Skip to main content

“Trupi “vrasës” i Britney Spears” plus 9 more Lajmet

“Trupi “vrasës” i Britney Spears” plus 9 more Lajmet


Trupi “vrasës” i Britney Spears

Posted: 22 Jan 2017 12:24 PM PST

Britney Spears ka treguar frytet e punës së lodhshme për të mbajtur në formë perfekte trupin. Këngëtarja ka postuar një foto, ku shfaqet me të brendshme rozë.

35-vjeçarja ka pozuar duke buzëqeshur para aparatit, por trupi i saj duket i tonifikuar dhe i mrekullueshëm. Britney poston shpesh foto, ku tregon sa shumë stërvitet për të pasur një trup të mirë.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Trupi "vrasës" i Britney Spears appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Sarandë, një person i vë flakën vetes

Posted: 22 Jan 2017 11:36 AM PST

Një person ka humbur jetën sot, pasi është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43 në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës "Mitat Hoxha".

Viktima, ende i pa identifikuar i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar benzinë dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Blutë raportojnë se viktima është i seksit mashkull, rreth 175 cm i gjatë, rreth moshës 30-40 vjeç.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e tij. Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Sarandë, një person i vë flakën vetes appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mësuesi hero, shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij

Posted: 22 Jan 2017 11:23 AM PST

Një mësues është kthyer në heroin e të gjithëve, pasi arriti të shpëtonte disa fëmijë. Mirëpo, për fat të keq ai nuk ia doli të shpëtonte fëmijët e tij. György Vigh, mësuesi i edukimit fizik, udhëtonte me bashkëshorten Erica, djalin Balazs dhe vajzën adoleshente Laura, kur autobusi u rrëzua në afërsi të Veronës, mbrëmjen e së premtes.

Autobusi, po kthente fëmijë shkolle, mësues dhe prindër në Budapest, pas një udhëtimi në alpet franceze. Ai doli jashtë rruge, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe u përfshi nga flakët.

16 persona, pjesa më e madhe nxënës, humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën. György, mësues në shkollën Szinyei Merse Pál në Budapest dhe bashkëshortja e tij, shpëtuan dhjetëra nxënës që të shokuar nga aksidenti, nuk mundeshin të lëviznin.

Çifti, u kthye në mesin e flakëve për të tërhequr jashtë nxënësit dhe gjatë aktit heroik të tyre, Gyoergy dhe Erika pësuan djegie të shumta. Por, fatkeqësisht, çifti nuk mundi të shpëtonte fëmijët e tyre. Erika tregon se vajza e tyre ishte ulur më të dashurin dhe në momentin e aksidentit ata po flinin.

Ajo rrëfen se u përpoq të gjente Laurën por ajo ishte e bllokuar nën sedilje dhe nuk kishte mundur ta nxirrte. Nëna e traumatizuar thotë se u përpoq, por zjarri ishte përhapur shumë shpejt, dhe gjithçka kishte marrë fund para syve të saj. Edhe djali 30 vjeçar i çiftit, Balazs, është mes viktimave. György dhe Erika u trajtuan në një spital në Verona dhe më pas, me një avion shtetëror, u kthyen në Budapest.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mësuesi hero, shpëton dhjetëra nxënës, por nuk arrin të shpëtojë fëmijët e tij appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Papa Françesku: Populizmi po krijon diktatorë

Posted: 22 Jan 2017 11:12 AM PST

Papa Françesku paralajmëroi kundër rritjes së populizmit dhe rreziqeve të politikave që çojnë drejt krijimit të diktarorëve të tillë si Hitleri.

Komentet, ai i bëri pas betimit të presidentit amerikan Donald Trump, në një intervistë për gazetën spanjolle "El Pais".

Kreu i Selisë së Shenjtë dënoi përdorimin e mureve dhe telave me gjemba për të mbajtur larg të huajt, gjithsesi shtoi se ishte ende herët për të gjykuar udhëheqësin e ri amerikan.

"Le të shohim ç'do të bëjë Trump", ishin fjalët e tij. Miliarderi ka ngjallur kundërshti me komentet e tij për emigrantët meksikanë dhe planet për nderimin e një muri për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Pikërisht për këtë çështje, Papa argjentinas e kritikoi republikanin gjatë fushatës, duke vënë në dyshim besimin e tij të krishterë. I pyetur nëse ishte i shqetësuar për rritjen e populizmit në Europë dhe SHBA, Papa Françesku u shpreh:

"Krizat shkaktojnë frikë, alarm. Sipas mendimit tim, shembulli më i qartë i populizmit europian është Gjermania në vitin 1933. Gjermania ishte e rrënuar, në kërkim të një udhëheqësi në gjendje për t'i rikthyer vendit identitetin e tij, e një i ri i quajtur Adolf Hitler tha se mund ta bënte këtë". Papa kujton se ai nuk e kishte marrë me dhunë pushtetin dhe se vet gjermanët kishin votuar për Hitlerin.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Papa Françesku: Populizmi po krijon diktatorë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, qëlloi me armë, arrestohet 19-vjeçari

Posted: 22 Jan 2017 10:35 AM PST

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Stivi Haka, banues në Tiranë, u vu në prangat e uniformave blu pasi dyshohet se bëri qitje në ajër me një armë zjarri automatike.

"Rreth orës 15:00, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur informacion se në rrugën 'Coca Cola', zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri," njofton policia.

Në kontrollin e territorit që u bë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut u sekuestruan gjithashtu një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale "Prishje rendit dhe qetësisë publike" si dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, qëlloi me armë, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Bulqizë, dy familje të izoluara nga dëbora: Duam ushqime dhe ilaçe

Posted: 22 Jan 2017 09:35 AM PST

Dy familje në fshatin Gjinovec të Bulqizës kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës. Familjet thuhet se janë izoluar që prej 20 ditësh dhe nuk kanë rezerva ushqimore për vetë dhe gjënë e gjallë.

Trashësia e dëborës në zonë i kalon rreth një metër e gjysmë, ndërsa familjet bëjnë apel për ndihmë për shkak se siç thonë kanë të sëmurë në shtëpi dhe se kanë nevojë për shërbim mjekësor dhe ilaçe.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Bulqizë, dy familje të izoluara nga dëbora: Duam ushqime dhe ilaçe appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Jennifer Lopez nuk ndalet

Posted: 22 Jan 2017 09:11 AM PST

47-vjeçarja Jennifer Lopez nuk di të ndalet. Këtë herë, ajo ka postuar një foto provokuese në Instagram, ku shfaqet me një fund lëkure shumë të shkurtër.

"Gjendja shpirtërore në një ditë me shi", shkruan aktorja krahas fotos. Ylli nuk e ka fare problem që ka treguar më shumë se ç'duhet në këtë foto.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Jennifer Lopez nuk ndalet appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vullkani shpërthen përpara syve të turistëve (Video)

Posted: 22 Jan 2017 08:49 AM PST

Vullkani shpërthen përpara syve të turistëve. Fenomeni natyror është i rrezikshëm, por njëkohësisht i mrekullueshëm. Turistët ndodhen në një anije dhe vullkani ka shpërthyer në një shkëmb.

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vullkani shpërthen përpara syve të turistëve (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

A duhet t’i spiunoni fëmijët? Lexojeni studimin!

Posted: 22 Jan 2017 08:36 AM PST

privatesia-e-femijeve

Leximi i e-maileve dhe i porosive, si edhe përcjellja e thirrjeve të cilat i dërgojnë dhe ua dërgojnë të tjerët, është mënyra më popullore në të cilën prindërit i spiunojnë fëmijët e tyre. Natyrisht, gjithë këtë e bëjnë sepse janë të brengosur se me kë po shoqërohen, çka bëjnë dhe cilët sajte i vizitojnë në internet.

Pas hulumtimit të bërë të dy mijë prindërve, fëmijët e të cilëve kanë midis 10 e 17 vjeç, është konstatuar se së paku 61 për qind e prindërve dëshirojnë t'i "fusin hundët" në korrespondencën e fëmijëve të tyre.

Gjashtë nga dhjetë prindërit kanë pranuar që rregullisht lexojnë e-mailet, SMS-të dhe porositë nga Facebook-u i fëmijëve të tyre.

Ky hulumtim ka treguar gjithashtu që njëri ndër dhjetë prindërit madje shkon deri në atë ekstrem sa që zbulon paswordin e fëmijës së tij në internet, ndërkaq njëri ndër pesë prindërit është tmerruar me përmbajtjen të cilën e zbuluar.

Mirëpo, rezultatet e një ankete megjithatë kanë treguar që shumica e prindërve pas depërtimit në shënimet private të fëmijës së tyre ndihen fajtorë.
Në botën moderne në të cilën jetojmë dhe në të cilën mbisundon teknologjia, vështirë është që vazhdimisht të kontrollohen dhe të mbrohen fëmijët.

Mirëpo, a nënkupton kjo që çdokush të ketë të drejtë të cenojë privatësinë?

The post A duhet t'i spiunoni fëmijët? Lexojeni studimin! appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, i ofroi lekë policit për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 27-vjeçari

Posted: 22 Jan 2017 08:33 AM PST

Një 27 vjeçar nga Durrësi u arrestua në flagrancë, pasi tentoi t'i jepte para policit rrugor. Shtetasi me iniciale O.V. u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore.

Arrestimi i tij u bë në rrugën "Dervish Hima" në kryeqytet. Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer një test alkooli, por ky i fundit ka tentuar t'i japë 2000 të reja punonjësit të Policisë, për t'iu shmangur testit të alkoolit.

27-vjeçari bashkë me lejen e drejtimit i fut dhe 2000 lekëshin. Ndërkohë efektivi i thotë: Mos bëj gabim! Më pas lajmëron patrullën. Pas kontrollit të ushtruar me aparat drager, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.95 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt".

22 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, i ofroi lekë policit për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more