Skip to main content

Tirana Observer: “Zaimina dhe trupi i saj për t’u admiruar” plus 9 more

Tirana Observer: “Zaimina dhe trupi i saj për t’u admiruar” plus 9 more


Zaimina dhe trupi i saj për t’u admiruar

Posted: 22 Jan 2017 09:25 AM PST

zai1Thuajse të gjitha fotografitë e publikuara nga Zaimina Vasjari në rrjetet sociale përbëjnë lajm për faqet rozë. Këngëtarja atraktive, e cila së fundmi është shndërruar në sipërmarrëse, gjithmonë tërheq vëmendje me dukjen e saj.

Këtë herë, ajo vjen me disa imazhe të realizuara në pishinë, ndërkohë që është e veshur me kostum banje.zai

Fiziku i saj është për t'u admiruar

Fotografia që tërheq më së shumti vëmendje, është ajo ku vihen në pah të pasmet e këngëtares.

Më poshtë mund t'i shikoni edhe pozat tjera të Zaiminës.

Aktorja e njohur shqiptare, pak ditë para martesës, shkëlqen në dasmën e kolegëve

Posted: 22 Jan 2017 09:05 AM PST

e0621c0db6df8ea0bce40beaeef4e05bBesëtytnia së nusja duhet të ruhet nga "syri i keq" 40 ditë para dasmës nuk besohet më në ditët tona. Por nëse shihni Almeda Abazin në foton e saj të fundit, me siguri do thoni të gjithë "marshallah." Aktorja e njohur dhe ish Miss Albania është në prag të martesës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman. Pak ditë më parë është shpallur edhe data zyrtare në të cilin ҫifti do të lidhë kurorë, 13 shkurt – 25-vjetori i lindjes së saj.984910463be41cec7ba1fe02805511e4

Por mbrëmjen e djeshme, Almeda ka shkëlqyer në dasmën e mikut të saj, aktorit Murat Yildirim, i njohur nga publiku shqiptar për rolin e Savasit në serialin 'Ask ve Ceza' dhe Demirit te 'Asi'. Yildirim, pak javë më parë, ka lidhur kurorë me modelen marokene Iman Elbani, por mbrëmjen e djeshme ka organizuar edhe një ceremoni të dytë për të gjithë miqtë dhe kolegët.

Almeda ka qenë në festë së bashku me të fejuarin e saj, por në Instagram ka postuar dy foto të saj. Duke uruar ҫiftin për jetën e re së bashku, Almeda ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët për look-un e saj për të cilin ka marrë me dhjetëra komplimente edhe nga fansat shqiptarë.e7800883ec7caf9c347dc92e963b7e66a0c99628d3e02f34cf382efc07fdb8d6ae32a152d838b5a3659b8bbda01cac49

Edhe pak ditë mbeten nga dasma e Almedës, në të cilën me siguri, bukuroshja shqiptare do të shkëlqejë.

 

Zgjedhjet 2017 – Rama: Futja e elektronikës në zgjedhje vetëm nëse mbështetet nga OSBE

Posted: 22 Jan 2017 08:32 AM PST

rama-5Kryeministri Edi Rama komunikimin javor të kësaj të diele me ndjekësit e tij në rrjetet sociale është ndalur terësisht tek zgjedhjet dhe tek fakti se pse sipas tij nuk duhet votuar Partia Demokratike në qershor.

"Në havanë e debatit politik po rrihet së fundmi uji i votimit elektronik, sajesa  e fundit e qeverisë së vjetër ti dalë përpara me një justifikim të ri humbjes së rradhës së 18 qershorit. Po e kërkon si çelës magjik  të derës së shpëtimit nga përballja me të vërtetën e thjeshtë që nuk ka asnjë shans ti fitojë zgjedhjet e ardhshme. Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër me 18 qershor? PD ka një kryetar të ri por jo një lider të ri dhe aq më pak një lidership të ri. Por le ta zëmë se e ka, ky nuk është as më i besueshëm dhe as më i votueshëm sesa ai që zëvendësoi. Programi i ri i PD është një fotokopje e dobët e të vjetrit, dhe më i gabuar për Shqipërinë dhe shqiptarët sot sesa programi i 2009. U thotë shqiptarëve më jepni votën tu kthej taksën e sheshtë dhe 97% nga ju të paguajnë për qeverinë më shumë taksa nga rroga e tyre, ndërsa biznesi të paguajë më pak nga fitimet e veta,"tha Rama.

Rama sqaroi se pse PS e kundërshton dhe është skeptike për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Por nga ana tjetër, ai tha se nëse ekspertët e OSBE japin opinion pozitiv për votimin elektronik janë dakord për për ta implementuar.

Ja ku i shijuan rrezet e sё dielёs moderatoret dhe fёmijёt e tyre

Posted: 22 Jan 2017 08:17 AM PST

a67bdcec76ea4aefa04202571e739eeaDitёt e ftohta tё dimrit janё larguar pёrfundimisht nga kryeqyteti dhe dita e sotme, e diel plot diell, ishte ideale pёr njё shёtitje. Kёshtu kanё menduar edhe moderatoret  e njohura tё ekranit dhe tё shoqёruara nga fёmijёt e tyre kanё dalё nga shtёpia pёr tё shijuar ditёn.

Arbana Osmani duket tё ketё preferuar lagjen, pasi atje djali i saj Jon ka njё vend tё preferuar, vendin ku rri macja me emrin Xhixhi. Pёr kudo tё ketё qenё destinacioni i tyre kёtё ditё, stacionin e parё e kanё bёrё te Xhixhi.

Nga ana tjetёr Rudina Magjistari ka preferuar qendrёn e kryeqytetit pёr tё shёtitur me vogёlushen Mia, e cila duket mjaft kurioze pёr tё zbuluar çdo gjё tё re. Siç thotё dhe Rudina: "Sepse neve na habit çdo gje qe na del perpara".

Ndёrsa Sonila dhe Amaris, si dy shoqe duken teksa shijojnё rrezet e diellit, tё buzёqeshura dhe tё gёzuara.

ebebc201656ccedecd1f1a71d6c45605 ed60b6d397bff7f7d58c9e576f8a0d1f

Mirjeta Shala “Miss Kosova” që punoi për Trump tregon sekretet e saj

Posted: 22 Jan 2017 08:03 AM PST

mijetaaaa-550x296Mirjeta Shala, një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila në vitin 2013 u shpall Miss Kosova për të nisur kështu rrugëtimin drejt botës së madhe të bukurisë ndërkombëtare, kujton me emocion dhe nostalgji trofetë dhe kurorat që sot mbajnë një histori suksesi në jetën e saj.

Mirjeta jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku suksesi vetëm e ndjek, e njerëzit vetëm e duan dhe e adhurojnë. Është shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze, por sot ka vendosur të ndaj gjithçka me dritare.net për fansat e saj e të gjithë ata njerëz që e duan e dëshirojnë të dinë diçka më shumë për karrierën e saj në Amerikë, por edhe jetën private.Mirjeta-Shala-Miss-Universe-Kosovo-20131 10322810

Mirjeta, si një ndër vajzat më të bukura të Kosovës, çfarë mund të më tregosh për fatin që sjell bukuria, në jetë?

Të jesh më e bukura e Kosovës është privilegj. Sigurisht ndihem mirë me këtë fakt dhe patjetër që bukuria t'i bën gjërat më të thjeshta.

Çfarë e quan ti një femër vërtetë të bukur në tërësinë e saj?

Mirësia i jep kuptim të plotë bukurisë së vërtetë të një femre.

Karriera jote në botën e modës ka nisur shumë herët, kur ti ishe 15 vjeç. Si e kujton këtë rrugëtim?

Rrugëtim i bukur me vështirësitë e të mirat e veta. Por prindërit e mi më kanë mbështetur gjithmonë e falë tyre ia kam dalë.

Je shpallur Miss Globe dhe Miss Universi, ku je kurorëzuar me çmimin e parë. Është kjo gjithçka që ke dashur?

Jam e lumtur për këto kurora bukurie, por nuk është ende aty ku unë dua. E ardhmja është përpara për gjëra akoma më të bukura.

Si ke arritur të bëhesh një ndër modelet më të spikatura të Kompanisë më të madhe të Modelingut siç është ajo e 'Trump's Model' në Amerikë?

Në 2013, mu ofrua një kontratë nga vet Agjencia e Modës në Nju Jork 'Trump's Models Management'. Më dukej si ëndërr, por e bërë realitet, sepse në atë periudhë, Miss Universe do organizohej në Moskë e Rusia nuk e pranoi pasaportën time dhe ishte e pamundur të merrja pjesë. Por gjithnjë Zoti lë një derë hapur për ty nga ana tjetër. Nuk kaluan shumë ditë kur mora lajmin që të punoja për Kompaninë e Trump për tre vjet. Pastaj në 2015-tën Miss Universe organizohej në Nevada, Las Vegas, ku aty mora çmimin e parë.

Si ishte te punoje me modele që sot janë emrat më të njohur në këtë industri?

Kam kaluar shumë mirë përgjatë atyre viteve, sepse njoha njerëz të rinj të fushës sime, e modelet më të famshme me të cilat sot e kësaj dite ruaj një miqësi të mirë e kam mësuar plotë gjëra të reja.

Çfarë të ka mbetur në mendje diçka e veçantë nga gjithë kjo eksperiencë?

Çdo punë e bërë mbetet e veçantë tek unë. Por ajo që unë veçoj është Miss Universe Kosova, që më hapi shumë dyer.

Si është Trump nga afër në marrëdhënie pune?

Personalisht nuk e kam takuar Donald Trump pasi agjencia ka rregulla shumë strikte.

Ke një arsye më shumë për t'iu gëzuar faktit që Trump u bë President?

Jo, aspak, pasi ai nuk më pëlqen. Megjithatë, e uroj të jetë një President i mirë.

E vetmja vajzë shqiptare që ka arritur të bëhet imazhi i produkteve L'Oreal, kompanisë kozmetike franceze e njohur ndërkombëtarisht?

Po, jam e vetmja shqiptare që kam punuar për L'Oreal Paris. Është një emocion kur e kujtoj.

Sekreti i një modeleje për të qenë kaq e suksesshme sa ti?

Sekreti mbetet të besosh tek vetja, tek potenciali yt. Nëse mendon pozitivisht ashtu do të ecin gjërat. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe për asgjë në botë.

Je shfaqur më kopertina të panumërta të revistave të ndryshme dhe si imazhi më i bukur në disa kompani prestigjioze amerikane dhe më gjerë, si Bulgari, Estee Lauder, Sherri Hill, Ellen Dresses etj. Ku synon Mirjeta të shkojë në ardhmen?

Nuk kam bërë asgjë nga ajo që kam në mendje të bëj. Pasioni për modën do më mbajë gjatë në këtë profil.

Fadil Berisha, çfarë vendi zë në jetën tënde profesionale? Si e përkufizon miqësinë me të?

Fadili është prind i dytë për mua. Është njeriu që dua po aq shumë sa familjen time. Nuk gjej fjalë për të përshkruar veçantinë e këtij njeriu të madh, me zemrën më të bukur e më të artë në botë.

Ku e sheh veten në të ardhmen në botën e modës dhe pasarelave, apo ndonjë profesion tjetër?

Ndoshta drejtore e një agjencie mode këtu në Amerikë, pse jo.

Çfarë e bën të bukur një femër sipas këndvështrimit tënd?

Karakteri i fortë e bën gjithmonë një femër më të bukur.

Kush është mbështetja jote më e madhe?

Prindërit, motra dhe vëllezërit. Nëna e babai janë mbështetja që më kanë dhënë forcë të ecë gjithmonë me hapa të sigurt në karrierën time.

Si ndihet i dashuri yt që në krah ka një femër kaq të bukur?

Duhet ta pyesni atë si ndihet për këtë fakt. Por unë di që ai është krenar e i lumtur pranë meje, jo vetëm pse ai e ka njeriun e zemrës një Miss apo një Modele, sesa për vlerat që sheh tek unë, e shpeshherë ma vë në dukje, se zemra i fle qetë tek unë dhe që më do çdo sekondë më shumë.

Si je njohur me njeriun e zemrës?

Jemi njohur rastësisht në një mbrëmje miqsh shqiptarë. Ka qenë momenti më i bukur që ndonjëherë kisha ndjerë, kur pashë sytë e Rorit, që tanimë është kthyer në dashurinë time të përjetshme.

Dhe për herë të parë do ndash me ne dhe lajmin e shtatzënisë. Si po e përjeton ardhjen në jetë të fëmijës tuaj të parë?

Ndihem njeriu më i lumtur në botë që Zoti më dhuroi këtë moment të ëmbël që po e përjetoj si gjënë më të mrekullueshme. Po e presim me padurim ardhjen e djalit tonë.

Je kaq në formë, cila është receta jote e bukurisë?

Bëj sport patjetër. Palestër, por ama linjat janë dhe gjenetike.

