Skip to main content

“Assange: Nuk fal, as nuk harroj” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Assange: Nuk fal, as nuk harroj” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Assange: Nuk fal, as nuk harroj

Posted: 19 May 2017 09:45 AM PDT

Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, tha se nuk do t'i falë dhe as harrojë përpjekjet për arrestimin e tij nën dyshimet për përdhunim, të cilat e kanë detyruar të kërkojë strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Të premten, prokurorët e Suedisë thanë se kanë pushuar hetimin shtatëvjeçar të Assange për "përdhunim". Duke e cilësuar këtë si "fitore të rëndësishme", Assange tha se është i gatshëm për dialog me autoritetet amerikane dhe britanike. Assange, 45 vjeç, kërkohet në SHBA që nga viti 2010, kur WikiLeaks publikoi mijëra dosje sekrete amerikane. Ai ka përfituar azil nga Ekuadori dhe prej vitit 2012 banon në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nga frika se ekstradimi në Suedi do të çonte në ekstradimin e tij në SHBA. Vendimi i fundit i prokurorëve suedezë nënkupton se Assange nuk është më në hetime në Suedi. Por, policia britanike tha se Assangee do të arrestohet nëse largohet nga ambasada. Policia tha se ka një urdhërarrest ndaj tij për mosparaqitje në gjykatë më 2012 dhe ajo është e detyruar ta zbatojë atë. Ekuadori, ndërkaq, i kërkoi Britanisë t'i mundësojë Assange largim të sigurt nga vendi. "Sot është një fitore e rëndësishme për mua dhe sistemin e OKB-së për të drejtat e njeriut, por kjo, në asnjë mënyrë, nuk i shlyen shtatë vjet paraburgim pa akuza, ndërsa fëmijët e mi janë rritur. Këtë nuk do ta fal, as nuk do ta harroj", tha Assange nga ballkoni i ambasadës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Afganistan vriten 11 anëtarë të një familjeje

Posted: 19 May 2017 09:02 AM PDT

Njëmbëdhjetë veta të së njëjtës familje u vranë nga shpërthimi i bombës në provincën Logar të Afgansitanit. Viktimat ishin rrugës për një dasmë, kur automjeti i tyre u godit nga një bombë e vendosur në anë të rrugës. Pesë fëmijë, pesë gra dhe një burrë janë në mesin e të vrarëve, tha guvernatori i qarkut Agha, Nasir Amin, i cili konfrimoi se të gjitha viktimat janë pjesëtarë të një familjeje. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të publikuar në muajin shkurt, së paku 3,498 civilë janë vrarë në vitin 2016 në Afganistan, ndërsa 7,920 të tjerë janë plagosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron: Franca do të luftojë terrorizmin pa kompromis

Posted: 19 May 2017 08:29 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij do të jetë "i pakompromis" në luftën kundër "terrositëve islamikë" në Mali. Ai i bëri këto komente nga qyteti Gao i Malit, ku qëndroi për vizitën e parë si president, jashtë kufijve të Evropës. Duke folur përkrah presidentit të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, Macron tha se do të vazhdojë të punojë për sigurinë e vazhdueshme në rajon dhe se do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë në këtë synim. "Gjermania është shumë e pranishme në operacionet mbështetëse", tha ai. Franca, e cila ruan një ndikim të fortë në ish-kolonitë e saj, ka mbi 1,600 trupa në veri të Malit, që luftojnë islamistët atje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev bisedon me Ahmetin për formimin e Qeverisë së re

Posted: 19 May 2017 08:01 AM PDT

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev ka biseduar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin për formimin e koalicionit qeverisës. Petre Shilegov, zyrtar i lartë i Social Demokratëve, tha se shpreson që shumë shpejtë të përfundojnë negociatat rreth formimit të Qeverisë dhe vendi t'i kthehet normalitetit. "Gjatë bisedimeve do të definohen pozicionet e të gjitha partive politike, qoftë përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë në Qeveri duke drejtuar ndonjë Ministri ose mbështetjes politike të qeverisë duke mos u kyçur drejtpërdrejtë në qeverinë e re", ka theksuar Shilegov. Ai ka demantuar informacionet se bisedimet kanë hyrë në fazën e ndarjes së dikastereve dhe emrat që përmenden në opinion i ka cilësuar si spekulime. "Aspak nuk është e rëndësishme ndarja e dikastereve ministrore mes partive politike apo emrat të cilat do ti drejtojnë dikasteret e caktuara. Më e rëndësishme është vendosja e parimeve të funksionimit të shtetit ligjor", ka nënvizuar Shilegov. Ndërkaq nga Lëvizja Besa për Radion Evropa e Lirë kanë konfirmuar se janë ftuar në selinë e Social Demokratëve, e cila kryesohet nga Zoran Zaev, për të biseduar rreth mundësisë që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë. Po ashtu, aty theksohet se mbeten në qëndrimin se kusht për të marrë pjesë në Qeveri është mospërfshirja zyrtarëve nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike. "Edhe pse angazhohemi për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, vendimi përfundimtar do të varet nga rrjedha e bisedimeve", ka nënvizuar Zeqiria Ibrahimi, deputet i Lëvizjes Besa. Ndërkaq Arben Taravari nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila kryeson me Aleancën për Shqiptarët, tha për Radion Evropa e Lirë se shpreson që të gjitha subjektet politike, të cilët i dhanë mbështetje Zaevit që të marrë mandatin, do t'i qasen me konstruktivitet formimit të Qeverisë reformatore. Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë paralajmëruar se pavarësisht rrjedhës së bisedimeve për Qeverinë, në Kuvend do të iniciojnë propozimet e para ligjore të cilat vlerësohen si urgjente. Ligji i parë të cilin do ta dorëzojnë në procedurë parlamentare është propozim-ligji për heqjen e testimit ekstern. Pas kësaj ka reaguar VMRO-DPMNE e drejtuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, duke e cilësuar këtë vendim si të papërgjegjshëm dhe që dëmton cilësinë e arsimit. "Partitë politike në asnjë mënyrë nuk duhet të ulin kriteret që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit. Qëllimi i LSDM-së për tërheqjen e testimit ekstern është mënyrë e trajtimit të një pjese të prindërve si votues potencial, e jo si njerëz të cilëve shteti duhet t'u sigurojë arsim më të mirë për fëmijët e tyre që të jenë më të suksesshëm në jetën e tyre", ka theksuar Spiro Ristovski, zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Edhe gjatë fundjavës priten bisedime intensive mes partive që përbëjnë shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aderimet, pjesë e fushatës apo reformave në partitë politike

Posted: 19 May 2017 07:04 AM PDT

Radhitja përkrah partive politike e shumë pjesëtarëve të shoqërisë civile po shihet me skepticizëm nga analistët politikë, duke thënë se ata vetëm do të jenë nën hijen e liderëve dhe politikaneve të tjerë të subjekteve përkatëse. Sipas tyre, personat që kanë aderuar në subjektet politike e shohin veten si gjenerator ndryshimesh në parti, madje edhe fisnikërues. Imer Mushkolaj, njohës i zhvillimeve politike, tha për Radion Evropa e Lirë se mbetet të shihet se sa do të mund të sjellin ndryshime figurat e reja që janë bërë pjesë e subjekteve politike në prag të zgjedhjeve. Ai tha se nga praktikat e deritashme, ata që kanë aderuar nuk kanë arritur të sjellin ndryshime as në parti e as në institucione. "Përvojat e deritashme kanë treguar fatkeqësisht se aderimet e tilla nuk është se janë vlerësuar sa duhet nga vet partitë politike, të cilat më shumë i kanë konsideruar si një lloj marketingu në fushatë parazgjedhore sesa që i kanë konsideruar si diçka më serioze. Në anën tjetër nuk duhet harruar as rezistenca që vjen prej njerëzve që kanë kaluar kohë të gjatë në parti e të cilët ndihen të injoruar", tha Mushkolaj. Analistët thonë se Kosova ka nevojë për politikanë të aftë që të ndryshojnë skenën politike dhe që mund të japin kontributin e tyre. Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratike të Kosovës tha se Kosovës i duhen njerëz me të kaluar të pastër dhe para së gjithash njerëz që janë të sinqertë me veten e tyre e pastaj edhe me qytetarin. "Ajo çka mund të ofrojnë ata mbetet të shihet më tutje. Por, kërkesat tona janë normalisht që të kemi më shumë integritet, me shumë kualitet dhe më shumë të kenë përgjegjësi edhe llogari ndaj qytetareve". "Përfaqësimin të cilin e kishim në legjislaturën e fundit nuk do të donim ta kemi. Mendoj se figurat e reja dhe personalitetet e reja që po futen në politikë, shpresoj se do ta rrisin nivelin e përfaqësimit dhe do të kemi një përfaqësimin shumë më përmbajtjësor dhe integritet", tha Kryeziu. Ndërkaq, Imer Mushkolaj konsideron se partitë politike, aderimet e reja duhet t'i konsiderojnë si një reformë e cila mund të ndihmojë partinë dhe jo si rrezik për ta. "Natyrisht, se unë do të doja që Kuvendi i Kosovës vërtetë të ketë në ulëset e veta njerëz të tillë të cilët e kanë një prapavijë profesionale në fusha të ndryshme dhe tu jepet mundësia që të na përfaqësojnë aty. Por, prapë po them në masën më të madhe ulëset e Kuvendit i zënë njerëzit e partive politike", tha Mushkolaj. Kurse Ismet Kryeziu, beson se pavarësisht liderëve politikë dhe atyre që janë me përvojë në politikë, të rinjtë tani duhet të shihen se janë aty për të ndihmuar në ndryshimin e diskursit politikë dhe përfaqësimin qytetarë në Parlamentin e Kosovës. Kosova po hyn në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërjes së institucionit ligjvënës. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike

Posted: 19 May 2017 06:35 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike për organizimin e një procesi zgjedhor demokratik, më 11 qershor. "Bëjmë thirrje për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike", ka thënë Delawie, gjatë një takimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai kërkoi nga partitë politike që të garojnë me "lista të pastra", ku nuk do të ketë persona nën hetime apo me të kaluar kriminale.  Njëherësh, Delawie bëri thirrje për fushata dinjitoze, për transparencë dhe sigurimin e të gjitha kushteve për punë për mediat, monitoruesit dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Ai i ka dhënë mbështetje të plotë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se i gjithë angazhimi do të jetë për organizimin e zgjedhjeve, të cilat dol të ishin model edhe për vendet tjera. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nju Jork: Sulmuesi me veturë paraqitet në gjykatë

Posted: 19 May 2017 06:31 AM PDT

Personi i dyshuar se me veturën e tij i ka sulmuar njerëzit në qendër të Nju Jorkut, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet në gjykatë. Nga ky sulm i djeshëm është vrarë një femër 18 vjeçare dhe 23 persona të tjerë janë plagosur. Sulmuesi Richard Rojas, veteran 26 vjeçar i ushtrisë amerikane nga Bronksi i Nju Jorkut, është akuzuar për vrasje, për disa përpjekje për vrasje dhe për rrezikim për vrasje me automjet. I dyshuari, që ka histori të arrestimit për shkak të grahjes së makinës në gjendje të dehur dhe për kërcënim me thikë, i ka thënë policisë se kishte "dëgjuar zëra". Raportohet se Rojas ishte liruar nga ushtria në vitin 2014, për shkak të problemeve disiplinore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Oda Amerikane i kërkon Qeverisë të shtyjë zbatimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore

Posted: 19 May 2017 05:24 AM PDT

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës i ka kërkuar Qeverisë në detyrë të Kosovës, që të pezullojë zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Aty specifikohet sidomos pezullimi i mbledhjes së premiumeve të sigurimeve shëndetësore, që ishte planifikuar të fillojë nga 1 korriku i këtij viti.  Çështja e mbledhjes së premiumeve, e paraparë me Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, është ngritur si temë diskutimi pas rënies së Qeverisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Kuvendit, dhe njëkohësisht është cilësuar si e kundërligjshëm nga sindikalistët shëndetësorë. Por, për zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, mbledhja e premiumeve, pavarësisht ndryshimeve në qeverisjen e Kosovës, do të nisë në përputhje me planin e paraparë, nga 1 korriku i këtij viti. Në anën tjetër, Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka i ka thënë Radios Evropa e Lirë se arsyeja pse kanë kërkuar nga Qeveria në largim të pezullojnë Ligjin për sigurime shëndetësore është mospërmbushja e kritereve të parapara me ligj. "Ministria e Shëndetësisë nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme të parapara me ligj dhe rrjedhimisht kërkojmë që kjo të shtyhet deri më 1 janar të vitit 2018 ose pas ndryshimit të ligjit, duke e paraparë që ligji për sigurime shëndetësore është përfshirë në agjendën legjislative të vitit 2017. Ne mendojmë që nuk është praktikë që një ligj që është paraparë të ndryshohet, të hyjë brenda këtij viti në fuqi", ka thënë Zeka. Ndërkaq, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Valbon Krasniqi tashmë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të punojë sipas planit të paraparë sa i përket themelimit të fondit për sigurime shëndetësore. Sipas tij, fillimi i mbledhjes së premiumeve do të vijojë sipas parashikimeve. "Ministria e ka dorëzuar në Qeveri një plan deri në fillimin e mbledhjes së premiumeve dhe ne po vazhdojmë me proces. Nuk kemi ndryshim të aktiviteteve", ka thënë Krasniqi. Ndërkohë, Arian Zeka ka shtuar se përgatitjet e tanishme për hyrjen në fuqi të Ligjit për Sigurime Shëndetësore, nuk janë adekuate. Sipas tij, edhe periudha e pasigurisë politike, kërkon që ky ligj duhet të shtyhet dhe të mos hyjë në fuqi nga 1 korriku, 2017. "Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Qeveria në largim pezullimin e implementimit të ligjit për sigurime shëndetësore dhe fillimin e mbledhjes së premiumeve të sigurimeve shëndetësore, duke pasur parasysh periudhën në të cilën po futemi, periudhën e një funksionimi më të kufizuar të institucioneve të vendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të Qeverisë së re", ka thënë Zeka. Ndërkohë, edhe sindikalistët e shëndetësisë e kanë vlerësuar si të kundërligjshëm fillimin e mbledhjes së të hollave nga ana e qytetarëve. Blerim Syla , kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë ka thënë se Ligji i sigurimeve shëndetësore nuk i plotëson kushtet për mbledhjen e premiumeve. "Federata Sindikale e Shëndetësisë qëndron prapa atyre kërkesave që më 1 korrik nuk mund të fillohet me sigurimet shëndetësore", ka thënë Syla. Sidoqoftë, njohës të çështjeve ligjore i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Ligji nuk është në shpërputhje dhe se vendimet e Qeverisë janë të plotfuqishme.  Vendimet që i ka marrë Qeveria e Kosovës, në kohën kur nuk ka qenë në dorëheqje, sipas tyre, janë vendime që duhet të zbatohen dhe është obligim i institucioneve për zbatimin e tyre. Qeveria e Kosovës miratoi vitin e kaluar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke planifikuar ndarjen e 17 milionë eurove për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedia e ndali hetimin kundër Assanges lidhur me akuza për dhunim

Posted: 19 May 2017 05:15 AM PDT

Kryeprokurorja e Sudeisë, Marianne Ny, thotë se e ka hedhur poshtë hetimin lidhur me akuzat për dhunim kundër themeluesit të faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange. Assange, 45 vjeçar, ka gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër prej vitit 2012, pasi ai iu shmang pagesës së shumës financiare të caktuar nga gjykata, për ta evituar esktradimin në Suedi. Megjithatë, policia e Londrës ka njoftuar se pas shpalljes së autoriteteve të Suedisë, Assange ende do të arrestohej, nëse largohet nga kompleski i ambasadës, për shkak se fletarresti është ende i vlefshëm. Policia "është e obliguar ta ekzekutoj fletarrestin nëse ai largohet nga ambasada", ka kumtuar policia e Londrës. Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili i ka hedhur poshtë akuzat për dhunim, ka shprehur shqetësim se Suedia do të mund ta ekstradonte në Shtetet e Bashkuara, ku ai mund të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë për shkak të rrjedhjes së qindra mijëra dokumenteve sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovë: Publikohet vlerësimi i perceptimeve mbi radikalizmin

Posted: 19 May 2017 04:35 AM PDT

Rreth 93 për qind e kosovarëve besojnë se interneti luan një rol të qartë në vet radikalizim, kurse rreth 44 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë besojnë se radikalizimi nxitet nga stimulimet ekonomike. Facebook, YouTube, dhomat e chatit ose forumet, janë parë si platformat më të përdorura për vet radikalizim. 62.7 për qind e kosovarëve të anketuar besojnë se radikalizimi është duke ndodhur në komunitetet e tyre lokale. Këto janë vetëm disa nga të dhënat e hulumtimit "Vlerësimi i gjerë i Perceptimeve mbi Radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë", publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Në këtë vlerësim po ashtu thuhet setë rekrutuarit kosovarë janë burra dhe gra, të martuar dhe beqar, të rritur dhe të rinj, të arsimuar dhe të paarsimuar, të punësuar dhe të papunë, dhe janë edhe kriminelët dhe gjithashtu edhe ata pa ndonjë të kaluar kriminale. Rreth 10-15 për qind të rekrutuarve të huaj të IS-it, janë gra. Më këtë rast ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se "Kosova ka shfaqur rezultate spektakolare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ky përparim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë Hyseni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre

Posted: 19 May 2017 03:49 AM PDT

Një polic afgan mbrëmë i ka vrarë pesë kolegë të tij në provincën Nangarhar, derisa ata ishin duke fjetur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë. Sipas këtyre zyrtarëve, sulmuesi i identifikuar me emrin Nasratullah, i kishte mbledhur armët e kolegëve të vrarë dhe kishte ikur. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme. Por, grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe miliatntët talibanë janë aktivë në provincën Nangarhar, që është në kufi me Pakistanin. Para dy ditësh, katër sulmues të armatosur kanë depërtuar me dhunë në kompleksin e ndërtesës së televizionit në kryeqyetin e kësaj province, Xhalalabad, me ç'rast është shkaktuar një përleshje e armatosur katërorëshe me forcat e sigurisë. Për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 10 vetë, përfshirë sulmuesit, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan shikon përleshjen e truprojeve të tij me protestuesit në SHBA

Posted: 19 May 2017 03:45 AM PDT

Një video është publikuar ku shihet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan teksa shikon truprojet e tij duke sulmuar protestuesit kurdë edhe armenë, përpara rezidencës së ambasadorit turk në Uashington.Duket se Erdogan flet me truprojet e tij përpara se të nisë sulmi.Incidenti ka shkaktuar zemërim të madh në Shtetet e Bashkuara, ku ligjnënësit i kanë shkruar një notë proteste presidentit Erdogan. (Video: Shërbimi turk i VOA)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

Posted: 19 May 2017 02:19 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë, lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë. Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t'i ndihmojnë zotit Trump, për t'i përforcuar lidhjet e afrërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Por, ky udhëtim është disi nën hije të shkarkimit të drejtorit të agjencisë FBI, James Comey, nga ana e presidentit Trump, pasi Comey ishte duke i mbikëqyrë hetimet e FBI-së për komunikimet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të Trumpit. Më vonë është raportuar se Trump në muajin shkurt ishte përpjekur për të bërë presion ndaj zotit Comey për ta hedhur poshtë hetimin lidhur me këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare të presidentit Trump, i cili raportohej se kishte gënjyer për komunikimet e tij ruse. Shtëpia e Bardhë, po ashtu, në mënyrë të ashpër po reagon ndaj raporteve se gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, presidenti Trump kishte zbuluar informacione tejet sekrete të inteligjencës për grupin ekstremist, Shteti Islamik. Raportohet se inteligjenca kishte ardhur nga një spiun izraelit në Siri. Në një goditje të mëtejshme kundër Shtëpisë së Bardhë, Departamenti i Drejtësisë ka shpallur se ish-drejtori i agjencisë FBI, Robert Mueller, është nominuar për ta udhëhequr hetimin special për lidhjet ruse. Presidenti Donald Trump, e ka kritikuar këtë zhvillim, duke thënë se është viktimë e "gjuetisë më të madhe politike të shtrigave" në historinë e Shteteve të Bashkuara. Më vonë ai theksoi se "e ka respektuar këtë lëvizje" por ka përsëritur se ishte "gjueti shtrigash", për të cilën vlerësoi "se e ndanë vendin". Mëtutje, ai ka folur për turneun e tij të parë të jashtëm. "Unë shkoj në Arabinë Saudite, shkoj në Izrael, në Romë dhe ne kemi G-7. Ne kemi shumë gjëra të mëdha që po ndodhin dhe unë e urrej kur shoh çdo gjë që na ndanë. Unë jam në rregull me atë se njerëzit bëjnë çka të duan, por ne duhet të kthehemi në udhëheqjen realisht të mirë të këtij vendi", tha Trump. Arabia Saudite dhe Izraeli janë në mesin e aleatëve më të afërt të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, dhe të dy këto shtete i mbështesin përpjekjet amerikane për përfundimin e luftës shkatërruese gjashtëvjeçare në Siri. Ekspertët, po ashtu, presin të shohin nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të sinjalizojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane për konfliktin izraelito-palestinez, e veçanërisht sa i përket statusit të Jerusalemti, që kontestohet nga palët. Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan. Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s. Liderët e shteteve anëtare shpresojnë të shohin mbështetje të fuqishme, pasi më herët Trump e kishte kritikuar aleancën. Ai disa herë ka përsëritur se anëtarët nuk kontribuojnë me mjete të mjaftueshme, kështu që Shtetet e Bashkuara e bartin barrën më të madhe në NATO. Pas takimit të NATO-s më 25 të këtij muaji, presidenti Trump në Sicili të Italisë, do të takohet me liderët e tjerë të grupit G-7, që përbëhet nga shtatë vendet e zhvilluara industrialisht, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Japonia. Përgatiti: Fatmir Bujupi  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Dilema në zgjedhje – angazhim me perëndimin apo izolim

Posted: 19 May 2017 12:57 AM PDT

Në Iran sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në të cilat do të vendoset për rizgjedhjen e presidentit aktual, i cili synon angazhim me perëndimin, apo të kandidatit që do ta kthente Iranin në izolim dhe qeveri të linjës së fortë. Kandidatët favoritë në këtë garë presidenciale janë presidenti aktual, Hassan Rohani, i cili me perëndimin ka arritur marrëveshjen madhore për programin atomik iranian, duke e hapur mundësinë për integrim më të madh ekonomik me perëndimin, dhe Ebrahim Raisi, konsevrator i linjës së fortë, që preferon zgjidhje me metoda vendëse për papunësinë e lartë dhe ekonominë e ngadalshme. Të drejtë vote kanë afro 55 milionë iranianë. Këto zgjedhje shihen si referendum për presidentin Rohani, i cili ka premtuar më tepër liri dhe ekonomi të hapur. Një hulmumtin i pavarur i opinionit ka treguar se Rohani avancon me afro 20 pikë para Raisit, megjithqë thuhet se hulumtimet e këtilla në Iran nuk janë të sigurta. Ebrahim Raisi është i afërt me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili është autoriteti më i larë politik, ushtarak dhe religjioz në Iran. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Listat e kandidatëve nën hetime, vënë ‘në hall’ partitë

Posted: 19 May 2017 12:52 AM PDT

Një afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive politike do të mbyllet të premten në mesnatë, thonë zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia i ka tërhequr vërejtjen Kanadasë lidhur me sanksione

Posted: 18 May 2017 11:46 PM PDT

Rusia dje i ka tërhequr vërejejtn Kanadasë se do të ndërmerr masa hakmarrëse lidhur me legjislacionin që po kalon nëpër Parlamentin e Kanadasë, për imponim të sanksioneve kundër njerëzve që konsiderohen fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi dhe në vendet e tjera. Ky propozim legjislacion, që me siguri do të shndërrohet në ligj, është i inspiruar nga rasti i juristit antikorrupsion, Sergei Magnitski, i cili vdiq në vitin 2009, pasi ishte rrahur rëndë në një burg të Rusisë. Ministria e jashtme e Rusisë ka tërhequr vërejtjen se Kanadaja do të jetë "humbëse" nëse e miraton legjislacionin dhe se do t'i humbë mundësitë biznesore dhe projektet e përbashkëta për "eksplorimin e Arktikut". Një legjislacion të njejtë në vitin 2012 e kanë miratuar edhe Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar që Moska të hakmerret duke mos lejuar që amerikanët t'i adoptojnë fëmijët rusë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aeroplanët e Kinës e interceptuan aeroplanin amerikan

Posted: 18 May 2017 11:25 PM PDT

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy aeroplanë luftarakë kinezë të tipit, Sukhoi Su-30, e kanë interceptuar një aeroplan të Shteteve të Bashkuara për detektim të radiacionit, mbi Detin Lindor Kinez. Ekuipazhi i aeroplanit amerikan, të tipit WC-135, e ka karakterizuar lëvizjen si "profesionale", ka thënë mbëmë zëdhënësja e Forcës Ajrore Amerikane, Lori Hodge. Kjo çështje po shqyrtohet me Kinën nëpërmjet "kanaleve përkatëse diplomatike dhe ushtarake", ka thënë kolonelja Hodge.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Takim i liderëve të Ballkanit

Posted: 18 May 2017 10:36 PM PDT

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel. Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se "do të diskutuohet situata në rajon" dhe "do të shikohet së bashku rruga përpara". Aktualisht, Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

Posted: 18 May 2017 10:10 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë. Administrata Trump shpreson se vizatat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t'i ndihmojnë zotit Trump, për t'i përforcuar lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan. Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Zgjedhjet do të mbahen më 25 qershor

Posted: 18 May 2017 11:58 AM PDT

Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha parashikon shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve, nga 18 në 25 qershor dhe regjistrimin e partive të opozitës dhe listave me kandidatët e tyre brenda datës 26 maj. Mënyra se si është formuluar marrëveshja nuk lë hapësira për pjesëmarrjen e koalicioneve. Një çështje e cila pritet të ngjallë debate, gjatë ndryshimeve që do të duhet të bëhen në kodin zgjedhor për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes. Po më datë 25 Maj do të mbahen dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, të cilat u anuluan pak javë më parë. Pjesa surprizë e marrëveshjes, ka të bëjë gjithashtu dhe me ndryshimet e thella që janë parashikuar në postet thuajse më kyçe të qeverisë, ku opozita do të ketë përveç zëvendëskryeministrit dhe drejtimin e ministrisë së Brendshme, të Financave, të Arsimit, të Shëndetësisë, të Drejtësisë dhe të Mirëqënies Sociale.Të gjithë ministrat e rinj, do të duhet jenë persona teknikë që do të propozohen nga opozita e cila merr dhe drejtimin e disa institucioneve si të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të Hipotekave, të Burgjeve dhe të Agjencisë së Zhvillimit bujqësor. Po ashtu propozim i opozitës do të jetë dhe Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, dhe Avokati i Popullit. Palët kanë rënë gjithashtu dakort që në funksion të garancive që opozita kërkon për zgjedhjet të ndryshojë dhe Kodi penal, "për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni". Do të forcohet edhe kuadri ligjor i financimit të partive politike "nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to", e po ashtu është parashikuar dhe "përmirësimi i standardeve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media". Nga ana e saj e djathta do të votojë përfaqësuesit e saj në komisionet parlamentare të cilat do të përzgjedhin anëtarët e strukturave për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Të gjitha këto ndryshime, përfshirë ato në kodin zgjedhor, emërimet e ministrave të rinj, dhe anëtarët e komisioneve të Vettingut, do të realizohen në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Palët kanë vendosur që me fillimin e legjislaturës së re të ndërmarrin një Reformë Kushtetuese si dhe Reformën zgjedhore, përfshirë futjen e teknologjisë elektronike në procesin e identifikimit të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme. *Ky artikull fillimisht u publikua në VOA në shqip

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more