Skip to main content

“Google Maps nga tash do të mbajë në mend vendin ku e keni parkuar veturën” plus 9 more Ferizaj Press

“Google Maps nga tash do të mbajë në mend vendin ku e keni parkuar veturën” plus 9 more Ferizaj Press


Google Maps nga tash do të mbajë në mend vendin ku e keni parkuar veturën

Posted: 19 May 2017 08:04 AM PDT

Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të keni harruar se ku e keni parkuar veturën, kjo nuk do të jetë më problem pasi Google Maps do të mbajë mend për juve lokacionin e veturës suaj.

Përditësimi i ri punon në mënyrë të veçantë. Me rastin e lëvizjes së këtij opsioni gjithçka që duhet të bëni është të shtypni pikën e kaltër dhe pas kësaj në vendin ku e keni parkuar do të dalë shenja 'P', transmeton KosovaPress.

Por, Google Maps do të sjellë edhe disa risi. Kështu që nga tash do të mund të urdhëroni aplikacionin që t'ju përkujtojë në rast të skadimit ta shtyni vazhdimin e parkimit. Ekziston edhe mundësia që të shkruani koment për vendin ku e keni parkuar veturën, në mënyrë që ta gjeni më lehtë vendin.

Përditësimi i ri i Google Maps tash për tash është i qasshëm vetëm për përdoruesit e Android, shkruan Tech Crunch.

Pesë shkaqet që ju bëjnë të ndiheni shpesh të lodhur

Posted: 19 May 2017 06:20 AM PDT

Shkoni në shtrat herët, pas një dite të gjatë dhe produktive. Hapni sytë tuaj natyrisht disa minuta para se të bjerë alarmi i zgjimit dhe ndiheni sikur të mos kishit fjetur. Jo gjithmonë lodhja mund tw kalohet me një gjumë të mirë gjatë natës. Nëse gjumi nuk ju mungon, mund të ketë zakone të tjera që ju lënë pa energji. Ne po ju prezantojmë me disa prej tyre, që ju bëjnë të ndiheni gjithmonë të lodhur.

Bëni një jetë sedentare

Yndyra që grumbulloni në organizëm, jo vetëm që kërkon më shumë energji që të shkrihet por lëshon leptinë, një lloj hormoni që është i lidhur me ndjenjën e lodhjes. Kush është në mbipeshë, gjithashtu ka nivele të larta të inflamacionit kronik.  Nuk është çudi atëherë  se pas gjashtë javësh ushtrime fizike të moderuara, njerëzit përftojnë energji. Kush bën sport rregullisht, arrin që të bëjë një gjumë më të qetë dhe me të njëjtin orar.

Pini shumë kafe

Kafeina neutralizon aktivitetin e adenozinës, një përbërës kimik që vepron si një qetësues natyral në sistemin nervor që akumulohet gjate ditës dhe që në darkë na bën të përgjumur. Në mëngjes mund të na japë një shtytje të nevojshme për të konsumuar kafe ose pije energjike. Është mirë që kafja dhe pijet energjike të konsumohen rreth gjashtë orë përpara se të shkoni në shtrat, sepse kjo ndikon në cilësinë e gjumit. Shpesh, ata që nuk konsumojnë kafeinë ndihen më të çlodhur pas gjumit.

Keni pirë pak ujë

Hidratimi është i domosdoshëm për ruajtjen e përqendrimit: ai është përgjegjës për rënien në masën 1.5% të lëngjeve në organizëm që sjelle rënien e përqendrimit. Kur uji është i paktë në gjak, ushqyesi arrijnë tek muskujt dhe organet më me ngadalë. Fatmirësisht dehitradimit prej 2% është  na shkakton ndjesinë e etjes, kështu qw ne i përmbushim nevojat tona sa herw qw na jepet sinjali.

Keni pirë shumë alkool

Është normale që pasi të keni pirë disa gota vere apo birre  ju ndihmon për t'iu zënë gjumi më shpejt. Pavarësisht kësaj, ju nuk mund të keni një gjumë cilësor, sidomos në pjesën e dytë të natës.

Nuk ndiqni  një rutinë konstante

Të flesh deri në mesditë gjatë fundjavës iu bën juve që ta keni më të vështirë që t'i përshtateni orarit zyrtar gjatë javës. Nëse do ju duhet që te rikuperoni lodhjen, kënaquni duke fjetur 20 minuta gjatë të shtunës dhe të dielës, duke i përpjekur që të zgjoheni në kohë jo shumë të ndryshme nga orari i përditshëm që ju duhet për të shkuar në punë.

‘Spineri’, lodra që po e përdorin të gjithë: Këto janë efektet e saj tek fëmijët

Posted: 19 May 2017 06:09 AM PDT

Një pajisje e quajtur 'spiner' është bërë hit nëpër botë, me fëmijët dhe adoleshentët të cilët po e përdorin me të madhe këto ditë edhe në Kosovë.

Prej 17 majit, kjo pajisje ishte në mesin e 10 gjërave më të shitura në Amazon nëpër botë.

Fëmijët dhe prindërit po e blejnë këtë pajisje për të luajtur me të, por disa mësues janë duke e ndaluar atë nëpër shkolla, transmeton Gazeta Express.

Njerëz të ndryshëm po raportojnë se kjo 'lodër' po i ndihmon ata të qëndrojnë të fokusuar kur po kryejnë punë të ndryshme.

Dhe tani ekspertët kanë treguar për efektin e kësaj pajisje tek njerëzit. Në një studim preliminar, gjashtëvjeçarët që e përdorën këtë lodër raportuan 'sjellje të mirë, vëmendje, aftësi shkrimi dhe përmirësim të bashkëveprimit'.

Kështu, praktikisht kjo lodër mund t'iu ndihmojë fëmijëve. Për ta përdorur një 'rrotullues gishti', një person mban qendrën e spinerit me gishtin e madh dhe gishtin tregues dhe më pas përdorë dorën tjetër për të rrotulluar spinerin.

Sapo të fillojë të rrotullohet, magneti në qendër të spinerit bën që pajisja të rrotullohet për disa sekonda pa pushim. Sipas Universitetit të Missouri në SHBA, kjo lodër mund të reduktojë në mënyrë drastike rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ka ende hulumtime për t'u bërë, por shumica e njerëzve që po e përdorin atë po raportojnë se kjo lodër po i bën të ndjehen të relaksuar.

Ky artikull u publikua në 'The Conversation'.

82 miliardë aplikacione janë shkarkuar më 2016 përmes “Play Store”

Posted: 19 May 2017 06:02 AM PDT

Google ka njoftuar se 82 miliardë aplikacione janë shkarkuar vitin e shkuar përmes shitores online "Play Store".

Kjo është rritje për 17 miliardë në krahasim me një vit më parë.

Njoftimi u dha nga zëvendëspresidenti i Androidit, Dave Burke, në konferencën e përvitshme të Googleit "I/O".

Për një muaj edhe ferizajasit do të mund të njihen me vlerën e tokës së tyre

Posted: 19 May 2017 05:37 AM PDT

Ministria e Financave në bashkëpunim me komunën e Ferizajt më saktësisht me departamentin e tatimit në pronë, nga sot kanë hapur një ekspozitë në të cilën qytetarët do të kenë mundësi të kuptojnë më shumë detaje nga vlera e tokës së tyre.

Drejtoresha për Buxhet e Financa në komunën e Ferizajt Lirie Syla në fillim të këtij takimi falënderoi institucionet nga niveli qendror dhe donatorët nga Suedia të cilët kanë hartuar një projekt të tillë që do t'u mundësojë qytetarëve më shumë qasje në vlerësimet e tokës.

*" Me këtë rast ju qytetar jo vetëm se do të njoftoheni në lidhje me vlerën e parcelës së juaj, por gjithashtu ftoheni që të jepni komentet apo vërejtjet tuaja rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e juaja do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit përfundimtar.

Përveç tjerash një prej arsyeve të vlerësimit të tokës është se toka do të tatimohet në të ardhmen. Kjo do t' a bëjë të mundur për komunën tuaj që të bëjë më shumë investime në përmirësimin e jetës së përditshme për ju, familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj." deklaroi drejtoresha Syla.

Edhe zyrtarët e nga Ministria e Financave ftuan qytetarët e Ferizajt që ta vizitojnë këtë ekspozitë dhe të mësojnë për detajet se si janë përcaktuar çmimet. Shkëlzen Morina drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave sqaroi se ky projekt do të ndihmojë edhe shumë proceseve te tjera.

"Në bashkëpunim edhe me ekspertët suedez të kësaj fushe si dhe shtetin suedez kemi arritur ta realizojmë këtë projekt shumë të madh e të rëndësishëm. Me ndryshimin e ligjit mbi tatimin në pronë deri në masën 60 përqind konsiderohet se ky ligj tashmë është i ri ku kemi punuar së bashku edhe me grupin suedez. Në ligjin e ri të gjitha tokat bujqësore nuk do të tatimohen , pra do të tatimohen vetëm tokat djerrina. Deri në vitin 2019 po planifikojmë që të fillojë të zbatohet edhe tatimi në tokë" tha drejtori Murseli.

