Skip to main content

“Vera dhe djathi, një dashuri e përjetshme: Si ti kombinoni” plus 9 more - Gazeta Dita

“Vera dhe djathi, një dashuri e përjetshme: Si ti kombinoni” plus 9 more - Gazeta Dita


Vera dhe djathi, një dashuri e përjetshme: Si ti kombinoni

Posted: 24 Jan 2017 01:52 AM PST

Thonë se vera është për shpirtin e uji për trupin.

Pas çdo kafshate prej të njëjtit ushqim, gjendrat e shijes dërgojnë në tru sinjale gjithnjë e më të dobta se të parat, duke bërë që ai ushqim të shijojë më pak.

Prandaj vera luan një rol të rëndësishëm, përveç se kënaq ajo vetë. Pastron krejtësisht gojën duke u kombinuar në mënyrë harmonike me ushqimin. E kështu çdo kafshatë është më e mirë sa e para.

Vera dhe djathi janë një dyshe e pandashme prej mijëra vitesh. Francezët i referohen verës, djathit dhe bukës si Trinia e Shenjtë e ushqimit. Ky cilësim është me të drejtë pasi të tre këta ndajnë një lidhje të lashtë, të tre janë përmendur disa here në bibël dhe të tre kanë shije fantastike.

Thuhet se pjesën më të madhe të informacionit për verën mund ta marrësh duke e nuhatur një gotë prej saj. Mund të thuhet e njëjta gjë edhe për ushqimin. Kur i marrim erë, stimujt fillestarë të nuhatjes vijnë nga molekulat e aromave të tij. Ato hyjnë në kanalet e hundës dhe arrijnë në receptorët e nuhatjes. Kur e përtypim ushqimin, molekulat e aromës që çlirohen përzihen me pështymën tonë dhe arrijnë nëpërmjet pjesës së pasme të gojës në zgavrën e hundës, duke prekur receptorët e nuhatjes në hundë, të cilët pastaj dërgojnë sinjale në tru. Neve na hapet oreksi kur këto aroma na pëlqejnë, duke u shënuar në kujtesën tonë.

Sot kemi një mori të pafundme djathërash, e po ashtu verërash. Djathin e fusim në 3 kategori: djathë lope, deleje dhe dhie. Pastaj kemi dhe teksturën: i butë, gjysmë i butë, gjysmë i fortë, i fortë etj. Po ashtu kemi djathë me ngjyrë blu ose me erëza. Patjetër që nuk duhet të harrojmë origjinën e djathit: çfarë hanë kafshët, të cilave u marrim qumështin ka një ndikim shumë jetik tek rezultati.

Vera dhe djathi

Vera dhe djathi kanë shumë të përbashkëta, përveç faktit që shkojnë shumë me njëra-tjetrën. Këti dy ushqime (nëse i kategorizojmë tek ushqimet) e arrijnë maturimin shijen më të mirë pas një periudhe vjetërimi. Bërja e djathit dhe e verës kanë kleçkat e veta dhe kërkojnë që të jesh artizan.

Ty dyja kërkojnë kushte specifike klimatike dhe kushte gjeografike. Traditat e lashta të djathbërjes dhe verëbërjes i gjejmë edhe sot, pothuajse në të njejtën mënyrë si dhe qindra vite më parë.

ABC-ja e kombinimit të verës me djathin

Ekzistojnë dy rregulla të forta për kombinimine verës me djathin. Rregulli i parë është të kombinoni aciditetin. Verërat me aciditet të lartë duhet të kombinohen me djathë me shije të fortë ndërsa ato me më pak aciditet duhet të kombinohen me djathë kremoz.

Rregulli i dytë është të kombinoni forcën. Mos lejoni që një verë e fortë të kombinohet me një djathë të butë dhe e anasjellta. Rregulli më i mirë është të krijoni një kombinim ku produktet vijnë nga të njëjtat rajone të botës. Kjo sjell dhe elemente territoriale, që përshkruan se si ushqimet I marrin vlerat nga toka dhe klima dhe se si vera dhe djathi nga i njëjti rajon ndajnë karakteristika të ngjashme.

Po si ta shërbejmë djathin dhe si ta kombinojmë me verën e duhur?

Në fillim të ushqimit, gjithkush zgjedh një verë më të lehtë dhe djathëra që shkojnë me verën e bardhë: psh lloje të ndryshme djathi dhie shkon me Loire Sauvignon Blanc, ato më komplekse shkojnë me Chenin Blanc, djathi i zakonshëm i lopës shkon me verën e kuqe. Disa djathëra shkojnë mirë edhe me shampanjë si Parmesan apo Brie.

Shijuesit profesionalë të djathit arrijnë të thonë shumë për djathin vetëm nga pamja dhe aroma, por nëse nuk jeni të aftë ta dalloni djathin nga ngjyra ose aroma, vështirë se mund të gjykohet…

Disa vera dhe djathëra nuk shkojnë mirë bashkë, por disa kombinime janë magjike: Cabernet me cheddar, Garrotxa dhe Meursault, Stilton dhe Port.

Vera dhe djathi janë dy kënaqësitë më të mëdha të kulinarisë dhe gjetja e kombinimit magjik mund t'ju lumturojë pa masë. Ashtu si në çdo kombinim të verë me ushqimin, duhet të merren në konsideratë disa faktorë, si tekstura, aciditeti, yndyra dhe tannin-a.

Shërbejeni verën e bardhë në temepraturnën 45°F, të kuqen 60°F dhe nxirreni djathin nga frigoriferi 30 deri në 60 minuta përpara se ta shërbeni.

Vera dhe djathi janë kombinuar së bashku për shekuj, por jo çdo lloj vere kombinohet me çdo lloj djathi.

Kombinimi klasik: Djathi Brie me Shampanjë

Pse shkojnë bashkë: Asgjë nuk e pastron shijen kremoze të djathit si shampanja dhe prandaj kjo pije kërkon një dajthë të mirë dhe kremoz.

Kombinimi 2: Cheddar me Bordeaux të kuqe

Kombinimi 3: Parmigiano-Reggiano me Chianti

Mënyra e duhur për të ngrënë dhe ruajtur djathin

Shumë njerëz e blejnë djathin dhe e fusin në frigorifer dhe më pas e presin pa e vrarë shumë mendjen. Për të përftuar shijen e plotë të djathit, ka disa rregulla. Djathërat gjysmë të fortë, gjysmë të butë dhe të fortë duhet të ruhen në temperaturat 46-56 gradë dhe duhet të nxirren nga frigoriferi deri në 1 orë përpara përdorimit.

Si ta ruani djathin në frigorifer

Kur e mbani djathin në frigorifer, nuk duhet të paketoni fort apo ta mbyllni në një qese hermetike, pasi djathi ka nevojë të marrë frymë. Mënyra më e mirë për këtë është ta fusni në një qese të bollshme dhe jo ta mbështillni me qese plastike që i heq ajrin. Vendoseni në një qese që lejon ajrin e lagësht të qarkullojë. Një nga mënyrat më të mirë për ruajtjen e djathit është ta vendosni në një enë me kapak që i lejon të marrë frymë e në këtë mënyrë djathi nuk do thahet e as nuk do forcohet. E vetmja gjë që vjen nga ruajtja në qese plastike hermetike është se pas pak kohësh do të shihni djathë të mykur dhe më e keqja është se sporet e mykut mund të shkojnë tek ushqimet e tjera ngjitur. Djathi duhet të mbrohet gjithashtu nga aromat e forta të ushqimeve të tjera, pasi nëse merr aromat e tjera është më i predispozuar të prishet.

Fotoja e ushtarëve me shqiponjën, Kamenos: Kush nuk ndihet grek, të ikë

Posted: 24 Jan 2017 01:47 AM PST

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ka reaguar ashpër lidhur me foton e 7 rekrutëve  me origjinë shqiptare në ushtrinë greke, të cilët shfaqeshin duke formuar me duar shqiponjën dykrenare.

Menjëherë pas kthimit nga inaugurimi i Trump në SHBA, ai ka deklaruar: |Kush nuk ndihet grek të kthehet në vendin e tij".

Ai deklaroi prerazi se veprime të tilla nuk do të tolerohen në Forcat e Armatosura greke.

Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar hetime të detajuara mbi ngjarjen dhe dënime të rrepta ndaj rekrutëve.

Ministri grek sulmoi edhe PASOK dhe ish-kryeministrin Simitis që sipas tij ka dhënë në mënyrë masive shtetësi greke për shqiptarët pa asnjë lloj kontrolli dhe terësisht për qëllime elektorale.

Sakaq Prokuroria ushtarake e Janinës  ka nisur hetimet ndaj 7 rekrutëve në ushtrinë greke me origjinë shqiptare.

Burime zyrtare greke thanë se shtatë rekrutët që po stërviteshin në një bazë të Mesologjit po hetohen për kundravajtje dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë që dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke ushtarët me origjinë shqiptare, por me nënshtetësi greke janë identifikuar dhe më 2 shkurt pritet të bënin betimin.

Projeksioni 2017: Sa mandate humbet LSI jashtë koalicionit me PS-në

Posted: 24 Jan 2017 01:38 AM PST

Në bazë të votës së 2013-s, nëse LSI do dilte e vetme me një koalicion  pa PS-në, do të humbiste 5 deri në 6 mandate. Ndaj dalja në një koalicion me një nga forcat e mëdha bëhet e domosdoshme. Nga ana tjetër, PS nëse do të dilte në një koalicion me LSI, PDIU dhe FRD do të merrte 88 deputetë

A do dali Lëvizja Socialiste për Integrim në koalicion me një nga dy partitë e mëdha apo do të krijojë vet një koalicion të vogël për t'i sfiduar ato?

Ilir Meta ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PD-në, por nuk ka dashur të konfirmojë ripërsëritjen e marrëveshjes me LSI-në duke lënë të hapur mundësinë edhe për të dalë e vetme në zgjedhje qoftë edhe duke krijuar një koalicion të sajin me parti si LIBRA, Sfida ose ndonjë forcë tjetër e re.

Por duket se përllogaritjet nuk e favorizojnë shumë variantin e fundit, kjo për shkak se sistemi elektoral nuk e favorizon.

Gazeta MAPO ka marrë në analizë votën e zgjedhjeve parlamentare të 2013 si treguesi më realist i mbështetjes që ka secila forcë politike në popull për të kuptuar se si do të ndaheshin mandatet e deputetëve sot në kushtet kur koalicionet po rikonfigurohen.

Për të kuptuar se çfarë fiton dhe në të njëjtën kohë humbet LSI nga një dalje më vete kemi bërë përllogaritjen e votave dhe ndarjen e mandatave një herë duke e përfshirë LSI-në në koalicion me PS-në përfshi edhe dy aleatët e rinj PDIU dhe FRD dhe herën e dytë duke e llogaritur LSI-në si një forcë e vetme.

Në rastin e parë LSI do të ruante sërish mandatet që mori në 2013, pra 16, ndërsa nëse del më vete duke marrë në konsideratë votën e zgjedhjeve të shkuara parlamentare do të merrte 5 deputetë më pak se sa në 2013.

Pra LSI nëse del më vete ose me një koalicion të sajin pa PS-në do arrijë të marrë vetëm 10 deputetë të sigurt, ndërsa i 11-ti është në mëdyshje.

Mjafton kjo përllogaritje për të kuptuar se në kushtet kur është përjashtuar mundësia për të dalë në zgjedhje me PD-në, dalja me PS-në është një domosdoshmëri.

Ndërkohë që PS me koalicionin e saj me PDIU dhe FRD, pa LSI-në, në bazë të votës së 2013, arrin të marrë 73 deputetë.

Ndërkohë që nëse këtij koalicioni do t'i bashkohej edhe LSI, atëherë të majtët do të merrnin 88 deputetë.

Më poshtë po analizojmë votat e 2013 për secilin qark, duke paraqitur si ndikojnë koalicionet dhe harta e re elektorale.

Berati

Në qarkun e Beratit në rast se PS dhe LSI do dalin bashkë në zgjedhje maksimalizojnë votën e tyre duke arritur të marrin 6 nga 7 mandate.

Ndërsa opozita do merrte vetëm 1 nga 2 që ka aktualisht. Sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit të majtë ato do ndaheshin në 4 për PS dhe 2 për LSI.

Ndërsa në rast se LSI do garojë më vete qoftë si partia ashtu edhe duke krijuar një koalicion të sajin, atëherë në këtë qark ajo do të humbiste 1 mandat, i cili do t'i kalonte opozitës.

Kështu, koalicioni i ri i PS-së do të merrte 4 mandate, opozita 2 dhe LSI 1. Pra, nga 2 që ka aktualisht do të zbriste në 1.

Dibra

Në Qarkun e Dibrës situata për shkak të numrit të vogël të mandateve nuk pritet të ndryshojë.

Kjo edhe duke iu referuar rezultateve të 2013, por duke konfiguruar koalicionet sipas lëvizjeve të mundshme që tashmë kanë nisur të bëhen faktike.

Kështu nëse PS dhe LSI dalin sërish në të njëjtin koalicion, atëherë ato do ishin një koalicion kryesues në vota por të barabartë me mandate me opozitën, pra do kishin nga 3 secili koalicion.

Ndërkohë që brenda koalicionit PS do merrte 2 mandate dhe LSI 1.

Situata nuk ndryshon edhe nëse LSI del më vete apo krijon një koalicion të sajin, pasi sërish PS do merrte 2, LSI 1 dhe PD 3.

Por në këtë rast LSI rrezikon shumë pasi mund ta humbasë mandatin nëse PS arrin të rikuperojë vetëm 800 vota.

Durrës

Sa i përket zonës zgjedhore Durrës, gjithmonë duke iu referuar votës së 2013-s, ndryshimit të hartës elektorale dhe lëvizjeve në koalicione, rezulton se mandati i shtuar në këtë qark i shkon koalicionit të majtë PS-LSI.

Nga 7 mandate në 2013 e majta do të merrte tashmë 8 mandate dhe kjo falë votave që sjellin FRD dhe PDIU në këtë qark.

Sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit ato do të ndaheshin 7 PS dhe 1 LSI. Pra, e fituar do të dilte PS.

Në këtë rast vlen të theksohet se për shkak të votave të marra në 2013 FRD vetëm për 150 vota mund të marrë një mandat në këtë qark duke qenë pjesë e koalicionit me PS.

Elbasani

Edhe në Elbasan një koalicion i majtë me bosht PS-LSI dhe me ardhjen e PDIU dhe FRD-së do të arrinte që të merrte 2 mandate më shumë se në 2013.

Por përfitimi real edhe në këtë rast do të ishte vetëm 1 mandat, pasi mandati tjetër do të ishte thjesht i kaluar nga PDIU nga e djathta ku kandidoi në 2013 në të majtë ku kandidon në këto zgjedhje.

Kështu koalicioni i majtë do merrte 10 mandate dhe opozita vetëm 4.

Ndërkohë që brenda koalicionit të majtë PS do 7 mandate (1 më shumë se në 2013), LSI 2 dhe PDIU 1.

Ndërkohë në rast se LSI do kandidojë në 2017 si forcë më vete ose me një koalicion të sajin, atëherë ajo rrezikon që të humbasë 1 mandat, i cili në këtë rast do t'i kalonte opozitës.

Koalicioni i PS-së me PDIU dhe FRD do merrte 8 mandate, opozita 5 dhe LSI 1. Asaj do i duheshin afro 5 mijë vota të tjera për të rimarrë mandatin e 2-të që e ka dhe tani.

Fieri

Në Qarkun e Fierit situata mes dy kampeve do të jetë e njëjtë, pavarësisht se PDIU dhe FRD kanë kaluar me koalicionin e majtë.

Kështu, nëse sërish PS dhe LSI konkurrojnë bashkë me prurjet e reja në koalicion, të majtët do të siguronin sërish 11 mandate, ndërsa opozita 5, aq sa edhe në 2013.

Ndërkohë që e humbur në këtë rast do të dilte PS, e cila një nga mandatet e saj do duhet t'ia lërë PDIU-së duke kaluar nga 9 në 8 mandate.

Më konkretisht brenda koalicionit mandatet do të ndaheshin 8 PS, 2 LSI dhe 1 PDIU.

Ndërsa nëse LSI do të dilte me vete atëherë ajo edhe në këtë qark do të humbiste 1 mandat.

Ajo që do të favorizohej në këtë rast do të ishte koalicioni i majtë, i cili do të merrte 10 mandate, nga të cilat 9 do i kishte vetëm PS.

Gjirokastër dhe Korçë

Gjirokastra është një nga zonat, në të cilën rikonfigurimet e koalicioneve sjellin ndryshime në shpërndarjen e mandateve mes koalicioneve.

Këtu ndryshimin e sjell PBDNJ, e cila me 2 mijë votat që çon djathtas i jep PD-së mandatin e dytë në këtë qark dhe duke i çuar raportet nga 4 me 1 në 3 me 2.

Ndërkohë që mandatet brenda koalicionit të majtë do ndaheshin 2 PS dhe 1 LSI. Pra në raport me 2013 PS do të humbiste 1 mandat.

Ndërkohë që dalja e LSI më vete, pra PS-në nuk sjell ndryshime, sërish PS do të kishte 2 mandate, 2 PD dhe 1 LSI.

Në Korçë i vetmi ndryshim vjen vetëm nga pakësimi në këtë qark i një mandati.

Nga kjo humbet PD, e cila nga 5 mandate do marrë vetëm 4.

Nga ana tjetër dalja e LSI-së më vete me një koalicion të sajin nuk sjell asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve.

Në tërësi PS do marrë sërish 6 mandate, PD 4 dhe LSI 1.

Kukësi

Edhe Qarku i Kukësit të vetmin ndryshim e pëson si pasojë e ndryshimit të numrit të mandateve, si rrjedhojë e ndryshimit të hartës elektorale.

Nga ky ndryshim humbet PD një mandat.

Kështu, mes koalicioneve të djathtët do kishin 2 mandate dhe të majtët 1.

Nuk sjell asnjë ndryshim as dalja e LSI-së më vete, në një koalicion pa PS.

Lezhë

Zona Zgjedhore e Lezhës pëson ndryshimet më të mëdha, si në raport me koalicionet ashtu edhe nëse LSI do dilte më vete.

Kështu sa iu përket raporteve mes koalicioneve, në rast se PS do të dilte me LSI dhe me ardhjet e reja (FRD dhe PDIU), atëherë të majtët do të përmbysnin raportet me të djathtë duke kaluar 4 me 3 mandate.

Pra, opozita do të humbiste 1 mandat dhe kjo për shkak të votave që i shton koalicionit FRD dhe PDIU.

