Skip to main content

Zëri: “A do të ketë më gjasa Haxhi Krasniqi ta fitojë titullin e kampionit botëror?” plus 29 more

Zëri: “A do të ketë më gjasa Haxhi Krasniqi ta fitojë titullin e kampionit botëror?” plus 29 more


A do të ketë më gjasa Haxhi Krasniqi ta fitojë titullin e kampionit botëror?

Posted: 22 Apr 2017 02:53 PM PDT

Haxhi Krasniqi e ka lëshuar sonte një mundësi të artë për t’iu afruar titullit të kampionit të botës, shkruan zeri.info. Boksieri kosovar është mposhtur nga Arthur Abraham pas vendimin të gjyqtarëve. Junikasi e kishte humbur dy herë luftën për titull të kampionit të botës dhe ishte i bindur se rastin e tretë nuk do ta lëshojë. Megjithatë, 30 vjeçari me siguri se do ta tejkalojë këtë situatë dhe se do të ngritet përsëri, në kërkim të realizimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E papritur, ja cili është çifti që lë shtëpinë e Big Brother!

Posted: 22 Apr 2017 02:42 PM PDT

Gjatë kësaj jave në Big Brother kanë qenë në nominim katër çifte. Çifti i parë i cili ka siguruar qëndrimin në shtëpi janë Olsi dhe Fiorentina, çifti i dytë që vijon qëndrimin Xheni dhe Benardi. Çifti që ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Ervini dhe Sidrita, duke siguruar qëndrimin edhe një javë Armela dhe Damiano ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e keni ditur përse vrimat për pulla në këmishë janë horizontale në jakë

Posted: 22 Apr 2017 02:31 PM PDT

Jo, nuk bëhet fjalë për gabime të fabrikës apo për ndonjë detaj mode, por kanë funksion shumë praktik. Vrimat janë të qepura horizontalisht në mënyrë që pullat të mund t’i qëndrojnë presionit nga tërheqja dhe lëvizja dhe që me atë rast të mos tërheqin këmishën apo vetë vrimën, transmeton Telegrafi. Ky ndryshim i këndshëm dhe tegelat shtesë kujdesen që pullat të mos këputën apo thjesht të mos shpërthekohen. Këmishët kryesisht u fusim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhi Krasniqi mposhtet nga Arthur Abraham (VIDEO)

Posted: 22 Apr 2017 02:11 PM PDT

Haxhi Krasniqi është mposhtur nga Arthur Abraham, në meçin e sontëm të zhvilluar në Erfurt të Gjermanisë, pasi referët me pikë dhe vendim unanim e vlerësuan fitues boksierin armen. Krasniqi boksoi mirë, por kundërshtari ishte më i rrezikshëm në rundet e fundit. Junikasi e lëshoi një mundësi të artë për t'iu afruar titullit të kampionit botëror, në tentimin e tij të tretë, pasi dy herë më parë kishte dështuar ta arrinte një gjë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fiorentina e fiton derbin e çmendur me Interin

Posted: 22 Apr 2017 01:45 PM PDT

Fiorentina e ka fituar derbin e çmendur ndaj Interit, të cilin e ka mposhtur 5:4, në ndeshjen që sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Matias Vecino dhe Khouma Babacar kanë shënuar nga dy gola për Viola, kurse një tjetër e ka shtuar Davide Astori, kurse Federico Bernardeschi e ka humbur penalltinë. Ndërkaq, për Nerazzurri, Mauro Icardi ka realizuar tre gola dhe një tjetër Ivan Perisic. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arbana Xharra: Nuk jam islamofobe (VIDEO)

Posted: 22 Apr 2017 01:40 PM PDT

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra po rrëfen tash në emisionin “Personale të TV Dukagjinit. Ajo ka thënë në këtë emision se kanë humbur të gjitha arsyet që kjo qeveri të vazhdojë. Sipas saj, qeveria duhet të bjerë dhe në Kosovë të ketë zgjedhje nacionale. Në këtë emision, gazetarja që shpesh kërcënohet për shkak të shkrimeve të saj, si asnjëherë tjetër ka treguar për kërcënimet që i bëhen. Ajo ka treguar nëse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhi Krasniqi ka punë sonte me këtë ‘bishë’ (VIDEO)

Posted: 22 Apr 2017 01:31 PM PDT

Haxhi Krasniqi do të ketë sonte punë mjaft të vështirë, pasi përballet me një boksier me përvojë dhe mjaft të fuqishëm, shkruan zeri.info. Boksieri kosovar do të ketë punë me Arthur Abraham, dikur kampion bote, i cili është 37 vjeç dhe kjo për të është mundësia e fundit për ta rikthyer titullin e kampionit botëror. Më poshtë mund t’i shihni disa sekuenca të meçeve të Abrahamit, një “bishë” e vërtet. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane mbështet fuqishëm Haxhi Krasniqin (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 01:26 PM PDT

Boksieri Haxhi Krasniqi sonte ndodhet para një meçi shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. 30 vjeçari nga Juniku, kërkon fitore ndaj ‘King’ Arthur Abraham, për të vazhduar pastaj rrugën drejt titullit të botës në peshat super të mesme. Para këtij meçi shumë të rëndësishëm, Haxhi Krasniqi po merr mbështetje të madhe nga shqiptarët anembanë botës. Mbështetje të madhe junikasi po merr edhe nga Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, që kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa kushton fustani që veshi Arbana në spektaklin e sotëm (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 01:23 PM PDT

​E veshur me një fustan ngjyrë vishnjë material latex, Arbana padyshim që shkëlqen sot si çdo herë.  Por ne bëmë një kërkim të shpejtë dhe zbuluam se ky fustan i dizenjuar nga “House of CB” kushton 156 euro, një shumë kjo relativisht më pak se fustanet e veshura gjatë mbrëmjeve të tjera. Këtë fustan e kemi parë edhe tek Poni, edhe tek Jennifer Lopez pak kohë më parë. Sigurisht që kjo është koiçidencë dhe të trejave u shkon shumë, por ditën e sotme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhi Krasniqi: Do të luftoj për shqiptarët

Posted: 22 Apr 2017 01:22 PM PDT

Haxhi Krasniqi do të kërkojë të mbajë lart ngjyrat e flamutrit kombëtar. Në sfidën antipastë të titullit botëror për peshat super të mesme kundër gjermanit me origjinë armene, Abraham, 30-vjeçari shqiptar synon të çelë rrugën për duelin e titullit botëror disa muaj më pas. Me 50 ndeshje në karrierën e tij si profesionist ku numëron 46 fitore 17 prej të cilave me nokdaun, Krasniqi është gati për meçin e sontëm, i cili në Gjermani konsiderohet “Dueli i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besart Berisha krahasohet me Ronaldon e Ibrahimoviçin (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 01:10 PM PDT

Goli i 100-të nuk përfundon vetëm në shifra. Besart Berishës tani i vijnë çmimet për të arriturën më të madhe në futbollin e Australisë. Është Federata e këtij vendi që i ka dhënë çmimin e më të madh që i dedikohet një lojtari për të arriturat e tij në futboll. Madje, ai është krahasuar edhe me yjet e mëdhenj si Ronaldo e Ibrahimoviç. “Pasi shënoi 100 gola, emri i Besart Berishës hyri në emrat më të mëdhenj të futbollit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja për çka është penduar në jetë Teuta Krasniqi

Posted: 22 Apr 2017 12:56 PM PDT

Ajo asnjëherë nuk bëhet bajat, as si prezantuese, as si aktore, as si femër. Është fjala për Teuta Krasniqi, një ndër figurat publike më popullore në vend, shkruan “Kosovarja”. Teuta ka një jetë gjithë eksperienca. Por, a është penduar ndonjëherë për ndonjë gjë? “Nëse u referohemi çështjeve madhore të jetës, nuk jam penduar për asgjë.  Çdo gjë që më ka ndodhur në jetë, si të mirat si të këqijat, më kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse Haxhi Krasniqi humb sonte...

Posted: 22 Apr 2017 12:48 PM PDT

Nëse Haxhi Krasniqi fiton sonte ndaj Arthur Abrahamit, do t’i hapeshin rrugët për ta fituar titullin e kampionit botëror, shkruan zeri.info. Por, nëse humb ai, do ta lëshojë mundësinë e tretë për t’u shpallur kampion bote, pasi dy herë më parë kishte humbur në meçin vendimtar për titull. Nga ana tjetër, nëse Abraham e humb këtë meç, sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën pasi është 37 vjeç dhe kjo është mundësia e tij e fundit. “Është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan, nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Posted: 22 Apr 2017 12:45 PM PDT

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjetër në Ballkan nëse Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën. Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse Haxhi Krasniqi fiton sonte...

Posted: 22 Apr 2017 12:44 PM PDT

Nëse Haxhi Krasniqi fiton sonte ndaj Arthur Abrahamit, do t’i hapeshin rrugët për ta fituar titullin e kampionit botëror, shkruan zeri.info. Nga ana tjetër, nëse Abraham e humb këtë meç, sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën pasi është 37 vjeç dhe kjo është mundësia e tij e fundit. “Është rasti i tij i fundit. Nëse humb, do ta përfundojë karrierën”, ka thënë trajneri i Abrahamit, Ulli Wegner. Ndërkohë, nëse fiton Abraham, do ta kërkojë titullin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në ora sa fillon dhe në cilin televizion transmetohet meçi i Haxhi Krasniqit?

