Skip to main content

“Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Posted: 20 Apr 2017 09:28 AM PDT

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt të Varshavë të Polonisë. Në finale, Kelmendi e mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova. Ndërkaq, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg, pasi mposhti me Ippon xhudisten nga Bullgaria, Ivelina Ilieva.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moska mirëpret vendimin e GJND-së

Posted: 20 Apr 2017 08:48 AM PDT

Ministria e Jashtme e Rusisë ka lavdëruar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), në Hagë, për të refuzuar kërkesën e Kievit, që Moska të urdhërohet të ndalojë mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës. Në kërkesën e saj në GJND, Ukraina tha se Rusia ka ndërhyrë në çështjet e Ukrainës që prej vitit 2014 "duke intervenuar ushtarakisht... financimin e akteve të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të miliona ukrainasve, përfshirë edhe të drejtën për jetë". Por gjykata më 19 prill, në vendimin e saj, tha se "kushtet e kërkuara për masat e përkohshme", siç ishin kërkuar nga Ukraina, për të udhëruar që Rusia të ndalojë mbështetjen për separatistët, "nuk janë përmbushur". Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, thuhet se GJND "gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë çështje, që të zbatojnë në plotni Marrëveshjet e Minsut, duke kujtuar se këto marrëveshje janë miratuar dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e rajoneve të Doneskut dhe Luhanskut, një fakt që Ukrania po përpiqet ta mohojë". Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe ka mbështetur separatistët, në luftën, që ka lënë mbi 9,900 të vrarë në lindje të Ukrainës, që prej prillit të atij viti.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani i kundërpërgjigjet kritikave të Tillersonit

Posted: 20 Apr 2017 08:15 AM PDT

Irani thotë se Shtetet e Bashkuara duhet "të përmbushin zotimet e tyre", të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në vend se të lëshojnë akuza drejt Republikës Islamike. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i bëri këto komente sot në Twitter, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja në mes të Iranit dhe fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendosi ndalesa ndaj aktivitetit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike. Por Tillerson tha se kjo "ka dështuar të përmbushë objektivat për një Iran jobërthamor" dhe nuk adreson "provokimet alarmuese", të Teheranit në Lindjen e Mesme. Zarif ka thënë se "akuzat e vjetra të SHBA-së nuk mund të maskojnë pranimin e përmbushjes së obligimeve të Iranit", me marrëveshjen bërthamore. Teherani mohon se është duke kërkuar të zhvillojë armë bërthamore.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, kërcënim apo zhgënjim nga izolimi