Ndërsa sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit të majtë ato do ndaheshin 3 PS dhe 1 LSI.

Por LSI do ta humbiste mandatin që ka dhe tani në këtë qark nëse do dalë më vete ose me një koalicion të sajin.

Kjo pasi në një rast të tillë mandatin që do humbiste LSI do e merrte PD. Pra, në këtë rast çarja e votave mes PS dhe LSI do të favorizonte PD.

Shkodër

Në Shkodër ruan mazhorancën dhe mandatet që mori në 2013 me ardhjen e FRD dhe PDIU-së pavarësisht nëse PKD e Mark Frrokut (mori 6764 vota në 2013) do të jetë sërish në koalicion me PS-së ose jo.

Në këto kushte koalicioni i majtë PS-LSI dhe aleatët e rinj do të merrnin 6 mandate dhe opozita 5 mandate.

LSI mund të jetë e favorizuar nga largimi i PKD-së pasi mund të marrë mandatin e dytë brenda koalicionit.

Në Shkodër nuk ndryshon situata edhe nëse LSI del në një koalicion të sajin.

Sërish PS do merrte 5 mandate, PD 5 dhe LSI 1.

Tiranë-Vlorë

Përfshirja e PDI-së dhe FRD-së në koalicionin e majtë së bashku me PS dhe LSI, rezultatet i jep më së miri në Tiranë.

Kështu me afrimin e tyre, një koalicion i tillë por edhe me ndryshimin e hartës elektorale, gjithmonë duke iu referuar votës së 2013, do të shkonte nga 19 mandate që ka aktualisht në 21, ndërsa e djathta do të qëndronte sërish në 13 mandate.

Gjithsesi përfitimi real i koalicionit është vetëm 1 mandat, pasi 1 e ka sjellë PDIU me vete edhe gjatë kësaj legjislature.

Mandatet brenda koalicionit të majtë në këto kushte do të ishin PS 16, LSI 3, FRD 1 dhe PDIU 1.

Situata ndryshon nëse LSI do vendosë të dalë në një koalicion të sajin.

Kështu referuar votës së 2013, nëse LSI do të dilte më vete atëherë ajo do të humbiste një mandat, duke shkuar nga 3 në 2.

Por kjo do të favorizonte opozitën, e cila do të merrte mandatin e 14-të.

Për partitë e tjera një gjë e tillë nuk sjell ndryshime.

Qarku i Vlorës nuk pëson ndryshime qoftë sa i përket rikonfigurimit të koalicioneve, ashtu edhe daljes së LSI-së më vete.

PS mund të pretendojë për një mandat shtesë nëse merr 5 mijë vota më shumë.

Një rezervë e mirë votash për të janë afro 3 mijë votat që në 2013 i mori Arben Ahmetaj./MAPO

Si u ndërtua “Shtëpia e Bardhë” dhe historia e veçantë e emrit

Posted: 24 Jan 2017 01:32 AM PST

 

Nga Albana Lifschin

Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilie. Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: "Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s'ka as edhe një mobilie të vetme brenda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat."

Gjatë luftës të vitit 1812 me Anglinë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vendit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur. Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty.

Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikturë të  madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe disa objekte të tjera të rëndësishme.

Ushtarët anglezë i vunë zjarrin Shtëpisë së Presidentit. Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit.

Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit "Shtëpia e Bardhë." Në vitin 1902 Kongresi amerikan e bëri këtë emër zyrtar. Pas 100 vjet jete e më shumë nga ndërtimi i saj, skeleti i Shtëpisë së Bardhë filloi të vjetrohej e dobësohej.

Në vitin 1948 lindi pyetja nëse Shtëpia e Bardhë duhej të riparohej duke ruajtur po atë projekt, apo duhej shembur e në vend të saj të ndërtohej një rezidencë krejt e re.

Populli amerikan e dha përgjigjen e vet nëpërmjet letrave të panumërta. "Shtëpia e Bardhë" ishte Shtëpia e Bardhë dhe kështu duhej të mbetej duke trashëguar aparencën e saj. Vullneti i popullit fitoi dhe shtëpia e presidentit u forcua por mbeti po ajo, siç kishte thënë Xhorxh Uashingtoni "një vend me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe simbol i harmonisë së vendit."

Si u ndërtua kryeqyteti i  Amerikës

872px-Presidents_Levee_or_All_Creation_Going_t

Inaugurimi i Presidentit Xhorxh Uashington, si presidenti i parë i SHBA, u bë në Nju Jork, (14 prill 1789) por ai qe kryeqytet i përkohshëm. Më pas, në 1790, kryeqytet u bë Filadelfia.

Por as Filadelfia nuk u gjet e përshtatshme. Çdo shtet kishte kryeqytetin e tij, i cili s'mund të ishte njëkohësisht edhe kryeqytet i federatës. Duhej ngritur një kryeqytet i ri që të mos i takonte asnjë shteti, të ishte në një vend të veçantë që të kishte gjithashtu territorin e vet.

Atëhere Merilendi dhe Virxhinia dhuruan tokë për këtë qëllim pranë lumit Potamik. Ky territor që u quajt "Distrikti Kolumbia," atë kohë dukej si zgjedhje e përshtatshme pasi binte në mes të Amerikës së atëhershme, dhe me sa duket qe një zgjidhje e drejtë se prej  asaj kohe kryeqyteti nuk ndërroi më vend.

Para se të fillonte puna për ndërtimin e kryeqytetit, Tomas Xhefersoni që kishte parë shumë kryeqytete të Evropës me kopshte të mrekullueshme dha idetë e tij mbi kryeqytetin. Por kjo punë u takonte në fund të fundit arkitektëve profesionistë ndaj edhe u ftuan arkitektë të ndryshëm për të konkuruar me projektet e tyre.

Arkitekti të cilit i takon merita e planit të qytetit ishte Charles L'Enfant që kishte studiuar inxhinierinë dhe artet në Paris dhe pat ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në luftën revolucionare amerikane. Puna e tij e parë arkitekturale kishte qenë Bashkia e qytetit të Nju Jorkut. Por famë të pavdekshme atij i dha projekti i kryeqytetit federal, Uashingtonit. Në qendër të kryeqytetit të ardhshëm ai dha vizionin e një lëndine bari të gjelbër.