Posted: 22 Apr 2017 12:24 PM PDT

Sonte rreth orës 22:30 do të zhvillohet dueli i madh i boksit ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Abrahamit. Fituesi i meçit do të luftojë për titull të kampionit botëror, raporton zeri.info. Ndërsa, televizioni Klan Kosova ka njoftuar se do ta transmetoj këtë meç për tifozët shqiptarë të Krasniqit. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli ka një mesazh për dembelët (Video)

Posted: 22 Apr 2017 12:04 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli edhe të shtunën ishte aktiv. Vetëm se kësaj here Kadri Veseli doli si shef i kuvendit e jo i partisë, njofton Klan Kosova. Ai vizitoi panairin Prishtina 2017 dhe Esnaf në Prizren. Gjatë takimeve me bizneset e vendit premtoi mbështetje në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai nuk hezitoj t’i provoj disa nga prodhimet kosovare. Duke folur për mbështetjen që duhet t’i jepet prodhuesve vendorë, Veseli tha: “Do t’i jepet prioritet produkteve vendore, atyre që punojnë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këta janë tifozët e flaktë të Haxhi Krasniqit (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 12:07 PM PDT

Haxhi Krasniqi pritet të zbresë në ring pas një ore e gjysmë, ku do të bokojë në Erfurt të Gjermanisë ndaj Arthur Abrahamit, shkruan zeri.info. Dhe, në grupin zyrtar të Krasniqit në Facebook është postuar një fotografi, ku shihen tifozët e Krasniqit, të cilët janë gati për të bërë tifo sonte për boksierin junikas. Madje, ata janë veshur edhe me fanellat zyrtare të Haxhi Krasniqit, me shpresën që ai do ta fitojë meçin e sontëm, i cili do t’ia hapte rrugën për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Prishtinës paralajmëron padi ndaj Ferrit i cili tha se autobusët janë të ngjyrosur

Posted: 22 Apr 2017 11:56 AM PDT

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj Avdi Ferrit, kryesuesit të bordit të Trafikut Urban, pas akuzave të tij se “autobusët e rinj të Komunës së Prishtinës janë të vjetër dhe të ngjyrosur”. Në një intervistë me Klan Kosovën, Ferri deklaroi se autobusët e rinj që ka blerë Komuna e Prishtinës janë të falsifikuar. Ka thënë po ashtu se autobusët nuk kanë ardhur nga Çekia, siç ka njoftuar komuna, por nga Kroacia. E Komuna e Prishtinës i ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sonte zhvillohet 'Dueli i vitit', Krasniqi përballë Abraham (FOTO)

Posted: 22 Apr 2017 11:53 AM PDT

Kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i meçi ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Krasniqi dhe armenit me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham. Meçi do të mbahet në Erfurt të Gjermanisë dhe pritet të fillojë në orën 22:30. Bëhet fjalë për një duel të peshave super të mesme kualifikues për gjerdanin prestigjioz WBO që aktualisht e mban meksikani, Gilberto Ramirez. Fituesi i duelit Krasniqi - Abraham do të sfidojë pikërisht boksierin meksikan në Las Vegas brenda vitit 2017. Boksieri shqiptar,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trafiku Urban, dyshime për pazarin e autobusëve (VIDEO)

Posted: 22 Apr 2017 11:45 AM PDT

Trafiku Urban bleu autobusë të rinj, por tani janë ngritur dyshime për prejardhjen e tyre, njofton Klan Kosova. Për këtë sipas drejtuesve të bordit menaxhues, kanë nisur hetimet, pasi sipas tyre ata nuk vijnë nga Çekia, por nga Kroacia. Këtë e ka mohuar kryeshefi ekzekutiv, ndërsa Komuna e Prishtinës i ka quajtur shpifje, për çka edhe do të ngris padi. Përgjigje për hetime të tilla nuk dha drejtoria e krimeve ekonomike.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita për demarkacionin: Do të shkojmë përtej gazit (Video)

Posted: 22 Apr 2017 11:42 AM PDT

Konfirmimi i kryetarit të Kuvendit se demarkacioni do procedohet në Kuvend në javën që po vjen, nuk ka lëkundur qëndrimet opozitare karshi kësaj marrëveshje. Përkundrazi ato kanë paralajmëruar stopimin e saj me çdo kusht, përfshirë gazin dhe përtej gazit. Në këtë qëndrim janë bashkuar te tri partitë opozitare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi , deklaroi se do ta përdorin çdo mjet që ky ratifikim të mos ndodhë. Ai deklaroi se nëse është nevoja do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea mposht Tottenhamin dhe kualifikohet në finale të FA Cup (Video)

Posted: 22 Apr 2017 11:41 AM PDT

Chelsea ka fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 4-2 në gjysmëfinale të FA Cup. Blutë ishin më të mirë edhe pse takimin e filluar në mungesë të disa lojtarëve më të mirë. Goli i parë në këtë takime erdhi nga Willian në minutën e pestë prej gjuajta e lirë, po rezultati u barazua nga Harry Kane në minutën e 18-të. Willian shënoi edhe një herë në minutën e 43-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim. Pjesa e dytë filloi me golin e Delle Alli (52’) dhe duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Almeda publikon një foto të ‘Çënarit’ kur ai ishte 17 vjeçar (Foto)

Posted: 22 Apr 2017 10:39 AM PDT

Ka bërë një fotografi kur ishte 17 vjeçar. E këtë foto të aktorit turk, Tolgahan Sayisman e ka publikuar gruaja e tij, aktorja shqiptare, Almeda Abazi, shkruan lajmi.net Duke u nisur nga fotoja, nuk është se Tolga ka ndryshuar nga tani që është 35 vjeçar.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Imami im i dashur shqiptar!

Posted: 22 Apr 2017 10:33 AM PDT

Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve në një vend, vendosa  të ju drejtohem publikisht me një letër të tillë; sa qortuese aq edhe këshilluese në të njëjtën kohë.  Në prag të shekullit në të cilin kemi hyrë, shihet qartë se  bota njerëzore  ka pësuar shumë ndryshime në shumë dimensione të jetës së saj. Si popull dhe si komb jemi të vegjël për të ndikuar në ndryshimet globale, apo në orientimet ideologjike......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Koreja e Veriut mund të shkatërrojë botën me vetëm 3 bomba’

Posted: 22 Apr 2017 10:20 AM PDT

Një ‘ambasador jo zyrtar’ i Koresë së Veriut për Perëndimit ka tërhequr vërejtjen se Peniani mund të shkatërrojë gjithë botën me vetëm tre bomba. 43 vjeçari Alejandro Cao de Benós, e ka përshkruar shtetin e fshehtë komunist si utopi. “Njerëzit kanë një jetë të thjeshtë, të sigurt dhe me dinjitet. Ata jetojnë paqësisht, dhe nuk ka konflikte shoqërore. Ne nuk kemi njerëz që flenë në rrugë...është një mënyrë tjetër e jetesës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shfaqet Tuna: Ja si duket në ditët e fundit të shtatzënisë (Foto)

Posted: 22 Apr 2017 10:18 AM PDT

Tashmë kur kanë mbetur rreth një javë deri në ardhjen në jetë të djalit të Tuna Sejdit dhe Patris Berishës, këngëtarja e njohur ka bërë edhe një paraqitje të re. Krahas imazheve të setit fotografik të cilin e ka realizuar në fillim të muajit, një foto nga Rezarta Galica e postuar sot ka vënë në pah ndryshimet tek Tuna në javët e fundit të shtatzënisë. Shtimi në peshë si nur i shtatzënisë e ka zbukuruar edhe më shumë këngëtaren që reflekton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-miss Italia rrëfen tmerrin se si i dashuri ia shkatërroi bukurinë me acid (Foto)

Posted: 22 Apr 2017 10:11 AM PDT

Ish-Miss Italia e vitit 2007, i dashuri i së cilës i hodhi acid në fytyrë, ka rrëfyer në televizion gjithë tragjedinë e saj pas sulmit të tmerrshëm me acid.  Gessica Notaro ka qenë e ftuar te shfaqja e Maurizio Constanzo këtë javë për të treguar gjithë historinë.Fillimisht 28-vjeçarja e ka patur fytyrën të mbuluar me një shall, por më pas vendosi ta heqë atë duke iu drejtuar publikut: “Dua që të shikoni atë që më bëri ai”. Pas ndarjes nga i dashuri Jorge Edson......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetarët e LDK-së i japin mbështetje Mustafës për ratifikimin e demarkacionit

Posted: 22 Apr 2017 10:01 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, sot ka mbajtur një mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së, ku është dakorduar që të çohen pëpara proceset e rëndësishme për Kosovën, duke përfshirë edhe Demarkacionin. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se është vlerësuar puna e  Qeverisë dhe kryetarëve të komunave nga LDK-ja të cilët po punojnë për të mirën e qytetarëve. “Si rezultat i qeverisjes së mirë, Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rri urtë kryetar, mos i dil trenit përpara... !

Posted: 22 Apr 2017 09:58 AM PDT

Kryetari i Kaçanikut, i "të gjithë qytetarëve", ende pa nisur fushata zgjedhore e gozhdon Listën për Kaçanikun. Për të thotë se "nuk do të mund të përfitojë më shumë se një vend në KK...". E luan lojën symbylltas të fëmijëve: U ba, s'u ba, sytë i çela... Ai mund të qet fall në kafene, jo në gazeta, ndryshe bëhet horë !  Kryetari i Kaçanikut dhe i Degës së PDK-së, B. I., "ndezi motorin". I del punë të merret me subjektin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more