Ekipi që ka punuar në projektin e vlerësimit të tokës pohoi se ka bërë një punë të madhë në teren duke parë çmimet aktuale dhe rrethanat e tjera vlerësuese, por shtoi se mirëpret edhe mendimet e vizitorëve ferizajas për kohën sa do të qëndrojë e hapur ekspozita.

Nderohet vepra e heroit Ahmet Hoxha dhe shënohet dita e shkollës së mban emrin e tij

Posted: 19 May 2017 05:31 AM PDT

Me një tubim madhështor të organizuar sot është përkujtuar heroi i Kosovës, Ahmet Hoxha.

Të hënë në teatrin e qytetit në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës "Ahmet Hoxha" si dhe u përkujtua ky hero.
Në këtë manifestim merrnin pjesë struktura udhëheqëse të qytetit, familjarë, por edhe bashkëpunëtore të ngushtë të heroit Ahmet Hoxha.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka thënë se është kënaqësi e veçante që të merr pjesë në shënimin e ditës së shkollës si dhe ka shfaqë edhe një herë nderimin më të thellë të veprës dhe sakrificës së heroit Ahmet Hoxha.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi. Ai tha se vepra e dëshmorëve assesi të mos harrohet.

Ndërkaq drejtori i shkollës "Ahmet Hoxha "Halim Gashi, ka thënë se ndjehet krenar që shkolla që ai drejton mban emrin e heroit Ahmet Hoxha. Ai ka folur për sukseset por edhe sfidat më të cilat përballet kjo shkollë.

Po në këtë ditë homazhe u bën edhe në varreza e dëshmorëve të UÇK-së ku prehen të qetë Enver Topalli dhe Ahmet Hoxha. U shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

AAK Nis Betejën me Këta Kandidatë

Posted: 18 May 2017 02:07 PM PDT

Në një takim të mbajtur pasditen e së enjtes Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Pjesë e kësaj liste janë emrat e të gjithë deputetëve të kësaj partie në legjislaturën e kaluar, por të njëjtës i janë shtuar edhe emra të rinj. Një ndër ta është edhe i sapo anëtarësuari, Halil Matoshi dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj.

KALLXO.com ka siguruar emrat e 40 kandidatëve të AAK-së për deputetë. Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, të cilit në prill të këtij viti Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në këtë listë është edhe Elmaze Nura, e cila aderoi në këtë parti muaj me parë. Edhe Nura ishte në proces gjyqësor, por muajin e kaluar ajo u shpall e pafajshme.

Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në këtë listë është edhe biznesmeni Gani Dreshaj, i cili ia pagoi shpenzimet e mbrojtjes në Francë Ramush Haradinajt.

Këta janë emrat e AAK-së për deputetë:

  1. Ramush Haradinaj
  2. Ahmet Isufi – Gjilan
  3. Pal Lekaj – Gjakovë
  4. Gazmend Abrashi – Prishtinë
  5. Blerim Kuçi – Suharekë
  6. Ali Berisha – Pejë
  7. Muharrem Nitaj – Prishtinë
  8. Daut Haradinaj – Deçan
  9. Rrustem Berisha – Pejë
  10. Halil Matoshi – Prishtinë
  11. Bali Muharremi – Suharekë
  12. Lahi Brahimaj – Gjakovë
  13. Besnik Tahiri – Prishtinë
  14. Smaj Latifi – Rahovec
  15. Lulzim Kabashi – Prizren
  16. Xhavit Zariqi – Ferizaj
  17. Gani Dreshaj – Istog
  18. Rexhep Kadriu – Gjilan
  19. Fitim Selimi – Lipjan
  20. Fatmir Humolli – Podujevë
  21. Rasim Selmanaj – Deçan
  22. Anton Berisha – Pejë
  23. Zenun Elezi – Klinë
  24. Naim Sahiti – Pejë
  25. Lutfi Bilalli – Vushtrri
  26. Bekë Berisha – Istog
  27. Shkumbin Demaliaj – Deçan
  28. Enver Gashi – Obiliq
  29. Time Kadriaj – Deçan
  30. Teuta Haxhiu – Gjakovë
  31. Magbule Shkodra – Gjilan
  32. Diellza Hoti – Prishtinë
  33. Burbuqe Bakija – Gjakovë
  34. Ilirjana Gafurri – Pejë
  35. Elmaze Nura – Skenderaj
  36. Arbresha Nallbani – Pejë
  37. Valentine Bajrami – Prishtinë
  38. Zoje Lleshi – Gjakovë
  39. Gjyljeta Kuçi – Vushtrri

Këto vende nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj

Posted: 18 May 2017 01:24 PM PDT

Ferizaj.18.05.2017.  KEDS-i njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.
Më  19.05.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Ujevara (40041011)  prej orës 11:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi, Barakat.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit.

2.Më  19.05.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Drejtimi i Betonit (40041002)  prej orës 12:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:       Rr.”Prizrenit” ,Saraishta, Lloshkobare, Llojza ,Kosinë ,Slivova, Dremjak.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit.

3.
Më  19.05.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Drejtimi i Sillosit (40041001)  prej orës 13:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve,Sazlia,Papaz,Pojata,Rahovica,Softaj,Fusha e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit.

4.
Më  19.05.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet:
• Dalja 10 kV Kosovapetrolli (40041003)  prej orës 14:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fe-Rr.”G.Terbeshi”,Talinovci  I Jerlive,Muhovci, Prelezi I Jerlive dhe I Muhagjerëve.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shkarkuesve të mbitensionit

 

Në Ferizaj, aderime masovike në AAK! (Foto)

Posted: 18 May 2017 01:03 PM PDT

Ferizaj.18.05.2017. Këtë të enjte  në Ferizaj mbi 100 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK.

Me këtë rast mirëseardhje në këtë subjekt  politik anëtarëve të rinj u ka uruar  lideri dhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK- AAK- Nisma, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast Haradinaj foli edhe për besimin të cilin është dhënë nka koalicioni për kandidat për  kryeministër. Ai tha se ky  nuk e mendon si borxh ndaj partive por si obligim nda qytetarëve të Kosovës.

“Besimin  e dhënë sot nga partnerët politik nuk e mendoj si borxh ndaj  partive por e mendoj si mundësi me e nderu atdheun dhe me e nderu popullin tonë.” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj para të pranishmëve  përmendi edhe problemin e zvogëlimit të natalitetit për të cilin tha se shteti duhet të kujdeset për qiftet e rinjë dhe ndarjen e shtesave për fëmijë.

“Ne do të punojmë për një Kosovë  që nis ekonominë  e vendit,që është shtet ligjorë , një Kosovë që bjen investime në vend, Do të punojmë për një ndryshim  nga një shtet i cili të vetmin eksport e ka eksportimin e të rinjve të cilët po e lëshojnë Kosovën” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast nuk la pa përmendur edhe diasporën  e cila po plaçkitet sa herë vije në Kosovë.

“Do të punojmë për një Kosovë e cila pret mërgimtarët jo ti plaçkis por në kufi në vend të atyre parave  që u mer në kufi tu jep bona  si shenjë falënderimi për atë që ata bëjnë për Kosovën” ka thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj, njëherit  nëkryetar i Komunës së Farizajt, Xhavit Zariqi,  ka falënderuar anëtarët e rinjë në këtë subjekt politik.
“AAK më nuk është një parti e vogël, por është një subjekt politik më i madh në vend i cili do të udhëheq me Republikën e Kosovës” ka thënë Zariqi

Në fund të takimit  anëtarëve të rinj Haradinaj u ka dorëzuar librezat e anëtarësisë duke i falënderuar për besimin e tyre ndaj këtij subjekti politik.

 

Këshilltarja komunale vazhdon me aktivitete humanitare

Posted: 18 May 2017 12:27 PM PDT

Ferizaj.18.05.2017. Profesoresha Hysnije Mustafa Shamolli, njëherit këshilltare e kuvendit komunal nga radhët e LDK-së, në bashkëpunim me nxënësit e saj, sot sërish ndihmuan 15 familje nevojtare me ushqim dhe veshmbathje.

Ajo nuk ka reshtur së ndihmuari asnjëherë familjet nevojtare, përfshirë edhe aktivitetet për të ndihmuar fëmijët, që kishin nevojë për shërim jashtë shtetit.

“Sot, një nga rastet që e ndihmojmë vazhdimisht erdhi për të marrë pakon e tij, por më kishte sjellë edhe një dhuratë simbolike, e cila më gëzoi për faktin se po njoh njerëz të mirë dhe të dashur çdo ditë. Ata janë të vuajtur dhe kanë nevojë për ne. Nuk i dihet, nesër mund të jenë kaq lartë saqë mund të kemi ne nevojë për ta. Është kënaqësi të ndihmosh të tjerët. Sot dhuruam edhe një rrobalarëse për një familje, e cila nuk e kishte një të tillë. Falënderoj të gjithë qytetarët, nxënësit dhe bizneset e Ferizajt që më përkrahën në secilën nismë timen për ti ndihmuar të tjerët.” , shprehet profesoresha Hysnije.

Familjet e ndihmuara shprehin falënderim ndaj zonjës në fjalë duke i adresuar dhjetëra urime.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more