“Autostrada mbulohet me sheqerka të kuqe që ranë nga kamioni (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
Autostrada mbulohet me sheqerka të kuqe që ranë nga kamioni (Foto) Posted: 22 Jan 2017 05:07 AM PST Në Dodge County të Shteteve të Bashkuara, një autostradë është mbuluar me sheqerka që kanë rënë nga kamioni. Asfalti ka marrë ngjyrë të kuqe, pasi e gjithë masa ka rënë nga rimorkio sepse shoferi e ka humbur kontrollin, transmeton Telegrafi. Meqenëse në atë vend ka rënë shi, rruga është bërë e rrëshqitshme dhe ka pasur vështirësi në kalim. Për këtë arsye, Policia ka urdhëruar ndalimin e qarkullimit, derisa është pastruar vendi. Mësohet se këto sheqerka po dërgoheshin në fermë për t'ju hedhur kafshëve, sepse nuk ishin paketuar shkaku i disa defekteve gjatë prodhimit. /Telegrafi/ The post Autostrada mbulohet me sheqerka të kuqe që ranë nga kamioni (Foto) appeared first on Telegrafi. |
Prapa krahëve të adoleshentes shfaqet një krijesë misterioze (Video) Posted: 22 Jan 2017 01:25 AM PST Adoleshentja nga Shtete e Bashkuara po e filmonte vetën duke kënduar derisa ishte e vetmuar në shtëpi. Por, kur e ka shikuar videon është tmerruar nga një krijesë misterioze, që shfaqej prapa krahëve të saj, transmeton Telegrafi. Një siluetë e errët shfaqet befas dhe zhduket në mënyrë të shpejtë, njëjtë sikurse edhe u paraqit. "Askush nuk ishte në shtëpi pos maces, por kjo që po shihet është diçka tjetër", ka shkruar ajo në lidhje me rastin. Derisa shumë njerëz kanë komentuar se mund të jetë ndonjë aktivitet i pazakontë, ka të tillë që mendojnë se mund të jetë vetëm një reflektim. "Thjesht një siluetë, apo hije që ka ardhur nga ndonjë pasqyre apo xham i vendosur jashtë", është një nga komentet. /Telegrafi/ The post Prapa krahëve të adoleshentes shfaqet një krijesë misterioze (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: