgjë tjetër veçse ujë për të pirë – duke pritur vdekjen.

Pritja e tij përfundoi kur ai dëgjoi anëtarët e Ushtrisë Boshnjake, një tjetër ushtri e pamëshirshme, duke kaluar pranë vendit ku ai po fshihej.

Ushtarët e Ushtrisë Boshnjake dhe trupat serbe të Bosnjës kishin luftuar në mënyrë të pamëshirshme me njëri-tjetrin gjatë të gjithë luftës, por sidomos në vitin 1995, kur hartat e vendit po ndryshoheshin në mënyrë brutale, për t'u vulosur përfundimisht në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e nënshkruar në nëntor.

Pak muaj para se të binte zona e Krajinës, trupat serbe të Bosnjës kishin kryer masakrat e Srebrenicës – më vonë të përcaktuara në gjykatë si një akt gjenocidi kundër boshnjakëve.

Por Barisiç, i cili tashmë kishte ngelur vetëm lëkurë dhe kocka, donte t'i jepte fund vuajtjes së tij dhe ai i lejoi me dashje ushtarët e Ushtrisë Boshnjake të kuptonin se ai ishte atje.

Por në vend që ta vrisnin, ushtarët e çuan Barisiçin në spitalin në Travnik, i drejtuar nga kirurgu i lindur në Sarajevë, dr. Gravov, i cili i trajtonte të gjithë të plagosurit pavarësisht nëse ata ishin serbë, kroatë apo boshnjakë.

Gjëja tjetër që mban mend Barisiçi është se u zgjua pasi kirurgu i preu këmbën e plagosur duke i shpëtuar kështu jetën.

Në fillim të nëntorit, u desh t'i prisnin edhe këmbën tjetër – pasi ajo ngriu ndërsa ai ishte në mal.

Granov u kujdes për Barisiçin gjatë të gjithë periudhës së shërimit të tij, njësoj siç vepron me të gjithë pacientët e tij.

Ushtari u largua nga spitali drejt Serbisë në fillim të vitit 1996, pasi lufta mbaroi – por ai do t'i ishte gjithmonë mirënjohës doktorit që s'do t'ia harronte kurrë fytyrën.

Sot ai jeton në Batajnica pranë Beogradit dhe deri së fundmi, dëshira e tij më e madhe ishte të takonte përsëri dr. Granovin.

Dëshira e tij u përmbush në fund të prillit të këtij viti, kur doktori udhëtoi drejt Serbisë për një kongres.

Të dy kontaktuan bashkë dhe një organizatë vendase lajmesh, Krajiske Novine, organizoi takimin e tyre në një restorant lokal në Novi Sad.

Dr. Granov solli gjithashtu gruan dhe dy miq të tij të ngushtë që të takonin Barisiçin.

Të dy biseduan, shkëmbyen eksperiencat e tyre të kohës së luftës dhe vendosën se ata ishin "vëllezër për jetë".

Barisiç më pas vizitoi përsëri spitalin në Travnkik, vendin ku ai "rilindi për herë të dytë", ku ai luftoi që të mbijetonte nën kujdesin e dr. Granov.

"Uroj që lufta dhe vuajtja të mos ndodhë më kurrë," tha Barisiç, duke përmbajtur emocionet e tij.

"Në luftë, të gjithë humbasin dhe njerëzit e thjeshtë nuk e duan luftën.”/Reporter.al

The post Ushtari serb takon "armiqtë" që i shpëtuan jetën appeared first on INSAJDERI.

Data e shortit dhe 9 kundërshtarët e mundshëm të Trepçës 89 në “Champions”

Posted: 19 May 2017 08:45 AM PDT

Më 20 qershor kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89' do të mësojë kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nga nëntë skuadra që mund t'i bien përball Trepçës 89' në shortin e 20 qershorit që do të mbahet në Nyon të Zvicrës, gjashtë prej tyre tashmë janë të sigurta.

The New Saints (Uells), Linfield (Irlandë Veriore), Vikingur Gota (Islandë), FC SantaColoma (Andorrë), Hibernians FC (Maltë) dhe FC Tallinn (Estoni) janë të sigurta në këtë short, pasi janë shpallur kampionë në shtetet përkatëse.

Përpos këtyre skuadrave, edhe tri skuadra të tjera, kampionet e ligave të futbollit në Gjibraltar, Armeni dhe San Marino do të përcaktohen gjatë kësaj fundjave.

Kampioni i Ligës së Gjibraltarit ende nuk është përcaktuar ende, mirëpo Europa FC është duke kryesuar kampionatin, një xhiro para përfundimit.

Ndërkaq, Alashkert është duke udhëhequr elitën e futbollit armen dhe një xhiro para përfundimit ndodhet me tre pikë më shumë se sa skuadra e vendit të dytë, Gandazsar.

Ndërsa në San Marino, skuadra e La Florita është duke kryesuar kampionatin dhe me shumë mundësi do të shpallet kampion i këtij shteti këtë javë. /Insajderi.com

The post Data e shortit dhe 9 kundërshtarët e mundshëm të Trepçës 89 në “Champions” appeared first on INSAJDERI.

Kosovarja që inkurajon të huajit të marrin nënshtetësi zvicerane

Posted: 19 May 2017 08:39 AM PDT

Partia Socialdemokrate në Derendingen së bashku me seksionin për Migracion të SP-së Kantonit Solothurn kishte ftuar rreth 100 të rinj me prejardhje të huaj, pa pasaportë zvicerane për një takim të karakterit informativ lidhur me mundësitë për të fituar shtetësinë zvicerane.

Përgjegjësinë për këtë aktivitet dhe pastaj drejtimin e tij e kanë marrë Kosovare Rrustemi dhe Suthakaran Ganapathipillai, shkruan solothurnerzeitung.ch.

Ndërsa si i ftuar, ka folur për këtë problematikë Florim Kadriu, aktivist i  njohur i SP-së dhe i Sindikatës Unia.

"Nga 1 janari 2018 si kusht për inicimin e procedurës së natyralizimit (kërkimin e pasaportës zvicerane) do të jetë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit, Vizës C. Kjo do të bëjë që studentët dhe personat tjerë të cilët pas ardhjes në Zvicër nuk kanë të ardhura të mjaftueshme sa për ta fituar vizën C, mbeten të diskriminuar", ka thënë Ganapathipillai, transmeton albinfo.ch.

Për këtë arsye ai i inkurajoi migrantët që kanë plotësuar kushtet (sipas ligjit që ende është në fuqi) për të nisur procedurën e natyralizimit qysh gjatë këtij viti.

Ndërsa Kosovare Rrustemi ka bërë sqarimin e përmbajtjes së iniciativës për natyralizim të lehtësuar të gjeneratës së tretë, që u miratua pak muaj më parë nga populli zviceran. "Me këtë procedurë, barrierat për natyralizim të brezit të tretë do të bëhen dukshëm më të vogla", fjalët e politikanes së re shqiptarozvicerane.

"Kështu, hiqet testi i gjermanishtes, shkurtohet dhe kushton më lirë procedura dhe, çka është më e rëndësishmja është se  gjithçka do të përpunohet nga federata, duke mundësuar kështu një vlerësim unik për të gjithë njësoj".

Në përmbyllje, ishte konstatim i përgjithshëm i pjesëmarrësve se natyralizimi sjell përparësi për migrantët. Kjo për faktin se vetëm personat me pasaportë zvicerane kanë mundësi të marrin pjesë në proceset politike dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes, thuhet në një komunikatë të SP Derendingen./Insajderi.com

The post Kosovarja që inkurajon të huajit të marrin nënshtetësi zvicerane appeared first on INSAJDERI.

200 milionë funte për afatin kalimtar të verës

Posted: 19 May 2017 08:30 AM PDT

Fitimi i titullit kampion në Premier Ligën angleze duket se ja ka hapur oreksin manjatit rus Roman Abramovich. Presidenti i Chelsea kërkon të triumfojë edhe në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye ka vendosur të investojë shifra marramendëse për forcimin e skuadrës.

Ky lajm është bërë publik nga media britanike "The Telegraph" sipas së cilës rusi, ka akorduar 200 milion funte për merkaton e bluve

Si fillim Abramovich duhet të bindë trajnerin Konte për tu mos u larguar nga Londra si dhe do kërkojnë të mbajnë portierin Courtois  duke i ofruar një kontratë të re me pagë 150 mijë paund në javë.

