Skip to main content

“Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sot në shkallë të lartë të rrezikshmërisë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sot në shkallë të lartë të rrezikshmërisë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sot në shkallë të lartë të rrezikshmërisë

Posted: 22 Jan 2017 03:38 PM PST

Është rikthyer sërish shkalla e enorme e ndotjes në kryeqytetin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sipas faqes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 303. Ndërkaq, vlerësimi i ajrit për vlerat e këtij indeksi është si vijon: 0 deri 50 (e mirë), 51 deri 100 (mesatare), 101 deri 150 (e pashëndetshme për grupet e ndjeshme), 151 deri 200 (e pashëndetshme), 201 deri 300 (shumë e pashëndetshme) dhe 301 deri 500 (e rrezikshme). Pra, ndotja e ajrit në Prishtinë është në rrezikshmërinë e lartë.

Sipas kësaj qendre të Ambasadës, niveli i rrezikshmërisë së ajrit në orën 22:00 ka shkuar në 433 ppm, pra në rrezikshmërinë e lartë. /Telegrafi/

The post Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sot në shkallë të lartë të rrezikshmërisë appeared first on Telegrafi.

BE nuk garanton që Asociacioni s’do të ndikohet nga Serbia

Posted: 22 Jan 2017 01:29 PM PST

Bashkimi Evropian nuk garanton që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndikohet nga Serbia, pas themelimit të tij.

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e pyetur nga Tribuna Channel se a garanton BE se pas themelimit Asociacioni a do të veproj pa ndërhyrje nga Serbia, thotë se është në duar të qytetarëve të Kosovës që të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

The post BE nuk garanton që Asociacioni s'do të ndikohet nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Lufta speciale e Serbisë: Kundër Kosovës përmes Kishave (Video)

Posted: 22 Jan 2017 12:22 PM PST

Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë.

Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, pranon se Kisha Ortodokse është gati krejt e mbyllur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s, në organizatën "Ec ma ndryshe" e shohin si dështim karshi Serbisë që, sipas tyre, kishat i përdor kryekëput për qëllime politike

Sidoqoftë, pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit. E, qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të Serbisë. /Klan Kosova/

The post Lufta speciale e Serbisë: Kundër Kosovës përmes Kishave (Video) appeared first on Telegrafi.

Situatë e tensionuar para raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi (Video)

Posted: 22 Jan 2017 11:16 AM PST

Të martën Kosova dhe Serbia pritet të mbajnë një raund të ri bisedimesh në nivelin e lartë politik në Bruksel, me ftesë të Bashkimit Evropian.

Takimi vjen pas pas tensioneve të ditëve të fundit ndërmjet të dyja palëve që kanë kanë ringritur debatet në Kosovë lidhur me rezultatet e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shtetave.

Analistët e pavarur thonë se bisedimet janë të domosdoshme, por duhet ndryshuar formati i tyre në mënyrë që të sigurohet edhe zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura në to. /VoA/

The post Situatë e tensionuar para raundit të ri të bisedimeve Kosovë-Serbi (Video) appeared first on Telegrafi.

Thaçi, pjesë e bisedimeve në Bruksel

Posted: 22 Jan 2017 08:55 AM PST

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar për Klan Kosovën se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa.

Serbia, me përfaqësim të nivelit të lartë në dialogun në Bruksel Serbia, me përfaqësim të nivelit të lartë në dialogun në Bruksel

"Kryeministri Isa Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel", ka thënë Abrashi.

Të martën në mbrëmje, më 24 janar, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

The post Thaçi, pjesë e bisedimeve në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Serbia, me përfaqësim të nivelit të lartë në dialogun në Bruksel

Posted: 22 Jan 2017 08:09 AM PST

Autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se të martën do të zhvillohet edhe një raund bisedimesh në kuadër të dialogut me Kosovën, në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para medieve në Beograd se në takimin e së martës delegacioni i Serbisë do ta ketë nivelin e lartë të përfaqësimit.

Bazuar në atë që e ka thënë ai, në këtë takim do të bisedohet edhe lidhur me situatën e krijuar ditë më parë, me trenin i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicë të veriut, dhe i cili pas reagimeve nga autoritetet e Kosovës u ndalua në Rashkë nga vet autoritetet serbe.

"Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë. Do të shkojë kryetari i Republikës, Tomisllav Nikoliq, dhe do të shkoj unë si kryeministër i qeverisë sonë. Mendoj që shqiptarët do t'i sjellin përfaqësuesit më të lartë. Shpresoj që do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale, në mënyrë që më kurrë të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbe dhe që me këtë të tregohen muskujt dhe që me këtë se dikush po funksionon si shtet, ashtu siç e thonë dhe e paramendojnë ata", ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka shtuar se për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet e mundshme.

"Të shmangen provokimet. Besoj që për këtë do të kemi sukses, sepse do të investojmë shumë mund dhe punë, në mënyrë që të sigurojmë ardhmëri ekonomike dhe të sigurt për qytetarët tanë, për njerëzit në Serbi", ka thënë ai.

Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me takimin e paralajmëruar për ditën e martë në Bruksel e as për nivelin e përfaqësimit të Kosovës në këtë takim eventual.

Pavarësisht përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë për të marrë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me këtë takim, zyrtarët e ekzekutivit nuk kanë qenë të qasshëm. /REL/

The post Serbia, me përfaqësim të nivelit të lartë në dialogun në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Kompania austriake e prodhimit të pasaportave, e shqetësuar nga Gjykata e Apelit

Posted: 22 Jan 2017 07:11 AM PST

Rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike – në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake OeSD – duket se nuk do të mbarojë së shpejti.

Një vendim i Gjykatës së Apelit në Kosovë që vendosi lidhur me padinë për juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris (e cila MPB-në e obligoi të paguajë rreth pes; milionë euro dëmshpërblim), duket se e ka irrituar kompaninë austriake.

Nga kompania austriake thonë se janë të shqetësuar nga ky vendim dhe se për shqetësimet e tyre lidhur me këtë rast i kanë njoftuar autoritetet e Bashkimit Evropian e edhe ato të shtetit të Austrisë.

Rader Jasmin nga OeSD tha se për vendimin e Gjykatës së Apelit kanë kuptuar nga mediat dhe se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.

Ndryshe nga kompania austriake, përfaqësuesit e MPB-së e vlerësojnë të drejtë vendimin e Apelit. /kallxo.com/

 

The post Kompania austriake e prodhimit të pasaportave, e shqetësuar nga Gjykata e Apelit appeared first on Telegrafi.

AAK organizon konferencë shkencore në mbështetje të Haradinajt

Posted: 22 Jan 2017 06:59 AM PST

"Gjenocidi serb në Kosovë", është titulli i konferencës shkencore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të mbahet nesër (e hënë).

Kjo konferencë do të mbahet në solidarizim për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas arrestimit nga Policia franceze me urdhër-arrest nga Serbia për krime lufte.

Konferenca organizohet në përkrahje për lirimin e menjëhershëm të të parit të AAK-së.

"Ju mirëpresim të ipni kontributin tuaj, në përkrahje për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramush Haradinaj, kudo ku flitet shqip, ngase të gjithë shqiptarët po ndihemi të fyer", thuhet në një njoftim.

The post AAK organizon konferencë shkencore në mbështetje të Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Ushtari i NATO-s, 18 vjet pas luftës, kujton Drenasin (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 06:55 AM PST

Kanadezi Stephen Palmer, sot është veteran i ushtrisë kanadeze, por vite më parë ai ishte pjesë e forcave të NATO-s,  në kontigjentin e KFOR-it në Kosovë.

Palmer, ishte pjesë e ushtrisë kanadeze, menjëherë pas luftës kishte shërbyer si pjesëtar i KFOR-it në rajonin e Drenicës në qytetin e Drenasit, i cili ishte një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta.

Lidhja që ka krijuar me këtë qytet duket të jetë e fortë, pasi edhe pas kaq shumë vitesh ai e kujton përmes fotografive që i publikon në profilin e tij në rrjetet sociale, shkruan "Magazina.al"

Një foto të tillë ai e ka publikuar edhe këto ditë në facebook, ku shihet tabela e komunikacionit e cila tregon orientimin mes Gllogovcit (tani Drenas) dhe Prishtinës.

The post Ushtari i NATO-s, 18 vjet pas luftës, kujton Drenasin (Foto) appeared first on Telegrafi.

Të rinjtë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës (Video)

Posted: 22 Jan 2017 06:50 AM PST

Forca e Sigurisë së Kosovës, në një të ardhme të afërt, do të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu kanë deklaruar disa herë përfaqësuesit politik që thonë se "po punojnë për ta realizuar këtë synim".

Udhëheqësit shtetëror thonë se "Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t'u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e vendit.

Ndërkohë, edhe të rinjtë në Kosovë thonë se, si çdo shtet tjetër, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Në Rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë thonë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj dhe me "dëshirë do të shërbenin për të".

Njëra nga to është Vjosa Çerkini, studente në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës.

"Po, besoj se tashmë është koha e fundit të formohet Ushtria e Kosovës. Kosova është e gatshme dhe më se e nevojshme që ta ketë ushtrinë e saj. Mendoj se njerëzit janë të gatshëm t'i kontribuojnë shtetit dhe vendit tonë”, tha Vjosa.

Ngjashëm shprehet edhe Dren Qerimi, student në Fakultetin Juridik. Ai beson se Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur që të shndërrohet në Forca të Armatosura.

"Besoj se Kosova është e gatshme për ushtri dhe vlerësoj se FKS-ja ka përmbushur kërkesat për t'u transformuar në ushtri. Shërbimin i cili kërkohet, gjashtë mujor, më dëshirë do ta përfundoja. Varet çka kërkohet. Nuk jam shumë i njohur me kërkesat, por besoj se do të kontribuoja në mënyrën më të mirë që kisha mundur, po të më ofrohet mundësia".

Qëndresa Rexhaj, po ashtu shpreh dëshirën që në të ardhmen të jetë pjesëtare e ushtrisë së Kosovës.

"Mendoj se po. FSK është e përgatitur që të shndërrohet në ushtri. Po gjithsesi do të shërbeja për vendin tim. Në cilëndo mënyrë do të shërbeja", shprehet Qendresa.

I gatshëm të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës është edhe i riu tjetër Zeqir Dashevci.

"Po mendoj se po. Ne si shtet jemi të gatshëm për të pasur ushtrinë tonë. Pse jo. Kur është puna për vendin tënd – pse jo. Varet çka kërkohet", tha ai.

Privilegj e konsideron shërbimin në ushtri, Ideal Zhubi, student në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.

"Pasi jemi populli me përqindjen më të madhe të te rinjve, jemi të gatshëm edhe për ushtri. Edhe unë gjithsesi do të shërbeja si ushtar i Kosovës", ka thënë Zhubi.

Por, ndryshe shprehet Arizon Rexhepi, nxënës në shkollën e mesme në Prishtinë. Ai thotë se Kosova nuk është e gatshme për ushtri, por megjithatë, kur do që formohet, Arizoni ëndërron të jetë pjesë e ushtrisë se Kosovës.

“Unë do të shërbeja me gjithë dëshirë në ushtri edhe pse nuk është e gatshme. Ka ende shumë probleme. Unë jam i ri, por kam dëgjuar në media se ka probleme", thotë Arizioni.

Ndryshe, institucionet kompetente në Prishtinë, disa herë kanë deklaruar se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe procesit të transformimit.

Forcat e Armatosura, kanë vlerësuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.

Por, ndryshimet kushtetuese, të cilat do t'i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend.

Forcat e Armatosura sipas udhëheqësve shtetëror do të jenë garantues dhe kontribuese të stabilitetit, si në vend po ashtu edhe rajon. /REL/

The post Të rinjtë të gatshëm t'i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more