Skip to main content

“Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë” plus 9 more Lajmet

“Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë” plus 9 more Lajmet


Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë

Posted: 23 Jan 2017 12:27 PM PST

Kompania Samsung Electromics Co e Koresë Jugore thotë se bateritë me gabime kanë shkaktuar tejnxehje dhe shpërthim të flakës në telefonat e mençur, Galaxy Note 7, ndërsa kompanisë deri tash ky gabim i ka kushtuar 5.3 miliardë dollarë.

Samsung tha sot se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se "bateritë ishin shkak i incidenteve" të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim. Kjo kompani ishte detyruar t'i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirje në flakë.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Samsung: Për dështim të Galaxy Note 7 fajësohen bateritë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Ramush Haradinaj: Nuk do të ekstradohem në Serbi

Posted: 23 Jan 2017 11:56 AM PST

Qëndrimi i Francës, akuzat e Serbisë, sjellja e autoriteteve të Kosovës, mundësia e ekstradimit, dialogu me Serbinë… janë vetëm disa nga temat për të cilat Haradinaj flet në bisedën me Deusche Welle-n.

Deutsche Welle: Zoti Haradinaj, ju po mbaheni në Francë që nga 4 janari, pas arrestimit në Basel, sipas fletë-arrestit të Serbisë për krime lufte. Si ndodhi arrestimi juaj dhe cilat ishin akuzat?

Kam qenë në udhëtim familjar me bashkëshorten Anitën dhe tre fëmijët: Gjinin, Hanën dhe Trimin. Pasi kaluam kontrollet kufitare, u paraqit policia franceze, e cila më ka kërkuar falje, por më thanë se duhet bërë një verifikim, sepse ka një urdhër-arrest të shtetit të atëhershëm „Serbisë dhe Malit të Zi", që tani është riaktivizuar. Procedurat e verifikimit kanë zgjatur rreth dy orë dhe në fund më kanë arrestuar në bazë të këtij fletë-arresti.

Ju keni qenë edhe më parë në Francë, por nuk jeni ndaluar. A ka ndonjë shpjegim për këtë arrestim, pse pikërisht tani?

Unë nuk di ta definoj saktë pse më kanë arrestuar tani. E di që vende të respektuara të Bashkimit Evropian, siç janë Gjermania, Austria Zvicra dhe vende të tjera, i kanë anuluar këto fletë-arreste, për shkak se unë i kam kryer këto procedura me Tribunalin e Hagës. Ndaj vetvetiu këto fletë-arreste kanë rënë. Kam qenë shumë i habitur me qasjen e Francës ndaj kësaj teme.

Si janë sjellë autoritetet franceze ndaj jush në momentin e ndalimit, pasi ju në atë moment keni qenë edhe me familjen?

Mendoj se Franca nuk është sjellë në mënyrën e drejtë dhe të duhur, për shkak se kjo është një aktakuzë politike. Më befason shumë respektimi prej Francës i një aktakuze të tillë të pastër politike, sepse Franca e di shumë mirë që unë i kam përfunduar këto dyshime në Tribunalin Ndërkombëtar. Ky arrestim është i pa drejtë, është abuzim me ligjin. Ky është një cirk ligjor.

Cilat janë akuzat dhe a e keni pranuar ndërkohë akt-akuzën nga Serbia? Ju keni qenë dy herë të akuzuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe sipas ekspertëve me të cilët kemi biseduar ne në Deutsche Welle, një aktakuzë tjetër mund të ngrihet vetëm nëse ka dëshmi të reja për krime. A ka diçka të re në këto akuza?

Këto janë vetëm lojë fjalësh, sepse kjo është një materie shumë e thatë. Të gjitha janë vetëm shpifje të regjimit të Millosheviçit, të cilat fillimin e kanë me akuzat nga viti 2004. Shpifjet të tilla nuk janë marrë fare për bazë në Tribunalin e Hagës. E gjitha kjo materie është trajtuar. Pra nuk ka asgjë të re. Deri në vitin 2011 unë jam përballur me ligjin, me akuza të amandamentuara shumë herë dhe çdo materie që ka ardhur nga kushdo qoftë është shqyrtuar. Pra kjo është një agjendë politike e Serbisë, në të cilën për fat të keq po merr pjesë edhe Franca.

Autoritetet e Serbisë pohojnë se ato kanë dëshmi të reja, të cilat do të dërgohen në Francë së bashku me kërkesën për ekstradim. Keni ju ndonjë informacion lidhur me dëshmitë e palës serbe, a kanë mbërritur dhe cilat janë ato?

Unë e shoh që tani në Beograd është kthyer klima Millosheviçiane. Zoti Daçiq ka qenë një ndihmës i zotit Millosheviç. Zoti Vuçiq dhe zoti Nikoliç kanë qenë ndihmesa të zotit Sheshel, vartës të tij. Unë e shoh që ata janë kthyer totalisht në logjikën e Millosheviçit, që shihet edhe nga deklarimet e tyre të papërgjegjshme. Kjo dëshmohet edhe nga deklaratat e tyre, sepse politikani nuk duhet të flasë për ligjin. Imagjinoni kur për këto akuza të Serbisë më shumë flasin politikanët se sa ligji. Edhe fakti që ende nuk e kanë sjellë lëndën tregon se ata nuk kanë lëndë. Kjo është vetëm lojë politike.

Për çfarë loje politike e keni fjalën? Mendoni se ata duan t'ju mbajnë sa më gjatë këtu nën masa arresti, apo qëllimi vërtet është ekstradimi në Beograd?

Jo, nuk besoj që ekstradimi është temë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se Serbia nuk ka jurisdiksion mbi qytetarët e Kosovës dhe mbi mua. Unë jam i Kosovës, e Serbia nuk ka kurfarë jurisdiksioni në Kosovë. Juridiksionin e ka Kosova. Unë e kam nderuar ligjin ndërkombëtar. Pra jam prej atyre që e ka nderuar ligjin nacional dhe ligjin ndërkombëtar, duke iu përgjigjur vullnetarisht ftesës për proces në Tribunal. Qasja e tanishme e Serbisë është një ofendim ndaj ligjit ndërkombëtar, por edhe ndaj Interpolit dhe parimeve të organizatave ndërkombëtare.

Si e shpjegoni pra faktin që Franca tani e respekton këtë urdhër-arrest të Serbisë, kur dihet se ju keni qenë edhe më parë në Francë, në Gjermani dhe vende të tjera? Si shpjegohet mbajtja juaj këtu?

Qasja ndaj Ballkanit dhe ndaj marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është kuptuar drejt nga Franca, nga qeveria franceze dhe nga autoritetet e tyre. Franca sikur edhe të gjithë të tjerët e kanë për obligim të jenë pjesë e sqarimeve në Ballkan. E nëse Franca bëhet pjesë e agjendave të Beogradit – me apo pa vetëdije – atëherë e ndihmon destabilizimin e Ballkanit dhe njëkohësisht destabilizimin e vetvetes, pra të Evropës. Qasja e autoriteteve franceze në rastin tim është e pakuptueshme.

Të mbetemi edhe pak tek akuzat e Serbisë: Ju jeni përgjigjur dy herë në Tribunalin e Hagës dhe të dyja herët jeni shpallur i pafajshëm. Por ka pasur shumë zëra që thonë se ju keni bërë krime, por vetëm se ato nuk kanë mundur të dëshmohen. Janë përmendur edhe vende konkrete, ku janë bërë krime. Madje edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përmendur emrin e një liqeni…

Nuk e di nëse për Beogradin do të jem ndonjëherë i pafajshëm, por qëllimi im nuk është të dëshmoj pafajësinë para Serbisë. Unë kam faj sa i përket raportit Kosovë – Serbi, sepse kam kontribuar për ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe në largimin e pushtetit serb. Sa i përket oponentëve të mi politik në Kosovë, është në nderin e tyre se çka thonë ata. Por një gjë është e qartë: instanca më e lartë juridike që e ka krijuar bota për ish-Jugosllavinë, i ka shqyrtuar të gjitha këto akuza dhe dyshimet. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në këtë proces, të gjithë dëshmitarët e ftuar kanë dëshmuar dhe prokurori ka deklaruar botërisht në Beograd se asnjë dëshmitar nuk ka qenë i penguar dhe nuk ka munguar në këtë proces. Asnjë provë nuk ka mbetur pa u shqyrtuar në rastin Haradinaj. Këtë e ka thënë prokurori në Beograd, por duket se as kjo nuk mjafton. Atëherë përgjigja ime për Beogradin është: çdo herë do të keni punë me mua.

Çështja e dëshmitarëve, që është një prej problemeve kryesore që ka rezultuar edhe me krijimin e Gjykatës Speciale dhe zhvendosjen e një pjese të saj në Holandë, me shpjegimin se dëshmitarët nuk janë të sigurt në Kosovë. Mendoni se mbajtja juaj këtu ka lidhje me Gjykatën Speciale?

E para që dua të them është se një gjykatë më speciale se Tribunali për ish–Jugosllavi nuk ka pasur kurrë. Pra ne e kemi pasur një gjykatë speciale dhe unë jam ballafaquar atje me ligjin, në të gjithë parametrat e mundshëm ligjor, që ka mundur të krijojë bota për atë temë. Asokohe ka pasur edhe shumë më shumë energji për të pasur një gjykatë kredibël, se sa ndoshta në rrethanat e sotme. Pse është krijuar tani një gjykatë tjetër? Unë mendoj se kjo ka të bëjë me mungesën e besimit në gjyqësorin tonë dhe me mungesën e kredibilitetit të shtetit ligjor. Nëse Serbisë i dhemb shumë që unë mund të mos jem pjesë e aktakuzave të ardhshme në këtë gjykatë, për faktin se unë jam përgjigjur ndaj këtyre akuzave, ne nuk mundemi tërë jetën t'ia bëjmë qejfin Serbisë. Pra edhe udhëheqësit në Beograd duhet ta kuptojnë se sjellja e tillë ndaj shqiptarëve do të ketë pasoja për popullin e tyre. Është shumë e vërtetë që udhëheqësit e Serbisë i kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë, por një pjesë të pasojave e ka përjetuar edhe populli serb.

Nuk mu përgjigjët në pyetjen: mendoni se mbajta juaj ka lidhje me Gjykatën Speciale dhe a dyshoni eventualisht se do të ekstradoheni jo në Serbi por në Hagë?

Jo nuk është ashtu. Nuk mund të ketë gjëra të tilla. Kjo nuk lidhet me Gjykatën Speciale. Përkundrazi, insistimi i Serbisë në rastin tim, mund të jetë pasojë e mendimeve të Serbisë, se unë nuk do të jem pjesë e aktakuzave të ardhshme nga Gjykata Speciale. Serbia dëshiron të mos lerë të pastër asnjë person nga periudha e kaluar, ndaj edhe më sulmojnë mua në këtë mënyrë.

Pse Kosova nuk është në gjendje t'i ruajë dëshmitarët në proceset për krime? Pala serbe thotë se në rastin tuaj janë vrarë rreth 30 dëshmitarë?

Ju lutem, unë i marr ofendim deklarimet e palës serbe sa i përket ligjit për mua. Nëse pala serbe është shkaktare e tragjedive në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, e viktimizimit të shqiptarëve, e nxjerrjes së gjysmës së shqiptarëve jashtë vendit… kredibiliteti i saj për ligjin dhe zhvillimet në Kosovë është i diskutueshëm. Edhe sikur të ishin vërtetë të interesuar për ligjin. Ndërsa duke qenë se këtë shtet po e udhëheqin vartësit e dikurshëm të Millosheviqit dhe Sheshelit, kredibiliteti i tyre bëhet edhe më i diskutueshëm. Mos u nxitoni me këto deklarime. Nuk po thotë avokati i zotit Haradinaj, por po thotë prokurori i akuzës dhe atë në Beograd, se nuk ka pasur asnjë mungesë, që nuk ka mbetur asgjë pa u shqyrtuar në rastin Haradinaj dhe se nuk ka ndodhur asgjë me asnjë dëshmitar. Pse duhet dikush të marrë një burim kaq jo kredibël për diskutim, kur ekziston versioni zyrtar i atij që më ka akuzuar në Hagë, pra i prokurorit Serge Brammertz, të cilin e ka thënë edhe në Beograd. Pra kush ka sy dhe vesh, këtë e di.

Zoti Haradinaj, unë megjithatë dua t'ju konfrontoj me të gjitha pohimet, e njëra prej tyre është se ju nuk jeni dënuar, vetëm për shkak se prokuroria nuk ka mundur të sigurojë dëshmitë…

… këtë nuk po e them unë por kryeprokurori Serge Brammertz dhe John Ekart. Këtë e kanë thënë në Beograd dhe kur e thotë pala e akuzës, atëherë e dini se cila është pesha e kësaj deklarate. Nuk e ka thënë gjykatësi që është neutral, nuk e ka thënë avokati si palë mbrojtëse, por e ka thënë pala e akuzës. Unë insistoj ta përsëris këtë, sepse unë në atë kohë kam nderuar vendin tim, kam nderuar aleatët që u rreshtuan krah Kosovës dhe e kam respektuar ligjin ndërkombëtar. E nëse unë kam bërë gjithë këtë nder dhe sakrificë, duke dhënë tetë vjet nga jeta ime dhe nga jeta e vendit tim, atëherë është ofendim që të më nëpërkëmbë pala që është vet fajtore. Ata nuk po i kthejnë tani as të akuzuarit serbë, të cilët po ua kërkon Tribunali sot.

Çfarë duhet të bëjë Kosova për mbrojtjen më të mirë të dëshmitarëve, sepse përveç mungesës së kredibillitetit të institucioneve, edhe mbrojtja e dëshmitarëve është një prej shkaqeve pse gjykimet e ardhshme do të mbahen jashtë vendit?

Pasi këto gjëra po ndërlidhen edhe me rastin tim, më duhet t'ju them se në vlerësime thuhet se me dëshmitarët nuk ka pasur problem as në Kosovë dhe as jashtë vendit. Këtë e ka thënë pala e akuzës. Kosova duhet të punojë në ndërtimin e shtetit ligjor, kredibilitetin, sundimin e së drejtës. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, vetëm për disa dëshmitarë dhe vetëm për disa procese, por për të gjithë.

Pse pra nuk mbahen këto procese në Kosovë, por ka nevojë të shkohet në Hagë?

Besoj se kjo lidhet me vet lindjen e shtetit të Kosovës, me papajtueshmëritë e palëve për ekzistencën e shtetit tonë si shtet i pavarur, me agjendat e atyre që janë në kundërshtim të shtetit të pavarur të Kosovë dhe me dobësitë tona në qeverisje dhe në shtetin ligjor. Pra është një kombinim i elementeve të shumta.

Zoti Haradinaj, në Kosovë ka shumë spekulime lidhur me Gjykatën Speciale. Ju pak më parë e thatë se Gjykata Speciale nuk do të merret me rastin tuaj. E dini këtë të sigurt, apo mendoni kështu?

Shikoni, unë nuk kam komunikim me askënd nga kjo Gjykatë për këto tema të caktuara. Njëherë e kam takuar të ngarkuarin e SHBA-së për këtë temë (prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman shën.red.), por kjo ka qenë bisedë formale. Nuk mund ta saktësoj pse nuk do të jem, por në vitin 2011 unë e kam pranuar aktakuzën e fundit të amandamentuar. Të gjitha provat që i kanë pasur në rruzullin tokësor i kanë prurë. Kanë sjellë bërllog, rrena, gjëra të cilat edhe sot i dëgjon në mediat e Beogradit. Ka pasur raste kur gjykatësit gjatë procesit tim i kanë nxjerrë dëshmitarët jashtë nga salla dhe i kanë thënë prokurorisë: kurrë më mos përsërisni gjëra të tilla. Baza e argumenteve të Beogradit është turp për ligjin ndërkombëtar.

Emri juaj nuk është përmendur në këtë kontekst, por ju keni qenë komandant në zonën e Dugagjinit dhe me siguri jeni i informuar mbi raportin e Dick Martyt për trafikimin e organeve. Keni ndonjë njohuri nëse gjatë luftës kanë ndodhur gjëra të tilla dhe për përzierjen e UÇK-së?

Për mua janë të pabesueshme. Në bazë të krejt asaj që di, këto akuza nuk qëndrojnë. Nuk mund ta besoj një gjë të tillë.

Do të thotë, ju nuk keni informacione për këto akuza?

Nuk ma rrokë kurqysh as logjika dhe as bindja. Nuk kam informata dhe nuk di se mund të ketë pasur gjëra të tilla.

Mendoni se Gjykata Speciale do të merret edhe me personalitet më të larta të Kosovës, sepse ka spekulime se në mesin e të dyshuarve mund të jenë edhe ata që mbajnë funksione të larta në vend, apo llogarinë do ta pagujnë ata më të vegjlit?

Kosova e ka votuar në parlament formimin e kësaj gjykate dhe Kosova t'i kryejë obligimet e veta. Kjo Gjykatë është krijuar sipas ligjeve të Kosovës dhe me implikim të vendeve të tjera, ndaj Kosova duhet t'i kryejë obligimet e veta, në cilindo nivel që të jenë. Nuk ka lezet me prejudikuar, por Kosova duhet me i kry obligimet e veta. Përndryshe do të mbetet peng e kontestimeve. Imagjinoni situatën me mua – sikur vërtetë të mos i kisha kryer obligimet e mia ndaj drejtësisë! Do të kishte shumë dyshime, shumë hipoteza dhe do të ishte shumë e vështirë të dëshmohet e vërteta.

Zoti Haradinaj, dua të sqarojmë edhe një gjë: ju vërtet mendoni se nuk ka kurfarë shansesh që të ekstradoheni në Beograd dhe çfarë do të ndodhë nëse gjykata në Francë vendos për ekstradimin tuaj?

Unë jam shqiptar, jam i lindur si shqiptar – me origjinë dhe me bindje. Nuk ka popull më të mirë dhe më të zot se shqiptari. Por shqiptarit nuk guxon t'ia bësh të padrejtën, të cilën nuk e lejon me ndodh. Do të thotë kjo nuk do të ndodhë, as ëndërr dhe as zhgjëndërr.

Pyetja ime ishte çfarë do të ndodhë nëse vendoset të ekstradoheni në Serbi?

Pas meje qëndron e vërteta, qëndron shqiptaria dhe ekstradimi nuk do të bëhet. Nuk ka kush që mund ta bëjë këtë.

Si e vlerësoni sjelljen e autoriteteve të Kosovës në këtë rast?

E kuptoj: unë kam kritikë ndaj Prishtinës për një pozicion jo të qëndrueshëm, jo kredibël në shtetin ligjor, në politikat qeverisëse dhe në marrëdhëniet me Serbinë, sepse mendoj se nuk është një marrëdhënie e ndërtuar mirë. Pas rastit tim ka pasur një komunikim korrekt të instancave të vendit në të gjitha nivelet. Jam shumë i përkrahur nga konsulli ynë këtu në Strazburg, zoti Edon Cana, nga ambasadori ynë në Paris Qendrim Gashi, kam qenë në komunikim me ministrin e Jashtëm zotin Hoxhaj. Pra nuk mund të jap vërejtje të çfarëdo natyre në mobilizimin e Prishtinës zyrtare. Vërejtja ime ka të bëjë me zhvillimet para rastit. Pse Kosova është kaq e dobët që t'i ndodhin gjëra të tilla?

Në parlamentin e Kosovës është mbajtur pas arrestimit tuaj një seancë e jashtëzakonshme dhe një ndër kërkesat më të shpeshta ka qenë ndërprerja e dialogut me Serbinë. Mendoni se dialogu vërtetë duhet të ndërpritet?

Nuk mendoj se duhet të flasim për ndërprerjen e dialogut, ndjeshmërinë apo vazhdimin e dialogut. Por duhet të vendoset kredibiliteti i dialogut.

Çfarë do të thotë kjo?

Ka disa vjet që ankohem se ky dialog është kthyer në abuzim. Ky është më shumë një dialog i arsyetimit të kastave politike në të dyja anët dhe deri diku në shërbim të politikave ditore herë të njërit e herë të tjetrit, për qëllime të brendshme politike. Rreziku në Ballkan vjen nga kastat e korruptuara dhe të kriminalizuara politike, të cilat bashkëveprojnë për mbetje në pushtet. Dialogu duhet të hiqet nga këto agjenda. Nëse dialogu shërben për mbajtjen e dikujt në pushtet andej apo këndej, kjo është shumë e rrezikshme për rajonin.

Po për çfarë duhet të bisedohet në dialog?

Për njohjen. Kosova nuk e ka luksin që të vazhdojë me këtë dialog abuziv. Kosova ka një temë të hapur me Serbinë, e ajo është njohja e shtetit, dhe këtë temë duhet ta vendosë në tavolinë. Kuptohet që kjo temë nënkupton edhe bisedime për shumë çështje të tjera, por tema e Kosovës në dialog duhet të jetë njohja e shtetit.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Ramush Haradinaj: Nuk do të ekstradohem në Serbi appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Grabitën një banesë në Lushnjë, në pranga 2 meshkuj dhe 1 femër

Posted: 23 Jan 2017 11:51 AM PST

Vjedhin me dhunë një shtetas në Gramsh, arrestohen në flagrancë tre autorët e dyshuar. Në pranga kanë rënë shtetasit Bujar Qyra, 46 vjeç; Sokol Bërdëllima, 29 vjeç dhe Vera Çekrezi, 40 vjeçe banuese në Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Gramsh në një banesë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të kenë vjedhur me dhunë shtetasin XH.H, 37 vjeç banues në Lushnje. Të tre shtetasit dyshohen ti kenë marrë një aparat celular dhe 20.000 lekë të reja.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim".

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Grabitën një banesë në Lushnjë, në pranga 2 meshkuj dhe 1 femër appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Miu vodhi oriz, “arrestohet” dhe dënohet në publik

Posted: 23 Jan 2017 11:25 AM PST

Kina është e famshme për dënimin e hajdutëve në publik dhe këtë herë viktima e fundit duket se ishte një mi. Fotografitë e publikuara në Weibo, një platformë Blogu në Kinë, tregon se si brejtësi është lidhur pas një karroce.

Një copë letër është ngjitur tek trupi i kafshës, duke shpjeguar se ai ishte kapur duke vjedhur oriz në një dyqan.

Në letër shkruhet:-"Një miku im gjetiI një mi të vogël në magazinën e dyqanit. Pas arrestimit, ai u fëlliq nga ky postim". Dy fotografitë janë realizuar në qytetin Lianping, Qarkut Heyuan në Provincën Guangdong të Kinës jugore.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Miu vodhi oriz, "arrestohet" dhe dënohet në publik appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

Posted: 23 Jan 2017 10:50 AM PST

Një treshe gjyqtarësh nga Durrësi janë nën hetim për korrupsion pasiv, pasi dyshohen se kanë përfituar një udhëtim për të parë ndeshjen Real Madrid – Barcelona nga një biznesmen, palë në një gjykim civil. Materiali në kuadër të bashkëpunimit të Zërit të Amerikës me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN. Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre. Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona. Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim.

I kontaktuar nga BIRN, Sadiku mohoi kategorikisht se kishte udhëtuar bashkë me gjyqtarët në Itali dhe Spanjë si dhe akuzën se kishte sponsorizuar shpenzimet e tyre. Sipas Sadikut, përkimi i datave të udhëtimit me ato të gjyqtarëve ishte krejt rastësore. Ai shtoi se gjatë këtyre udhëtimeve nuk ka pasur kontakt me gjykatësit e çështjes.

"Unë nuk kam pirë as edhe një kafe me gjyqtarët. Më zvarrisin prej një viti e tetë muajsh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pa asnjë provë," i tha Sadiku BIRN. Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN, kallëzimi kundrejt tre gjyqtarëve është depozituar fillimisht në prokurorinë e Durrësit dhe më pas i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo Prokurori ka regjistruar procedimin me nr.113 të vitit 2015, për veprat penale të "korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë" si dhe të "korrupsionit pasiv…"

Dokumentet hetimore të para nga BIRN tregojnë se tre gjyqtarët kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës nga aeroporti "Nënë Tereza" më 24 tetor 2014, me linjën tranzit Alitalia dhe janë kthyer më 26 tetor 2014. Ndërsa biznesmeni Sadiku ka udhëtuar drejt Spanjës një ditë më parë, më 23 tetor 2014, dhe është kthyer me të njëjtin avion me gjyqtarët më 26 tetor. Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtëquajturi derbi "El Classico" u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Si gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë. Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve janë në proces hetimi prej më shumë se një viti e gjysmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. BIRN mësoi se tre prokurorë janë ndërruar përgjatë kësaj kohe, pa arritur ende në një vendimarrje.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Gjithsesi, Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë. Të kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, të tre gjyqtarët nuk iu përgjigjën një kërkesë për koment mbi hetimin e prokurorisë dhe udhëtimet e dyshuara. Ndërsa Sadiku i shpjegoi BIRN se e kishte vënë re praninë e gjyqtarëve në aeroport, por udhëtimet e tij kishin qëllime biznesi dhe axhendë të ndryshme nga ajo e gjyqtarëve.

Ndryshe nga Sadiku, një burim i Prokurorisë i tha BIRN se ekzistojnë një seri provash hetimore që dëshmojnë udhëtimin e gjyqtarëve në shoqërinë e biznesmenit. Në funksion të këtij hetimi, Prokuroria ka dërguar letër porosi në Itali dhe Spanjë, duke mbledhur dëshmi mbi itinerarin e të dyshuarve.

Prezenca e këtyre letër porosive konfirmohet dhe nga Sadiku, i cili tha BIRN se edhe vëllai i tij në Itali ishte marrë në pytje si pjesë e këtij procedimi, duke i shkaktuar "shqetësim familjar".

Sadiku e cilëson kallëzimin kundër tij një fabrikim të ish-ortakut Ushina, të mbështetur nga lidhjet e tij të ngushta familjare në Gjykatën e Durrësit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. I kontaktuar nga BIRN, Ushina nuk pranoi të komentonte mbi konfliktin gjyqësor dhe arsyet që e shtynë të bënte kallëzim penal.

BIRN mësoi gjithashtu se tre gjyqtarët janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak. Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej lotove sportive në vitet 2012-2014.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Përdhunuesi pranon krimin, u denoncua nga vajzat e tij

Posted: 23 Jan 2017 09:49 AM PST

Jashar Luca, i akuzuari se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur në mënyrë të përsëritur, ka pranuar akuzat në gjykatë duke përfituar edhe gjykimin e shkurtuar. Në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës, e cila për shkak të natyrës së çështjes u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk u paraqit vetë, por kishte autorizuar avokatin të pranonte akuzat.

Me këtë mënyrë gjykimi, Luca shmang përballjen në gjykatë me vajzat e tij, të cilat e denoncuan për ngacmimet seksuale. Gjatë fazës së hetimit të kësaj çështjeje Top Channel transmetoi dëshminë e dy motrave minorene, të cilat për të faktuar abuzimin seksual të të atit dhe për të bindur njerëzit e tjerë të familjes u detyruan ta regjistronin në kamera.

Denoncimi i rastit shoqëruar me provën filmike solli arrestimin e Jashar Lucës, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje dhe mbahen nga një organizatë e huaj, e cila u ka siguruar kushtet e nevojshme jo vetëm për një jetë normale, por edhe për shkollimin e tyre.

Ndërsa gjykimi i shkurtuar e ka shpëtuar të pandehurin edhe me përballjen me pamjet filmike. Pritet që në seancën e radhës prokurori i çështjes të paraqesë pretencën ndaj të pandehurit, i cili rrezikon një dënim që varion nga 3 deri në 7 vite burgim.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Përdhunuesi pranon krimin, u denoncua nga vajzat e tij appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

ISIS, Al Baghdadi arratiset nga Mosuli në Raka?

Posted: 23 Jan 2017 09:19 AM PST

Abu Bakr al Baghdadi, lideri i OSIS-it, "është arratisur në Raka". Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurisë të cituara nga agjencia iraniane "Fars". Burimi ka përgënjeshtruar kështu lajmet se krye-terroristi ndodhet në Mosul, i rrethuar nga forcat irakiane dhe ato aleate, siç u raportua ditët e fundit nga burime të tjera.

Kalifi gjendet në Siri prej kohësh. Baghdadi është konsideruar disa herë i vdekur apo i plagosur.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post ISIS, Al Baghdadi arratiset nga Mosuli në Raka? appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Chelsea Clinton mbron të voglin Trump nga sulmet e ueb-it

Posted: 23 Jan 2017 09:19 AM PST

Ndonjëherë ndodh të gjesh një ndihmë dhe një mik nga nuk e pret. Është kjo ajo që i ka ndodhur të voglit Barron Trump, i shënjestruar në orët e fundit që ka shfaqur sjellje pak "të papërshtatshme", por të justifikueshme për një djalosh të moshës së tij (10 vjeç) gjatë ceremonisë së inaugurimit të babait të tij. Ajo që e i ka dalë në mbrojtje, është as më shumë e as më pak, por vajza e ish-rivalit të Trump, Chelsea Clinton. Ish-"Vajza e parë", e di se nuk është e lehtë të rritesh në dritën e telekamerave dhe për këtë ka treguar solidaritetin e saj për Barron.

"Barron Trump meriton mundësinë që çdo fëmijë duhet të ketë, atë që të jetë vetëm një fëmijë", – kështu ka shkruar në "Twitter" Clinton në profilin e saj, duke shtuar që: "T'i dalësh në mbrojtje çdo fëmije, – shkruan 36-vjeçarja, – do të thotë gjithashtu t'i kundërvihesh politikave të presidentit amerikan, të cilat i dëmtojnë të miturit".

Në pak orë, ka mbledhur 26 mijë "likes" dhe thuajse 7 mijë klikime, pavarësisht nga paragjykimet dhe protestat ndaj Trump që vazhdojnë të ndezin Amerikën në ditët e fundit.

Pavarësisht nga divergjencat e kaluara mes mamasë dhe presidentit të ri, Chelsea ka theksuar gjithnjë, edhe gjatë fushatës elektorale mbështetjen personale që e lidh me Ivankën prej shumë kohësh. Të dyja në fakt janë të martuara me pasardhës të komunitetit hebraik dhe frekuentojnë prej vitesh të njëjtën shoqëri mondane në SHBA dhe jo vetëm. Ky gjest ndaj vëllait të mikeshës, është në linjë me mendimin e saj që "miqësia është më e rëndësishme se politika", – siç ka deklaruar shpesh ajo.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Chelsea Clinton mbron të voglin Trump nga sulmet e ueb-it appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“Ndihem keq”, Vidal rrezikon ndeshjen me Arsenalin

Posted: 23 Jan 2017 08:51 AM PST

Edhe kur fiton, problemet te FC Bayern s'kanë të sosur. Dëmtimi në brinjë i mesfushorit Arturo Vidal mund ta lërë atë për tri javë jashtë fushave, duke bërë që mesfushori të jetë në dyshim për përballjen me Arsenal-in në fazën e tetësheve në Ligën e Kampionëve. 29-vjeçari e vuajti këtë dëmtim në finalen e Kupës "Telekom" më 14 janar, ku Bayern mposhti 2-1 Mainz-in. Kiliani ia doli të luajë në ndeshjen e parë të Bundesligës për vitin 2017 në Freiburg, por u zëvendësua në pjesën e dytë.

Kampionët e Gjermanisë do të presin "Topçinjtë" për takimin e parë në "Allianz Arena" më 15 shkurt dhe Vidal po punon me mish e me shpirt që të jetë gati kundër ekipit anglez. "Ndihem keq dhe kam disa dhimbje në brinjë. Tani më duhet të pushoj, sepse nuk mund të luaj", – tha ai për gazetën e Mynihut, "TZ". "Nuk jam stërvitur për një javë, por tani do të më duhen mbase dy ose tri javë të tjera. Do të shoh se si do të ndihem para ndeshjes në Ligën e Kampionëve", – shtoi luftëtari i rekordmenëve.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "Ndihem keq", Vidal rrezikon ndeshjen me Arsenalin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, i dha 20 euro ryshfet policit të qarkullimit, arrestohet shoferi

Posted: 23 Jan 2017 08:49 AM PST

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore në Vlorë, për të shmangur masën administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Në pranga ka rënë shtetasi Antonio Doksani, 23 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në hyrje të autostradës së Vlorës, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Volkswagen Golf 5, ka tentuar ti japë 20 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po drejtonte mjetin jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

23 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, i dha 20 euro ryshfet policit të qarkullimit, arrestohet shoferi appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more