Prioritet është dhe qëndrimi i yllit të skuadrës, belgut, Eden Hazard i cili është vënë në shënjestër nga mjaft klube të mëdha. Talenti Kilian Mbape dhe mesfushori Bakajoko janë dy objektivat e Chelsea në ketë merkato. Këta dy lojtarë kërkohen me ngulm nga trajneri italian.

 

The post 200 milionë funte për afatin kalimtar të verës appeared first on INSAJDERI.

Zaev bisedon me Ahmetin për formimin e Qeverisë së re

Posted: 19 May 2017 08:29 AM PDT

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev ka biseduar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin për formimin e koalicionit qeverisës.

Petre Shilegov, zyrtar i lartë i Social Demokratëve, tha se shpreson që shumë shpejtë të përfundojnë negociatat rreth formimit të Qeverisë dhe vendi t'i kthehet normalitetit.

"Gjatë bisedimeve do të definohen pozicionet e të gjitha partive politike, qoftë përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë në Qeveri duke drejtuar ndonjë Ministri ose mbështetjes politike të qeverisë duke mos u kyçur drejtpërdrejtë në qeverinë e re", ka theksuar Shilegov.

Ai ka demantuar informacionet se bisedimet kanë hyrë në fazën e ndarjes së dikastereve dhe emrat që përmenden në opinion i ka cilësuar si spekulime.

"Aspak nuk është e rëndësishme ndarja e dikastereve ministrore mes partive politike apo emrat të cilat do ti drejtojnë dikasteret e caktuara. Më e rëndësishme është vendosja e parimeve të funksionimit të shtetit ligjor", ka nënvizuar Shilegov.

Ndërkaq nga Lëvizja Besa për Radion Evropa e Lirë kanë konfirmuar se janë ftuar në selinë e Social Demokratëve, e cila kryesohet nga Zoran Zaev, për të biseduar rreth mundësisë që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Po ashtu, aty theksohet se mbeten në qëndrimin se kusht për të marrë pjesë në Qeveri është mospërfshirja zyrtarëve nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike.

"Edhe pse angazhohemi për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, vendimi përfundimtar do të varet nga rrjedha e bisedimeve", ka nënvizuar Zeqiria Ibrahimi, deputet i Lëvizjes Besa.

Ndërkaq Arben Taravari nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila kryeson me Aleancën për Shqiptarët, tha për Radion Evropa e Lirë se shpreson që të gjitha subjektet politike, të cilët i dhanë mbështetje Zaevit që të marrë mandatin, do t'i qasen me konstruktivitet formimit të Qeverisë reformatore.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë paralajmëruar se pavarësisht rrjedhës së bisedimeve për Qeverinë, në Kuvend do të iniciojnë propozimet e para ligjore të cilat vlerësohen si urgjente.

Ligji i parë të cilin do ta dorëzojnë në procedurë parlamentare është propozim-ligji për heqjen e testimit ekstern.

Pas kësaj ka reaguar VMRO-DPMNE e drejtuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, duke e cilësuar këtë vendim si të papërgjegjshëm dhe që dëmton cilësinë e arsimit.

"Partitë politike në asnjë mënyrë nuk duhet të ulin kriteret që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit. Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern është mënyrë e trajtimit të një pjese të prindërve si votues potencial, e jo si njerëz të cilëve shteti duhet t'u sigurojë arsim më të mirë për fëmijët e tyre që të jenë më të suksesshëm në jetën e tyre", ka theksuar Spiro Ristovski, zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Edhe gjatë fundjavës priten bisedime intensive mes partive që përbëjnë shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. (REL)

The post Zaev bisedon me Ahmetin për formimin e Qeverisë së re appeared first on INSAJDERI.

Shkarkohet bordi i “Trafikut Urban”

Posted: 19 May 2017 08:27 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka njoftuar se sot është shkarkuar bordi i ‘Trafikut Urban’.

Ahmeti ka treguar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, është marr vendimi të shkarkohet  bordi i 'Trafikut Urban', të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi dhe të hapet konkurs për anëtarët e rinj të bordit.

Ahmeti e ka quajtur lajm fantastik shkarkimin e anëtarëve të kësaj ndërmarrje ku sipas tij po mundoheshin ta pengojnë punën e kësaj ndërmarrje.

"Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes", ka shkruar Ahmeti.

Problemet mes punëtorëve të 'Trafikut Urban' dhe kësaj ishin të shpeshta kur disa herë punëtorët ishin futur në grevë, madje edhe duke bojkotuar punën.

Në njërin prej rasteve punëtorët e 'Trafikut Urban' kishin bojkotuar punën pasi ishte bllokuar xhirollogaria e ish-shefit të kësaj ndërmarrje Halil Mustafa./Insajderi.com

The post Shkarkohet bordi i “Trafikut Urban” appeared first on INSAJDERI.

Daçiq shqetësohet për “respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”

Posted: 19 May 2017 08:16 AM PDT

Zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, në mbledhjen e 127-të të komiteteve të ministrave të Këshillit Evropian në Nikozi, ka thënë se Serbia me keqardhje vërteton që edhe pas kaq viteve të implementimit të projekteve të Këshillit Evropian, nuk ka pasur ndonjë progres madhor në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

"Kjo vërehet veçanërisht në jetën e përditshme të njerëzve të cilët nuk janë pjesë e komunitetit etnik shqiptar – shumica serbë", ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se të drejtat ende po shkelen dhe nevojitet të ketë mbrojtje shtesë nga siguria fizike apo ligjore deri tek të drejtat që kanë të bëjnë me pronën, kulturën dhe respektimin e lirive fetare, duke përfshirë këtu edhe qasjen në trashëgiminë kulturore dhe fetare.

"Mbi 200 mijë persona të zhvendosur me forcë nuk mund ende të kthehen në shtëpitë e tyre", ka thënë Daçiq në një konferencë për fuqizim të sigurisë demokratike në Evropë.

Daçiq u takua me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, në Nikozi ku ata diskutuan për situatën në regjion, duke shprehur shqetësim për deklaratat nga përfaqësuesit shqiptarë për krijimin e të ashtu quajturës Shqipëri e Madhe.

"Ata shkëmbyen pikëpamje për bashkëpunim bilateral dhe multilateral", ka shkruar Ministria e Marrëdhënieve të Jashtme e Serbisë në një deklaratë.

Daçiq ka mbajtur një takim edhe me ministrin e jashtëm portugez, Santos Silva, me të cilin gjithashtu janë pajtuar për raporte bilaterale dhe mbështetje për përmirësim të bashkëpunimit. /Insajderi.com

The post Daçiq shqetësohet për “respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” appeared first on INSAJDERI.

Dënohet me 23 vjet burg personi që kreu vrasje në Mazgit

Posted: 19 May 2017 08:02 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka dënuar me 23 vjet burgim, F.K për një vrasje të kryer për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Rasti kishte ndodhur në vitin 2012 në fshatin Mazgit të Obiliqit, fillimisht dy personat e akuzuar F.K dhe M.K, kishin filluar përleshjen me tre persona të tjerë, A.S., S.S. dhe M.M.

Personi me iniciale F.K kishte nxjerr revolen e kalibrit 7.65 dhe kishte gjuajtur me të, si pasoj A.S kishte marrë lëndime të rënda trupore, i cili kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të akuzuarit F.K në dënimin e shqiptuar i është  llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 nëntori i vitit 2012 dhe i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ndërsa i akuzuar tjetër i këtij rasti, M.K është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave.

Palët do të kenë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës./Insajderi.com

The post Dënohet me 23 vjet burg personi që kreu vrasje në Mazgit appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Zyrës së BE-së dhe EULEX-it për partitë politike

Posted: 19 May 2017 07:47 AM PDT

Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX në një deklaratë të përbashkët u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë, si dhe të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare.

"Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë që ato të zhvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm për pozitën e lartë që ata mbajnë. Kosova meriton përfaqësues të pozitës dhe autoritetit të lartë moral", thuhet në komunikatë.

"Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kosova meriton kandidatët që përmbushin standardet më të larta për zyrtarët publikë".

Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX shpresojnë për një fushatë të qetë dhe të hapur parazgjedhore ku mosmarrëveshjet shprehen në një mënyrë konstruktive dhe paqësore e cila promovon pluralizmin dhe tolerancën për mendime të ndryshme.

Zyra e BE-së në Kosovë dhe EULEX po ashtu kanë premtuar se pas zgjedhjeve do të punojnë me përfaqësuesit që zgjedhin qytetarët e Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet ekonomike e politike në bazë të përkushtimit të përbashkët, përfshirë edhe angazhimet në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës dhe Agjendës për Reforma Evropiane./Insajderi.com

The post Kërkesa e Zyrës së BE-së dhe EULEX-it për partitë politike appeared first on INSAJDERI.

Rinovimi i stadiumit “Adem Jashari” përfundon në fund të qershorit

Posted: 19 May 2017 07:45 AM PDT

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” është duke ecur me ritëm të mirë, ka vlerësuar sot drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Stadiumi Olimpik në Mitrvoicë u vizitua sot nga Alaj dhe zyrtari i UEFA-së, Petr Fousek. Siç ka njoftuar drejtori i Departamentit të Sportit, i dërguari i UEFA-së është ndarë i kënaqur nga punimet.

Sipas Ibër Alajt, punimet janë duke u zhvilluar intensivisht.

"Sot vizituam progresin e punimeve në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me zyrtarin e UEFA-së Petr Fousek me bashkëpuntorët nga FFK-ja, ku u diskutua për ecurinë e punimeve me planin dinamik. Ku u ndanë të kenaqur me mbarevajtjen dhe progresin e arritur sipas standardeve te kategorise së dytë te UEFA-së", ka njoftuar Alaj.

I pyetur se a do të përfundojë renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në fund të muajit qershor, shkruan Insajderi.

“Po, do të jetë i gatshëm për klube”, ka thënë Alaj.

Stadiumi “Adem Jashari” do të plotësojë kushtet e kategorisë së dytë të stadiumeve të UEFA-së.

Dy klube kosovare do të marrin pjesë në kualifikime për gara evropiane këtë vit. Këto gara pritet të fillojnë në fund të muajit qershor, gjegjësisht në fillim të muajit korrik. /Insajderi.com

  

The post Rinovimi i stadiumit “Adem Jashari” përfundon në fund të qershorit appeared first on INSAJDERI.

Të akuzuarit për terrorizëm, kandidatë për deputet nga Vetëvendosja

Posted: 19 May 2017 07:31 AM PDT

Katër aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen për terrorizëm, do të jenë kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga kjo parti politike.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Frashër Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

"Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj", ka shkruar Krasniqi.

Më tutje Krasniqi i ka falënderuar të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për solidarizimin që kanë bërë me 5 aktivistët e këtij subjekti politik që nga koha kur janë nën arrest.

"I falënderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest. Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend", ka shkruar Krasniqi.

Në mbrëmjen e pesë gushtit të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar nga larg me një predhë.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për sulme ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com

The post Të akuzuarit për terrorizëm, kandidatë për deputet nga Vetëvendosja appeared first on INSAJDERI.

Vendet me numrin më të madh të vdekjeve nga aksidentet në punë

Posted: 19 May 2017 07:21 AM PDT

Në Shqipëri, në vitin 2015, janë raportuar 24 vdekje nga aksidentet në punë, sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Në vitin 2016, vdekjet në punë u përgjysmuan në 12 të tilla. Sektori me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje mbetet industria minerare, e ndjekur nga ndërtimi, më pas vjen energjia, gazi dhe uji, e në fund janë shërbimet, sipas të dhënave po nga Inspektorati i Punës.

Por, si paraqitet Shqipëria në krahasim me vendet e Bashkimit Europian?

Eurostat ka publikuar një hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje për 100 mijë banorë për të gjithë vendet e BE-së, ku më i larti rezulton në Rumani me 7.1 vdekje për 100 mijë punonjës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2014.

Më pas renditen Letonia dhe Lituania, me përkatësisht 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet për 100 mijë punonjës. Në të gjitha shtetet e tjera, ky tregues është nën 4. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.8. Vendet me më pak aksidente me vdekje në punë janë Finlanda, Greqia, Holanda.

Siç shihet, Shqipëria për vitin 2016 renditet me vdekjet ndër më të lartat nga aksidentet në punë (5.5 vdekje për 100 mijë punonjës), në raport me vendet e BE-së, ndërsa në 2015-ën, ajo ua kalonte të gjitha shteteve të BE-së. /Insajderi.com

The post Vendet me numrin më të madh të vdekjeve nga aksidentet në punë appeared first on INSAJDERI.

Ministrja Hoxha kërkon të rritet roli i grave në drejtësi

Posted: 19 May 2017 07:16 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në Konferencën rajonale të grave gjyqtare dhe prokurore, ku me këtë rast, diskutoi rreth çështjeve që përfshijnë angazhimin e fokusuar për gratë, duke theksuar se do rritur rroli i grave në drejtësi.

"Gjyqtaret dhe prokuroret ende ballafaqohen me vështirësi sa i përket fuqizimit të rolit të tyre dhe rritjes së numrit të tyre. Gjyqtaret dhe prokuroret janë zëri i së vërtetës, zëri i drejtësisë, zëri i sundimit të ligjit dhe mendja e cila u ofron qytetarëve siguri se askush nuk është mbi ligjin dhe ato mbrojnë fuqishëm këtë parim", theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha vuri në dukje se ka filluar një sërë nismash për të avancuar dhe harmonizuar legjislacionin që ndihmon në fuqizimin e grave në përgjithësi, edhe pse me kompetenca të kufizuara është e përkushtuar që të lehtësojë punën e gjyqësorit dhe prokurorisë si shtyllat kyçe për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik.

"Pavarësisht sfidave, ju çdo ditë po i ofroni qytetarëve jo vetëm siguri dhe besim në drejtësi, por edhe po i jepni shpresë çdo gruaje se gjinia nuk është dhe asnjëherë nuk duhet të jetë pengesë për suksesin e një gruaje e aq më pak në vënien e drejtësisë", theksoi Ministrja.

Tashmë ka filluar zbatimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, theksoi Ministrja Hoxha, kjo iniciativë do tu mundësoj viktimave të krimit realizimin e të drejtës për të kërkuar kompensim që sadopak të mund të jap një satisfaksion për viktimën pavarësisht dëmeve të shkaktuara.

Po ashtu, theksoi ministrja Hoxha, kemi hartuar Strategjinë për të Drejtat Pronësore duke i dhënë fokus adresimin të sfidave ekzistuese për realizimin e të drejtave pronësore të grave.

"Besoj fuqishëm se realizimi i të drejtave pronësore të grave është parakusht për fuqizimin e tyre. Gjithashtu është hartuar edhe Strategjia kundër Dhunës në Familje", theksoi Ministrja Hoxha, se aty ku nuk ka fuqizim të grave, nuk mund të ketë shoqëri të barabartë.

Gratë gjyqtare dhe prokurore në Kosovë por edhe gratë në pozita të tjera vendimmarrëse, vuri në pah Ministrja Dhurata Hoxha, duhet të jenë të lira për të kryer punën e tyre larg çdo paragjykimi mbi baza gjinore.

"Për të arritur këtë, duhet të fokusohemi edhe në pjesën shoqërore, të punojmë me ngritjen e vetëdijes në shoqëri dhe fuqizimi i grave të mos bëhet vetëm përmes mekanizmave ligjor, por edhe të bëhet mision dhe qëllim i secilit qytetar të Republikës së Kosovës. E gjithë kjo punë është e pashmangshme për të ndërtuar vlera të cilat do t'i kontribuojnë shoqërisë jo vetëm sot, por edhe dhe në të ardhmen", theksoi Ministrja Hoxha.

The post Ministrja Hoxha kërkon të rritet roli i grave në drejtësi appeared first on INSAJDERI.

Mundja tradicionale

Posted: 19 May 2017 07:09 AM PDT

Ostreni i Madh në Gollobordë u bë vendi ku u mbajt edicioni i 6 i Kupës së Mundjes Tradicionale, një sport ky që nuk aplikohet në parket, por në natyrë.

Në evenimentin që u organizua nga Bashkia Bulqizë, në bashkëpunim me Shoqatën e Mundjes së Gollobordës, morën pjesë sportistë të grupmoshave të ndryshme dhe jo vetëm nga Golloborda, që e ka traditë këtë disiplinë sportive, por edhe nga Dibra, Maqedonia e Kosova.

Nuk munguan në këtë eveniment të veçantë as veteranë të këtij sporti. Aktiviteti që tashmë është kthyer në një traditë, nisi me një koncert festiv nën ritmin e muzikës tradicionale shqiptare, duke krijuar një atmosferë emocionuese dhe të këndshme.

Duelet në Kupën e Mundjes Tradicionale u shoqëruan nga grupi i daulleve dhe curleve të zonës. Të parët që hynë në këtë garë dyluftimesh ishin sportistët e grupmoshës deri në 15 vjeç, ku fitues u shpall Erjon Sulku.

Më pas, u zhvillua turneu i mundësve të grupmoshës 15-20 vjeç, për t’ia lënë radhën atyre të grupmoshës mbi 20 vjeç. Në këtë kategori fitues u shpall Dëfrim Koçi i Ostrenit, që mposhti rivalin e tij nga Ostreni, duke marrë në dorëzim, përveç kupës, edhe çmimin tradicional të eventit, dashin e kupës.

Mundja tradicionale

The post Mundja tradicionale appeared first on INSAJDERI.

Assange nuk hetohet, Suedia tërhiqet pas 7 vitesh

Posted: 19 May 2017 07:02 AM PDT

Suedia ka hequr dorë nga hetimi i themeluesit të "WikiLeaks", Julian Assange, i akuzuar për përdhunim.

Pas 7 vjetësh, mandat-arresti i lëshuar në emër të tij tërhiqet dhe Assange mund të marrë frymë lirisht.

Për të shmangur dërgimin në Suedi, 45-vjeçari u strehua në 2012-n në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, e që atëherë nuk ka dalë më prej andej nga frika e prangosjes dhe ekstradimit.

Assange kërkohej nga Stokholmi për t'u marrë BE pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga dy gra për krime seksuale, të cilat ai i mohon me forcë.

"Kryeprokurorja Marianne Ny, vendosi të ndërpresë hetimet ndaj Julian Assange", thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e saj.

Praktikisht, me Suedinë, tani ai nuk ka më asnjë problem. Por telashet nuk përfundojnë këtu. Nëse Assange tenton të largohet nga selia diplomatike e Ekuadorit, do të arrestohet nga forcat britanike të rendit.

Policia londineze ka një urdhër arresti ndaj 45-vjeçarit për mosparaqitje në gjykatë 29 korrikun e vitit 2012, të cilin është e detyruar ta zbatojë. Një shkelje e tillë dënohet deri në një vit burg ose gjobë të rëndë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka bërë sakaq asnjë koment nëse ka marrë apo jo një kërkesë për ekstradimin e shefit të "WikiLeaks" në Shtetet e Bashkuara, ku Assange mund të përballet me gjyqin për publikimin e mijëra dokumenteve sekreteve të ushtrisë dhe diplomatëve amerikanë.

The post Assange nuk hetohet, Suedia tërhiqet pas 7 vitesh appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq falënderon Rusinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës

Posted: 19 May 2017 06:51 AM PDT

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Leonid Slutsky, kryetar i Dumës Ruse për çështje ndërkombëtare janë takuar sot, ku çështje kryesore ishte Kosova dhe "Shqipëria e Madhe".

Gjatë këtij takimi ata shprehën shqetësimet rreth konceptit të "Shqipërisë së Madhe" duke e konsideruar si kërcënim që paraqet destabilizim të rajonit, përcjell Insajderi.com

Presidenti i ardhshëm i Serbisë, Vuçiq po ashtu shprehu mirënjohje ndaj Rusisë për përkrahjen e politikave të Serbisë, pa devijuar nga pozita parimore që respekton territorin e Serbisë, raporton Tanjug.

Vuçiq mes të tjerash falënderoi Rusinë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq më tutje shprehi gatishmërinë që progresin ekonomik të arritur të Serbisë të përmirësoj duke rritur edhe më tutje bashkëpunimin me Rusinë./Insajderi.com

The post Vuçiq falënderon Rusinë për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Delawie bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Posted: 19 May 2017 06:48 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike për organizimin e një procesi zgjedhor demokratik, më 11 qershor.

"Bëjmë thirrje për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike", ka thënë Delawie, gjatë një takimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai kërkoi nga partitë politike që të garojnë me "lista të pastra", ku nuk do të ketë persona nën hetime apo me të kaluar kriminale.

Njëherësh, Delawie bëri thirrje për fushata dinjitoze, për transparencë dhe sigurimin e të gjitha kushteve për punë për mediat, monitoruesit dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ai i ka dhënë mbështetje të plotë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton rel.

Ndërkohë, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se i gjithë angazhimi do të jetë për organizimin e zgjedhjeve, të cilat dol të ishin model edhe për vendet tjera.

The post Delawie bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more