Godinën e Kongresit amerikan (Capitol Hill) e vendosi mbi kodër prej nga mund të shihej qëndra e qytetit dhe lumi Potomak. Në planin e tij ai parashikonte dymbëdhjetë rrugë kryesore të cilat hapeshin nga kapitoli në qytet.

Pastaj për arkitekturën e Shtëpisë së Bardhë u shpall një konkurs, të cilin e fitoi një arkitekt irlandez, Xhejms Hoban. Tomas Xhefersoni hyri në konkurs me pseudonim, por nuk fitoi. Konkurs u organizua edhe për ndërtesën e Kongresit Amerikan. Për këtë u pranua projekti i arkitektit Uilliam Thornton që kishte studiuar arkitekturë në Skotland. Xhorxh Uashingtoni për projektin e tij tu shpreh që "ai përmban madhështi, thjeshtësi dhe konviniencë".

Godina e Kongresit mori vite të tëra për t'u ndërtuar, madje ishte ende në ndërtim e sipër kur Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-të i SHBA. Pjesëmarrja e arkitektëve të ndryshëm nga bota për ndërtimin e kryeqytetit të vendit ishte shprehje e demokracisë së qeverisë amerikane. Për të kishin rëndësi idetë, mendimet që jepeshin për ta bërë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa më të bukur, nuk kishte rëndësi kombësia e arkitektëve.

Ky tipar i ra në sy edhe Alexis De Tocqueville kur erdhi për të studiuar demokracinë e re amerikane, në vitet '30-të të shekullit të 19-të. Kjo ishte veçoria e këtij vendi që e dalloi dhe e dallon atë nga të tjerët: u ndërtua e zhvillohet nga njerëz të kombësive nga e gjithë bota pa asnjë paragjykim.

Për rreth 200 vjet, Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si simbol i presidencës, qeverisë së SHBA-së dhe amerikanëve.

Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nënshkroi Aktin e Kongresit, në dhjetor të vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do të qëndronte në një zonë "që nuk i kalon 25 kilometra katrorë, mbi lumin Potomak". Presidenti Washington, bashkë me projektuesin e qytetit, Piere L'Enfant zgjodhën vendin për rezidencën e re, e cila tani është "1600 Pennsylvania Avenue".

Teksa kryheshin përgatitjet për qytetin e ri federal, u zhvillua një konkurs për gjetjen e një ndërtuesi të "Shtëpisë së Presidentit". U pranuan nëntë propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndërtimi filloi, kur u hodh guri i parë i themelit, në tetor të vitit 1792.

Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndërtimin e shtëpisë, ai nuk jetoi kurrë aty.

Vetëm në vitin 1800, kur Shtëpia e Bardhë thuajse kishte përfunduar, ajo u banua nga banorët e parë, presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij. Që prej asaj kohe, çdo president ka bërë ndryshimet dhe shtesat e tij.

Shtëpia e Bardhë është, pavarësisht të gjithave, shtëpia private presidentit. Shtëpia e Bardhë ka një histori unike dhe tërheqëse. I ka mbijetuar zjarrit në vitin 1814 dhe një zjarri tjetër në Krahun Perëndimor në vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president.

image

Gjatë presidencës së Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtëpisë, me përjashtim të katit të tretë u rrëzua dhe rinovua krejtësisht.

TE DHENA PER SHTEPINA E BARDHE

white-house-south-2007-dj

Ndërtimi
Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale.

Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s'kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore.

Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005).

Edhe pse s'kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l'Enfant për një "pallat" që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

Emri
Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si "Pallati i Presidentit", "Rezidenca Presidenciale", apo "Shtëpia e Presidentit". Të dhënat më të hershme të emrit "Shtëpia e Bardhë" janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë.

"Rezidenca Ekzekutive" ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal "White House – Washington" duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare.

Koka e letrës "The White House" me fjalën "Washington" poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt". Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, "White House Plantation" në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

Evolimi i Shtëpisë së Bardhë

John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: "I lutem Perëndisë që t'i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati".

Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja.

Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor. Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret.

Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri.

Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së James Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

Shtëpia e Bardhë sot

Që prej restaurimit "Kennedy" çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy).

Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.

Rreh një vajzë për ta përdhunuar te Rruga e Elbasanit, përfundon në pranga

Posted: 24 Jan 2017 01:24 AM PST

 

Përfundoi në pranga një person, i akuzuar se ka rrahur për ta detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj një vajze te "Rruga e Elbasanit".

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

"Ky shtetas më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasen K. Z., banuese në Tiranë"- njofton policia.

Kush është Mike Pompeo, shefi i ri CIA-s

Posted: 24 Jan 2017 01:14 AM PST

Senati amerikan konfirmoi dje Mike Pompeo në postin e drejtorit të CIA-s, që e kishte emëruar Donald Trump.

Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.

Shefi i ri i shërbimeve sekrete, 53 vjeç, u konfirmua nga Senati me 66 vota kundër 32, duke marrë kryesisht një mbështetje të fortë nga kundërshtarët demokratë.

Kush është Mike Pompeo?

Mike Pompeo është një nga personat më kritikë të marrëveshjes bërthamore që Administrata e ende Presidentit amerikan, Barack Obama, nënshkroi me Iranin.

Ka qenë pjesë e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që hetoi rolin e luajtur nga atëherë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë sulmeve terroriste që pësoi ambasada e këtij vendi në Bengazi (Libi) në vitin 2012.

Është mbështetës i programit kontrovers të mbledhjes së të dhënave të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), dhe u përpoq të rivendos qasjen në informacionin e mbledhur që kur hyri në fuqi Ligji Patriot në tetor 2001 deri në fund të vitit 2015.

Ai kundërshton mbylljen e burgut të Guantanamo dhe ndërsa të burgosurit zhvillonin një grevë urie në vitin 2013, vizitoi vendin dhe tha se "shumë prej tyre ishin shëndoshur".

Është kundër rregullimit të gazeve serrë dhe në favor të dhënies fund të programit të Agjencisë  për Mbrojtjen e Mjedisit që regjistron çlirimin e gazeve

Disa javë pas atentateve në maratonën e Bostonit në vitin 2013, jo vetëm që akuzoi udhëheqësit fetar islamik se nuk bënë mjaftueshëm për të dënuar sulmet terroriste, por gjithashtu sugjeroi se mund ata t'i kishin nxitur.

Është kundër abortit: Vlerëson se është  legjitim vetëm kur jeta e nënës është në rrezik, por duhet të jetë i paligjshëm në rastet e përdhunimit dhe incestit.

Ai kundërshton që t'u kërkohet furnizuesve të ushqimit që të etiketojnë produktet e tyre të përpunuara me organizma të modifikuar gjenetikisht me akronimin OMG.

DITA

Partizani, kërkesë Veliajt për të luajtur në “Selman Stërmasi”

Posted: 24 Jan 2017 01:04 AM PST

Partizani i ka dërguar një shkresë zyrtare ditën e sotme Bashkisë së Tiranës, ku i kërkohet përdorimi i përkohshëm i stadiumit "Selman Stërmasi" për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të këtij klubi për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.

Moslejimi i zhvillimit të ndeshjeve të Partizanit në "Selman Stërmasi" është një akt tërësisht diskriminues ndaj një pjese të madhe të qytetarëve të Tiranës. Kjo është një pasuri në pronësi të komunitetit të Tiranës dhe shoqëria aktuale është thjesht përdoruese e përkohshme e saj", shkruhet ndër të tjera në letrën e dërguar Bashkisë së Tiranës nga klubi i Partizanit.

Gjithashtu në këtë letër thuhet se nuk ka asnjë arsye, tashmë që edhe Korabi nuk do t'i zhvillojë ndeshjet në këtë stadium, që në të të mos luajë Partizani.

25 shenjat dhe simptomat e sëmundjes Alzheimer

Posted: 24 Jan 2017 12:59 AM PST

Si mund ta dini nëse dikush vuan me sëmundjen Alzheimer? Ja cilat janë simptomat e çrregullimit të kujtesës.

Nga Kristin Koch

Sëmundja Alzheimer është një gjendje fizike që prek trurin dhe që shkakton dëmtim të kujtesës dhe të të menduarit. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuro-patolog-u gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe prej tij sëmundja u emërtua Alzheimer. Me sëmundjen Alzheimer, mesazhet e trurit që dëmtohen, prishin lidhjen ndërmjet qelizave të trurit. Në këtë mënyrë, qelizat e trurit vdesin dhe kjo do të thotë që infomacioni nuk mundet më që të kujtohet, prodhohet. Ndërkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo zonë të trurit, funksione të caktuara humbasin. Kujtimet e kohëve të fundit janë të parat që preken, por ndërkohë që sëmundja zhvillohet, edhe kujtesa afatgjatë dëmtohet. Sëmundja gjithashtu prek edhe shumë funksione të tjera të trurit dhe si pasojë shumë aspekte të sjelljes preken.

Format e sëmundjes Alzheimer

Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të sëmundjes Alzheimer: Sëmundja sporadike Alzheimer mund të prekë të rriturit në çfarëdolloj moshe, por zakonisht ndodh pas moshës 65 vjeçare. Kjo është një ndër llojet më të zakonshme të sëmundjes Alzheimer. Kërkuesit janë duke u munduar për të gjetur faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që mund të ndikojnë në sëmundjen Alzheimer.

Sëmundja familjare Alzheimer që është forma më pak e zakonshme në të cilën sëmundja është kaluar direkt nga një brez në tjetrin. Nëse njëri nga prindërit ka një mutacion gjenetik, çdo fëmijë ka një shans prej 50% të zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Prezenca e këtij gjeni nënkupton që fëmija ka shumë mundësi që të zhvillojë sëmundjen Alzheimer, zakonisht në moshën 40 ose 50 vjeçare. Megjithatë, kjo lloj sëmundjeje prek një numër shumë të vogël njerëzish. Numri i personave që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer (Alzheimer's disease)- (dobësi mendore e shkaktuar nga pleqëria)-në gjithë botën në vitin 2050 do të rritet deri në 5 herë. Në një konkluzion të tillë arritën ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sëmundja e Alzheimer-it nuk është quajtur më kot si "Sëmundja e shekullit të XXI-të". Ajo diagnostikohet me vështirësi në stadet e para të zhvillimit të vet, ndërsa me kalimin e kohës i mohon njeriut mundësinë, aftësinë për t'u kujdesur për vetveten. Shkak për tu rënë këmbanave të alarmit në lidhje me këtë sëmundje u bë edhe fakti, se në qoftë se më parë ajo quhej short, fatkeqësi e atyre personave që i kishin kaluar të 80-at, këto kohët e fundit sëmundja është "rinuar si tepër në moshë". Niveli i prekshmërisë nga ajo ra deri tek mosha 40-vjeçare.

Simptomat

"Një simptomë e vetme nuk tregon domosdoshmërisht nëse një person vuan nga Alzheimer apo nga humbja e rëndë e kujtesës," thotë Raj Shah, nga Klinika Mjekësore Universitare në Çikago. Alzheimer shkaktohet nga humbja kronike e njohjes, duke ndikuar tek kujtesa. Ka shumë shkaqe të tjera për humbjen e kujtesës, përfshi mangësinë e vitaminës B12, SI dhe çrregullime të trurit, të tiroideve, veshkave dhe çrregullimeve të mëlçisë.

Diagnostikimi

Edhe nëse një person ka Alzheimer, kjo nuk do të thotë që jeta e tyre ka mbaruar. Një person me Alzheimer mund të bëjë një jetë kuptimplotë dhe plot produktivitet për shumë vite, por është e rëndësishme që të marrin diagnozën e duhur. Shpesh njerëzit kanë tendencën të marrin ndihmën vonë, vetëm kur gjendja e tyre përkeqësohet.

1-Humbja e kujtesës

Humbja e rëndë e kujtesës dhe konfuzion nuk janë një pjesë normale e plakjes. Por harresa e shkaktuar nga stresi, ankthi ose depresioni janë të dëmshme, sidomos për dikë që është më i vjetër. "Ne të gjithë harrojmë detaje të bisedave që bëjmë me dikë, por një person me Alzheimer harron atë që sapo ndodhi, atë që sapo dikush tha" thotë Liza Gyther, bashkautore e "The Alzheimer's Action Plan'.

2-Ndërrimet e shpeshta të humorit

Është e zakonshme për dikë që vuan nga Alzheimer që të jenë shqetësuar ose në ankth. Atyre u ndryshon humori shpejt. Mërziten në disa vende të caktuara, ose fiksohen me detaje të veçanta. Gjendja e trazuar zakonisht shkaktohet nga frika, konfuzioni, lodhja dhe përpjekja për t'i dhënë kuptim një bote që u duket pa kuptim.

3-Gjykimi i paaftë

Një person me Alzheimer fillon të marrë vendime që duken pa kuptim, të papërgjegjshme ose të papërshtatshme. Vihet re një largim i sjelljeve të dikurshme, si për shembull të vishesh në mënyrë të çuditshme në varë si të motit, dhe janë të pavendosur të zgjedhin se çfarë është e sigurtë për ta. Gyther thotë se "shumica e vendimeve lidhen me paratë. Personat që vuajnë nga Alzheimer fillojnë të shpenzojnë në mënyrë të pazakontë".

4-Probleme me paratë dhe shifrat

Personat me Alzheimer kanë vështirësi në procesin e të menduarit abstrakt, ndërkohë që sëmundja progreson, duke i bërë të vështira kuptimin e parave dhe shifrave. Harron të paguash faturat, të menaxhosh buxhetin e parave, madje dhe të harrosh se çfarë numrat përfaqësojnë.

 5-Vështirësi me detyrat familjare

Një person që harron e ka të vështirë të përfundojë dhe madje të fillojë detyrat e përditshme të cilat i ka bërë 100 herë gjatë jetës së tij më parë. Fillon të harrosh zakone e aktivitete të përditshme familjare, vendin ku rri me familjarët, lojën e preferuar që luan etj.

6-Probleme me planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve

Ndërsa humbja e kujtesës zhvillohet, të afërmit e tu mund ta kenë të vështirë të përqendrohen  dhe të kuptojnë se u duhet ta përsërisin disa herë një veprim që t'ia ngulisin personit që vuan nga Alzheimer. Dhe këtu bëhet fjalë si për listën ushqimore që duhet blerë, receta e gatimit për një pjatë si dhe pagesat e faturave mujore.

7-Vendosja e gjërave në vendin e gabuar

Të gjesh çelësat e makinës në frigorifer, telekomandën në sirtar apo të gjesh sendet e humbura në vende të çuditshme është një tregues i fortë se anëtari  i familjes suaj mund të vuajë nga Alzheimer. Edhe pse kemi tendencën ta lidhim humbjen e kujtesës me procesin e plakjes, njerëzit me Alzheimer harrojnë se ku vendosin objektet pas një periudhe të shkurtër kohe.

8-Ngatërresa e kohës dhe vendit

Disorientimi për kohën dhe vendin, si të harrosh vendin ku jeton, të humbësh kollaj, të harrosh datat apo periudha kohore të jetës tënde, këtë e vuajnë personat që mbartin sëmundjen Alzheimer. "Çështja e vërtetë për Alzheimer ka të bëjë me perceptimin e kohës," shpjegon Gyther. "5 minuta mund të duken si 5 orë, e kështu burri mendon se gruaja është larguar për orë, ose javë të tëra nga shtëpia'.

9-Vështirësi në komunikim

Ndërsa sëmundja zhvillohet, aftësitë e komunikimit dhe gjuhësore të atij personi fillojnë të zbehen. Ai apo ajo mund ta ndalojë bisedën në gjysëm dhe nuk di më ta vazhdojë. Fjalori është i vështirë për ta. Personi lufton për të gjetur fjalën e duhur, ngatërron fjalë të caktuara me fjalë të tjera, shpik fjalë të reja.

10-Flet përçart

Fatkeqësisht, rreth 60% e njerëzve me Alzheimer kanë tendencën të bëjnë veprime të pakontrolluara e të humbin shpesh. Shqetësimi, frika dhe konfuzioni në lidhje me kohës, paaftësia për të njohur njerëzit e afërt, vendet dhe objektet ndikojnë në komunikimin përçart. Në disa raste  personat me Alzheimer dalin nga shtëpia në mes të natës për arsye të ndryshme por pa një qëllim të caktuar.

11-Veprime dhe fjalë të përsëritura

Përsëritja e vazhdueshme e fjalëve, deklaratave, pyetje apo aktivitete është vulë e sëmundjes Alzheimer. Ndonjëherë këto sjellje të përsëritura shkaktohen nga ankthi, mërzitja, apo frika e mjedisit që rrethohen.

12-Probleme me marrëdhëniet vizuale ose hapësinore

Një simptomë e Alzheimer është problemet me shikimin. Njerëzit me Alzheimer kanë tendencën të kenë vështirësi gjatë leximit, gjykimit të distancave, përcaktimit të ngjyrave. Ata mund të shihen në pasqyrë dhe mendojnë se në dhomë ndodhet dikush tjetër ose mendojnë se po shikojnë një reflektim.

13-Bëjnë veprime të paqëllimta

Nëse një i afërm i juaji shpesh bën veprimet të paqëllimta që në të vërtetë janë dhe pa kuptim, si të hapi dhe mbylli vazhdimisht një sirtar, të paketojë dhe ç'paketojë rrobat, ose të përsërisë kërkesa ose pyetje, kjo është shenjë e sëmundjes Alzheimer. Doktorët thonë se ata e bëjnë këtë gjë për t'u ndjerë produktivë ose të zënë me diçka.

14-Veçimi nga të tjerët

Alzheimer është një sëmundje që të izolon e shpeshherë të bën të vetmuar, që pasohet me një mungesë të përgjithshme interesash për aktivitetet që të rrethojnë. Të bën të tërhiqesh nga familjarët dhe miqtë. Njerëzit me Alzheimer fillojnë të shkëpusin veten nga hobit e tyre, aktivitetet sociale, projektet e ndryshme, aktivitet sportive të preferuara.

15-Të humbësh iniciativën dhe motivimin

Nëse apatia, humbja e interesit nëpër aktivitete sociale dhe hobit, ndodhin gjatë fazës së mesme të Alzheimerit atëherë këto ndodhin për shkak të depresionit. Rreth 40% e njerëzve me Alzheimer kanë depresion. Të identifikosh depresionin mund të jetë e vështirë. Personat e kanë të vështirë të artikulojnë ndjenjat e tyre.

16-Nuk njeh familjarët dhe miqtë

Ndërkohë që sëmundja Alzheimer zhvillohet, personi fillon të mos njohë më anëtarët e familjes dhe miqtë. "Njohja nuk vjen dhe shkon në një moment të veçantë," thotë Gyther. "Në përgjithësi njerëzit harrojnë çfarë ata kanë mësuar, apo me kë janë takuar. Është e vështirë të shpjegosh pse ndonjëherë ata mbajnë mend emrin e një fëmije dhe harrojnë emrin e tjetrit".

17-Humbin shqisën e të prekurit

Alzheimer ndikon në aftësitë motorike, duke ndërhyrë në aftësinë e personit të sëmurë për t'u veshur apo për t'u zhveshur, ose harron përdorimin e thikës e pirunit. Dridhja e duarve dhe gjendja e dobët, ose mpirjet janë shenja të një sëmundje tjetër që është Parkinson, por që ndikon tek Alzheimer.

18-Kanë vështirësi në të veshur

Procesi i të veshurit është diçka e vështirë për pacientët me Alzheimer, të cilët ndonjëherë harrojnë dhe si të vishen, si të lidhin këpucët, apo si të shtrëngojnë rripin. Ata mund të veshin të njëjtën gjë vazhdimisht, duke harruar që ashtu ishin veshur një ditë më parë.

19-Morespektimi i higjienës

Ndërsa sëmundja progreson, këto persona harrojnë të lajnë dhëmbët, të bëjnë banjë rregullisht, të ndërrojnë rrobat dhe të përdorin tualet. Ata harrojnë arsyen se pse duhet t'i lajnë dhëmbët. Harrojnë të krehin flokët, të heqin thonjtë, të rruhen.

20-Harrojnë të hanë e të pinë

Njerëzit që vuajnë nga Alzheimer ndodh që të harrojnë vaktet e ushqimit, kryesisht nga arsyeja se kanë oreks të rënë dhe humbin interesin për ushqimin. Nga ana tjetër, ka nga ata persona që harrojnë që kanë ngrënë, dhe rrjedhimisht konsumojnë disa vakte gjatë ditës.

21-Sjellje të papërshtatshme

Në fazën e mesme dhe të vonshme të sëmundjes Alzheimer, një person mund të fillojë të humbasë kontrollin e impulseve të tij duke vepruar dhe u sjellë në mënyra të papërshtatshme apo të pazakonta. "Ata mund të thonë gjëra pa takt, gjëra që nuk i kanë thënë kurrë më parë" thotë Gayther. Ata mund të harrojnë edhe që janë të martuar e nisin të flirtojnë ose të bëjnë veprime të papërshtatshme seksuale.

22-Kanë iluzione dhe paranojë

Nga dyshimet irracionale, personat me Alzheimer, mund të kenë besime të rreme dhe deziluzionohen. Shpesh mendojnë sikur dikush i ndjek e do t'i vrasë. Rrjedhimisht, ata mund të fillojnë të përjetojnë halucinacione. Fillojnë të shohin, dëgjojnë, nuhasin apo shijojnë gjëra që në të vërtetë nuk janë fare aty.

23-Agresioni verbal dhe fizik

Ndërsa sëmundja e Alzheimer përkeqësohet me kalimin e kohës, nuk është e pazakontë për dikë që të bëhet verbalisht dhe fizikisht i dhunshëm. Shpërthime verbale, që përfshijnë mallkimet, diskutimet, bërtitjet e kërcënimet janë të zakonshme. Ka edhe pacientë që godasin e shtyjnë kujdestarët e tyre.

24-Vështirësi me gjumin

Disa simptoma të caktuara, si nervozizmi, lodhja, ankthi, axhitacioni, disorientimi dhe konfuzion, kanë tendencën të përkeqësojnë sëmundjen dhe ta bëjnë të vështirë jo vetëm ditën por edhe natën, duke rezultuar me vështirësi në procesin e gjumit. 20% e personave me alzheimer vuajnë nga çrregullimet e gjumit dhe pagjumësia.

25-Sjelljet fëmijërore

Ekspertët thonë se personat me Alzheimer kanë tendencën të bëhen krejtësisht të varur nga një individ i caktuar, dhe vazhdimisht ndjekin vetëm ata. Sidomos kur ata ndodhen të hutuar apo të frikësuar. "Është shpesh rezultati i të ndjerit i frikësuar në një botë që i ngatërron ata, kështu që ata kanë nevojë për një person të cilit i besojnë," shpjegon Gyther.

Integrimi, Greqia: Nuk do vendosim veto kundër Shqipërisë

Posted: 24 Jan 2017 12:50 AM PST

 

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t'i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.

Ai gjithashtu ka shtuar se pala greke nuk me sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij Shqipërisë i janë vënë kushte nga Brukseli.

"Kur Shqipëria mendonte se integrimi në BE do të ishte një shëtitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme joserioze. Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t'i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare.

Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje.

Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen.

Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian", tha Kotzias.

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ridalë në skenë, pasi shtatë rekrutë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës.

Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e nacionalizmit shqiptar, duke theksuar  se "në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit".

Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.

Vuçiç ngre tonet: S’u besoj shqiptarëve, flasin bukur, e pastaj nisin tanket

Posted: 24 Jan 2017 12:39 AM PST

 

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka shpresa të mëdha përpara vazhdimit të dialogut me Prishtinën nesër në Bruksel, por se ai shpreson në një mesazh të qartë të BE-së në lidhje me siç ka thënë ai, "përdorimin e armëve dhe mjeteve, ku ato nuk e kanë vendin".

"Nuk kam pritje të mëdha, është e rëndësishme të kërkojmë nga zyrtarët evropianë që të mos mbështesin sjelljen e armëve aty ku nuk e kanë vendin, dhe se gjithçka të zgjidhet në mënyrë tjetër", ka thënë Vuçiç për mediat serbe.

Vucic shpreson gjithashtu se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të vendosë që takimet të jenë më të zakonshme, për shkak se, sipas tij, incidentet po ndodhin pikërisht kur mbledhjet nuk mbahen për një kohë më të gjatë.

Ai ka thënë se këmbëngul që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut, edhe pse siç ka thënë më tej Vuçic, e ka humbur disi besimin tek negociatorët nga pala shqiptare, shkruajnë mediat serbe.

"Unë e kam humbur besimin në përfaqësuesit shqiptarë,… Si mundet t'i besoni dikujt që flet bukur, e pastaj, të nesërmen të dërgojë 14 tanke dhe t'u thotë të futen, unë nuk e di se ku", ka thënë Vuçiç duke porositur autoritetet në Prishtinë që të "mos luajnë me mjete dhe me armë".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more