Posted: 20 Apr 2017 07:49 AM PDT

Deklaratat e liderëve në Tiranë e Prishtinë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet, në rast se Bashkimi Evropian nuk i hapë dyert shtetit të Kosovës, nga analistët politikë në Prishtinë po shihen si reflektim i zhgënjimit me politikat zgjeruese të BE-së dhe izolimin e krijuar si mungesë e liberalizimit të vizave.  Politologu Ramush Tahiri i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zhgënjimi me politikat e BE-së në raport me shqiptarët është i shtrirë jo vetëm te liderët, por edhe te popullata. "Këto deklarata janë si zhgënjim me politikën e ngadalshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe sidomos me politikën shumë prapa karshi Kosovës dhe mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës". "Ky zhgënjim është edhe te populli i Kosovës dhe jo vetëm te liderët politikë. Është edhe te Shqipëria, sepse shqiptarët si populli më i deklaruar si pro-evropian, kanë pritur shumë gjatë për integrimet euro-atlantike", ka thënë Tahiri. Për shkak të shtrirjes gjeografike dhe jetesës në pesë shtete të rajonit, integrimi në Bashkimin Evropian do t'u kishte krijuar shqiptarëve kushte të barabarta dheprosperitet, thotë Tahiri. Ndërkaq sa i përket bashkimit të shqiptarëve, ai thotë se nuk bëhet më fjalë për idenë e shekullit XIX, kur shqiptarët ishin ndarë dhe detyruar të jetonin në disa shtete. "Ideja e unifikimit si shtet, tash është ideja e bashkimit në kuadër të Bashkimit Evropian", thekson Tahiri.  "Edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi thjeshtë kanë trokitur në derën e Evropës, e cila po duket gjysmë e hapur dhe kanë kërkuar që të integrohet populli shqiptar kudo që është. Përndryshe alternativë mbetet jetesa në një shtet, i cili jo që do të bëhet praktikisht, jo që do të bëhet me dhunë dhe jo që do të bëhet si vullnet, por thjeshtë duhet ta ketë një alternativë", ka thënë Tahiri. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e dyerve për Kosovën në Bashkimin Evropian, do t'i detyronte ata që të jetonin në një hapësirë të vetme në rajon. Reagimi i tij, pasonte deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE, venitet. "Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t'u integruar pastaj tutje në familjen evropiane", është shprehur Thaçi. Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një konference për media në Beograd, ai ka thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan, nuk do të shpëtonte pa konflikte të reja në gjithë Ballkanin, duke i cilësuar ato si deklarata kërcënuese. "Është e qartë se janë kërcënime, sepse nuk mund të arrini bashkimin e të gjithë shqiptarëve pa konflikte me disa shtete në rajon. Këtu nuk është në pyetje vetëm Serbia, është në pyetje edhe Maqedonia", ka thënë Vuçiq. Deklaratat e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë kur flitet për bashkim, në Bruksel shihen edhe si dëmtim i raporteve të mira ndërmjet vendeve fqinje në këtë rajon. Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë shkurt për Radion Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane dhe se në këtë drejtim punohet me të gjitha vendet partnere në rajon, bazuar në parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Kosova, ka mbetur prapa në proceset integruese evropiane, si dhe shteti më i izoluar, dhe i vetmi në rajon pa liberalizimin e vizave. Një gjendje e tillë, sipas analistëve, po i shton frustrimet dhe zhgënjimet, të cilat tani besohet se po reflektohen edhe në deklaratat e udhëheqësve të shtetit. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivan Todosijeviq emërohet ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Posted: 20 Apr 2017 07:35 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka emëruar Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Me këtë rast, siç njofton kryeministria, Mustafa ka pritur në takim ministrin Todosijeviq dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq. Mustafa po ashtu ka emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mirjana Jevtiqin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një shekull pas revolucionit, shumica e rusëve thonë se Lenini ka luajtur rol pozitiv

Posted: 20 Apr 2017 06:25 AM PDT

Shumë rusë kanë shprehur mendim pozitiv për liderin e revolucionit bolshevik, Vladimir Lenin, se sa kishin pasur një dekadë më parë. Kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga agjencia e pavarur, Levada. Sondazhi, që u publikua më 19 prill, tregon se 56 për qind e rusëve besojnë se Lenini ka luajtur rol pozitiv në historinë e vendit, ndërkaq 22 për qind kanë thënë se ai ka pasur rol negativ. Mendimi pozitiv për Leninin është rritur dukshëm vitet e fundit, dhe nëse krahasohet me një sondazh të vitit 2006, kjo rritje është për 40 përqind. Më 2006, 36 për qind e rusëve kishin deklaruar se Lenini ka luajtur rol negativ në historinë evendit. Në sondazhin e Levada janë anketuar 1,600 persona në mbarë Rusinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kazakistan: Mijëra persona evakuohen për shkak të vërshimeve

Posted: 20 Apr 2017 05:50 AM PDT

Vërshime të mëdha kanë goditur rajonet verirore në Kazakistan, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe detyruar që mijëra persona të evakuohen. Banorët kanë thënë se nga vërshimet e fundit kanë vdekur 6 persona, ndërkaq autoritetet kazake kanë thënë se nuk ka asnjë viktimë nga kjo fatkeqësi natyrore. Më 20 prill, zyrtarët në Kazakistanin verior kanë thënë se niveli i ujit në rezervuarin kryesor ka arritur pothuajse tre metra nga niveli i lejuar, duke shtuar se janë të shqetësuar se banorët do të goditen nga vërshime më të mëdha kur të shkrihet bora. Ministri i Brendshëm, Qalmukhanbet Qasymov ka thënë më 19 prill se rreth 2 mijë ndërtesa janë shkatërruar nga vërshimet në rajonet në veri të vendit. Mijëra banorë janë evakuuar ndërkaq dhjetra mijëra krerë të bagëtive po ashtu janë zhvendosur në vende të sigurta. Disa kazakë, që janë të prekur nga vërshimet kanë akuzuar zyrtarët se kanë dështuar të parandalojnë dëmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me gjithë rritjen ekonomike, Kosova 80 vjet prapa Evropës

Posted: 20 Apr 2017 05:37 AM PDT

Mekanizmat ndërkombëtarë financiarë e kanë vendosur Kosovën në vendin me rritjen më të lartë ekonomike, që arrin në 3.9 për qind, por ajo, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, nuk mund të zbusë problemet e papunësisë dhe varfërisë. Banka Botërore në raportin e saj të fundit ka vënë në pah se Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 3.6 për qind në vitin 2016, kurse gjatë këtij viti rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.9 për qind. Derisa, Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën ka paraparë rritje ekonomike në 3.5 për qind. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se rritja ekonomike e paralajmëruar për Kosovën, bazohet në rritje të konsumit dhe rritje të investimeve publike, por që këta dy indikatorë nuk janë aq substancial që të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve. "Kosova ka nevojë për rritje ekonomike vjetore 7–8 për qind dhe këtë në kontinuitet më të gjatë. Nëse këtë vit kemi 4 për qind rritje ekonomike dhe vitin tjetër rënie apo kemi nivelin e njëjtë, atëherë duhet në dinamikën kohore të presim shumë kohë. Nëse Kosova arrin të ketë rritje ekonomike 7 për qind dhe Evropa të mbetet vetëm në 1 për qind rritje ekonomike, atëherë ne do të jemi të barabartë me Evropën vetëm në vitin 2100", thekson ai. Gërxhaliu thekson se në tre vjetët e fundit edhe përkundër dominimit të agjendës politike në Kosovë janë bërë disa hapa pozitiv sa i përket disa ecurive ekonomike, megjithatë, sipas tij, pika më e dobët edhe më tutje vazhdon të mbetet sundimi i rendit dhe ligjit.  "Çka duhet të bëhet? Duhet të kemi disa indikatorë shtesë që do ta forcojnë rritjen ekonomike dhe nga kjo rritje ekonomike të ketë ndikim pozitiv tek qytetarët. E para, janë investimet e huaja direkte, e dyta krijimi i vendeve të reja të punës, e treta është përmirësimi i bilancit të pagesave dhe indikatorë tjetër", thekson Gërxhaliu. Gjatë shtatë vjetëve të fundit, Kosova nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.9 për qind. Kjo rritje ekonomike, ndonëse po vlerësohet të jetë e lartë nga mekanizmat ndërkombëtarë, edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Ismajl Kastrati është e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka vendi. "Rritja aktuale ekonomike prej 3.6 për qind nuk e zbutë as varfërinë dhe as nuk e zvogëlonpapunësinë, prandaj edhe problemet nuk janë të zgjidhshme, megjithatë është një rritje është një dinamik. Kjo rritje mbështetet në rritjen e konsumit dhe rritjen e huazimeve ndërkombëtare, që nuk është rritje e mirëfilltë në kuptimin e një ekonomie të qëndrueshme", thekson Kastrati. Derisa, kjo rritje ekonomike që më së shumti bazohet në konsum nuk është e qëndrueshme, shton Kastrati, Kosova duhet të orientojë rritjen ekonomike në indikatorë të tjerë, siç është prodhimtaria. "Rritja ekonomike e cila e zvogëlon papunësinë dhe e zbut varfërinë në Kosovë do të duhej të ishte deri në 7 për qind. Për të arritur këtë rritje duhet të krijohet një gjyqësi e besueshme, një siguri për investitorët e jashtëm, të eleminohet korrupsioni, të ketë avancim të legjislacionit dhe në politikën fiskale në favor të investitorëve të rinj", shton Kastrati. Kosova brenda vitesh, thuhet nga ekspertë të fushës, nuk ka arritur që të krijojë një ekonomi më të zhvilluar, duke u radhitur kështu në mesin e vendeve më të varfra në rajonin e Ballkanit me nivel të lartë të papunësisë, që arrin në mbi 27 për qind, dhe me një numër të madh të qytetarëve të saj që jetojnë në varfëri të skajshme. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-të, shpresa për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Posted: 20 Apr 2017 05:21 AM PDT

Reagimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, mbi krizën institucionale në Maqedoni dhe kërkesa për formimin pa vonesa të Qeverisë së re, shihet në Shkup si një shpresë për zhbllokimin e krizës së rëndë në vend. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se pozicionet e partive janë aq të betonuara, sa që vështirë mund të ketë lëvizje nga vijat e tyre të kuqe pa një ndërhyrje të fuqishme nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklarata e të mërkurës nga Uashingtoni ka qenë më e drejtpërdrejta në muajt e fundit, andaj edhe beson se mund të ndikojë në lëvizjen e krizës nga pika zero. "Reagime të këtilla me një zë në skenën ndërkombëtare ka kohë që nuk kam dëgjuar. Ata si asnjëherë më parë kanë dalë me një qëndrim identik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani ashtu edhe shtetet e BE-së më parë, se Maqedonia duhet të përmbushë detyrimet si shtet demokratik. Besoj se të gjitha këto reagime apo presione, pavarësisht se si interpretohen, në fund do të rezultojnë me sukses. Ne, besojmë në këtë edhe pse nuk mund ta dinë se çfarë mendojnë kokat e politikanëve tanë. Duke parë zhvillimet në katër muajt e fundit, që nga përfundimi i zgjedhjeve, apo edhe të viteve të fundit, nga politikanët tanë gjithçka mund të pritet", thotë Maleski. Në reagimin e Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Maqedonia pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në Kuvend dhe se Qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme, që vendi të rifillojë reformat e duhura për t'u anëtarësuar në familjen euro-atlantike. "Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e Qeverisë, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Njohësit e çështjeve politike, thonë se megjithatë i takon edhe shumicës së re parlamentare që të angazhohet më me ngulm për formimin e Qeverisë së re. Profesori i sistemit politik, Nikolla Dujoski thotë madje se partitë e koalicionit të ri duhet të shpërfillin VMRO-në e Nikolla Gruevskit dhe vet të votojnë institucionet e reja, pasi në të kundërtën, rrezikojnë të humbin mbështetjen tek elektorati i lodhur nga kriza politike. "Tani kemi një shumicë parlamentare prej 67 apo 69 deputetë, të cilët duhet ta kryejnë punën e tyre. Çdo ditë e humbur është humbje për Maqedoninë. Deri në formimin e Qeverisë kjo mbështetje për ta mundet të mbetet, por nëse ngërçi nuk zgjidhet qytetarët do të kërkojnë zgjidhje tjera. Nëse LSDM dhe partitë shqiptare nuk arrijnë të kapërcejnë këtë situatë, atëherë si mund t'i besojnë qytetarët se do zgjidhin krizën që sa e vjen e thellohet", thotë Dujovski duke mirëpritur reagimin e qartë të Uashingtonit, pa mbështetjen e të cilin edhe nuk pret ndonjë përmirësim të gjendjes në vend. Nga ana tjetër presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, i cili edhe ka bllokuar institucionet për shkak të refuzimit për të mandatuar për kryeministër liderin social-demokrat, Zoran Zaev ka thënë se nuk heq dorë nga një vendim i tillë për shkak të mbështetjes që lideri opozitar i ka dhënë "Platformës së Tiranës". Ivanov dhe Gruevski, i cili përmes deputetëve të partisë së tij VMRO DPMNE ka bllokuar zgjedhjen edhe të kryetarit të Kuvendit, thonë se "platforma" rrënon themelet e shtetit unitar maqedonas, pasi me të i hapet rruga ndryshimit të Kushtetutës dhe federalizimit të vendit. Partitë shqiptare kanë hedhur poshtë këto pretendime ndërsa kanë sqaruar se pikat e deklaratës së përbashkët, janë në fakt pjesë e programeve të tyre partiake për avancimin e gjuhës zyrtare shqipe dhe të drejta tjera të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EULEX-i ngre një aktakuzë për krime lufte

Posted: 20 Apr 2017 05:00 AM PDT

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka ngritur të enjten aktakuzë ndaj një ish-rezervisti të policisë, Z.V., për krimet që, siç thuhet, janë kryer në vitin 1999. Sipas një kumtese të EULEX-it thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Z.V, për 'krimet që pretendohet të kenë ndodhur ndërmjet fshatrave Studime e Poshtme dhe e Epërme të Vushtrrisë dhe objekteve të Koperativës Bujqësore në Vushtrri më ose rreth datës 2 maj, si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë të Komunës së Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje". Radio Evropa e Lirë mëson se bëhet fjalë për Zoran Vukotiq. Ai është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile përfshirë vrasje mizore dhe të paligjshme, sjellje jonjerëzore, shkaktim të vuajtjeve të mëdha, përdorim të masave të friëksimit dhe terrorit, marrje të pronës, vjedhje dhe plaçkitje në përmasa të mëdha, që nuk janë arsyetuar. Prokurori ndërkombëtar e ka ngritur aktakuzën pas ekstradikmit të të pandehurit nga Mali i Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Shqiptarët të mos flasin për idenë e bashkimit

Posted: 20 Apr 2017 04:30 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec. "Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme", tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme Reagimi i Thaçit pasoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. Për më shumë lexoni këtu.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Pakistanit mbetet në detyrë, përkundër akuzave për korrupsion

Posted: 20 Apr 2017 04:05 AM PDT

Gjykata Supreme në Pakistan urdhëroi hetime të mëtejshme të akuzave për korrupsion kundër kryeministrit Navaz Sharif, por tha se ai mund të mbetet në detyrë tash për tash. Nën masa të rrepta të sigurisë, paneli gjyqësor prej pesë anëtarësh vendosi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të urdhëruar largimin e Sharifit nga zyra dhe urdhëroi krijimin e një ekipi të përbashkët hetues. Gjykata në Islamabad ka nisur vitin e kaluar hetimet për pasurinë e familjes së Sharifit jashtë shtetit, pasi fëmijët e tij kanë qenë të lidhur me disa llogari që kanë rrjedhur nga të ashtuquajturat Letra të Panamasë. Kritikët e Sharifit kanë thënë se kompanitë jashtë shtetit janë përdorur për të shpëlarë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme ose për të shmangur taksat. Politikanët opozitarë kanë kërcënuar se do të nisin protesta në rrugë nëse akuzat nuk hetohen. Sharif dhe familja e tij kanë mohuar çdo keqbërje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi në Shën Petersburg: Ndalohet i dyshuari i dhjetë

Posted: 20 Apr 2017 03:18 AM PDT

Policia në Moskë arrestoi të dyshuarin e dhjetë në lidhje me sulmin e 3 prillit në një stacion të metrosë në Shën Petersburg. Në këtë sulm, 15 veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Zyrtarë të Komitetit Hetues thanë se Akram Azimov është ndaluar më 19 prill dhe se ka poseduar një granatë dore gjatë gjithë kohës. Azimov, 29 vjeç, është vëllai i një të dyshuari tjetër për rastin, Abror Azimov, 26 vjeç, i cili është ndaluar më 17 prill. Të dy vëllezërit janë shtetas rusë me origjinë nga Azia Qendrore. Tetë të dyshuarit tjerë të ndaluar janë po ashtu me prejardhje nga Azia Qendrore. Hetuesit thonë se sulmi në Shën Petersburg ka qenë vetëvrasës dhe se është kryer nga Akbarjon Jalilov, 22 vjeç, shtetas rus, i lindur në Kirgizi. Autoritetet thonë se i dyshuari Abror Azimov ka organizuar sulmin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa në Bruksel do të kërkojë liberalizim me kusht për Kosovën

Posted: 20 Apr 2017 02:28 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet që të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme në Bruksel, ku do prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Mustafa, do të kërkojë që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të Demarkacionit, dhe nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbushë këtë kriter, asaj t'i merret sërish liberalizimi dhe t'i kthehet regjimi i vizave. Kryeministri Mustafa ka deklaruar së fundmi se këtë çështje e ka diskutuar me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ku sipas tij, ministri gjerman ka premtuar se kërkesa do të merret parasysh. Mirëpo, njohësit e integrimeve evropiane dhe ata të zhvillimeve politike konsiderojnë se një kërkesë e tillë nga ana e Kosovë është e vonuar. Ata thonë se edhe në rast se një kërkese e tillë pranohet, ajo mund të vonojë shumë derisa të miratohet nga Brukseli. Besa Shahini, njohëse e integrimeve evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se ka raste në të kaluarën kur Komisionit Evropian i janë drejtuar kërkesa që jo domosdoshmërish kanë qenë relevante për proceset integruese, dhe në disa raste, BE-ja ka pranuar t'i heq disa nga kriteret e përcaktuara. Ajo ka përmendur si shembull rastin e Bosnjë dhe Hercegovinës, kur në vitin 2011, BE-ja kishte kërkuar që ta ndryshonte mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, në rastin e Kosovës Shahini thotë se ideja e kryeministrit Mustafa, në këtë moment, vështirë se mund të has në mirëkuptim, pasi që Komisioni Evropian dhe vendet anëtare e kanë vendosur gjithë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. "Nëse kryeministri kërkon një gjë të tillë kjo është e mirë, por kjo nuk do të thotë që Komisioni Evropian do të tërhiqet prej një kërkese edhe nëse nuk është kërkesë relevante për procesin e liberalizmit të vizave, siç nuk është ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi". "Edhe në këtë rast ata do të merrnin shumë kohë derisa të tërhiqeshin nga kërkesa e tyre, që do të thotë se prapë se prapë kanë për të kaluar shumë vite", tha Shahini. Kurse, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se marrë parasysh qëndrimin e deritashëm të BE-së, nuk beson se kjo çështje do të gjejë kompromis. Ai pohon po ashtu se në ketë drejtim varet shumë edhe nga vullneti i Gjermanisë brenda BE-së, si shteti më me ndikim. "Kryeministri Isa Mustafa është dashur ta kërkojë një gjë të tillë kohë më parë, e jo tash kur po e sheh se e ka të pamundur të sigurojë votat për kalimin e demarkacionit. Ai dhe partneri i tij i koalicionit, Kadri Veseli, e kanë përgjegjësinë që ta kalojnë këtë marrëveshje". "Gjatë gjithë kohës Mustafa ka zgjedhur qasje përjashtuese, e jo gjithëpërfshirëse. Kokëfortësia e tij ka bërë që çështja të bllokohet dhe vetëm tash, kur është bërë vonë, t'i bie ndërmend që të kërkojë zgjidhje tjetër", tha Mushkolaj. Çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, shihet si pengesa kryesore për procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës, por Besa Shahini mendon se edhe nëse përmbushen kriteret e fundit në këtë proces, ku bëjnë pjesë kriteri për ratifikimin e Demarkacionit dhe ai për luftimin e krimit dhe korrupsionit, prapë liberalizimi, sipas saj, do të jetë problem. "Nga ana e BE-se, duket se nuk ka disponim për liberalizimin e vizave për Kosovën edhe nëse kalon demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Ka shtete anëtaret që janë duke kaluar në zgjedhje. Ato e shohin Kosovën si rrezik migrimi ,edhe nuk ka shumë disponim në shtetet e rëndësishme anëtare si Gjermania, Franca, Suedia, Belgjika, që Kosovës t'i lejohet liberalizimi i vizave shpejt", tha Shahini. Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do ta paraqes kërkesën e tij në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ai kishte paralajmëruar që këtë muaj ta procedojë për ratifikim në Kuvend, Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por në mungesë të votave, tani është vënë në kërkim të një zgjidhjeje alternative.  Marrëveshja aktuale, nuk po mbështetet jo vetëm nga partitë opozitare, të cilat po kërkojnë rinegociim me Malin e Zi, por as nga një numër i deputetëve të partive në pushtet. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Instituti i lidhur me Putinin “zhvilloi planin” për të ndikuar zgjedhjet në SHBA

Posted: 20 Apr 2017 02:27 AM PDT

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një institut i Qeverisë ruse, i udhëhequr nga ish-zyrtarë të inteligjencës, të emëruar nga Kremlini, ka zhvilluar një plan për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vitin e kaluar. Raporti i Reutersit citoi tre zyrtarë aktualë dhe katër ish-zyrtarë të SHBA-së, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti. Sipas raportit, ata kanë përshkruar dy dokumente konfidenciale, që janë përgatitur nga Instituti i Rusisë për Studime Strategjike, me seli në Moskë, dhe janë siguruar nga zyrtarët e zbulimit në SHBA. Njëri dokument është një letër strategjike, e shkruar në qershor të vitit 2016 dhe ka qarkulluar në nivelet më të larta të Qeverisë ruse. Në të thuhet se i është rekomanduar Kremlinit të zhvillojë një fushatë propaganduese në internet dhe në transmetuesit mediatikë, duke u bërë thirrje votuesve amerikanë të zgjedhin një president që do të ishte më i butë se Barack Obama ndaj Rusisë. Dokumenti i dytë, i hartuar në tetor, ka paralajmëruar se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka gjasa të fitojë. Dokumenti ka rekomanduar që Rusia të ndalojë propagandën e saj në favor të kandidatit republikan, Donald Trump, dhe të përqendrohet në përpjekjet për të minuar presidencën e mundshme të Clintonit dhe legjitimitetin e sistemit zgjedhor të SHBA-së, duke nxitur dyshime për mashtrim të votuesve. Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë lëshuar një raport në muajin janar, duke thënë se kanë vlerësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një "fushatë të ndikimit", duke përdorur piraterimet kompjuterike dhe metoda të tjera për të ndërhyrë në zgjedhje. Reuters tha se një zëdhënës i Putinit, i cili ka mohuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, nuk ka pranuar t'i përgjigjet kërkesës për komente.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bora në pranverë në Kosovë

Posted: 20 Apr 2017 01:52 AM PDT

Një valë e të ftoftit me të reshura bore ka përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit, pa e përjashtuar edhe Kosovën. Bora ka nisur të bjerë që prej dy ditësh në pjesë të ndryshme të Kosovës përfshirë edhe Prishtinën. Të reshurat e borës dhe të ftoftit në pranverë kanë krijuar shqetësime vecanërisht tek bujqit e Kosovës. Prishtinë, 20 Prill 2017

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ylli i tenisit Serena Williams pret fëmijën e parë

Posted: 20 Apr 2017 01:33 AM PDT

Ylli i tenisit, Serena Williams, është shtatzënë me fëmijën e parë dhe pret të lindë këtë vjeshtë, tha një zëdhënës i saj. Tenistja amerikane, 35 vjeçe, ka fituar në janar grand-slamin e 23-të, në një turne në Australi. Në muajin dhjetor, ajo ka bërë të ditur se është e fejuar me sipërmarrësin dhe investitorin amerikan, Alexis Ohanian. Williams, e cila aktualisht është tenistja numër 2 në botë, është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të këtij viti që përfshin: French Open, Wimbledon dhe U.S. Open.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri

Posted: 20 Apr 2017 12:53 AM PDT

Rezultatet e testimit tregojnë se agjenti nervor vdekjeprurës Sarin ose substancë e ngjashme është përdorur në një sulm të dyshuar kimik në Siri, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Kreu i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, tha se mostrat nga dhjetë viktima janë analizuar në katër laboratorë. Rezultatet e këtyre analizave "tregojnë ekspozimin ndaj Sarinit ose substancave si Sarini", tha Uzumcu. "Ndërsa detaje të mëtejshme do të pasojnë, rezultatet e analizave që kanë arritur janë të padiskutueshme", shtoi ai. Nga sulmi i dyshuar kimik, më 4 prill në qytetin Khan Sheikhoun, janë vrarë mbi 80 veta. Për këtë sulm, Perëndimi ka fajësuar forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Damasku ka mohuar përgjegjësinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeprokurori thotë se po luftohet korrupsioni në nivel të lartë, shoqëria civile hedh dyshime

Posted: 20 Apr 2017 12:21 AM PDT

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi tha, të enjten, se Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka trajtuar 35 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe për 26 nga to ka ngritur aktakuza. Ai tha se lëndët e tjera janë në fazën e hetimeve. "Në këtë drejtim kemi hetuar dhe ngritur akuza për herë të parë për ministra në detyrë, ish-ministra, deputetë, kryetarë të komunave, ish-kryetarë të komunave, kryetarë të gjykatave, prokurorë, policë dhe shumë zyrtarë të tjerë publikë", tha Lumezi në një konferencë me gazetarë. Kryeprokurori i Kosovës, tha se institucioni që drejton ka hetuar edhe përfaqësues të partive politike pavarësisht, siç tha, për 'rolit të tyre në shoqëri' "Prokuroria e Shtetit, nuk bazohet në asnjë program të subjekteve politike dhe partive politike. Këtë e kemi treguar edhe me veprime konkrete, kemi persona që janë hetuar dhe akuzuar nga të gjitha subjektet politike, pavarësisht fuqisë dhe rolit të tyre në shoqëri", tha kryeprokurori Lumezi. Por, përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se duke marrë parasysh perceptimet e shoqërisë për nivel të lartë të korrupsionit dhe raporteve ndërkombëtare për këtë dukuri, numri i të akuzuarve të personave të nivelit të lartë është jashtëzakonisht i vogël. Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", ndërkaq thotë se Prokuroria megjithatë ngritë aktakuza, por shumë pak njerëz po e vuajnë dënimin më burg. "Ne nuk po shohim që dikush që është akuzuar për vepra të rënda korruptive ose për krim të organizuar po përfundon me një epilog që po dënohet me burg". Kryeprokurori i Kosovës dha edhe shënime të tjera në konferencën me gazetarë, duke thënë se gjatë vitit 2016 'Prokuroria e Shtetit ka bërë edhe sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar më vepër penale". "Të dhënat statistikore bëjnë me dije, se gjatë vitit 2016 janë sekuestruar rreth 60 milionë të pasurisë se fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe mëse një milion e 200 mijë euro është konfiskuar pasuria", tha Lumezi. Por, Demhasaj nga organizata Çohu, shprehet se në Kosovë ka shumë zyrtarë të lartë, të cilët janë pasuruar në mënyrë joligjore. "Ka zyrtarë të lartë që pasuria e tyre kalon milionëshin, kurse të hyrat e tyre nuk janë më tepër se 30 mijë euro në vit dhe kjo automatikisht krijon dyshim se si ata kanë mundur të krijojnë gjithë pasurinë. E në raste të tilla, nuk kemi asnjë rast të dëshmohet se Prokuroria ka bërë diçka në këtë drejtim", ka thënë Demhasaj. Megjithëkëtë, Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi ka bërë me dije se gjatë vitit të kaluar prokurorët e shtetit kanë zgjidhur me mijëra dosje penale që kanë pasur në fokus veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të luftës. Sipas tij prokurorët gjatë vitit 2016 kanë zgjidhur mbi 63 mijë lëndë të natyrave të ndryshme, që krahasuar me vitin 2015, shënon një rritje të lëndëve të zgjidhura prej mbi 20 mijë syresh.  (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

HRW: OKB refuzon të pranojë “abuzimet” me pakicat në Kosovë

Posted: 19 Apr 2017 11:52 PM PDT

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Kombet e Bashkuara, "duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t'iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut". Reagimi vjen pas raportimit të gazetës Times se shefi i ri i OKB-së, Antonio Guterres, ka thirrur një takim të nivelit të lartë, në të cilin Zyra e Çështjeve Ligjore e OKB-së ka rekomanduar të mos pranojë përgjegjësinë apo të mos paguajë kompensim për qindra familje të pakicave etnike në Kosovë, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj plumbit toksik, pasi janë detyruar të jetojnë në kampe të misionit të OKB-së - UNMIK, pas luftës së viteve 1998-1999. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i ka thënë Times-it se diskutimet po vazhdojnë dhe se Guterres do të marrë vendimin përfundimtar "shumë shpejt". Në prill të vitit të kaluar, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me trajtimin e personave të zhvendosur të komunitetit rom në dy kampet në veri të Kosovës. Ai ka thënë se i ka marrë parasysh rekomandimet e Panelit për të Drejtat e Njeriut për dështimin e UNMIK-ut në trajtimin e personave të zhvendosur bashkë me kërkesën për kompensim ndaj këtyre banorëve. Tanin, më pas, ka vendosur që kërkesën për kompensim t'ua procedojë organeve kompetente të Kombeve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more