Skip to main content

“Halil Matoshti i rikthehet idesë për Harkun e Triumfit në Veternik (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Halil Matoshti i rikthehet idesë për Harkun e Triumfit në Veternik (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Halil Matoshti i rikthehet idesë për Harkun e Triumfit në Veternik (Foto)

Posted: 22 Jan 2017 09:46 AM PST

Halil Matoshi

Ai thotë se që në viti 2004 e ka propozuar këtë ide, por Komuna  e Prishtinës nuk e ka zbatuar idenë e tij, shkuan lajmi.net.

Lexo shkrimin e plotë të Halil Matoshit:

"Sondazh: A jeni qe ne Veternik te ngritet Harku i Triumfit?

Qysh po ju doket?

P.S.

E kam propozue tek Javorja "Zeri" qe me 2004 dhe asnjani nga Prefektat e Prishtines nuk e kan zbatue kete ide?", shkruan ai. /Lajmi.net/

Konfirmohet: Në takimin e Brukselit përveç kryeministrit Mustafa do jetë edhe presidenti Thaçi

Posted: 22 Jan 2017 09:46 AM PST

 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka konfirmuar për lajmi.net se në takimet e radhës që do të mbahen në Bruksel, do të marrë pjesë edhe presidenti i Thaçi.

"Delegacioni i Republikës së Kosovës do të përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa", tha ai.

Sipas Abrashit, kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrje në Bruksel.

"Kryeministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me presidentin Thaçi për pjesëmarrjen në takimet e radhës në Bruksel", tha Abrashi.

Ndryshe, të martën pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. /Lajmi.net/

 

 

Shkon në 24 numri i të vrarëve nga sulmi në Pakistan

Posted: 22 Jan 2017 09:46 AM PST

Kjo pasi tre nga të lënduarit, kanë ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së kaluar, kurse edhe 90 persona tjerë ende po marrin trajtim mjekësor.

Shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet i improvizuar në një kuti perimesh.

Sipas raporteve ky sulm është kryer nga talebanët e Pakistanit, dhe ka të bëjë me përkrahjen e shiitëve ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al Assad.

Pushimet tatimore shihen si mundësi për tërheqjen e investitorëve

Posted: 22 Jan 2017 09:45 AM PST

Të dy këto pika, sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, janë shumë të domosdoshme të hyjnë sa më shpejt në fuqi për shkak të krijimit të një ambienti më të favorshëm për investitorët.

"Ajo çfarë do të duhej të shohim tani pasi që është diskutuar kjo pako fiskale, është një veprim më i shpejtë i institucioneve të Kosovës tani e njëjta duhet të aprovohet nga ana e qeverisë së Kosovës dhe e njëjta të fillojë të promovohet para bizneseve në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga kjo", tha Zeka.

Sa i përket pushimeve tatimore, Qeveria e Kosovës gati dy vite më parë kishte marrë vendim që të ketë pushime nga taksat për të gjitha investimet e reja, tre deri në shtatë vite. Por, që një vendim i tillë nuk kishte hyrë në fuqi asnjëherë, duke bërë që edhe investitorët e huaj të mos e shohin Kosovën si vend atraktiv për investime.

Rënia e investimeve të huaja dhe zbehja e interesimit të kompanive të huaja që të kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë ishte mjaft e theksuar në vitin që lëmë pas.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, tregojnë se deri në muajin shtator të vitit 2016, shuma e investimeve të huaja kanë qenë 184 milionë euro. Kurse në vitin 2015, investimet ndërkombëtare kanë qenë rreth 320 milionë euro.

Futja në fuqi e pushimeve tatimore për drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, do të mund të sjell investime.

"Udhëzimi administrativ për pushimet tatimore varësisht nga shuma e investimeve i kombinuar me Ligjin për investime Strategjike që pritet të hyjë në fuqi së shpejti do të ishin elemente të rëndësishme për ofertën tonë para investitorëve të huaj", thekson Zeka.

Ndërkohë, pakoja fiskale për përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë duhet të jetë në funksion të gjenerimit të investimit privat, përfshirë edhe trajtimit të barabartë për të gjithë investitorët.

Drejtori ekzekutiv i këtij Këshilli, Shpend Balija, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se pakoja e re fiskale duhet të ketë edhe disa elemente tjera për një ambient më të favorshëm biznesor.

"Gjitha këto elemente të pakos fiskale përfshirë edhe pushimet tatimore janë të mirëpritura dhe mendoj se do ta kenë ndikimin pozitiv sa i përket investimeve. Por, ne mendojmë që në këtë pako duhet të përfshihet edhe çështja e kompanive të sigurimit, që për momentin janë të diskriminuara duke paguar tatim në të hyra në vend se të paguajnë tatim në fitim, siç paguajnë kompanitë tjera private në Kosovë", thekson Balija.

Ndryshe, ditë më parë përfaqësues të shoqatave ekonomike dhe Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës kanë hartuar një pako të re fiskale për përmirësimin e ambientit për biznes.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se një ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Financave për vitin 2017 është pakoja e re fiskale.

Edi Rama: Për votimin elektronik vendos OSBE-ja

Posted: 22 Jan 2017 09:23 AM PST

ramaa

Ai në komunikimin javor në rrjetin social facebook, ka theksuar se votimi elektronik do të mund të sillte probleme duke e krahasuar me shtetin e Gjermanisë që e ka shpallur jokushtetuese këtë mënyrë të zgjedhjeve.

"Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallur antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. Megjithatë nëse OSBE do të na miratojë një plan konkret, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë dhe e mbështesim. Këshillë opozitës: Kthehuni në realitet dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, për veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë", tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme u mohua kategorikisht edhe nga drejtuesit e KQZ-së në Shqipëri, duke pretenduar se realizimi i një projekti të tillë kërkon kohë për tu përdorur.

Temperaturat e ulëta ngrijnë edhe ndërtesat në Ferizaj  (Foto lajm)

Posted: 22 Jan 2017 09:00 AM PST

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit në Ferizaj, përveç problemeve që po shkaktojnë në komunikacion janë bërë edhe problem  edhe për banorët e ndërtesave.

Ndryshimet të cilat kohe pas kohe po shkrijnë sasi të borës që kanë mbuluar ndërtesat në orët e mbrëmjes  kanë bllokuar edhe sistemet e gypave e që për pasojë  kanë krijuar "ujëvara"  nëpër ndërtesa.

Ditë më parë Brigada e zjarrfikësve ka  bërë pastrimin nëpër disa ndërtesa të këtyre pjesëve të akullit të cilat me ngritje të temperaturave mundë të paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit.

Por si duket edhe nga foto ende ka punë për tu bërë por njëkohësisht kërkohet edhe kujdes nga qytetarët të cilët kalojnë rreth këtyre ndërtesave.

16244446_10209810789844767_1106588468_n 16295247_10209810789964770_1317413360_n 16237852_10209810790884793_157542051_n 16237418_10209810791124799_193686529_n 16295235_10209810791484808_2135099793_n

Tenton t’i shmanget testit të alkoolit, i ofron para Policisë

Posted: 22 Jan 2017 08:48 AM PST

Pas kontrollit nga Policia i dyshuar ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, dhe është arrestuar menjëherë nga zyrtarët e njesive policore të trafikut.

I dyshuari është Orges Verzi, 27 vjeçar nga qyteti i Durrësit, kurse lënda e të akuzuarit është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë, nën akuzën "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Dmitry Medvedev rizgjedhet në krye të partisë Rusia e Bashkuar

Posted: 22 Jan 2017 08:46 AM PST

Medvedev e ka fituar garën pa asnjë kundër kandidat, duke e marrë edhe mandatin e dytë në këtë post.

Ai në fjalën drejtuar delegatëve, ka thënë se partia nuk do të dorëzohet para provokimeve: "Partia jonë nuk duhet të dorëzohet para provokimeve dhe duhet të mos përfshihet në intriga politike".

Medvedev gjithashtu ka theksuar se Rusia e Bashkuar është burimi kryesor politik i Vladimir Putitnit.

MPJ e Maqedonisë: Turqia nuk e ka anuluar marrëveshjen për njohjen e diplomave

Posted: 22 Jan 2017 08:46 AM PST

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-22 10:44:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ata e kanë arsyetuar këtë qëndrim pasi dy shtetet janë nëshkrues të Konventës së Lisbonës të Këshilit të Evropës dhe UNESCO-s, me marrëveshje të cilat duhet bërë edhe zbatimi i njohjes së diplomave.

"Miratimi i këtij vendimi është pjesë e marrëveshjes dypalëshe të vitit 1998 duhet të shfuqizohet, pasi që të dyja shtetet kanë ratifikuar Konventën e Lisbonës të Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s. Konventa është miratuar në Lisbonë më 11 prill 1997 dhe është ratifikuar nga një numër vendesh evropiane. Gjithashtu, ju njoftojmë në qëndrimin e ministrisë për bashkëpunim mes autoriteteve maqedonase dhe turke është thënë disa herë më parë se në mënyrë të qartë theksojmë se Republika e Maqedonisë edhe në kohën e grushtit të shtetit kundër Turqisë, më herët edhe sot mbetet për mbështetje të plotë të institucioneve demokratike të Republikës së Turqisë dhe frymën e marrëdhënieve miqësore po bashkëpunojmë në shumë fusha, duke përfshirë arsimin ", thuhet në deklaratën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Anulimi i këtij vendimi do të ishte më shumë si kundërpërgjigje ndaj Universtiteteve të Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Erdogan për realizimin e grushtshtetit në Turqi muaj më parë. /Lajmi.net

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Posted: 22 Jan 2017 08:46 AM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë të martës dhe të mërkurës do të ketë reshje të dobëta bore, kurse në ultësira prezente do jetë edhe mjegulla e intensitetit më të lartë, shkruan lajmi.net

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri në -5 gradë, kurse maksimale do lëvizin nga -4 deri në 1 gradë Celsiues.

Era do të fryejë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more