Lajmi.net: “Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video)” plus 8 more |
- Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video)
- Bunjanki: Ardhja e Hadërgjonajt do të na zgjidhte shumë probleme
- Kishte humbur lodrën e tij, fëmija palestinez tmerrohet nga ushtarët izraelit (Video)
- Futbollistët e Kosovës takohen me familjarët pas humbjes nga Islanda (FOTO)
- Veprim i guximshëm! Reperi i njohur “godet” presidentin Trump me këtë këngë (Video)
- Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri
- Memushaj: Nuk e prisja atë nga tifozët shqiptarë
- Besart Berisha tregon fajtorin e humbjes nga Islanda
- Flet Atdhe Nuhiu, sulmuesi që debutoi me gol te Kosova
Besniku sjell versionin remix të këngës “Alo” (Video) Posted: 24 Mar 2017 03:58 PM PDT Kënga e tij erdhi në këtë version pas dz muajsh që kishte publikuar këtë këngë në versionin tjetër, shkruan lajmi.net. Duket se këngëtari, pasi e kishte parë që kënga e publikuar dy muaj më parë u prit shumë mirë nga publiku, ai e pa të arsyeshme ta sjell atë edhe në versionin remix. 2po2 njihet për një numër të madh hitesh, disa prej tyre në bashkëpunim me artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare. /Lajmi.net/ |
Bunjanki: Ardhja e Hadërgjonajt do të na zgjidhte shumë probleme Posted: 24 Mar 2017 03:55 PM PDT Kosova edhe në humbjen ndaj Islandës, pati probleme të mëdha në mbrojtje, që vinin nga krahët, ku cekët paraqitja jo e mirë e Fanol Përdedajt. Por, trajneri Albert Bunjanki beson një lojtar si Hadërgjonaj do të zgjidhte problemet në mbrojtje. "Ardhja e Florent Hadërgjonaj definitivisht do të na zgjidhet problemet e konkurrencës në atë pozicion, pastaj edhe ardhja e Loretit", ka deklaruar Bunjaki./Lajmi.net/ Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 |
Kishte humbur lodrën e tij, fëmija palestinez tmerrohet nga ushtarët izraelit (Video) Posted: 24 Mar 2017 03:52 PM PDT Tetëvjeçari Sufian Abu Hitah nuk iu kishte bind urdhrave të nënës që të mos largohet nga shtëpia e gjyshit, pasi ai kishte dalë nëpër rrugë për ta kërkuar lodrën që e kishte humbur, kur u kap nga një grup prej rreth 15 ushtarëve të cilët i kërkuan në gjuhën arabe t'ua tregojë emrat e fëmijëve të cilët kishin gjuajtur gurë dhe koktej molotovi afër vendbanimit izraelit në Kiryat, transmeton Telegrafi. Me sy të mbushur me lot, vogëlushi u kishte thënë ushtarëve se nuk din asgjë. Sidoqoftë, ai është tërhequr zvarrë dhe është futur shpi për shpi edhe pse kishte mbathur vetëm çorape. Por pas kësaj skene të pakëndshme në ndihmë i dolën disa gra, të cilat e tërhiqnin me forcë nga duart e ushtarëve të cilët pas një orë e liruan. Sipas organizatës izraelite për të drejtat e njeriut B Tselem, incidenti që ishte filmuar nga dy banorë lokalë ka ndodhur më 19 mars. |
Futbollistët e Kosovës takohen me familjarët pas humbjes nga Islanda (FOTO) Posted: 24 Mar 2017 03:46 PM PDT |
Veprim i guximshëm! Reperi i njohur “godet” presidentin Trump me këtë këngë (Video) Posted: 24 Mar 2017 03:45 PM PDT "The Heart Part 4" është kënga e cila flet për Trumpin, Rusinë si dhe zhvillimet e fundit politike, shkruan lajmi.net. Në refrenat e këngës thuhet "Presidenti Trump është një shkop i thatë, e di si ndihesh… Thuaju që Zoti po vjen.. Rusisë i duhet butoni "reply".." këto janë disa nga vargjet e këngës së Kendrick. /Lajmi.net/ |
Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri Posted: 24 Mar 2017 03:42 PM PDT Mediat franceze raportojnë se të paktën tre persona janë lënduar përfshirë një 14 vjeçar. Identiteti i personave të lënduar në sulm nuk është bërë i ditur. Ngjarja vjen në kohën kur Franca është në alarm të sigurisë së lartë pas sulmeve terroriste në 12 muajt e fundit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. |
Memushaj: Nuk e prisja atë nga tifozët shqiptarë Posted: 24 Mar 2017 03:42 PM PDT "Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol. Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë". "Më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, që janë special. Të them të drejtën nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe "Tifozat Kuq e Zi" që desha t'i falënderoja, se në një moment të vështirë më kanë qëndruar afër", ka thënë Memushaj për incidentin në fushë. |
Besart Berisha tregon fajtorin e humbjes nga Islanda Posted: 24 Mar 2017 03:35 PM PDT
"Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t'i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje", ka thënë Berisha. |
Flet Atdhe Nuhiu, sulmuesi që debutoi me gol te Kosova Posted: 24 Mar 2017 03:32 PM PDT Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 ndaj Islandës në kuadër tëkualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018". Pas takimit Nuhiu ka thënë se nuk është edhe aq i gëzuar për golin e shënuar për shkak se ekipi humbi. "Për mua debutimi me gol është dytësore, pasi kemi hyrë në fushë për fitore, dhe për këtë nuk gëzohem aq shumë pasi humbëm", është shprehur Nuhiu. Ai më tutje ka thënë Islanda nuk e ka merituar fitoren. "Unë jam i bindur se Islanda këtë lojë nuk e ka merituar ta fitojë. Kemi jashtëzakonisht talent të mirë, ky është një hap tjetër. Në këtë ekip futbolli shqiptar do të ketë shumë suksese. Besoj se ky grup i lojtarëve mund të shkojë shumë përpara, por kjo duhet të shkojë ngadalë, dhe duhet të kemi durim", ka thënë Nuhiu. Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: