Skip to main content

Ora News: “ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e kreut të AMA, Gentian Sala” plus 9 more

Ora News: “ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e kreut të AMA, Gentian Sala” plus 9 more


ILDKPKI nis hetimin për pasurinë e kreut të AMA, Gentian Sala

Posted: 22 Jan 2017 11:48 PM PST

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë  (ILDKPKI) fillon kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive, Z. Gentian Sala.

Dokumentet e publikuara dhe në Ora News tregojnë një pasurim të beftë ë Kryetarit të AMA-s dhe bashkëshortes së tij me 164 mijë euro gjatë vitit të parë në detyrë (dhjetor 2015-dhjetor 2016), ndërkohë që të ardhurat vjetore të deklaruara nga dy bashkëshortët janë vetëm 17 280 euro.

Dhe ILDKPI informon se kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur

“Nisur nga njoftimet në media në lidhje me pasurinë e zotëruar nga Kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive, Z. Gentian Sala dhe nga bashkëshortja e tij Znj. Dorela Sala, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private të subjektit Gentian Sala” thuhet në njoftimin për media të publikuara sot, 23 janar 2017.

Objekt kontrolli do të jetë dhe gjendja e konfliktit të interesit

“Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur” 

Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

Inspektorati i Lartë gjithashtu falenderon median për bashkëpunimin e deritanishëm me ILDKPKI, dhe i fton ato si dhe çdo person tjetër që zotëron informacione për pasuri të fshehura, të padeklaruara dhe të vëna në kundërshtim me ligjin për subjektin e mësipërm, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë, duke j’u garatuar konfidencialitetin si një prej parimeve më të rëndësishme të punës së ILDKPKI-së.

Si u pasurua brenda 1 viti, gruaja e Gentian Salës, kreut të AMA-s

Në formularin e deklarimit te pasurisë të vitit 2015 Gentian Sala ka deklaruar se zotëron një apartament në zonën e ish-Bllokut, njëkohësisht edhe 4700m2 tokë arë në Kruje – Mazhe e Madhe.

Çuditërisht sapo vihet në krye të AMA-s familjarët i dhurojnë një orë Perrelet Chronograph GMT Skeleton e cila kushton 19 mijë dollarë, ose e konvertuar në lekë rreth 25 milionë lekë.

Pronat e bashkeshortes 

Më 5 shkurt 2015 bashkëshortja e Gentian Salës, ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 217.5 metra katror në "Rezidencen Platea" që ndodhet rrugës për në Dajt.

Njëkohësisht tek e njëjta zonë deklaron dhe blerjen e dy vendeve të parkimit. Shuma e paguar për blerjen e shtëpisë dhe te garazhit është 97,000 euro (nëntëdhjetë e shtatë mijë euro).

217.5m 2 x 400 euro/m2=87000 euro ndërsa vendet e parkimit kushtuan 10.000 euro. Çmimi në këtë rezidencë në rrugë zyrtare konfirmohet nga firma se është 600 euro metri katror. Pra vlera normale e shtëpisë do të ishte 130 500 euro. Por përtej kësaj, a e justifikon burimin e 97.000 euro-ve bashkëshortja e Kreut të AMA-s?

Dorela Sala bashkëshortja e kryetarit të AMA deklaron në formularin e deklarimit të pasurisë se të ardhurat e saj vijnë nga puna në firmën "Delioitte Albania" me një rrogë mujore 700 euro, (vjetore 8 400 euro) dhe pranon se në këtë kompani ka afro 22 muaj që nga 1 marsi 2013 deri në 1 janar 2015.

Absurditeti arrin me faktin se këto dy vite punë nuk justifikojnë blerjen e apartamentit 217 metra2 dhe të 2 garazheve. Nga një matematike e thjeshte del se zonja Sala duhet të punonte 25 vjet, me rrogë mujore 700 euro që të blinte apartamentin të cilin zotëron tani. Pra, praktikisht këtë super shtëpi ajo do të mund ta blinte në vitin 2038.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

2000 lekë policit të rrugores për skadim patente, arrestohet

Posted: 22 Jan 2017 11:47 PM PST

Një 44-vjeçar nga Fieri ështrë arrestuar nga policia e Mallakastrës, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Sipas bluve, Tomorr Hoxha ka qenë duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, kur është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe pas kontrollit të dokumantave ka rezultuar se i kishte perfunduar afati vlefshmërisë së patentës.

"Për këtë shkelje, punonjësi i policisë do të përpilonte masë administrative por shtetasi Tomorr Hoxha i ka ofruar 2000 lekë të reja punonjësit të policisë për mos t’i vendosur masën administrative" bën me dije policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti meksikan do të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 22 Jan 2017 11:37 PM PST

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti meksikan Enrique Pena Nieto do të vizitojë Donald Trump, pas bisedës telefonike që dy liderët bënë së bashku të dielën.

Pena Neto tha se dëshironte një dialog të hapur me Trump, i cili gjatë fushatës pati bërë thirrje për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë dhe të detyronte Meksikën për të paguar atë.

Sekretari për median në Shtëpinë e Bardhë Sean Spicer tha se takimi do të zhvillohet më 31 janari, dhe Trump e Pena Nieto do të diskutojnë rreth  shkëmbimet tregtare, imigracionin dhe sigurinë

Edhe zyra e presidentit meksikan përmes një njoftimi informonte se biseda telefonike mes dy liderëve ishte mbajtur në mëngjes

Po kështu Trump ka kërcënuar disa kompani me tarifa kufitare lidhur me produkte të prodhuara në Meksikë dhe të eksportuara në SHBA

Zyrtarët meksikanë shpesh kanë thënë se vendi i tyre nuk do të paguajë për murin përgjatë kufirit

Trump dhe Pena Nieto u takuan në Mexico City në fund të gushtit gjatë fushatës elektorale të presidentit amerikan

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Posted: 22 Jan 2017 11:27 PM PST

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë "të trazuara" gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për "paparikueshmëri dhe paqartësi" me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë "dëgjues të kujdesshëm" në Uashington, të cilë e dinë se edhe "vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë".

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të migrantëëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoj të gjej kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitiet për "udhëtim të ashpër" me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshiroj të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet epresidentit Trump për NATO-n, se është e "vjetëruar" dhe e ka kritikuar aleancën se uk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se "NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin"./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Terrorizmi, në pranga bashkëpunëtori i shqiptarit të arrestuar në Vjenë

Posted: 22 Jan 2017 11:14 PM PST

Policia gjermane thotë se ka arrestuar një 21 vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 17-vjeçarit nga Tirana Lorenz K, i cili u arrestua të premten në Vjenë nën akuzën e lidhjeve me ISIS.

Ndalimi i 21 vjeçarit, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk bëhet me dije, u bë gjatë një operacioni antiterrorizëm rreth orës 23:20 të së shtunës në Neuss.

Policia bastisi apartamentin e tij në një pallat. Bashkë me të u shoqërua dhe një grua, e cila më pas u la e lirë.

I riu doli para gjykatës dhe tani është vendosur në paraburgim. Mediat gjermane raportojnë se i arrestuari dyshohet se po planifikonte një sulm ndaj policëve dhe ushtarëve gjermanë në Berlin.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë nuk u gjet asnjë armë apo eksploziv, por hetuesit sekuestruan kompjutera dhe disqe të shumta.

Shqiptari i arrestuar në Vjenë dyshohet të ketë qëndruar në banesën e të arrestuarit në Neuss.

Autoritetet e sigurisë austriake dhe ato të Policisë Federale Kriminale në Gjermani janë duke punuar ngushtë.

"Të premten Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière ka qenë  në kontakt me homologun e tij austriak Wolfgang Sobotka dhe ka ofruar çdo mbështetje", tha një zëdhënës i Ministrisë të dielën në Berlin.

Hetimet për shqiptarin e arrestuar në Austri deri tani nuk kanë nxjerrë prova bindëse se ai mund të jetë përfshirë direkt në planifikimin e ndonjë sulmi.

 Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se kishte parë video në internet në lidhje me ISIS-n, por nuk ka pranuar të ketë planifikuar ndonjë sulm me bombë.

Policia austriake ka marrë në pyetje edhe babain e tij, gjithashtu rezident në Austri, i cili ka mohuar që i biri të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm. Mediat austriake thonë se i riu është i biri i dy prindërve nga Tirana dhe banues në Neunkirchen.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

CIA zbulon planin e Rusisë për krijimin e një shteti shqiptaro-maqedon

Posted: 22 Jan 2017 10:50 PM PST

CIA ka publikuar mbi 12 milion dokumente sekrete, në mesin e të cilave ka edhe mijëra dokumente për Republikën e Maqedonisë.

Në njërin prej tyre, prezantohet plani i Rusisë për një intervenim ushtarak në Bullgari me qëllimin për të krijuar Maqedoninë e Madhe në Ballkan, e cila pastaj do të bashkohej me Shqipërinë në një shtet të vetëm të fuqishëm.

Sipas planit rus, shteti i ri do të shtrihej deri në Prishtinë, Vranjë, Nish. Ndërkaq, pjesë e kësaj Republike të re do të ishte edhe Selaniku.

Plani parashihet edhe stacionimin e një flote ruse në territorin e Shqipërisë. (INA)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel presidentësh e kryeministrash

Posted: 22 Jan 2017 10:15 PM PST

Kosova dhe Serbia pritet të kenë përfaqësimin më të lartë në takimin e së martës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, tha të dielën se bashkë me të në takim do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç.

“Mendoj që shqiptarët do t'i sjellin përfaqësuesit më të lartë. Shpresoj që do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale, në mënyrë që më kurrë të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbë dhe që me këtë të tregohen muskujt “, tha kryeministri serb.

Ndërsa në Prishtinë, zyrtarë të qeverisë thanë se po zhvillohen këshillime të ngushta ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi për takimin e së martës, në të cilin do të marrin pjesë të dy.

Tensionet e ditëve të fundit, nxitën shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, të thërras për të martën me 24 janar një takim të përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë.

Ky do të jetë takimi i parë pas gati një viti në nivelin e lartë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Më 14 janar autoritetet e Prishtinës ndaluan hyrjen në Kosovë të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Zhvillimet rreth trenit nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja palëve.

Treni pasoi tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet të dyja palëve, pas ndalimit në Francë të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria e re, Ahmeti më afër Gruevskit

Posted: 22 Jan 2017 01:27 PM PST

Partia e Ali Ahmetit duket se po përgatit terrenin për të krijuar koalicion të ri qeveritar me partnerin e deritanishëm Nikolla Gruevskin.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani nga Uashingtoni ka thënë se gjatë formimit të qeverisë së re duhet të respektohet parimi "fituesi me fituesin" që nënkupton se kabineti i ri qeveritar duhet të krijohet nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptarë, e që në këtë rast janë VMRO-ja dhe BDI-ja.

Zëdhënësi i integristëve këtë qëndrim për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 dhjetori e ka shpalosur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, me ç'rast ka akuzuar mediat se po ushtrojnë presion që ky parim të mos respektohet.

“Në të kaluarën Maqedonia ka ekzistuar si e mirëqenë vetëm duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare. Një prej atyre është marrëveshja e quajtur Marrëveshja e Majit të vitit 2007 ku thuhet fituesi te komuniteti shqiptar përzgjedh partnerin fitues te komuniteti maqedonas. Respektimi i këtij parimi është shumë i rëndësishëm për ruajtur rëndësinë që ka komuniteti shqiptarë dhe për të ruajtur logjikën që kanë zgjedhjet tek vet shqiptarët” – tha zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.

Parimi që partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptarë të krijojnë qeverinë e Maqedonisë doli nga marrëveshja e Majit e vitit 2007 që u arrit me ndërmjetësimin e amerikanëve pasi në vitin 2006 Gruevski mori në qeveri PDSH-në e cila kishte humbur zgjedhjet tek shqiptarët.

Megjithatë nga kjo marrëveshje me pesë pika është respektuar vetëm parimi që parashikon se kush duhet të formojë qeverinë ndërsa janë anashkaluar përcaktimet tjera që kishin të bëjnë me zgjidhjen e statusit të UCK-së dhe zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe.

Analistët thonë se po të ishte respektuar dokumenti politik i vitit 2007 nuk do të kishte nevojë që partitë shqiptare dhjetë vite pas të hartojnë një platformë të përbashkët dhe ende të flasin për këto çështje të pazgjidhura.

Madje analistët kanë kontestuar edhe legjitimitetin e BDI-së tek shqiptarët pasi thonë se opozita shqiptare në zgjedhjet e fundit ka fituar shumë më tepër vota se partia e Ahmetit.

“Nëse flasim për parimin fituesit me fituesin, atëherë problemi më i madh që na paraqitet është se fituesi nga pala maqedonase në këtë rast VMRO-ja, nga viti 2006 deri në vitin 2016, nuk i ka respektu këto platforma të partive politike shqiptare dhe ka shkel mbi këto platforma. Derisa shqiptarët sot krijuan një platformë me disa pika, tregon që deri tash nuk është realizuar asnjë pikë nga këto.Mendoj se parimi fituesi me fituesin është thy, për shkak se nuk janë respektu të drejtat e shqiptarëve dhe realizimin e platformës së shqiptarëve” – deklaroi analisti, Arsim Sinani.

Ndërmjetësuesja e marrëveshjejes së Majit zv/ndihmësja e sekretarit amerikan të shtetit Rosemari Dikarlo vetëm disa muaj pas firmosje së dokumentit, kishte folur për moszbatimin e këtij dokumenti në praktikë. Ajo, gjatë një konference të përbashkët me ish kryeministrin Gruevski në vitin 2007 kishte thënë se ka ngelë shumë punë për plotësimin e marrëveshjes së Majit.

“Por shumë punë mbeten për tu bërë që Maqedonia të fitojë ftesën për anëtarësim në NATO dhe aleatët dëshirojnë të shohim bashkëpunim më të ngushtë mes Qeverisë dhe opozitë si dhe progres në disa aspekte si në implementimin e Marrëveshjes së 29 majit, progres në krijimin e Këshillit Gjyqësor dhe reformave në gjyqësor. Koha është ë shkurtër, por më dëshirën e drejtë politikë kjo mund të arrihet”– është shprehur Rosemari Dikarlo, zv/ndihmësja e sekretarit amerikane e shtetit.

Edhe në nje kabllogram të ambasadës amerikanë në Shkup nga viti 2007 e që Uikiliks e publikoi në shtator të vitit të kaluar thuhet se edhe përkundër faktit që VMRO dhe BDI pas marrëveshjes së Majit, formuan edhe grupe pune për zbatimin e saj në praktikë, çështja e gjuhës shqipe dhe statusi i luftëtarëve të UÇK-së mbeti pa zgjidhje.

Pavarësisht se edhe pas një dekade këto çështje të rëndësishme për shqiptarët nuk janë zgjidhur, BDI tani kërkon të respektohet parimi 'fituesi me fituesin' për ti hapur rrugë edhe një koalicioni të ri me Gruevskin. /Alsat.M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tornado në SHBA, 11 të vdekur dhe 23 të plagosur në Georgia

Posted: 22 Jan 2017 01:21 PM PST

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shenuar numri më i madh i viktimave. Auoritetet thonë se tornado kanë përfshirë shtëpitë levizëse në jug të vendit.

Moti i rënduar ka shkaktuar vdekjen e 11 personave në Georgia të SHBA, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar. 

Agjencia e menaxhimit të emergjencave deklaroi se viktimat ishin nga zonat e jugut të kontesë Cook, Brooks dhe Berrien.

7 prej tyre jetonin në rrulot gjatë kohës kur tornado goditi zonën e Cook.

Autoritetet njoftuan se një pjesë e madhe e rrulotave janë shkatërruar në afërsi të qytetit të Abelit, ndërkohë që skuadrat e emergjencës janë ende në kërkim të të mbijetuarve të tjerë.

Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tormado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës.

Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës.

Në jug të Missisipit, 4 persona humbën jetën, pasi një tornado me një shpejtësi prej 218 km/h goditi këtë krahinë.

Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert.

Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kylie Jenner “nxeh” Instagramin

Posted: 22 Jan 2017 01:17 PM PST

Kylie Jenner nuk di të ndalet.

Këtë të shtunë modelja 19 vjeçare i ka vënë "flakën" Instagramit.

Ylli i reality show ka postuar në llogarinë e saj foto tepër te nxehta nga seti fotografik më i fundit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more