Lajmi.net: “Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë” plus 8 more |
- Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë
- Dy vjet të humbura me Demarkacionin
- Horoskopi, 23 mars 2017
- Tillerson kërkoi më shumë kontribute në luftimin e ISIS-it
- Prezantohet hulumtimi për peshën e çantave tek fëmijët e shkollave
- Sulmohet fizikisht një aktivist i Vetëvendosjes
- Në ‘Javën e Gruas’ diskutohet për investimet e huaja dhe punësimin
- A e dini përse themi “shëndet” kur dikush teshtin?
- Sa duhet të jetë temperatura në dhomën ku fle bebja?
Në Kosovë 90 vendvotime për zgjedhjet e Serbisë Posted: 23 Mar 2017 12:09 AM PDT Komisioni Republikan i Zgjidhjeve në Serbi – RIK ka vendosur që t'i organizojë 21 qendra votimi me 90 vendvotime në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017. Vendimi për organizimin e qendrave të votimit në Kosovë do të vlejë derisa atëherë kur vlerësimi për sigurinë të mundë të lejojë që zgjedhjet të organizohen edhe në Kosovë. Lista Serbe ka siguruar se zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovës. Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet për president të Serbisë të mos mbahen edhe në Kosovë, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet tjera më përpara, shkruan sot Gazeta “Zëri“. Sipas Listës Serbe, për ndryshim nga Serbia në Kosovë organizimin e zgjedhjeve e bën OSBE-ja, e cila është një "servis" i RIK-ut të Serbisë. Në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë u kanë thënë medieve në Beograd se teknikisht është gjithçka gati për organizimin e zgjedhjeve edhe në Kosovë. Lista Serbe siguron se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtë serbëve të Kosovës të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.
|
Dy vjet të humbura me Demarkacionin Posted: 23 Mar 2017 12:05 AM PDT Koalicioni qeverisës PDK-LDK ende nuk po arrin t'i sigurojë votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, sado që kjo marrëveshje ka gati dy vjet prej se është nënshkruar (26 gusht 2015). Tek një vit pas këtij nënshkrimi, me gjithë kritikat e opozitës, Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi u miratua nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, një muaj pas kësaj, Qeveria e procedoi në Kuvend këtë marrëveshje, më 1 shtator të vitit të shkuar. Porse tek pas fillimit të seancës i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, vendosi ta tërheqë nga rendi i ditës, pasi që Lista Serbe nuk ishte në Kuvend, ndërkohë jashtë protestohej nën organizimin e opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri“. Por, pavarësisht se pas këtij "dështimi" u tha disa herë se Demarkacioni do të riprocedohet në Kuvend, një gjë e tillë nuk po ndodh as sot. Kjo pasi që koalicioni qeverisës nuk po arrin t'i sigurojë numrat e mjaftueshëm për ta ratifikuar atë. Nga ana tjetër, edhe vetë zyrtarë të Qeverisë thonë se Demarkacioni do të shkojë në Kuvend tek atëherë kur ka sinjal për siguri të votave. |
Posted: 22 Mar 2017 11:59 PM PDT Dashi Mundohuni te mos e ndërlikoni me dorën tuaj ne cit gjate kësaj dite sepse do vije një dite kur do pendoheni pafund. Lëreni tjetrin te shprehe lirshëm atë qe ndjen. Beqaret do jene te kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet papritur fale një shume parash qe do merrni nga një pune e përfunduar. Demi Dite dinamike dhe e zjarrte do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mund te bëni edhe gjera te çmendura me atë qe keni ne krah dhe emocionet kane për te qene te fuqishme. Beqaret do realizojnë takime me te bukura nga sa kishin menduar dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Sektorin e financave do e mbani nen kontroll ne çdo moment dhe nuk do ketë tronditje. Binjaket Dite e mistershme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Jo çdo gjë do ece ashtu si e keni ëndërruar dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mundet edhe te hedhin hapa te rëndësishme. Perspektivat financiare duken goxha te mira. Do i kryeni pa frike shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë. Gaforrja Dite e mbushur me momente te bukura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak debate dhe probleme me te. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ju ndodhe diçka e jashtëzakonshme. Buxheti do jete me i mire se disa dite me pare, por jo aq sa për te kryer shpenzime kuturu. Luani Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni nga partneri gjera qe ai nuk do mundet dot t'ua plotësojë. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. As sot nuk është dita e tyre më me fat. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju ndihmoje t'i kaloni te gjitha vështirësitë. Do jeni disi me te qete ne këtë sektor. Virgjeresha Dita e sotme do filloje mire, por ne mesdite mund te ndodhin disa mosmarrëveshje te vogla. Mundohuni te jeni me tolerante dhe t'i pranoni gabimet tuaja. Beqaret nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin e tyre, por njohje te reja do pranojnë te kenë. Për financat do jete një dite akoma me e favorshme se me pare. Mund te kryeni pa frike edhe disa investime. Peshorja Edhe pse nuk do ketë ndryshime shume te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot, gjithësie atmosfera do vazhdoje te jete e qete. Shfrytëzojeni këtë rast për te folur qetësisht me partnerin. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por prej tyre nuk do filloje kurrsesi një lidhje serioze. Buxheti do jete goxha i mire, prandaj mund te kryeni pa frike investime me te mëdha. Akrepi Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë problem me partnerin tuaj, por nga ana tjetër asnjeri nuk do ketë nerva për te bere surpriza. Beqaret do bëjnë mire t'ia lënë çdo gjë kohës, pasi nëse nxitohen mund te bëjnë gabime. Financat do jene te paqëndrueshme gjate gjithë kohës. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme. Shigjetari Nëse jeni ne një lidhje, kjo e sotmja ka për te qene një dite e kënaqshme edhe pse jo me emocione aq te forta sa kishit ëndërruar. Beqaret duhet te tregohen sa me te kujdesshëm qe te munden sepse do ketë disa persona qe do mundohen t'i joshin e me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar situata do filloje te përmirësohet pak nga pak. Beni edhe pak durim para se te investoni. Bricjapi Sot do jeni gjate gjithë kohës ne dispozicion te njeritjetrit ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do joshin pafund, por ende nuk ka ardhur momenti për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri. Perspektivat duken goxha te mira. Ujori Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume e trazuar sot. Ne disa momente mund ta mendoni edhe ndarjen, por nuk do arrini ta hidhni dot këtë hap. Beqaret nga ana tjetër do flirtojnë ne çdo moment, por nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje. Duhet te presin edhe pak kohe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duket te tregoheni ende te kujdesshëm me shpenzimet derisa situata te përmirësohet me tepër. Peshqit Lëreni zemrën tuaj ne flasë gjate kësaj dite dhe mos ua vini veshin për asnjë moment atyre qe do thonë te tjerët. Mbrëmja ka për te qene me e këndshme dhe me emocionuese. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me personat qe do i joshin. Te ardhurat do jene disi te paqëndrueshme. Mundohuni te riorganizoni buxhetin ne tërësi. |
Tillerson kërkoi më shumë kontribute në luftimin e ISIS-it Posted: 22 Mar 2017 11:56 PM PDT Tillerson i bëri këto komente në Uashington, në një takim të koalicionit prej 68 anëtarësh. Grupi ekstremist ka pushtuar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, por ka humbur territor qysh në vitin 2016. “SHBA do ta bëjë pjesën e saj, por rrethanat në terren kërkojnë më shumë nga të gjithë ju. Kërkoj nga të gjitha vendet të shohin se si mund t’i mbështesin këto përpjekje jetike për stabilizim”, tha Tillerson. Ai e cilësoi mposhtjen e Shtetit Islamik si qëllim “numër një” të SHBA-së në Lindjen e Mesme. |
Prezantohet hulumtimi për peshën e çantave tek fëmijët e shkollave Posted: 22 Mar 2017 11:50 PM PDT Prezantimi i të gjeturave do tu pasohet nga dikutimi me panelistët: Keshilltari Politik i ministrit të Arsimit, Lah Nita, Drejtoresha Pneumi per Arsim, Besa Shahini dhe Ali Alija, Fizioterapeut. Një hulumtim i bërë me heret tregon se çantat e nxënëse të shkollave fillore, tejkalojnë peshën e lejuar. Sipas këtij hulumtimi, nxënësi i klasës së parë, i cili ka peshë trupore mesatarisht 23 kilogramë, e bart çantën mesatarisht 4 kilogramë e 170 gramë. Pesha më e rëndë është 5 kilogramë e 200 gramë, kurse ajo më e lehta 2 kilogram e 300 gramë. Dallimi ndërmjet peshës së çantës të nxënësve të klasës së parë me ata të klasës së pestë, sipas hulumtimit, është vetëm 100 gramë më e rëndë në peshë çanta e nxënësit të klasës së pestë, krahasuar me çantën e nxënësit të klasës së parë. Ndërkohë që, sipas standardeve të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve. Çdo gjë më e rëndë se aq, mund të jetë e dëmshme për shpinën e fëmijës dhe bart pasoja për të ardhmen. Një hulumtim i vitit 1984, tregon se çanta e nxënësve të klasës së parë të vitit 1984, ka peshuar për 2 kilogramë më pak sesa çanta e nxënësve të klasës së parë të viteve të fundit. Çantat e mëdha dhe të mbingarkuara po shkaktojnë jo vetëm lodhje të nxënësve, por edhe dëmtime afatgjatë në shtyllën kurrizore. Deformimet në boshtin kurrizor të fëmijës, sipas mjekëve, mund të shfaqen për shkak të peshës së rëndë të çantave. |
Sulmohet fizikisht një aktivist i Vetëvendosjes Posted: 22 Mar 2017 11:42 PM PDT Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një njoftimi të lëshuar për media. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë: SULMOHET FIZIKISHT AKTIVISTI AGRON KABASHI Sonte, rreth orës 23:35, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Muharrem Fejza', tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç'rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK'së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Momentalisht Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa, gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë. |
Në ‘Javën e Gruas’ diskutohet për investimet e huaja dhe punësimin Posted: 22 Mar 2017 11:35 PM PDT Pjesëmarrësit do të diskutojnë me aktorët kryesor për vështirësitë që gratë dhe të rinjtë i hasin gjatë hyrjes në tregun e punës dhe ngritjes profesionale. Investimet e huaja direkte do të jenë një temë tjetër diskutimi, për shkak të rëndësisë së saj për tregun aktual të punës në Kosovë, duke u fokusuar në përfitimet pozitive që Investimet e Huaja Direkte i sjellin vendeve në zhvillim. |
A e dini përse themi “shëndet” kur dikush teshtin? Posted: 22 Mar 2017 07:58 PM PDT Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Britaninë e Madhe, kur dikush tështin, thuhet "bless you", që do të thotë "bekime". Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet? E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh? Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi. Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit. Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të urojnë sa herë dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.
|
Sa duhet të jetë temperatura në dhomën ku fle bebja? Posted: 22 Mar 2017 07:48 PM PDT Kujdes i veçantë duhet kushtuar temperaturës së dhomës në mënyrë që ta mbajmë në nivel shëndetin e foshnjës. Mjekët tregojnë se temperatura maksimale në dhomën e bebes duhet të jetë 25 gradë celsius. Në rast se temperatura në dhomë është më e lartë, mund të rrezikoni që beba të sëmuret lehtësisht ngaqë nuk krijon imunitet dhe është lehtësisht i ndjeshëm ndaj çdo ndryshimi të temperaturave./Indeksonline/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: