Skip to main content

“Forumi Rinor i LDK-së në Ferizaj ndihmon familjet në nevojë” plus 9 more Ferizaj Press

“Forumi Rinor i LDK-së në Ferizaj ndihmon familjet në nevojë” plus 9 more Ferizaj Press


Forumi Rinor i LDK-së në Ferizaj ndihmon familjet në nevojë

Posted: 23 Jan 2017 10:03 AM PST

Forumi i LDK-së dega në Ferizaj, sot, zhvilloi aktivitet humanitar me qëllim që t’i ndihmoj familjes në nevojë.

Ky aktivitet u zhvillua fal vullnetit të këtyre të rinjve, ku me ç’rast këta të rinj shprehën gatishmëri që aktivitetet humanitare të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke qenë në përkrahje të të gjithë atyre që kanë nevojë për shoqërinë.
Këtë herë u ndihmuan 13 familje të përzgjedhura nga FRLDK- Ferizaj.

16195374_146911255810795_5562957989282799253_n 16143158_146911139144140_6227339050268655505_n 16265242_146911025810818_2439427413661245048_n 16174802_146910855810835_5081823959002194299_n 16143119_146910845810836_2519785195567649669_n

Ç’është duke prodhuar Akademia e Shkencave  dhe Arteve  e Kosovës

Posted: 23 Jan 2017 09:50 AM PST

Amenstimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë duke mos drejtuar akuza ndaj saj për të vetmin qëllim që të mos sulmojmë një Institucion me të cilin në të gjitha kushtet normale do të duhet të mburreshim me të, ka bërë që ky Institucion të bie në gjumë të thellë dhe të mos jep rekomandime ndaj proceseve që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Jo vetëm që nuk ka dhënë rekomandime por edhe ato pak deklarata të cilat kanë dhënë akademik të ndryshëm kanë qenë më se të turpshme.

Deklarimi për shkëmbim territoresh, nuk korrespondon aspak me një deklaratë të një shtetasi të Republikës së Kosovës, aq më pak të një akademiku të shkencave, kaq di të thotë edhe një qytetar më i thjeshti i Evropës apo edhe më larg. Lufta shumë-shekullore dhe i gjithë sakrifikimi është bërë për ruajtjen e territorit që kemi sot, por këta "akademik" duket se nuk kanë qenë pjesë e luftës dhe nuk janë duke ditur rëndësinë e çdo pëllëmbë toke që kemi.

Krahas kësaj, Akademia e Shkencave të Serbisë e cila tashmë ka bërë 175  vite që nga themelimi i saj, çdo ditë merret me krijimin e planeve dhe propagandave ndaj Republikës së Kosovës që çdo herë e më shumë të na vë para pozitave të palakmueshme ndërkombëtare. Së fundmi kemi disa raste që dëshmojnë se ata asnjëherë nuk ndalojnë së menduari se si të marrin territorin e Kosovës, ndërsa akademikët e Kosovës po u'a lehtësojnë planet e tyre. Muri i ndërtuar në Mitrovicë, arrestimi i Ramush Haradinajt, treni ilegal i cili tentoi të futej në Kosovë, të gjitha këto janë të projektuara nga Qeveria e Serbisë, Akademia e Shkencave dhe Kisha, të cilët gjithmonë kanë vjellur vrer ndaj nesh dhe do të vazhdojnë kështu derisa të kenë bashkëpunëtorë në Kosovë e vende tjera.

Përderisa vetë Qeverinë e Republikës së Kosovës e udhëheq një anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nuk kanë një bashkëpunim të ndërsjellë mes vete për krijimin e politikave afatgjate, si mund të jemi fitues në tryezat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për krijimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Përveç kësaj duhet të shtrohen edhe shumë kërkesa e detyrime të Serbisë ndaj nesh, për të cilat as që është duke u bërë fjalë në këtë kohë. Këta akademikë në të ardhmen duhet të jenë më të matur në deklaratat e tyre dhe ti ndihmojnë proceset e mbi të gjitha duhet ta kuptojnë rolin e tyre sepse janë akademik, jo pensionerë!

Elbasan Osmani

Master i Shkencave Politike & Politikave të BE-së

Limaj: Thaçi dhe Mustafa do të takohen me projektuesit e gjenocidit në Kosovë

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

Fatmir Limaj

Limaj, ka thënë kështu duke iu referuar takimit të nesërm që do të zhvillohet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Këto komente ai, i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovë.

"Këta njerëz kanë humbur rrugën për drejtimin e vendit, në vend që këta njerëz ta shohin gabimin që kanë bërë dhe të pranojnë gabimet e bëra në dialogun me Serbinë dhe të ndryshojnë qasjen e tyre e të jenë transparent dhe të kërkojnë falje për gabimet që kanë bërë, e që kanë sjellë edhe një situatë të tensionuar, këta sot kanë udhëtuar në drejtim të Brukselit për tu takuar me dy njerëz që janë projektues të gjenocidit në Kosovë".

"Ne nuk jemi duke thënë që nuk duhet të dialogojmë, ne kemi nevojë për dialog, por problemi është te kualiteti dhe rezultati i këtij dialogu. Kushdo që del dhe flet për dialogun, e cilësojnë si anti-evropian dhe anti-amerikan".

"Si munden njerëzit me bisedu dhe ne nuk dimë asgjë? Vuçiqi ka thënë se ka edhe marrëveshje gojore, për të cilat ne nuk e dimë".

"Ne nuk jemi kundër dialogut, por problemi është te qasja e këtij dialogu. Jemi shkuar në dialog në 2011 me duar në xhepa, kemi një provokim edhe në 2011 me hyrjen e trupave speciale në veri, dhe kemi tash edhe trenin".

Limaj madje ka thënë se shkaku i këtyre politikave edhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po mbahet në Francë.

"Këta dy njerëz, shkaku i politikave të tyre, vazhdon edhe Haradinaj të mbahet në Francë, dhe pala kosovare pa asnjë pikë ndërgjegje shtetërore, e lërë më individuale shkojnë dhe takohen me këtë njerëz në Bruksel".

ISIS shpall të lejuar vrasjen e grave dhe fëmijëve të arratisur

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

 

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se grupi terrorist ISIS me anë të një urdhri duke u bazuar në dekretin fetar të Muhamed Al-Athimin, myftiut saudit i cili lejon vrasjen e grave dhe të fëmijëve të jobesimtarëve, ka deklaruar se pjesëtarët e këtij grupi takfirist mund të vrasin grat dhe fëmijët që mundohen të arratisen. ISIS i ka quajtur heretik personat të cilët mundohet të arratisen nga rajonet nën kontrollin e këtij grupi terrorist dhe i konsideroi ata pjesë të jobesimtarëve

Haradinaj prokurorit serb që kërkoi dërgimin e Ramushit në Hagë: Pushka top t’u bëftë

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

"…ata prokuror dhe ai regjim atje janë mbetje të Millosheviqit, dhe nuk i komentoj hiç. Ju them që pushka top ju bëftë dhe se me të njëjtën monedhë do t'ua kthejmë", u shpreh Daut Haradinaj për gazetën express.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka dalur edhe kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, ku nesër do të takohen liderët institucional të Kosovës dhe Serbisë

"Jam i sigurt se vet krerët e shtetit në këtë rast, kryeministri dhe vet presidenti do ta shtyjnë dialogun e nesërm. Mendoj se është i panevojshëm, i vonshëm dhe udhëheqësit tanë duhet ta kuptojnë këtë gjë. Ata duhet ta kuptojnë se nuk duhet të diskutohet në emër të popullit kur i madh e i vogël janë kundër tij", ka thënë ai.

"Megjithatë unë prap e them se vazhdimi i dialogut është humbje për Kosovën. Nuk është hera e parë që liderët tanë po ulën në një tavolinë me liderët serb. Unë nuk mendoj që është në pyetje Haradinaj, sepse ai është një qytetarë i Kosovës rasti i të cilit fatkeqësisht nuk është trajtuar siç duhet nga qeveritarët tanë",  përfundoi Daut Haradinaj.

Kosovarët brenda një viti konsumojmë 2,3 milionë paketime Plazma dhe 500,000 çokollata Cipiripi

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

"Brenda vitit, kosovarët konsumojnë së paku: 2,3 milionë paketime të Plazmave; 500,000 çokollada Cipiripi; 10 milionë krem banane; 350,000 paketime të 'euro-krem';……", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

"Vetëm sheqeri na mbytë, pa e llogaritë afër 4 miliardë euro para të gatshme që i kemi dërgu në Serbi që nga pas lufta".

Trump sapo anuloi një vendim të madh të Obamës

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

Donald Trump

Marrëveshja e tregtisë, një pikë kyçe e politikës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Azisë, është nënshkruar nga 12 vende.

"Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan", tha Trump.

Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë.

Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një "katastrofë e mundshme" për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.

VMRO-DPMNE dhe BDI “mund” ta bëjnë Qeverinë sërish

Posted: 23 Jan 2017 09:07 AM PST

Ato as që kanë dhënë sinjale se së shpejti mund të ketë një qeveri të konstituuar ndërmjet tyre.

"Do t`ju informojmë sapo të kemi momente të reja", ka deklaruar për Radion Evropa Lirë, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Zyrtarë nga kjo parti kanë theksuar se brenda kësaj jave, përkatësisht deri më 29 janar, kur mandatari është i obliguar t`i dorëzojë Parlamentit programin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, do të arrijnë t'i harmonizojnë dallimet që kanë këto dy parti rreth ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se duhet respektuar parimin e formimit të qeverisë me partitë, të cilat kanë dalë fituese në zgjedhje.

Analistët politikë vlerësojnë se në këtë formë, partitë politike synojnë të përgatisin terrenin për formimin e një qeverie të re ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

"Deklarata e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, se është i mundshëm një koalicion mes VMRO DPMNE-së, dëshmon se ky koalicion është i pamundur për shkak se kontesti është te mosrealizimi i kërkesave elementare të shqiptarëve. Ali Ahmeti tani detyrimisht duhet t'u kthehet kërkesave të shqiptarëve që nga themelimi i partisë që e drejton, që nga viti 2002, sepse brenda në parti është evidente se ka deputetë që nuk e përmbajnë idenë e formimit të qeverisë nga Nikolla Gruevski. Ky është dhe realiteti, me të cilin detyrimisht duhet të ballafaqohen këto dy parti dhe Gruevski në fund të javës, do të detyrohet të kthejë mandatin", thotë për Radion Evropa Lirë, Alajdin Demiri, njohës i çështjeve politike.

Ai thekson se, "nëse dështon Gruevski për të formuar qeverinë, synohet të krijohet opinion që presidenti i shtetit t`ia japë sërish mandatin kësaj partie, VMRO DPMNE-së me një mandatar të ri dhe jo partisë që ka dalë e dyta, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë".

"Një çështje tjetër do të jetë si do të interpretohet Kushtetuta -kujt dhe si do të t`ia japë presidenti i shtetit mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Ekziston mundësia për t`ia dhënë sërish mandatin VMRO DPMNE-së po me një mandatar tjetër që do të thotë se do të vazhdojë manipulimi", thekson Demiri.

Nga ana tjetër, Arsim Sinani nga Instituti për Studime Evropiane, për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka bazë as juridike, po aq më pak morale të respektohet parimi i konstituimit të qeverisë nga partitë politike fituese, përderisa VMRO DPMNE-ja nuk e ka respektuar realizimin e kërkesave të shqiptarëve, të cilat kanë mbetur të hapura më shumë se një dekadë edhe pas miratimit të Marrëveshjes së Ohrit .

"Formimi i qeverisë nga partitë politike nga viti 2008 është bërë vetëm formalisht, sepse shqiptarët kanë hyrë në qeveri, por nuk kanë guxuar ta hapin gojën as për obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, as për zgjidhjen e statusit të ish -pjesëtarëve të UÇK-së, as për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, as për barazinë në aspektin e zhvillimit ekonomik".

"Pra, për asnjë çështje që është me interes për shqiptarët. Kështu që shqiptarët tani do të duhet ta gjejnë rrugën e vet dhe kjo do të thotë rrugën e realizmit të platformës së hartuar dhe firmosur nga partitë politike shqiptare me kërkesa dhe obligime të qarta", thotë Sinani.

Ndryshe, parimi që partitë fituese në bllokun maqedonas dhe atë shqiptar, të krijojnë qeverinë e Maqedonisë, doli nga Marrëveshja e majit e vitit 2007, që u arrit me ndërmjetësimin e amerikanëve, pasi në vitin 2006 Nikolla Gruevski qeverinë e konstituoi me Partinë Shqiptare Demokratike, e cila kishte fituar më pak mandate në bllokun politik shqiptar kundrejt Bashkimit Demokratik për Integrim.

ZYRTARE: Largim i madh nga Liverpooli, transferohet te skuadra tjetër e Premierligës

Posted: 23 Jan 2017 09:05 AM PST

22 vjeçari ishte dërguar në huazim verën e kaluar në Portugali te Sportingu, por më marrëveshje të dyanëshme është ndërprerë ky huazim, për ta rikthyer serbin në Premierligë.

Anësori serb gjatë pjesës së dytë të sezonit do të jetë pjesë e Hull Cityt, të cilën skuadër do të ndihmojë për të siguruar mbijetesën në Premierligë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

21 ndeshje pa humbje te Arsenali, ja çfarë thotë Mustafi

Posted: 23 Jan 2017 08:57 AM PST

Arsenali me fitoren në minutën e fundit ndaj Burnelyt është rikthyer në garën për titull, duke u renditur në vendin e dytë, me tetë pikë larg Chelsea, me të cilën skuadër takohen më 4 shkurt.

"Jemi në janar, dhe është herët për të thënë se titulli është vendosur", ka deklaruar Mustafi, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi nga Gostivari ka sjell freski në mbrojtjen e Arsenalit, dhe në 21 paraqitjet në fanellën e 'Gunners', ende nuk ka pësuar humbje.

"Është fantastike që kam një seri prej 21 ndeshjeve pa humbje. Dua që ky rekord të rritet edhe më shumë", ka shtuar Mustafi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more