Skip to main content

Klan Kosova : “Khloe s’është shtatzënë (VIDEO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Khloe s’është shtatzënë (VIDEO)” plus 24 more


Khloe s’është shtatzënë (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 02:00 PM PST

Khloe Kardashian nuk është shtatzënë.

32 vjeçarja ka hedhur poshtë thashethemet se ajo është në pritje të një fëmije me të dashurin e saj Tristan Thompson, duke pirë verë gjatë një darke me të, transmeton Klan Kosova.

Këtë gjë e dokumentoi edhe përmes një videoje të cilën e ka postuar në Snapchat.

 

 

Ja çfarë duhet të hani para gjumit për një natë të qetë

Posted: 22 Jan 2017 02:00 PM PST

Ata që kanë probleme me gjumin, kanë një "aleat" të ri.

Konsumimi i një cope çokollatë të zezë para gjumit mund të garantojë një gjumë të qetë.

Çokollata ka në përbërje magnez, një mineral esencial që "nxit" orën biologjike dhe rregullon ritmin zgjim-gjumë.

Ky është rezultati që ka dalë nga një studim i Universitetit të Edimburgut, i publikuar në revistën "Nature".

Studiuesit thonë se magnezi ndihmon sistemin imunitar dhe i bën mirë zemrës, transmeton shekulli. Magnezi gjendet edhe te peshku, bananet, avokadoja, frutat e thata etj.

Ja vendet ku perëndimi i diellit duket më së miri (FOTO)

Posted: 22 Jan 2017 02:00 PM PST

Diell, ushqim dhe kënaqësi janë gjithmonë arsye shumë të mira për të shkuar për pushime gjatë verës.

Por, të gjithë e dimë se në momentin që jemi në aeroplan, ajo çka na bie në mend është fotografia, e në shumë raste duke u munduar të kapim perendimin e diellit më të bukur ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.

Pyetja është se cili është vendi ku perendimi i diellit duket mrekullueshëm…?

Epo ju sjellim disa fotografi që rezulatet i kanë fenomenale!

#missyou #barcelona #gaudi #parkguell #sunset

A photo posted by Kevin Sandon Fábregas (@kevinsandonfabregas) on

Snagged in Istanbul. #markIII #bluemosque #turkey @turkey_home #blackseahunt

A photo posted by DUNCAN PENN (@duncanpenn) on

#bali #indonesia

A photo posted by Merve Ceran Çevik (@merveceranphoto) on

#positano #amalficoast #winter #sky #sunset #seaview #orange #italy #dusk

A photo posted by Nicki Storey (@nikinpos) on

 

 

McCain pro Tillersonit për Sekretar Shteti

Posted: 22 Jan 2017 01:57 PM PST

Senatori republikan nga Arizona, John McCain ka thënë se ai do e përkrahë ish shefin e kompanisë, Exxon Mobil, Rex Tillerson të bëhet Sekretari i Shtetit, përkundër lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.

McCain i ka thënë sot televizionit amerikan, ABC se "nuk ka qenë vendim i lehtë" marrja e këtij vendimi dhe se ai është "shumë i kujdesshëm" në përkrahjen që i jep Tillersonit ditën kur Senati do të votojë për miratimin e tij, më 23 janar, shkruan Radio Europa e Lirë.

McCain ka thënë se Tillerson e ka bindur atë se e meriton përkrahjen pas disa takimeve private. Ai ka shtuar se ai gjithashtu beson se presidentëve të rinj duhet dhënë mundësinë kur janë në pyetje përzgjedhjet për postet në administratën e tyre.

Krahas Tillersonit, Senati pritet që nesër gjithashtu të votojë për emërimin e Mike Pompeo në krye të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA.

Por, lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer ka thënë sot se Partia Demokratike nuk do të ngutet të votojë nominimet e presidentit Donald Trump.

Schumer ka thënë se do të ketë "debate të hollësishme" për shumicën e nominimeve.

Vetëm dy nominime të presidentit Trump janë miratuar deri më tash.

klankosova.tv

 

 

Bajram Gecaj i kundërpërgjigjet Aleksander Vuçiqit (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 01:53 PM PST

Bajram Gecaj, zëvendësministër në qeverinë e Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Aleksandër Vuçiqit në deklaratën e këtij të fundit se ishte dikush nga politikanët kosovarë që e falënderoi për ndaljen e trenit propagandistik, njofton Klan Kosova.

Gecaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kryeministrin serb kanë mundur ta falënderojnë vetëm ata serbë të Kosovës që i shohin gjërat ashtu siç janë.

"Falënderimi ka mund t'i vijë nga individë realistë të komunitetit serb e të cilët i shohin gjërat me syrin real, si dhe të cilët do të jenë gëzuar kur kanë parë se çmenduria e radhës e shtetit serb mori përfundim fatlum", ka shkruar Gecaj.

Kjo është kronika me deklaratën e Vuçiqit;

 

Bie nga sistemi blloku A4 i termocentralit Kosova A

Posted: 22 Jan 2017 01:36 PM PST

KEDS njofton se në orën 18:45 të së dielës njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehet sot në sistem, njofton Klan Kosova.

Kjo bën që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem, thuhet në njoftimin e KEDS-it, për media.

Kjo ndodhi në kohën kur konsumi është më i larti si pasojë e motit të ftohët me të cilin po ballafaqohemi.

KEDS është duke importuar 350 MW për ta mbuluar konsumin. Por, nevojitet sasi shtesë për ta mbuluar kërkesën pas pakësimit të papritur të prodhimit

KEDS/KESCO ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por duke e marrë në konsideratë se edhe rajoni po ballafaqohet me kërkesë të rritur, atëherë po shkaktohen vështirësi në furnizimi.

klankosova.tv

Luan Krasniqi e viziton Haradinajn në Francë (FOTO)

Posted: 22 Jan 2017 01:30 PM PST

Ish-kampioni i Europës në boks për pesha të rënda, Luan Krasniqi e ka vizituar në Francë liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Haradinaj po qëndron në Francë detyrueshëm pasi që nuk mund të kthehet në Kosovë, derisa drejtësia franceze të marrë një vendim përfundimtar për të, kur ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim të tij.

Krasniqi vizitën e tij në Francë e ka dokumentar edhe me një status në llogarinë e tij në Facebook.

"Dje pata kënaqësinë ta vizitoj në Francë, ish Kryeministrin e Kosovës, të nderuarin Ramush Haradinaj, shëndetit të mirë të të cilit iu gëzova", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

"Pas bisedës vëllazërore dhe tejet optimiste, u ndamë me bindjen se shumë shpejt, do të gjendet në mesin e familjes dhe në Kosovën e dashur".

fafafavv-v

klankosova.tv

Publikohet klipi për “Business” nga MC Kresha (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 01:30 PM PST

Është publikuar video-klipi për këngën "Business" nga Mc Kresha dhe Lavda, njofton Klan Kosova.

Ky projekt muzikor, ka arritur që për pak orë nga publikimi, të marrë goxha komente të mira dhe shumë klikime poashtu.

 

Vetëdigjet një person në Sarandë

Posted: 22 Jan 2017 01:14 PM PST

Një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”, ku i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar “benzinë” dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë, njofton Top Channel.

Bëhet e ditur se, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç, 175 cm i gjatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë blutë e Sarandës.

klankosova.tv

Kanye West ri-planifikon turneun e anuluar

Posted: 22 Jan 2017 01:00 PM PST

Duket se Kanye West ka vendosur t'i ri-caktoj datat e tij të anuluara më parë për turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Kthehemi në nëntor të vitit 2016-të kur Kanye anuloi datat e mbetura nga turneu i tij "Saint Pablo" pas një përçarje me Beyonce dhe Jay Z, para se të shtrohej në spital.

Pas kësaj, datat për UK dhe Evropë u anuluan, por tani, në bazë të E! News, reperi duket se ka vendosur për të vazhduar turneun e tij pasi ai po ndjehet më mirë, transmeton Klan Kosova.

"Kanye ka disa projekte të papritura të cilat do të bëhen të ditura shumë shpejt, që përfshijnë muzikë dhe koncerte në pranverë. Plus që ai është duke punuar në linjën e tij të modës dhe disa bashkëpunime të tjera", shpjegoi një burim.

 

Trafik droge Shqipëri-Greqi, kapen dy trafikantë

Posted: 22 Jan 2017 12:58 PM PST

Një rast droge është goditur nga policia greke dhe janë arrestuar dy trafikantët shqiptarë.

Në aksin Kakavijë-Janinë një makinë e dyshimtë ra në sy të policisë, të cilët e ndaluan për kontroll. Brenda mjetit u gjetën 77 kg kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria. Menjëherë u arrestua shoferi shqiptar, një 30-vjeçar.

Hetimet çuan në arrestimin edhe të një shqiptari të dytë, i cili udhëtonte me një makinë tjetër. 33-vjeçari po shoqëronte automjetin në të cilin ishte ngarkuar droga. Përveç kanabisit të sekuestruar, policia e Janinës sekuestroi edhe 250 Euro si dhe dy celularë, shkruan albeu.

Trump, mediave: S’do t’ju tregoj çfarë letre të mrekullueshme më ka shkruar Obama

Posted: 22 Jan 2017 12:46 PM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë shaka duke thënë se nuk do t'i tregojë shtypit se çfarë i ka shkruar Barack Obama, në letrën që tradicionalisht presidentët amerikanë ia lënë njëri tjetrit.

"Sapo shkova në Zyrën Ovale dhe gjeta këtë letër të mrekullueshme nga President Obama", tha Trump të shtunën.

"Ishte më të vërtetë nga ana e tij dhe do ta ruajmë me fantazim. Madje nuk do ta ndajmë as me mediat se çfarë është shkruar në këtë letër".

Njëjtë si Obama Trump-it, edhe Bush ia kishte lënë një letër Obamës ku i thoshte se i tërë vendi dhe zoti janë me të.

Po ashtu, edhe Bill Clinton i kishte lënë Bush-it një letër ku i thoshte se do të lutej për të dhe për familjen e tij, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

Chelsea afër titullit

Posted: 22 Jan 2017 12:37 PM PST

Chelsea hedh njërën dorë te titulli kampion në Premier League kur mbeten edhe 16 javë deri në përfundim të sezonit.

Në Stamford Bridge, Diego Costa dhe Gary Cahill me nga një gol për çdo pjesë i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Antonio Contes, me Chelsea-in që mposhti 2-0 Hull City-in, duke blinduar vendin e parë.

Pas 22 raundeve të para Blutë e Londrës kryesojnë me tetë pikë avantazh ndaj Arsenalit të vendit të dytë që po në Londër triumfoi me vështirësi 2-1 ndaj Burnley-it.

Kjo javë i buzëqeshi padiskutim Chelsea-it që së bashku me Arsenalin ishin dy skuadrat e vetme nga 6-shja që arritën të dilnin me pikë të plota.

 klankosova.tv

Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës, përmes Kishave (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 12:09 PM PST

Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren, janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë, njofton Klan Kosova.

Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore pranon se Kisha Ortodokse është gati krejt e mbyllur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s, në organizatën "Ec ma ndryshe" e shohin si dështim karshi Serbisë, që sipas tyre, kishat i përdor kryekëput për qëllime politike

Sidoqoftë,  pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit.

E qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të  Serbisë.

Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.

klankosova.tv

7 gjëra të çuditshme që i ndodhin trupit tuaj kur jeni të eksituar

Posted: 22 Jan 2017 12:00 PM PST

Sigurisht që nuk kemi nevojë që dikush të na tregojë gjërat themelore se si ndryshon trupi juaj kur jeni të ndezur apo eksituar. Frymëmarrja juaj përshpejtohet, truri ndezet etj.etj. Por, janë edhe disa gjëra tjera më pak të dukshme dhe më interesante – mënyra se si trupi i njerëzve përgjigjet gjatë eksitimit.

Në vazhdim po ju paraqesim disa nga gjërat e çuditshme, madje ndonjëherë bezdisëse, por me raste edhe të dobishme që potencialisht mund të ndodhin me trupin tuaj.

Pjesë të trupit tuaj ndjehen të mpirë apo të paralizuar. Kjo nuk i ndodhë secilit, por disa persona theksojnë se mund të ndjejnë mpierje të fytyrës apo paralizim gjatë seksit. Kur jeni të eksituar, sidmos para orgazmës, mund të jeni të tensionuar dhe tërë stimulimi mund të ketë efekte ngacmuese në gjithë trupin. Nëse kjo ju ndodhë juve, mos u alarmoni – mund të duket diçka qesharake, por që është mëse normale.

Ju teshtini. Po! Disa njerëz mund të teshtijnë gjatë eksitimit apo orgazmës së tyre. Shkencëtarët mendojnë se kjo është mëse normale dhe mund të rrjedh nga sistemi parasimpatik nervor, i cila aktivizohet edhe gjatë seksit edhe teshtitjes.

I mbyllni sytë më shpesh. Kur jeni të eksituar, ose emocionalisht ose fizikisht- sytë tuaj hapen dhe mbyllen më shpejtë. Seksologu Tracey Cox beson se kjo ndodhë sepse sa më shumë emocional të jeni, aq më e rëndësishme është që sytë tuaj të pastrohen nga lotët e mundshëm.

Ju mund të toleroni gjëra vulgare. Kur jeni të eksituar, ju bëheni shumë lehtë vulgarë. Sipas një studimi thuhet se pas shikimit të pornogafisë, femrat ishin më pak të prirura të neveriten nga pamje të rënda si feces, kufoma apo të vjella.

Ju bëheni më të guximshëm. I njejti studim që zbuloi se femrat mund të tolerojnë imazhe të neveritshme më shumë kur janë të ndezur si dhe të shohin imazhe të frikshme me lehtësi të madhe, shkruan femra.net. Pamje të ujqërve, peshkaqenëve, zjarret dhe tornadot ishin vlerësuar si më pak të frikshme pas një seance të mirë të shikimit pornografik.

Mund të keni kokëdhembje. Disa persona e kanë të pamundur të kënaqen seksualisht pa ndonjë dhimbje koke. Disa persona kanë dhimbje të hatashme të kokës apo të qafës gjatë eksitimit, gjë që dhimbja intensifikohet edhe më shumë me arritje të orgazmës. Kjo ndoshta nuk paraqet ndonjë çështje serioze por që ua vështirësojnë kënaqësinë.

Toleranca juaj e dhimbjes rritet. Një tjetër studim ka zbuluar se femrat gjatë masturbimit të tyre, pragu i dhimbjes dyfishohet. Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se gratë kanë përjetuar më pak dhimbje gjatë lindjes përderisa fëmija ishte duke kaluar nga zona G-spot.

Bieber xheloz për lidhjen e Selenës me The Weeknd?

Posted: 22 Jan 2017 12:00 PM PST

Çfarë do të thuash Justin Bieber?

Duke dalë nga një restorant në West Hollywood të premten, një fotografi e ka pyetur këngëtarin, nëse ai dëgjon ndonjë këngë nga The Ëeeknd.

"Jo, s'mund t'i dëgjoj këngët e The Weeknd", është përgjigjur Bieber.

Kjo vjen disa ditë pasi ish e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez doli në publik me të dashurin e  saj The Weeknd, kur edhe u fotografuan duke u puthur jashtë një restoranti në Los Angeles.

Selena dhe Justin kanë qenë në lidhje për tre vjet duke u ndarë më pas në vitin 2014. Këngëtarja nuk ka komentuar mbi marrëdhënien e saj me The Weeknd, e cila është në fazat e fillimi, transmeton Klan Kosova.

Për një imunitet të fortë, portokall dhe kivi

Posted: 22 Jan 2017 12:00 PM PST

Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t'i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyra dhe fruta të pasur me yndyra. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide.

Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.

Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me substanca ushqyese shumë të dobishme.

Për një imunitet sa më të fortë ju duhet të konsumoni sasi të caktuar të këtyre frutave, ja një recetë e thjeshtë:

 3 kivi

2 portokalle

1 limon

5 lugë gjelle me kos

Përgatitja:

Marrim kivit i pjekim për disa minuta, më pas i qërojmë dhe i presim në feta të holla.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me limonin dhe portokallet. Më pas së bashku me kosin i hedhim në blender(shtrydhëse frutash), i bluajmë për disa minuta derisa të përfitojmë një pije të trashë kremoze.

E shërbejmë në gotë sigurish. Tani në periudhën e dimrit, mund ta konsumojmë në temperaturën e ambientit. Ndërsa në stinën e verës, i hedhim kuba me akull.

 

Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar, shkruan mapo.al, përcjellë Klan Kosova.. Dhe kështu kemi përfituar një pije të shijshme dhe mjaft efikase!

Avioni Romë-Tiranë pëson defekt, në bord 170 shqiptarë

Posted: 22 Jan 2017 11:49 AM PST

Avioni i linjës Romë-Tiranë i orës 15:45 është kthyer me urgjencë në Romë pak minuta pas ngritjes.

Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik. Në bordin e tij ishin 170 pasagjerë shqiptarë.

Mes tyre në biznes klas kanë qenë edhe Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane me familjet, raportojnë burime.

Avioni u ul pa probleme duke marrë duartrokitjen e pasagjerëve./albeu

Vuçiq thotë se u falënderua nga dikush në Kosovë për ndaljen e trenit (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 11:41 AM PST

Pavarësisht provokimeve e tensioneve me murin tek Ura e Ibrit dhe trenin serb, dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdoi të martën në Bruksel.

Madje, në takimin e 24 janarit, kreu i qeverisë serb, Aleksandër Vuçiq, tha se do të udhëtojë bashkë me shefin e shtetit, Tomisllav Nikoliq.

Vuçiq tha se nga pala kosovare pret qasje të arsyeshme e jo tentim për të treguar se Kosova është një shtet funksional, gjë që sipas tij, nuk qëndron.

Ai shprehu frustrimin e tij rreth reagimeve që u bën për trenin serb që u nis ditë me parë për në veri të Kosovës, dhe reagimin e kësaj të fundit.

Bile për ndaljen e trenit në Rashkë, Vuçiq tha se u falënderua nga dikush në Kosovë, por nuk përmendi emra.

Sipas shefit të qeverisë serbe, nuk është e drejtë që mbishkrimi në trenin serb të cilësohej provokim, ndërsa droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe midis Beogradit të cilësohet imtësi.

Kronikë nga Kosovë Gjoci.

klankosova.tv

Terrorizon lagjen me armë, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Posted: 22 Jan 2017 11:29 AM PST

Një 19-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër. Policia e Tiranës ka bërë me dije se e ka arrestuar por ende nuk dihen motivet që e shtynë të riun të shkrepte armën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 rrugën "Coca Cola", zona e Nishtullës 3. Njoftimi është dhënë nga banorët në numrin e emergjencave 112.

Stivi Haka u arrestua në banesën e tij ku nga kontrolli u gjet dhe një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë. Po kështu u gjetën edhe dy gëzhojat e mbetura nga qitjet./albeu

Qosja u përgjigjet kritikëve (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 11:28 AM PST

Propozimin e akademik Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh e kanë kundërshtuar shumë veta, madje edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, njofton Klan Kosova.

Sipas Qosjes, për t'u zgjidhur problemi serbo-shqiptar, duhet të ketë një shkëmbim territoresh, ku Lugina e Preshevës do t'i bashkohej Kosovës e më pas Kosova Shqipërisë, kurse Veriu i Mitrovicës t'i bashkohet Serbisë, por Spahiu tha, në Ora e Fundit në Klan Kosova, se kjo është një ide fare e pamenduar.

Idenë e tij Qosja prapë e ka mbrojtur në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook.

Kronikë e zgjeruar nga Avdyl Pajaziti.

klankosova.tv

 

 

Memoriali për Rugovën në Istog, ende s’ka përfunduar (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 11:20 AM PST

E për Ibrahim Rugoven, që njihet për rezistencë paqësore, në Istog filloi ndërtimi i një memoriali. Edhe pse punimet nisen vite më parë ato ende nuk përfunduan.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Enis Reçica.

 

Banorët kundër komisionit qeveritar për Demarkacionin (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 11:19 AM PST

E kundërshtuan formën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe tani përfaqësuesit e banorëve që thonë se i prek kjo marrëveshje, po e kundërshtojnë edhe një komision eventual të qeverisë për matjen e territorit të Kosovës.

Ata thonë se vendimi i komisionit te ri, qe pritet te formohet, do te ketë pak rëndësi.

Përfaqësuesit që pritej të merrnin pjesë në këtë komision kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Kështu komisioni qeveritar për matjen e territorit të shtetit të Kosovës, nuk do te ketë përfaqësues të banorëve që prekën nga marrëveshja e përcaktimit të vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kronikë nga Halil Berisha.

klankosova.tv

 

19 vjet nga rrethimi i dytë i Jasharajve (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 11:14 AM PST

Sot 19 vjet më parë familja e Jasharajve u sulmua nga forcat serbe. Sulmi i 22 janarit të vitit 1998 ishte i dyti nga forcat serbe por jo i fundit ndaj kësaj familje.

Serbët ishin zmbrapsur me humbje të mëdha edhe pse disa nga burrat e familjes nuk ishin në shtëpi.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

Alban Skënderaj: Kënga “Vetëm ty” pati impakt revolucionar

Posted: 22 Jan 2017 11:00 AM PST

Një ndër të ftuarit e ditës së sotme të emisionit "E Diell" ka qenë këngëtari Alban Skënderaj.

Në qendër të intervistës së drejtuar nga Adi Krasta, ka qenë karriera e suksesshme e Albanit, përjetimet e tij ndër vite si dhe projektet e tij për të ardhmen.

Një nga përgjigjet më interesante të këngëtarit ishte ajo që lidhej me këngën që sipas tij ka pasur impaktin më të fortë emocional tek ai vetë, si dhe tek publiku.

Edhe pse kanë kaluar rreth 12 vite dhe shumë hite në karrierën e tij të pasur që atëherë, Albani u shpreh se ishte kënga "Vetëm ty" ajo që mban rekordin.

"Ishte kënga ime e parë. Vështirë të tejkalohet ai sukses, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Ishin një sërë rrethanash që ndikuan por mund të them se reagimi që solli ajo këngë ishte 'revolucionar'!" – u shpreh këngëtari për këngën me të cilën fitoi edicionin e dytë të "Top Fest".

Përveç kësaj, Albani ka dashur të përmend edhe këngën "Unë dhe ti" të publikuar në vitin 2016, për të cilën tha se ka një domethënie shumë të madhe për të, pasi rrëfen një jetë të tërë të ndarë me një person tjetër, me atë të zemrës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more