“BE: Në 60 vjetorin e themelimit, përkushtim për forcim të unitetit” plus 15 more Radio Evropa e Lirë
“BE: Në 60 vjetorin e themelimit, përkushtim për forcim të unitetit” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- BE: Në 60 vjetorin e themelimit, përkushtim për forcim të unitetit
- Diplomatët: Po vazhdojnë konsultimet për takim në NATO më 31 mars
- Gjenerali amerikan: Rusia përpiqet për zgjerim të ndikimit në Libi
- Afganistan: Forcat e sigurisë i kanë vrarë 7 militantë
- Ish-ndihmësi i Trumpit pajtohet të dëshmojë në hetimet për Rusinë
- Veseli: Do ta kemi ushtrinë dhe miqësinë me SHBA-në
- A e ndihmoi Kosova fushatën zgjedhore në Serbi me pezullimin e dialogut?
- Londër: Policia i ka liruar 6 prej 10 vetëve që mbaheshin lidhur me sulmin terrorist
- Hoxhaj e pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi
- Maqedonia, në prag të sanksioneve nga BE-ja
- Siri: Nga sulmet ajrore në Idlib – së paku 16 vetë të vrarë
- Tillerson e viziton NATO-n, pas zemërimeve për mosprani në një takim
- SHBA: Republikanët papritmas e tërhoqën legjislacionin për kujdes shëndetësor
- Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata
- Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja
- Princi George zgjedh shkollën ku do të shkojë nga shtatori
BE: Në 60 vjetorin e themelimit, përkushtim për forcim të unitetit Posted: 25 Mar 2017 09:28 AM PDT Në deklaratën me rastin e 60 vjetorit të themelimit të BE-së, liderët e Bashkimit Evropian kanë shprehur përkushtim për forcimin e unitetit dhe solidaritetit brenda bllokut, derisa do të lejohet që shtetet anëtare të lëvizin "me ritëm të ndryshëm". Kjo deklaratë e miratuar sot në Romë, po bëhet në periudhën kur BE-ja ballafaqohet me presion nga rritja e nacionalizimit, kriza e refugjatëve dhe goditja nga largimi i Britanisë nga BE-ja. Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur përkushtim që Bashkiimi Evropian të bëhet "më i fuqishëm dhe më elastik" nëpërmjet "unitetit më të madh dhe solidaritetit" në mesin e shteteve anëtare. "Ne do të veprojmë së bashku, me ritëm dhe intensitet të ndryshëm, kur kjo është e domosdoshme", thuhet, pos tjerash, në deklaratën e liderëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Diplomatët: Po vazhdojnë konsultimet për takim në NATO më 31 mars Posted: 25 Mar 2017 09:10 AM PDT Diplomatët e NATO-s thonë se takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të aleancës, fillimisht i paraparë për 5 dhe 6 prill, tash ka përpjekje që të mbahet më 31 mars, kur sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerspon, do të jetë në Bruksel. Departamenti amerikan i shtetit ka shpallur mbrëmë se zoti Tillerson do ta vizitoj selinë e NATO-s në Bruksel më 31 mars, një ditë pas takimit me Presidentin e Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan, në Ankara. Diplomatët e NATO-s thanë sot se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të aleancës po punojnë për përshtatje ndaj agjendës së zotit Tillerson, pasi më herët Uashingtoni pat thënë se ai nuk do të merrte pjesë në takimin e prillit për shkak të orarit të ngarkuar të takimeve. Senatori republikan, Ron Johnson, tha sot në Brukel se Tillerson dhe ministrat e tjerë të NATO-s "i kanë gjetur datat". Por, diplomatët e NATO-s në Bruksel thanë sot se "konsultimet në mesin e aleatëve po vazhdojnë". Sipas tyre, sjellja e të gjithë ministrave të jashtëm të NATO-s së bashku më 31 mars, mund të jetë gjë e komplikuar, pasi sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ndoshta nuk do të jetë në gjendje të qëndroj në Bruksel atë ditë. Afati i fundit për gjetjen e zgjidhjes është 27 marsi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjenerali amerikan: Rusia përpiqet për zgjerim të ndikimit në Libi Posted: 25 Mar 2017 07:10 AM PDT Shefi i Komandës Afrikane të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Thomas Waldhauser, thotë se Rusia po përpiqet ta zgjeroj ndikimin e saj në Libi, diçka që nga Shtetet e Bashkuara ndiqet me "shqetësim të madh". Gjenerali Waldhauser dje u tha mediave se Rusia është "në terren" në hapësirën kufitare ndërmjet Egjiptit dhe Libisë dhe po përdorë mjete ushtarake, shitje të armatimit dhe të naftës, për ta zgjeruar ndikimin në Libi. "Ata po përpiqen të influencojnë aksion – atë që ata e bëjnë ne e shikojmë me shqetësim të madh", tha Waldhauser në një konferencë për shtyp. Më herët këtë muaj, agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters kanë raportuar se Rusia i kishte vendosur forcat në një bazë në pjesën perëndimore të Egjiptit, që është afro 100 kilometra nga kufiri me Libinë. Prej vrasjes së dikatorit të Libisë, Muammar Qadafi, në vitin 2011, forca të ndryshme po përpiqen të jenë të pranishme dhe të ushtrojnë ndikim në këtë vend. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Afganistan: Forcat e sigurisë i kanë vrarë 7 militantë Posted: 25 Mar 2017 07:01 AM PDT Forcat e sigurisë në Afganistan i kanë vrarë shtatë militantë në operacion e fundit ushtarak në provincën Logar, ku militantët taibanë kanë prani të fuqishme, ka thënë shefi i policisë lokale, Esmatullah Alizai. Ai theksoi se forcat qeveritare, po ashtu, kanë konfiskuar armatim nga militantët gjatë operacionit të djeshëm. Alizai tha se gjithsej janë vrarë më se 20 militantë, 4 të tjerë janë plagosur, ndërsa katër janë arrestuar, gjatë operacionit trejavor të forcave të sigurisë në këtë provincë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ish-ndihmësi i Trumpit pajtohet të dëshmojë në hetimet për Rusinë Posted: 25 Mar 2017 05:55 AM PDT Ish-menaxheri i fushatës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,Paul Manafort, është shprehur i gatshëm të dëshmoj në një komitet të Dhomës Përfaqësuese, i cili po zhvillon hetime për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Veseli: Do ta kemi ushtrinë dhe miqësinë me SHBA-në Posted: 25 Mar 2017 05:34 AM PDT Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka siguruar qytetarët se "do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
A e ndihmoi Kosova fushatën zgjedhore në Serbi me pezullimin e dialogut? Posted: 25 Mar 2017 05:14 AM PDT Vendimi i Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë, po i jep më shumë mundësi vetë Serbisë, në një kohë kur është futur në zgjedhjet presidenciale, thonë njohës të rrethanave politike në vend. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Londër: Policia i ka liruar 6 prej 10 vetëve që mbaheshin lidhur me sulmin terrorist Posted: 25 Mar 2017 04:48 AM PDT Policia britanike thotë se i ka liruar 6 prej 10 personave, që mbaheshin në hetime lidhur me sulmin vdekjeprurës terrorist afër Parlamentit të Britanisë ditën e mërkurë dhe ka njoftuar se emri i lindjes i sulmuesit ishte Adrian Russell Ajao, dhe ai ishte konvertuar në mysliman me emrin, Khalid Masood. Aktualisht në paraburgim mbeten 4 vetë, derisa autoritetet po punojnë të zbulojnë se në ç'mënyrë Masood ishte radikalizuar para se të ndërmerrte sulm. Ai ishte vrarë nga policia gjatë sulmit. Autoritetet thanë se Masood, i cili ka histori të dhunës, mendohet se sulmin në Westminster e ka ndërmarrë vetë, por nuk është përjashtuar mundësia që edhe persona të tjerë ishin të përfshirë. Të 6 personat e liruar mbrëmë, dy femra dhe katër meshkuj, ishin arrestuar në qytetin Birmingem në Angli, ku jetonte sulmuesi Masood. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kanë përgatitur akte terroriste. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hoxhaj e pranoi notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi Posted: 25 Mar 2017 03:28 AM PDT Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se e ka marrë notën origjinale të njohjes se pavarësisë se Kosovës nga Bangladeshi. "Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi, e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së jashtme me 113 letrat e tjera të njohjeve" ka shkruar Hoxhaj në rrjetin Facebook. Më 27 shkurt të këtij viti, autoritetet thanë se Bangladeshi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Maqedonia, në prag të sanksioneve nga BE-ja Posted: 25 Mar 2017 03:13 AM PDT Kriza politike në Maqedoni mund të iniciojë edhe sanksione nga Bashkimi Evropian nëse partitë, në veçanti presidenti dhe VMRO-ja shpërfillin thirrjet për lejimin e formimit të qeverisë nga shumica e re parlamentare. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Siri: Nga sulmet ajrore në Idlib – së paku 16 vetë të vrarë Posted: 25 Mar 2017 02:38 AM PDT Së paku 16 vetë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të mbrëmshme në një burg në Idlib të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve, ka njoftuar sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri. Ndër të vrarë ka persona të burgosur dhe anëtarë të personelit të burgut. Forcat e qeverisë së Sirisë i kanë bombarduar fuqishëm kryengritësit në Idlib, që është njëra nga bazat më të rëndësishme të tyre. Kryengritësit synojnë përmbysjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Pjesë të provincës Idlib janë nën kontroll të kryengritësve të mbështetur nga Turqia, përfshirë, Armatën e Lirë Siriane, derisa hapësirat e tjera dominohen nga grupe të linjës së fortë. Kryeqyteti i kësaj province me të njejtin emër, Idlib, kryesisht është nën kontroll të grupit Jabhet Fatah al-Sham, i ndërlidhur me al-Kaidën. Idlibi rregullisht ishte në shnjestër të sulmeve ajrore nga Rusia dhe qeveria e Sirisë, ndërsa sulme ishin lansuar edhe nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Rusia, aleati kryesor i qeverisë së Sirisë, prej shtatorit të vitit 2015, ka ndërmarrë sulme ajrore në Siri. Nga ky konflikt gjashtëvjeçar në Siri janë vrarë më se 320 mijë njerëz. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Tillerson e viziton NATO-n, pas zemërimeve për mosprani në një takim Posted: 25 Mar 2017 02:24 AM PDT Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do ta vizitoj NATO-n në Bruksel, javën e ardhshme, pas zemërimeve që shkakoi shpallja se ai nuk do të merrte pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se Tillerson do ta vizioj selinë e NATO-s në Bruksel më 31 mars. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera. Agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të këtij deparatamenti, që ka thënë se Tillerson do të takohet me ninistrat e jashtëm të NATO-s më 31 mars, në një takim me orar të ri, por NATO-ja nuk ka publikuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje. Më herët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Tillerson po planifikonte të mos merrte pjesë në takimin e NATO-s të paraparë për 5 dhe 6 prill në Bruksel, që do të ishte rasti i tij i parë për takim me ministrat e jashtëm të 27 vendeve të tjera anëtare të aleancës veri-atlantike. Tillerson planifikon që pak kohë pas këtyre datave ta vizitoj Moskën. Vendimi për anashkalimin e takimit e ministrave të jashtëm të NATO-s ka shkaktuar shqetësime nga zyrtarët evropianë lidhur me përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për NATO-n. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Republikanët papritmas e tërhoqën legjislacionin për kujdes shëndetësor Posted: 25 Mar 2017 02:04 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka thënë liderëve republikanë në Dhomën Përfaqësuese, që ta anulojnë votimin e planifikuar për propozim-legjislacionin e kujdesit shëndetësor, që kishte për qëllim shkatërrimin e një ligji të nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama. Një zëdhënës i kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha mbrëmë se ky legjislacion është tërhequr pasi Trump e ka thirrur zotin Ryan dhe ka kërkuar nga ai që ta ndalë debatin pa votim. Pardje, zoti Trump kishte kërkuar që kjo dhomë të votonte për legjislacionin e tij dhe tha se nëse kjo masë nuk do të miratohej, atëherë ai do të kalonte në çështjet e tjera. Pak kohë para se legjislacioni i propozuar të tërhiqej, zoti Ryan është cituar nga rrjeti CNN duke thënë se nuk ka pasur mbështetje të nevojshme në mesin e ligjvënësve republikanë për miratimin e kësaj mase. Shfuqizimi i legjislacionit për kujdesin shëndetësor të ish-presidentit, Barack Obama, i njohur me emrin Obamacare, ishte njërpi prej premtimeve kryesore të zotit Trump, gjatë fushatës së tij zgjedhore presidenciale në vitin 2016. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata Posted: 25 Mar 2017 01:53 AM PDT Në ndeshjen e xhiros së pestë të garave kualifikuese për Kapmionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018, kombëtarja e Kosovës ka pësuar mbrëmë disfatë nga Islanda me rezultat 1:2. Tash Kosova gjendet në pozitën e fundit të Grupit I me vetëm 1 pikë. Në këtë grup kryeson Kroacia me 13 pikë, ndërsa e dyta është Islanda. Në takimin kualifikues në kuadër të Grupit G, Italia në terrenin vendës në Palermo e mundi Shqipërinë me rezultat 2:0, ndërsa ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta për shkak se simpatizuesit shqiptarë kishin hedhur fishekzjarre në terren. Në këtë grup, kryesojnë Spanja dhe Italia me nga 13 pikë, mdërsa kombëtarja e Shqipërisë është e katërta me 6 pikë prej 5 takimeve të zhvilluara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Juncker: Do të ketë prapë luftë në Ballkan nëse shpërbëhet BE-ja Posted: 24 Mar 2017 11:20 AM PDT Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për mundëinë e një lufte të re në Ballkanin Perëndimor, nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian. Pence ka qëndruar në Bruksel më 20 shkurt, por detajet e bisedës, Juncker i ka zbuluar në një intervistë për gazetën Financial Times, të publikuar të premten. Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Donald Trump, ka vlerësuar disa herë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të nxisë edhe vende të tjera të braktisin bllokun. "I kam thënë (v.j. nënpresidentit Pence): Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse BE-ja kolapson, do të keni luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Juncker për Financial Times. "Mundësia e vetme për këtë pjesë të torturuar të Evropës është të ketë perspektivë evropiane. Nëse i lëmë vetëm - Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën Sërpska, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha këto vende - do të kemi prapë luftë", ka thënë Juncker. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Princi George zgjedh shkollën ku do të shkojë nga shtatori Posted: 24 Mar 2017 10:46 AM PDT Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do ta dërgojnë princin George në një shkollë private në lindje të Londrës. Thomas's Battersea është një shkollë përgatitore që ndodhet disa milje larg rezidencës së familjes në Pallatin Kensington. Princi William dhe dukesha Kate thanë se janë "të kënaqur" me shkollën ku do të shkojë djali i tyre, i cili mbush katër vjet në korrik. Drejtori i shkollës, Ben Thomas, tha se është "i nderuar" që do ta ketë nxënës princin. "Do ta mirëpresim atë dhe të gjithë nxënësit e rinj në shkollën tonë, nga muaji shtator", tha ai. Princi George është i treti në radhë për fronin, pas gjyshit, princit Charles, dhe babait të tij. BBC raporton se viti në shkollën Thomas's Battersea kushton mbi 6,000 funta. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: