Skip to main content

INSAJDERI: “76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani” plus 19 more

INSAJDERI: “76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani” plus 19 more


76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani

Posted: 24 Jan 2017 09:29 AM PST

Tre të akuzuar për vjedhje, prej të cilëve dy janë nga Kosova dhe një nga Serbia, janë dënuar me burg nga një gjykata e rajonit të Traunstein-it në Gjermani.
Të dënuarit kanë kryer një sërë veprash penale të cilat më së shumti ndërlidhen me vjedhje parash dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, raporton wochenblatt.de.

Sipas policisë gjermane, në mes të gushtit të vitit 2015 dhe prill 2016, 76 vjedhje janë bërë Juglindje të Bavarisë, të cilat rezultojnë me dëmin e 250 mijë eurove si dhe dëme të pronës në vlerë prej 276 mijë eurove.

Në disa raste ata kanë marrë shuma deri në 10 mijë euro,  në një restorant sipas policisë janë vjedhur më shumë se 5 mijë euro duke shkatërruar pajisje dhe orendi të cilat arrijnë shumën deri në 15 mijë euro.

Gjykata për dy shtetasit nga Kosova të moshës 31, ka shqiptuar dënim dy vite  burg me kusht, ndërsa për kosovarin e moshës 26, tri vite burgim,  për shtetasin nga Serbia i moshës 44, i janë shqiptuar një vit e gjysmë burg. /Insajderi.com

The post 76 vjedhje, 250 mijë euro dhe 5 vite burg – dy kosovar dënohen nga gjykata në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Përshkrimi i “Die Presse” për Kadri Veselin: Udhëhoqi një shërbim informativ të afërt me PDK-në

Posted: 24 Jan 2017 09:28 AM PST

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës i ka dërguar sot një e-mail të pazakonshëm. Intervista e krye parlamentarit Kadri Veseli dhënë gazetës austriake "Die Presse", e përkthyer në gjuhën shqipe, i është dërguar për publikim mediave në Kosovë.

Është cekur në njoftim se kjo është një intervistë e Veselit "dhënë për gazetën prestigjioze austriake "Die Presse".

 E titulluar "Veseli për Die Presse: Treni ishte provokim i Serbisë", në përkthimin shqip të intervistës tregohet se kryetari i Kuvendit ka folur për problemet në pjesën veriore të vendit. Tregohet, po ashtu, se Veseli ka thënë se "ajo që po ndodh sot në Veriun e Kosovës kujton operacionet në Gadishullin e Krimesë, para se ajo të aneksohej nga Rusia".

Por, intervista e publikuar nga "Die Presse", nuk është përkthyer në tërësi nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës. Është lënë anash pjesa ku redaksia jep shënime për të intervistuarin.

Redaksia e "Die Presse", ka shënuar se i intervistuari është kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, i cili më herët ka qenë udhëheqës i shërbimit informativ gjatë luftës në Kosovës. Tregohet se në pozitën e kreut të PDK-së e ka pasuar Hashim Thaçin.

"Die Presse", po ashtu, ka shënuar se Veseli pas luftës ka udhëhequr Shërbimin Informativ të Kosovës.

"Pas luftës ka udhëhequr SHIK-un, shërbimin informativ të afërt me PDK-në e drejtuar nga Thaçi", thuhet në përshkrimin që "Die Presse", i bën Kadri Veselit.

Kreu i parlamentit të Kosovës ka mohuar në vazhdimësi se SHIK-u ishte një organizatë e afërt me ndonjë parti politike.

E ka cilësuar tërë kohën si organizatë legale, e cila ka punuar në të mirë të vendit. Sipas tij, SHIK-u ka pasur partneritet me shërbimet e shteteve perëndimore, të cilat e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.

The post Përshkrimi i "Die Presse" për Kadri Veselin: Udhëhoqi një shërbim informativ të afërt me PDK-në appeared first on INSAJDERI.

Kënga e Gjeorgjisë në Eurovizion nxitë reagime në Rusi

Posted: 24 Jan 2017 09:09 AM PST

Gjeorgjia të shtunën e kaluar ka zgjedhur këngën përfaqësuese për festivalin evropian "Eurovizion".

Kënga "Keep the faith" e kënduar nga këngëtarja mjaft popullore në Gjeorgji, Tako, është shpallur fituese e garës kombëtare. Por disa imazhe të cilat e kanë përcjell këngën e cila flet për besimin dhe shpresën pas gjitha luftërave dhe dhunës në botë, kanë nxitur reagime të medieve në Rusi, transmeton "Magazina.al"

Derisa këngëtarja këndon këngën "Keep the faith", prapa saj shfaqen imazhe nga e gjithë bota por edhe një artikull në të cilin shkruan "Rusia pushton Gjeorgjinë" duke ju referuar konfliktit të vitit 2009-2010 mes dy shteteve për Abkhazin dhe Osetinë.

Për këtë mediet ruse kanë reaguar, duke shpresuar që EBU si organizatore e festivalit "Eurovizion" nuk do ta pranoj këtë këngë në garë duke e cilësuar me "mesazhe politike".

Në fakt këngëtarja Tako, ishte gati ta përfaqësonte shtetin edhe në vitin 2009, por për shkak të titullit të këngës "We dont want Put in" (Ne nuk e duam Putin-in), ishte anuluar dhe atë vit dhe Gjeorgjia nuk kishte marrë pjesë fare në Eurovizion pasi këngëtarja dhe grupi i saj nuk pranuan që ta ndryshonin titullin e këngës, shkruan kultplus.

Kujtojmë që Eurovisioni këtë vit do të mbahet në muajin maj në Ukrainë, pasi ky shtet fitoj vitin e kaluar me këngën "1944" e cila i kushtohej depërtimit të tatarëve nga Krimea në Luftën e dytë Botërore nga rusët./KultPlus.com

Kënga e Gjeorgjisë në Eurovizion nxitë reagime në Rusi

 

The post Kënga e Gjeorgjisë në Eurovizion nxitë reagime në Rusi appeared first on INSAJDERI.

Granit Xhaka merret në pyetje nga policia britanike

Posted: 24 Jan 2017 08:47 AM PST

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, raportohet se është marrë në pyetje nga policia britanike, nën dyshimin se ka ofenduar në baza racore një zyrtar të aeroportit.

Siç raportojnë mediat angleze, incidenti ka ndodhur mbrëmë në aeroportin Heathroë, ku Xhaka ka qenë duke pritur një mik të tij.

Policia ka konfirmuar se të hënën në mbrëmje ka intervistuar një burrë rreth 20 vjecar, por nuk ka pranuar të tregojë emrin e tij.

Granit Xhaka ka qenë në qendër të kritikave pas ndeshjes së fundjavës pasi u përjashtua me karton të kuq duke bërë që Arsenali të mposhtë me vështirësi kundërshtarin Burnley.

Që kur është transferuar në Angli, Xhaka është ndëshkuar dy herë me karton të kuq.

Trajneri Arsene Wenger pas ndeshjes ka qenë kritik nda tij, duke thënë se ai duhet që të mendojë për të gjithë skuadrën./Insajderi.com

The post Granit Xhaka merret në pyetje nga policia britanike appeared first on INSAJDERI.

Qeveria britanike thotë se Brexit nuk ka kthim prapa

Posted: 24 Jan 2017 08:36 AM PST

Ministri i qeverisë për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, David Davis ka thënë se "brenda ditësh" qeveria do e dërgoj në parlament një projektligj që i lejon ekzekutivit të nis procesin e negocimit me Brukselin.

Deklarata e Davis është bërë pasi Gjykata Supreme e këtij shteti ka vendosur sot që qeveria nuk mund të nis negociatat për dalje nga BE-ja pa e marrë paraprakisht miratimin e legjislativit.

Davis megjithatë ka thënë se tashmë është arritur "pika pa kthim" rreth daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka dashur që pa e marrë miratimin e parlamentit të vë në veprim Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës përmes së cilës do të njoftohej Brukseli për vendimin e Britanisë për tu larguar nga BE-ja.

Me këtë do të niseshin edhe zyrtarisht negociatat për dalje të Britanisë nga BE-ja.

Kjo gjykatë, po ashtu, ka vendosur që qeveria e zonjës May, nuk ka nevojë të zhvilloj konsultime me Skocinë, Uelsin, apo Irlandën veriore për procesin Brexit.

Ky vendim e ka zemëruar Ministren e Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka thënë se tash "po bëhet edhe më e qartë" se Skocia duhet të vendos nëse është e "kënaqur që për të ardhmen tonë të diktohet" nga Londra, "apo nëse është më mirë që të marrim të ardhmen në duart tona?", shkruan REL.

Skocezët kanë votuar kundër pavarësimit nga Londra në referendumin e vitit 2014, por pas BREXIT-it janë shtuar thirrjet që Skocia të mbajë një referendum të ri për të qëndruar në BE.

 

The post Qeveria britanike thotë se Brexit nuk ka kthim prapa appeared first on INSAJDERI.

Hedhet poshtë ankesa e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Posted: 24 Jan 2017 08:30 AM PST

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Serbia iu drejtuar kësaj gjykate në maj të vitit të kaluar, pasi FFK u anëtarësua në fillim në UEFA e më vonë edhe në FIFA.

Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.

The post Hedhet poshtë ankesa e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA appeared first on INSAJDERI.

Sulmohen tre policë në Krushicë të Suharekës

Posted: 24 Jan 2017 08:00 AM PST

Tre pjesëtar të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra, pasi që kishin shkuar për t'i lënë ftesa tre të dyshuarve nga e njëjta familje.

Të dyshuarit kanë sulmuar pjesëtar e policisë me mjeteve të forta me ç'rast ju kanë mbetur dy xhama të thyer veturës së policisë. Rasti ka ndodhur në fshatin Krushicë e Poshtme e Suharekës.

"Janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer. Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme", ka thënë për Insajderin Hazir Berisha zëdhënës i policisë së Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati. /Insajderi.com

The post Sulmohen tre policë në Krushicë të Suharekës appeared first on INSAJDERI.

Hahn: Nisni ndëshkimet për korrupsion

Posted: 24 Jan 2017 07:24 AM PST

Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësimin në BE duhet të dëshmojnë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive.

Përpara parlamentarëve në Strazburg, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, duke iu referuar edhe Shqipërisë tha se, miratimi thjesht me votë i ligjeve nuk mjafton.

Duke u ndalur tek vendet që aspirojnë Brukselin, Hahn tha se ndaj politikanëve duhet një hetim pasuror i plotë dhe transparent nga njerëzit e rinj që do të punësohen në sistemin e ri të drejtësisë. Në Shqipëri ky proces do realizohet nga vettingu.

"Komisioni Evropian nuk do ta ngadalësojë procesin e negocitave të zgjerimit, por na duhet të verifikojmë arritjet në zbatimin e angazhimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, për t'i paraprirë kapitujve 23 e 24 që hapen në fillim të bisedimeve dhe që përfshijnë reformën në gjyqësor, lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut. Vetëm në pranëverën e vitit 2019 do të publikohen progres-raportet e radhes, ndaj kjo periudhë mbetet kohë prove për vendet kandidate për anëtarësimin në BE", deklaroi Hahn.

Komisioneri përmendi rastin e Shqipërisë, ku mbetet e domosdoshme ndërhyrja e Komisionit të Venecias që reforma në drejtësi të mos hasë më pengesa ligjore nga anikimi i palëve.

Një pjesë të rëndësishme në fjalimin e komisionerit Hahn para parlamentarëve zuri çështja e politikës së re unike që vendet e BE do të zbatojnë së shpejti për refuzimin në bllok të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që tashmë janë pjesë e listës së vendeve të sigurta.

Në këtë mënyrë, me këto vende ku përfshihet edhe Shqipëria do të nënshkruhen marrëveshjet për kthimin e të gjithë azilkërkuesve në vendlindje.

The post Hahn: Nisni ndëshkimet për korrupsion appeared first on INSAJDERI.

Drenori: Militantja e PDK-së bëhet drejtoreshë në Drenas

Posted: 24 Jan 2017 07:22 AM PST

 

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka akuzuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, se ka emëruar militantë të PDK-së si ushtrues së detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar.

Ai ka thënë se militantja e kësaj partie me inicialet Sh.D. është shpërblyer nga partia në të cilën ishte mjaft aktive në fushatën zgjedhore të kësaj komune. Insajderi mëson se emri i saj i plotë është Shkurte Dvorani.

"A është ky depolitizimi i arsimit në Drenas që pat premtu kryetari Lladrovci gjatë fushatës? Sh.D. qenka emruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar. Siç mund të shihni edhe në fotot e bashkangjitura Sh.D. është militante e përbetuar partiake dhe në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Drenas ishte mjaft aktive", ka shkruar Drenori në facebook.

"Ja paskeni shpaguar mundin z. Kryetar", ka shkruar më tej ai.

Drenori ka vënë në dyshim diplomën e drejtoreshës, e cila sipas tij, kishte marrë diplomën falso në njërin nga kolegjet në Gjakovë.

"Aq më keq, në listën me mesimdhënës me diploma fallco (të marra nga kolegji KRISTAL në Gjakovë), figuron edhe emri i Sh.D. (Duhet megjithatë verifikim, meqë drejtori i DKA-së në Drenas nuk me pat lënë qasje në dokumente publike vite me parë)", ka shkruar Drenori.

Më tutje Drenori, ka thënë se arsimi në Drenas është peng i politikës, duke e lidhur edhe me rezultatet e PISA-së./Insajderi.com

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)

The post Drenori: Militantja e PDK-së bëhet drejtoreshë në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Shtyhet marrëveshja e blerjes mes Yahoo dhe Verizon për shkak të hakimeve

Posted: 24 Jan 2017 07:13 AM PST

Blerja e planifikuar e Yahoo nga Verizon do të marrë më shumë kohë sesa ishte menduar.

Marrëveshja 4.8 miliard dollarëshe duhej të finalizohej në tre mujorin e parë të këtij viti por gjërat u komplikuan pasi publikimit të dy hakimeve të profilit të lartë ku janë prekur 1 miliard llogari.

Kjo shtyrje pritet të rishikojë detajet e marrëveshje deri në rinegocimin e saj. Në Shtator Yahoo tha se kishte zbuluar një sulm kibernetik i sponsorizuar nga aktorë shtetëror ku janë vjedhur detajet e 500 milion llogarive në 2014.

Dhe sikur të mos mjaftonte Yahoo zbuloi një tjetër i cili datonte që nga 2013. Atë kohë ishin hakuar 1 miliard llogari përdoruesish. Yahoo gjithashtu po përballet me autoritetet Amerikane lidhur me ngjarjen.

Dy sulmet kibernetik kanë tronditur besimin në shërbimet e Yahoo. Mësohet se kompania ka marrë masat e duhura duke ndryshuar fjalëkalimet për të siguruar llogaritë.

The post Shtyhet marrëveshja e blerjes mes Yahoo dhe Verizon për shkak të hakimeve appeared first on INSAJDERI.

Nisin stërvitjet tekniko-ushtarake të shqiptarëve në New York

Posted: 24 Jan 2017 07:03 AM PST

Ka më shumë se 10 ditë qëkur një shoqatë në Bronx të New York-ut ka filluar me stërvitjet ushtarake për shqiptarët që jetojnë në Amerikë.

Fitorja e Trump-it si President i ShBA-së po cilësohet e rrezikshme për ardhmërinë e shqiptarëve nga drejtuesit e shoqatës "Bijtë e Shqipes", shoqatë kjo e cila merret me mësimin e arteve marciale.

Fatmir Bardhoci, drejtues i shoqatës “Bijtë e Shqipes", tashmë ka filluar një kurs tekniko-ushtarak falas për shqiptarët që jetojnë në New York.

Në njoftimin që kjo shoqatë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve thuhet se në Bronx do të fillojë stërvitja e personave të interesuar.

Si shkas i kësaj thirrjeje është situata e sigurisë në Kosovë. Udhëheqësit e kësaj shoqate paralajmërojnë se për shqiptarët po afrohen ditë të zeza. Madje, sipas tyre, Kosova po shndërrohet në Sirinë e Ballkanit, si arenë luftërash në mes të Amerikës dhe Rusisë.

Njoftimi i plotë i shoqatës “Bijtë e Shqipes”

"Të nderuar bashkatdhetarë, do të doja shumë që të mos e kisha këtë nuhatje për ditët e zeza që po afrohen për shqiptarët. Kosova po shndërrohet në Sirinë e Ballkanit, arenë lufte interesash në mes të Rusisë dhe Amerikës. Shkolla e arteve marciale, 'Bijtë e Shqipes' i bënë thirrje të gjithë shoqatave shqiptare që të bashkëpunojnë dhe t'i informojnë anëtarët e tyre se që nga nesër (15 janar) do të ofrojmë stërvitje, përgatitje ushtarake falas për të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan ta bëjnë atdheun tonë të përbashkët 'Shqipërinë Natyrale'. /GazetaExpress/

The post Nisin stërvitjet tekniko-ushtarake të shqiptarëve në New York appeared first on INSAJDERI.

“La La Land” vazhdon dominimin, merr 14 nominime për Oskar

Posted: 24 Jan 2017 06:34 AM PST

Filmi "La La Land" ka marrë 14 nominime për çmimin e Akademisë amerikane të filmit, Oskar, duke e prekur rekordin e arritur më parë nga filmat "Titanic" dhe "All About Eve".

La La Land ndër të tjera është nominuar për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë. Ky prodhim garon kundër filmit Arrival i cili ka marrë 8 nominime.

Në kategorinë filmit më të mire janë përfshirë edhe "Manchester by the Sea", filmit "Moonlight", filmit "Hacksaw Ridge", "Hidden Figures", "Fences", Hell or High Water" dhe filmit "Lion".

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar mbahet në Hollywood më 26 shkurt.

The post "La La Land" vazhdon dominimin, merr 14 nominime për Oskar appeared first on INSAJDERI.

Juve “blindon” Dybalan

Posted: 24 Jan 2017 06:26 AM PST

Juventus mban Dybala-n në radhët e saj edhe për disa sezone. Sipas të përditshmes italiane "La Gazzetta Dello Sport", klubi baredhezi ka arritur marrëveshjen me futbollistin argjentinas për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 për të mbyllur përfundimisht zërat që e shihnin atë në kampionatin spanjoll.

Gjithnjë sipas "Gazzetta Dello Sport", në kontratën e re të Dybala-s është parashikuar një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, por nuk është shtuar asnjë klauzolë për zgjidhjen e saj.

Kjo do të thotë se për çdo klub që do të pretendojë blerjen e Dybala-s në të ardhmen do ta ketë të vështirë për të arritur këtë objektiv, pasi do të duhet të zhvillojë bisedimet me drejtuesit e "Zonjës së Vjetër".

Për Dybala-n së fundmi kishte shfaqur interes edhe Reali i Madridit, por futbollisti nuk e mori aspak në konsideratë një lëvizje të tillë duke theksuar se dëshira e tij është që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës kampione të Italisë.

The post Juve "blindon" Dybalan appeared first on INSAJDERI.

Thaçi thotë se Serbia ka plan të detajuar për aneksimin e veriut

Posted: 24 Jan 2017 06:11 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka pritshmëri të lartë para takimit të nivelit të lartë në Bruksel me palën serbe, duke thënë se rrethanat kanë ndryshuar për shkak të qëllimeve të Serbisë për destabilizim.

"Nuk pres ndonjë mrekulli, rrethanat kanë ndryshuar, tanimë Serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pjesë qendrore e këtij plani politik dhe ushtarak të Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës dhe bashkëngjitja e kësaj pjese shtetit të Serbisë. Besoj se NATO, Bashkimi Evropian dhe SHBA duhet të jenë shumë të qarta lidhur me këto pretendime për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe aneksimin e Kosovës në raport me Serbinë", ka thënë Thaçi.

Ai ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për paaftësi për të ndaluar qasjen e Beogradit.

"Kjo politikë e re e Beogradit, e presioneve, e shantazheve dhe e tensioneve në raport me vende të tjera të Ballkanit, e në veçanti me Kosovën është edhe rezultat i paaftësisë së Bashkimit Europian dhe mosvizionit të qartë të perspektivës euroatlantike të Brukselit në raport me Ballkanin Perëndimor. Por Kosova do të tregojë unitet politik e qytetar dhe këtij pretendimi aneksues të Serbisë do t’i përgjigjemi me forcën kushtetuese dhe ligjore", ka thënë presidenti për DË.

Ai thotë se nuk pret të hapen tema të reja në dialog, përvec kërkesës për hapjen e një "kapitulli fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe të ndodhë njohja reciproke".

"Kjo nënkupton nivelin e lartë politik, arritjen e një marrëveshjeje me karakter më të zgjeruar, një marrëveshje e paqes, e normalitetit, e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë dhe e pajtimit ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Serbia duhet të ndalë pretendimet agresuese në raport me Kosovën"./Insajderi,com

 

The post Thaçi thotë se Serbia ka plan të detajuar për aneksimin e veriut appeared first on INSAJDERI.

Akademiku me qëndrim ‘pro’ demarkacionit i prinë Komisionit për matjen e territorit

Posted: 24 Jan 2017 05:50 AM PST

Hivzi Islami është kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK). Ekspertët e gjeografisë thonë se zgjedhja e tij si kryesues i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, po bëhet nga Qeveria që t'i mbështesë qëndrimet dhe vlerësimet e mëhershme të Komisionit shtetëror rreth përcaktimit të kufirit me Malin e Zi.

Komisioni shtetëror i themeluar kohë me parë, i kryesuar nga Murat Meha, kishte thënë se demarkacioni me Malin e Zi është në rregull, duke mohuar zërat se Kosova humbë territor.

Kurse akademik Hivzi Islami, pas një kohe të gjatë diskutimesh e përplasjesh politike për demarkacionin, kishte vendosur ta thyejë heshtjen.

Ai kishte vendosur të ballafaqohet me njohësit e kësaj fushe – Shpejtim Bulliqin, i cili është deputet i LDK-së; dhe Florin Isufin, i cili bashkë me Bulliqin janë profesor të gjeografisë në Universitetin e Prishtinës.

"Florim ISUFI dhe Shpejtim BULLIQI, ish-studentët e mi, më vonë dhe bashkëpunëtorë e kolegë, nuk i dija për ekspertë për kufij, me njohuri teorike, nuk kisha parë të ishin marrë me këto çështje dhe të kishin zhvilluar hulumtime në zonat kontestuese në terren", kishte shkruan ndër tjera akademik Hivzi Islami në një shkrim të tij.

Madje ata i kishte quajtur edhe diletantë dhe me propagandë politike.

"Edhe më joprofesional dhe tërësisht politik-propagandistik ishte raporti i të ashtuquajturve ekspertë të kufirit. Dy diletantë, imbecilë, ish-studentë të mi, Sh. Bulliqi dhe F. Isufi tregonin harta 'si letra pa vlerë' në distancë nga dhjetëra metra, që askush nuk mund të shihte gjë, duke thënë se kishin aq shumë harta sa kishin marrë edhe në qesim! Por për qasjet dilatenteske të këtyre dyve do të flasim më vonë", ka shkruar Isalmi.

Bulliqi: Komisioni u formua për konsum politik

Profesori universitar i gjeografisë, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë Gazetës Insajderi se formimi i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, është bërë për konsum politik.

Pritjet e Bullqit kanë qenë shumë më të mëdha, duke besuar në formimin e një komisioni të pavarur për këtë çështje. Por ai ka thënë se, vetë fakti se në atë komision bëjnë pjesë disa njerëz, qëndrime e të cilëve dihen publikisht, atëherë ai dyshon në punën profesionale dhe të pavarur të komisionit.

"Kam pritur se do të formohet një komision i pavarur për këtë punë, por kur i pash disa anëtarë që ishin aty, thjesht nuk besoj në atë komision", ka thënë Bulliqi për Insajderin.

Sipas tij, ky komision është themeluar për konsum politik, në mënyrë që Qeveria t'i mbështesë edhe më shumë qëndrimet e Komisionit shtetëror të mëhershëm.

"Komisioni është themeluar nga Qeveria për t'i forcuar qëndrimet e veta të komisionit shtetëror që ka qenë më herët. Komisioni është thjesht për konsum politik", ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Akademiku me qëndrim 'pro' demarkacionit i prinë Komisionit për matjen e territorit appeared first on INSAJDERI.

Rugova: Ndarja e Kosovës mund të dalë në tryezën e bisedimeve

Posted: 24 Jan 2017 05:47 AM PST

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve që është hapur si temë ditët e fundit.

Mbrëmë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës, Nexhat Daci, kishte thënë se edhe Rugova e ka pasur një ide për shkëmbim territoresh.

Haki Rugova ka thënë se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë që ish-presidenti i Kosovës ta kishte përmendur si mundësi shkëmbimin e territoreve.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, i ka pasur qëndrimet e prera sa i përket tërësisë territoriale të Kosovës.

"Unë nuk e di që e ka pas atë ide Ibrahim Rugova, së paku unë s’e kam dëgjuar asnjëherë publikisht që e ka thënë. Bile as privatisht. Të them të drejtën nuk e di që Rugova e ka thënë ndonjëherë. Rugova i ka pasur qëndrimet e tij të prera, Kosovën e ka konsideruar si Kosovë dhe ky ka qenë qëndrimi i tij politik e edhe i LDK-së në atë kohë, gjë që është edhe sot", ka thënë Haki Rugova për Lajmi.net.

Haki Rugova ka thënë se Daci është kompetent për të folur, pasi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Presidentit.

Ndërsa, për nënkryetarin tjetër të LDK-së, Lutfi Haziri, që ka përmendur mundësinë e shkëmbimit të territoreve, Rugova ka thënë se mund të jenë variante të tilla në tavolinë.

"Për Nexhatin (Daci) nuk e di, është njeri kompetent dhe le ta thotë, nëse ai (Rugova) ka biseduar ndonjëherë për këtë punë me Nexhatin është muhabet tjetër, unë nuk e kam këtë informatë. E pat përmend edhe Lutfiu atëherë, gjithmonë ka variante, gjithmonë mund të jenë në tavolinë variante të llojllojshme, mirëpo duhet të bëjmë çmos që të shkojë në interesin tonë çdo gjë", ka thënë Rugova.

Sipas kryetarit të Isogut, Haki Rugova, shkëmbimi i territoreve mund të jetë logjik e konfiguracionit të ri në Ballkan.

"Shkëmbimi i territoreve, mendoj se mund të jetë logjikë e konfiguracionit të ri në Ballkan, mirëpo ato shkojnë me marrëveshje të popujve dhe shteteve, është një marrëveshje që mund të dalë në tavolinë, në qoftë se nuk shkon në dëm tonin në kuptimin nacional, kombëtar dhe shtetëror mund të pranohen variante të tilla, përndryshe qëndrimet aktuale politike janë këto çfarë janë", ka thënë Rugova.

Më tepër nga Dosja Grande

Lakmia e Grupit të Ukë Rugovës për tenderin 600 milionësh të autostradës

Rugova: Ndarja e Kosovës mund të dalë në tryezën e bisedimeve

The post Rugova: Ndarja e Kosovës mund të dalë në tryezën e bisedimeve appeared first on INSAJDERI.

La Liga me ekipet më sulmuese në Evropë

Posted: 24 Jan 2017 05:47 AM PST

Kampionati Spanjoll është kompeticioni që ka skuadrat më sulmuese në Europë. Sipas  asaj që publikohet te e përditshmja Marca, statistikat e La Liga-s flasin për mesataren më të lartë të shënimit të golave në krahasim me kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Europë.

Kështu 20 klubet e La Liga-s kanë në aktivin e tyre 549 gola të shënuar me një mesatare prej 2.9 golash për ndeshje. Në vendin e dytë gjendet Premier League me 2.86 gola për ndeshje, ndërkohë që Serie A plotëson podiumin me 2.75 gola për ndeshje. Klasifikimi vijon me kampionatin holandez e Bundesliga-n gjermane në vendin e katërt dhe të pestë.

Liga me mesataren më të ulët të shënimit të golave nga kompeticionet më të rëndësishme të Kontinentit të vjetër, rezulton të jetë ajo franceze me 2.5 gola për ndeshje.

Përsa i përket skuadrave, është Monaco ajo që deri tani ka shënuar më shumë gola, 64 të tillë duke lënë pas emra të tillë si Real Madrid, Barcelona, Manchester United  apo Juventus.

Skuadra katalanase është ajo që në kryeson në këtë pikë në Spanjë me 51 gola të shënuar, po aq sa edhe Liverpool në Premier League.

Në Itali është Napoli që kryeson me 47 gola të shënuar, 1 më pak se Reali i Madridit me të cilin do të përballet edhe në Ligën e Kampioneve në muajin shkurt.

The post La Liga me ekipet më sulmuese në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Bisedimet e liderëve me Serbinë poshtërim i radhës për Kosovën

Posted: 24 Jan 2017 05:28 AM PST

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se bisedimet në mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, janë poshtërim i radhës që po i bëhet Kosovës.

"Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e  të Sheshelit, për tërheqjen Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve", ka shkruar Haradinajt në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, sot në mbrëmje do të takohen me homologët e tyre serbë, në Bruksel pas ftesës së Federika Mogherini.

Ndërsa tri partitë opozitare janë duke kërkuar që të ndërpritet dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com

The post Haradinaj: Bisedimet e liderëve me Serbinë poshtërim i radhës për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Opozita kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Posted: 24 Jan 2017 04:58 AM PST

Tri paritë opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ata kanë kërkuar që edhe Kuvendi i Kosovës të thotë fjalën e tyre, duke bërë thirrje për nënshkrimin e deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Valdete Bajrami shefe e grupit parlamentar të Nisma-s, tha se dialogu nuk është në favor të qytetarëve nëse nuk ndryshon format.

"Mustafa dhe Thaçi e kanë humbur legjimitetin, fillimisht duhet me marre leje në kuvend dhe për të bërë dialog por ata nuk e kanë bërë", tha Bajrami.

Ndërsa Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje tha se qeveria ka mashtruar qytetarët e Kosovës, duke mos i përmbushur premtimet për dialogun të bëra në vitin 2011.

"Në vitin 2011 qeveria jonë ka dhënë tri premtime që sipas tyre, dialogu me Serbinë sjellë njohjen e Kosovës, integrim në bashkimin evropian dhe  integrimin e serbeve të Kosovës, brenda Republikës së Kosovës, por asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur", tha Konjufca.

Pal Lekaj nga AAK-ja kryeministrin Mustafa dhe presidenti Thaçi, i ka quajtur kryeservilë, pasi sipas tij ata janë duke bërë dialog me pasardhësit e Milloshoviqit, të cilët janë duke sulmuar Kosovën.

"Krye servilët Mustafa e Thaçi, shkojnë te bisedojnë, në këtë gjendje ku Serbia pas luftë e atakon dhe ka fjalorë lufte nxitës ndaj Kosovës dhe kta krye servile shkojnë dhe bisedojnë me pasardhësit e ish regjimit te Milloshoviqit" tha Lekaj.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi, sot në mbrëmje do të takohen me homologët e tyre serbë, në Bruksel pas ftesës së Federika Mogherini. /Insadjeri.com

The post Opozita kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj vizitoi Brunein, thotë se Kosova po forcon lidhjet me Azinë

Posted: 24 Jan 2017 04:25 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar turin e tij të vizitës duke qëndruar në Brunei, ku është pritur nga Sulltani i këtij vendi, Haji Hassanal Bolkiah, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, para dhe pas njohjes së pavarësisë.

Në këtë takim, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Kosovës për t'i forcuar lidhjet mes dy shteteve dhe shoqërive në fusha të ndryshme të jetës, veçmas në ekonomi dhe arsim.

Ministri Hoxhaj ka siguruar mbështetjen e Bruneit në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

"Takimet që kisha në Brunei me Sulltanin e këtij shteti, me ministrin e Punëve të Jashtme, me ministrin e Arsimit, si dhe me përfaqësues të odave ekonomike, flasin për mbështetjen që e ka Kosova në këtë vend, por edhe në rajonin e Azisë Juglindore. Kemi biseduar se si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë politik në rast se Kosova do të aplikonte për t'u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, si dhe të ketë bashkëpunim në mes të ekonomive dhe shoqërive tona në fusha të ndryshme", ka thënë ministri Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Bruneit, Pehin Dato Lim, ku kanë folur më detajisht për bashkëpunimin dypalësh pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në javët e ardhshme.

Ministri Lim e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën e parë që e bën në Brunei një zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës.

"Jam i lumtur që prita për vizitë ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe anëtarët e delegacionit nga Kosova. Ne kemi marrëdhënie shumë të afërta përgjatë viteve dhe me kënaqësi kërkojmë thellimin e këtyre marrëdhënieve në aspektin ekonomik dhe politik. Shpresojmë që javëve në vijim do ta bëjmë edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Me të vërtetë e çmojmë faktin që na keni ardhur për vizitë në Brunei", ka thënë ministri i Jashtëm i Bruneit, Lim, shkruan në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.

Më pas, Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Arsimit, Pehin Orang Kaya dhe drejtues të Odës Kombëtare Ekonomike të Bruneit. Me këta të fundit, Hoxhaj ka diskutuar për mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik dhe i ka informuar me potencialet investuese në Kosovë.

Hoxhaj po qëndron në kontinentin e Azisë, ku një ditë më herët ka vizituar edhe Singaporin, dy muaj pasi ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com

The post Hoxhaj vizitoi Brunein, thotë se Kosova po forcon lidhjet me Azinë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more