Skip to main content

“Masakra në lokalin me muzikë live, kjo ishte këngëtarja që i kishte mbledhur” plus 9 more GazetaBlic

“Masakra në lokalin me muzikë live, kjo ishte këngëtarja që i kishte mbledhur” plus 9 more GazetaBlic


Masakra në lokalin me muzikë live, kjo ishte këngëtarja që i kishte mbledhur

Posted: 20 Apr 2017 10:44 PM PDT

Vrasja në Vlorë dhe plagosja e tre personave të tjerë në lokalin e njohur për muzikë live mbrëmjen e djeshme ndodhi natën kur këngëtarja e ftuar ishte Blerina Balili dhe Kleando Harunaj.

Kjo duket në posterat e publikuar para mbrëmjes në fjalë.

Për ngjarjen, policia e Vlorës njoftoi:

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur  3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. F.H., 28 vjeç.

2. A.L., 26 vjeçe.

3. A.Ll., 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

The post Masakra në lokalin me muzikë live, kjo ishte këngëtarja që i kishte mbledhur appeared first on GazetaBlic.

Sulmi në Paris: I zbulohen mesazhet sulmuesit

Posted: 20 Apr 2017 10:44 PM PDT

Njeriu i cili sot ka shtënë në drejtim të policisë në Paris duke lënë të vdekur një dhe duke plagosur dy të tjerë kishte komunikuar në telegram.

"Telegram", aplikacioni për shkëmbimin e mesazheve është përdorur shpesh nga terroristët për shkak të sigurisë së madhe, transmeton lajmi.net

E gjithashtu, në sulmin e sotshëm ka ndodhur e njëjta. I dyshuari i cili është vrarë nga policia nepërmjet telegramit kishte treguar se do të sulmonte policinë.

The post Sulmi në Paris: I zbulohen mesazhet sulmuesit appeared first on GazetaBlic.

Javën tjetër vendoset për Rregulloren për ngritjen e aktakuzave të Speciales

Posted: 20 Apr 2017 10:38 PM PDT

Dhomat e specializuara kanë ndërmarrë një varg vendimesh në funksion të shqyrtimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave, pas fuqizimit të të cilit dokument do të krijohet baza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që pretendohet t'i kenë kryer krimet që senatori Dick Marty i ka listuar në një raport, i cili gjashtë vjet më parë ka marrë edhe vulën e Këshillit të Evropës. Verdikti për këtë dokument do të jepet javën e ardhshme.

Muajin e shkuar, Specialja ka miratuar Rregulloren. Ajo i është nënshtruar edhe kontrollit kushtetues, shkruan sot Koha Ditore. Mbështetur në të dhënat zyrtare të Speciales, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do ta japë fjalën e vet më së largu më 27 prill.

"Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka nxjerrë përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave. Përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores do të dalin brenda 30 ditësh nga referimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave prej kryetares, referim i cili u bë më 27 mars", thuhet në një përgjigje të shkruar që Specialja ia ka përcjellë gazetës. "Përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores do të bëhen në Holandë (shteti pranues)".

Dy vendime janë marrë deri tash në funksion të krijimit të kushteve për Dhomën e Specializuar të Kushtetueses, në mënyrë që ajo ta shqyrtojë Rregulloren. Është vendosur për selinë e saj e edhe për gjuhën në të cilën do të punohet.

The post Javën tjetër vendoset për Rregulloren për ngritjen e aktakuzave të Speciales appeared first on GazetaBlic.

Dhëndri martohet me dy nuse në të njëjtën kohë (VIDEO)

Posted: 20 Apr 2017 10:36 PM PDT

Një video e pazakontë që është shfaqur së fundmi në internet, shihet një burrë duke u martuar me dy gra në të njëjtën kohë.

Videoja amatore e filmuar në shtëpinë e dhëndrit, shfaqen nuset përkrah tij të cilat dukeshin të lumtura që do të martohen me njeriun e ëndrrave të tyre.

Burri i identifikuar si Zhang pozon përkrah nuseve të veshura me fustan tradicional me ngjyrë të kuqe.

Në video 44-vjeçari i cili me dy nuset Xie e cila i qëndron në krahun e djathtë dhe Zhong në të majtë, gjunjëzohen para babait të burrit duke kërkuar bekimin e tij.

Kjo ceremoni është mbajtur në shtëpinë e burrit në fshatin Longzhuxin në pjesën lindore të Kinës.

The post Dhëndri martohet me dy nuse në të njëjtën kohë (VIDEO) appeared first on GazetaBlic.

Ministri Hoxhaj ngushëllon popullin francez për sulmin në Paris

Posted: 20 Apr 2017 10:31 PM PDT

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas sulmit vrasës në Paris duke shprehur ngushëllimet e tij.

"Thellësisht i prekur nga sulmi në Paris. Ngushëllimet e mija më të thella popullit dhe qeverise franceze" ka shkruar Hoxhaj.

Në orë e mbrëmjes të së enjtes, një person ka shtënë me armë duke lënë të vrarë një polic ndërsa dy të tjerë të plagosur.

Sulmi është kualifikuar si terrorist.

The post Ministri Hoxhaj ngushëllon popullin francez për sulmin në Paris appeared first on GazetaBlic.

Në Beograd vazhduan protestat kundër Vuçiqit

Posted: 20 Apr 2017 10:28 PM PDT

Qindra qytetarë serbë protestuan të enjten mbrëma në Beograd, për të 18 natë, kundër partisë në pushtet.

Qytetarët, kryesisht studentë, u mblodhën përkundër motit të ftohtë dhe shiut.

Demonstratat kundër, siç thuhet, "diktaturës" kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.

Protestuesit thonë se duan shkarkimin e "elitës politike" që udhëheq Vuçiqi.

Tubimi i radhës është paralajmëruar për të premten.

The post Në Beograd vazhduan protestat kundër Vuçiqit appeared first on GazetaBlic.

Kuvendi i Prishtinës diskuton për taksën e lejes së ndërtimit

Posted: 20 Apr 2017 10:23 PM PDT

Sot mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje do të diskutohet për propozimvendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant; propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale; propozimvendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ''Rexho Mulliqi'', si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane "B" të lagjes "Prishtina e Re-Zona Lindje";

Po ashtu, do të diskutohet për rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; pastaj propozimvendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ''Hivzi Sulejmani'', si dhe propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes "Dodona";

Gjithashtu, pritet të caktohet një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL "Hortikultura" SHA,  NPK "Trafiku Urban" SHA dhe KRM ''Pastrimi''.

The post Kuvendi i Prishtinës diskuton për taksën e lejes së ndërtimit appeared first on GazetaBlic.

Numri i këmbës tregon sa gjatë do të jetoni

Posted: 20 Apr 2017 10:19 PM PDT

E çuditshme, por sipas disa studiuesve suedezë është e vertete. Numri i këpucës tregon edhe jetëgjatësinë e njeriut.

Studimet në këtë drejtim kanë filluar që në vitin 1987, dhe pjesë e tyre kanë qenë 800 njerëz, të gjinisë mashkullore dhe femërore.Kërkimet e fundit, të përsëritura dy vite më parë, morën në analizë mijëra burra e gra.

Në përfundimet e tyre, shkencëtarët suedezë, ndajnë bindjen se numri i këpucëve mund të lidhet drejtpërdrejt edhe me jetëgjatësinë e njeriut, por sipas tyre, jeta mund të zgjatet edhe më shumë në varësi të ushqimit. Ata pretendojnë se kanë arritur një klasifikim të jetëgjatësisë në bazë të numrit të këpucëve.

Tek femrat:

Numri 35: 64-69 vite

Numri 36: 70-76 vite

Numri 37: 77-82 vite

Numri 38: 78-84 vite

Numri 39: 73-75 vite

Numri 40: 70-72 vite

Numri 41: 67-70 vite

Numri 42: 66-69 vite

 

Tek meshkujt:

Numri 41: 73-77 vite

Numri 42: 75-82 vite

Numri 43: 74-79 vite

Numri 44: 67-72 vite

Numri 45: 66-69 vite.

The post Numri i këmbës tregon sa gjatë do të jetoni appeared first on GazetaBlic.

Lansohet projekti për arsimin e lartë dhe shkencat e aplikuara

Posted: 20 Apr 2017 10:15 PM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, do të marrin pjesë në lansimin e projektit "HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë".

Me këtë rast, do të bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes MAShT dhe ADA-s.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.

Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

The post Lansohet projekti për arsimin e lartë dhe shkencat e aplikuara appeared first on GazetaBlic.

​Hapet Qendra Informative Komunale për Bujqësi

Posted: 20 Apr 2017 10:12 PM PDT

Sot në Komunën e Prishtinës hapet Qendra Informative Komunale për Bujqësi.

Në konferencën e hapjes së kësaj qendreje marrin pjese drejtori i Bujqësisë Ferat Makolli, Hysni Thaqi nga Ministria e Bujqësisë dhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

The post ​Hapet Qendra Informative Komunale për Bujqësi appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more