Si nis dita jote dhe si ushqehesh, je aq e kujdesshme deri në detaj siç zakonisht modelet profesioniste janë?

Dita ime nis me një buzëqeshje për të qeshur e gjithë dita përpara. Nuk ka dietë.

Ku do të shohim në të ardhmen e afërt?

Së afërmi do më shihni si nëna më e lumtur në botë. Kjo për momentin zë prioritetin tim.

Kush është idhulli yt? Personazhi që të ka frymëzuar gjithmonë dhe pse?

Angelina Jolie. Ajo është një aktore dhe një nënë e përkryer.

Një mesazh për femrat që ti mendon se duhet ta dinë?

Të kenë më shumë diskutim me prindërit, me familjen për gjërat e tyre. Femrat duhet të dinë që askush nuk mund t'i ofrojë dashurinë e qetësinë më të madhe, sesa nëna e vet. Për këtë jam, të respektohet më shumë figura e familjes. Nga ana tjetër, një mesazh për femrat, të ecin vetëm përpara pa u ndikuar nga asgjë, sidomos nga thashethemet, i ka ikur koha kur dikur njerëzit ndikoheshin nga gojëdhënat deri në shpifje. Sot vlerësohet njeriu, për atë që je dhe atë që ke. Askush, askurrë nuk të pengon dot në rrugën tënde. Ndaj ec përpara, për ku je nisur të shkosh. /dritare.net/

 

Obama prek tek të pasmet Melania Trump? Ja e vërteta (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 07:56 AM PST

Një fotografi e ish-presidentit Obama ku duket sikur ai ka prekur nga të pasmet bashkëshorten e Donald Trump është shpërndarë nga mijëra persona në internet.

Këta të fundit kanë ironizuar Obamën, figurën e tij si president i SHBA.

Por fotoja është e modifikuar dhe kur jo.

Nëse do ta shikoni me vëmendje fotografinë, vihet re që dora e ish- presidentit është më lart dorës e bashkëshortes së tij Michele, por ajo është fshirë, shkruajnë mediat e huaja. Në këtë video ju do të shikoni, se si qëndron e vërteta.

Telenovelat turke thyejnë tabutë, skena të nxehta mes ‘Behlul’ dhe ‘Elif’

Posted: 22 Jan 2017 07:32 AM PST

'Cesur ve Guzel' është një seri televizive turke prodhuar nga 'Ay Yapem' dhe transmetohet në Star TV (Turqi).

Ky serial ka bërë bashkë dy nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, të cilët njihen edhe tek ne. Bëhet fjalë pikërisht për aktoren Tuba Büyüküstün dhe aktorin Kivanc Tatlitug, të cilët interpretojnë rolet kryesore në këtë serial. Episodi i ri i këtij seriali mbrëmjen e të enjtes ka qenë mjaft i komentuar për shkak të skenës së ngrohtë mes dy personazheve kryesorë.

Pjesa e serialit e cila tërhoqi vëmendjen e audiencës është puthja dy aktorëve Kivanc dhe Tuba në një pishinë. Kujtojmë se  aktorja 33 vjeçare tek ne njihet për interpretimin e saj në serialin 'Diamante dhe Dashuri 'si Elif, ndërsa  Kivanc, njihet për rolin e tij në 'Dashuri e Ndaluar' si Behlul.

Dëshmia tronditëse e vajzës: Si më përdhunoi xhaxhai, shpëtova nga trafikimi prej forcave RENEA

Posted: 22 Jan 2017 07:26 AM PST

"E Diela Shqiptare" që vjen çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan, ka dalë nga kornizat e zakonshme duke trajtuar një temë, e cila mbetet plagë e shoqërisë shqiptare.

Pjesa që preket më shumë nga ky fenomen janë fëmijët, por as vajzat dhe gratë nuk mbeten pas. Bëhet fjalë për trafikimin e qenieve njerëzore. Zv/mistristrja e Brendshme Elona Gjebrea e pranishme në studio na tregon më tepër për këtë temë dhe statistikat janë të frikshme, sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore.

Në ruajtje të plotë të anonimatit dy persona të cilët kanë qenë pjesë e trafikimit ishin të pranishëm në studio, për të treguar historinë e tyre rrënqethëse.

Ardit Gjebrea në bisedën në studio zhvilluar me Elona Gjebrean tregon se janë 100 raste në vit sipas statistikave. Elona Gjebrea shprehet se: "trafikimi i qenieve njerëzore është ende një fenomen shqetësues, por jo si vite më parë dhe nga raportet që kanë rezulton që qytetet më të prekura janë: Elbasani, Tirana, Berati, Vlora.

Më tej sa i përket mënyrës së rekrutimit për të rënë viktimë e trafikatëve Zv/ministrja tregon se format më të përdoshme janë ato të propozimeve për martesë, për një vend pune jashtë vendit apo edhe raste të shfrytëzimit për punë të detyruar.

Pjesa më e madhe e trafikantëve shton Znj Gjebrea kanë njohje të drejpërdrejtë me viktimën, me familjarët e tyre gjë që e bën edhe më të thjeshtë besimin ndaj këtyre personave dhe të mos dyshohet aspak. Kategoria që bëhet pjesë e trafikimit janë kryesisht vajzat e reja, të cilat nuk kanë një shkollim dhe jetojnë në varfëri dhe jetojnë në zonat rurale.

Pjesa më e rëndësishme e programit ishin pikërisht dy dëshmitë të cilat janë ruajtur në anonimat të plotë.

Historia e parë:

Unë vij nga një familje me shumë vështirësi, me vuajtje. Historia ime ka nisur që në moshëm 2 vjeçare. Me mamin tim nuk kam marrëdhënie që e vogël, pasi ajo ishte e divorcuar dhe unë bashkëjetoja me njerkën.

Ajo më trajtonte si një skllave. Pastaj detyrohem të shkoj tek xhaxhai, por edhe aty kisha probleme me nusen e xhaxhait.

Një ditë xhaxhai vjen i pirë dhe mua më çoi tek dhoma dhe më përdhunoi fizikisht në moshën 14-vjeçare.

Pas kësaj ndodhie vendosa të arratisesha nga shtëpia dhe ika tek një e njohur. Aty qëndrova për gati dy muaj.

Një ditë dola në dyqan dhe sapo dola nga dyqani dy tipa të panjohur më marrin me makinë. Në atë moment jeta ime mori fund.

Mendoj që në këtë histori xhaxhai im ka gisht në gjithçka. Ata më çuan në një qytet, në një lokal i cili ishte një lokal natë ku kërcenin ballerina.

Ata më kërcënuan që do të rrish këtu ndryshe do të fusim thikën në fyt. Kam ndenjur një muaj aty bashkë me disa vajza të tjera, të cilat të gjitha rrezikonim jetën tonë.

Ne aty do të punonim për klientët e ndryshëm, të cilët vinin rreth 30 klientë për një vajzë në ditë. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë, por dogana na kthente pasi unë nuk kisha dokumente.

Tutori im mbante 56 persona rreth e qark që të më ruanin që unë të mos arratisesha. Por një dita shpëtova nga kjo histori e tmerrshme. Ishim në një hotel sëbashku me një shoqe që e njoha aty.

Edhe ajo ishte shumë e dërrmuar nga kjo histori dhe vendosi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të hotelit dhe shkon direkt në polici për të denoncuar rastin.

Aty më pas vijnë forcat RENEA.

Aty tutori donte të më vriste kur panë forcat e policisë, që unë të mos tregoja asgjë. Por falë policisë shpëtova.

I bëj thirrje vajzave të reja të mos bëhen pre e këtyre mashtrimeve. Sot në këtë qendër që jetoj kam gjetur qetësinë që më ka munguar prej kaq vitesh. / tvklan.al

Zonja e Parë e SHBA nga Ballkani/ Melania Trump e rrëfyer nga sllovenët

Posted: 22 Jan 2017 07:19 AM PST

Kur presidenti Trump u inaugurua në 20 janar, gruaja e tij sllovene Melania u bë e dyta femër në historinë e SHBA-së që zgjidhet Zonja e Parë.

Ajo është Zonja e Parë e 42-të e Amerikës, pasi nga 45 presidentë që ka pasur Amerika, tre prej tyre e kanë fituar presidencën të ve.

Melania Knavs lindi në 1970 në Slloveni, që atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ajo e la shtëpinë në moshë të re për të vijuar një karrierë si modele.

Tashmë sllovenët shpresojnë të tërheqin vëmendjen e botës falë vajzës së tyre. Jakob Susteric, që punon në një kompani mjekësore në Ljubjanë, thotë se shumë pak njerëz kanë dëgjuar për Slloveninë, por tashmë që Melania është Zonja e Parë kjo gjë do të ndryshojë.

"Kjo është një mundësi e madhe për kombin tonë prej 2 milionë banorësh. Është koha të marrim vendin e duhur në Europë dhe në botë", thotë ai.

"Melania është shembulli më perfekt se Amerika është vendi i mundësive. Kushdo që jeton atje ka mundësi të arrijë gjëra të mëdha", shton ai.

Fotografi Stane Jerko që fotografoi për herë të parë Melania Trumpin në moshën 17-vjeçare kujton fillimet e saj.

"Ajo dallonte për bukurinë dhe energjinë që kishte", rrëfen ai.

Petra Sedej, një shoqe fëmijëria kujton bisedat me Melanian dhe dëshirën e tyre për të parë botën.

"Disa vajza ishin xheloze për Melanian, por ajo nuk reagoi. Mendoj se ka diçka të forta brenda saj", thotë Sedej.

a1-10

Melania u largua nga Senica për të modeluar në Ljubjanë, më pas në Milano dhe Paris. E ndërroi emrin në Melania Knauss për ta bërë më të shqiptueshëm për perëndimorët. U takua me Trumpin në një event mode në Nju Jork në 1998. Dasma e tyre u zhvillua në 2005 dhe kishte të ftuar emrat e mëdhenj si Princi Charles, Muhammad Ali, Oprah Winfrey etj.

Në Senica, një qytet prej 5 mijë banorësh, disa miq të familjes Knavs thonë se i ati i Melania, Viktor Knavs ishte i ngjashëm me Donald Trump. Një biznesmen i mirë dhe ambicioz që kërkonte gjithmonë të përmirësonte jetën e tij, përtej biznesit të shitjes së makinave që ushtronte prej kohësh. E ëma e Melanias, Amalija, punonte në një fabrikë veshjes.

a2-8

"Ajo ishte një punëtore e thjeshtë si ne dhe jemi shumë të lumtur për të", thotë një prej kolegeve, Nusa Vidmar, e cila ka një pastiçeri pranë shtëpisë ku u rrit Melania Trump.

Melania Trump është femra e dytë e huaj e cila do të ecë në hapat e bashkëshortes së presidentit John Quincy Adams, Lousia, e cila u lind në Londër nga prindër amerikanë dhe anglezë./ BORDO

Vdekja e nënës 30-vjeçare në ashensor, hetimet në ngërç

Posted: 22 Jan 2017 06:57 AM PST

Policia e Tiranës do të referojë në prokurori për hetime të mëtejshme ngjarjen ku ngeli e vdekur në ashensor 30-vjeçarja Drilona Duriçi.

Por, burimet thanë për Top Channel se referimi do të bëhet në formën e materialit vlerësues, çka do të thotë se do t'i takojë organit të akuzës që të vendosë se për çfarë vepre do ta regjistrojë procedimin penal.

Oficerët e policisë, të cilët u morën me kqyrjen e ashensorit ku u gjet e pajetë një banore, ndodhen në ngërç për të vendosur për rrjedhën që do të marrin hetimet, për shkak se deri më tani rezulton e pamundur gjetja e një personi përgjegjës.

Konkretisht, sipas policisë, firma që ka kryer ndërtimet i ka dorëzuar punimet vite më parë dhe pallati ishte i banueshëm.

Nëse në këtë objekt do të kishte një administrator, atëherë personi që do të hetohej do të ishte pikërisht ai. Por, grupi hetimor konkludon se pallati ku ndodhi aksidenti nuk kishte administrator, ndërkohë që veprimet hetimore tregojnë se edhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit nuk paguhej më prej 4 muajsh e për këtë arsye ai e kishte prishur kontratën me banorët.

Për këto shkaqe, materialet e policisë do të referohen pa vepër penale.

Hetimet paraprake të Inspektoratit të Shërbimit Teknik treguan se ashensori në të cilin humbi jetën Drilona Duriçi ishte jashtë kushteve teknike.

Ka dyshime se ashensori është shkëputur nga kati i tretë dhe gjatë fërkimit janë shkaktuar shkëndija zjarri të cilat, në kontakt me depozitën e vajit, kanë shkaktuar vatrën e zjarrit.

E mbyllur në ashensor dhe me portat që nuk hapeshin, 30-vjeçarja nuk pati asnjë mundësi për të shpëtuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more