Skip to main content

Mesazhi.com: “Në Turqi arsimohen studentë nga e gjithë bota” plus 9 more

Mesazhi.com: “Në Turqi arsimohen studentë nga e gjithë bota” plus 9 more


Në Turqi arsimohen studentë nga e gjithë bota

Posted: 02 Dec 2016 09:22 AM PST

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Është e pamundur që të mendohet se universitet tona të izolohen brenda kufijve të tyre në një epokë ku kufijtë kanë humbur dhe largësitë dhe kuptimin e tyre. Universitetet turke duhet të jenë konkurrues me arsimin e lartë në botë, madje duhet të jenë më lart se universitetet e botës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së Kompleksit Esenboğa të Universitetit Yıldırım Beyazıt në Ankara.

Ai ka vënë në dukje se përveç programeve të zakonshme të universitetit është e rëndësishme që të jepet përparësi edhe për programet e masterit dhe të doktoratës.

Erdoğan ka theksuar se për hapjen me jashtë universitetet i kushtojnë shumë vëmendje si programeve të shkëmbimit të studentëve dhe mësimdhënësve ashtu edhe punimeve të përbashkëta me institucionet e tjera të arsimit të lartë.

“Turqia po pret me mijëra studentë të huaj”

Duke theksuar se shumë universitete kanë ndërmarrë iniciativa të reja duke kryer projekte të përbashkëta me homologët e tyre në pozitat gjeografike si Lindja e Mesme, Ballkan, republikat turke dhe vendet afrikane, Erdoğan tha se “Turqia jo vetëm dërgon studentë jashtë vendit, por në të njëjtën kohë pret mijëra studentë të huaj.”

“Bota është mbledhur në Turqi. Aktualisht në vendin tonë ndodhen 95 mijë studentë që arsimohen në programet ndërkombëtare universitare, master dhe doktoraturë nga 203 vende të botës. Unë kam besimin se Universiteti Yıldırım Beyazıt i Ankarasë duke vazhduar këtë përshpejtim së shpejti ai do të jetë një universitet ndërkombëtar. Unë gjithashtu jam i sigurtë se ju do të punoni, në mënyrë më të vendosur, më të planifikuar, më të përkushtuar me këtë qëllim”, ka shtuar Erdoğan, duke vënë në dukje se në Turqi ka studentë që kanë ardhur nga vendet si Nigeri, Egjipti, Siria, Palestina dhe Guinea.

The post Në Turqi arsimohen studentë nga e gjithë bota appeared first on Mesazhi.com.

FIFA nominon tre lojtarët për çmimin e më të mirit në botë (Foto)

Posted: 02 Dec 2016 09:19 AM PST

Antoine Griezmann, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messit, janë tre të nominuarit nga FIFA për çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Lista prej 23 lojtarëve më të mirë në botë, e publikuar nga FIFA javë më parë, është reduktuar tani në tre.

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ai i Real Madridit Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi i Barcelonës, janë tre lojtarët që do të luftojnë për çmimin e më të mirit në botë, që këtë vit jepet veçmas nga FIFA.

The post FIFA nominon tre lojtarët për çmimin e më të mirit në botë (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Jahjaga përmbyll vizitën treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe

Posted: 02 Dec 2016 09:09 AM PST

Gjatë vizitës së saj treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-Presidentja e Kosovës, AtifeteJahjaga u prit nga kryetarja e Këshillit Kombëtar Federativ Amalal-Qubaisi.

Me al-Qubaisi ajo bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes Parlamentit të Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Federativ të Emirateve, veçanërisht në mes të grave që janë pjesë e këtyre institucioneve nga të dyja vendet.

Ajo shfrytëzoi këtë takim ta falënderojë al-Qubasi për ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës, ndërsa ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunime të mëtejshme ekonomike dhe për investime në Kosovë.

Jahjaga po ashtu u takua me Dr. MaithaAlShamsi, ministre e Shtetit në Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

AlShamsi kishte vizituar Kosovën më 21 Mars të vitit 2016, ku së bashku me Jahjagën vunë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo, gjatë takimit që zhvilluan në Emirate, u interesua për procesin e punës që po zhvillohet në ndërtimin e këtij spitali.

Ish-Presidentja Jahjaga, gjithashtu u prit në Hedayah, Qendra Ndërkombëtare për Ekselencë në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm. Në këtë takim u diskutua për strategjitë ndërkombëtare, dialogun ndër-fetar, çështje që ndërlidhen me kërcënimin që paraqet terrorizmi, ri-integrimin e personave e kthyer si dhe rolin që luajnë familjet dhe gratë në ndalimin e kësaj dukurie.

Në Hedayah, Dr. AliRashidAlNuaimi, kryetar i Organizatës, nënvizoi rëndësinë e vizitës së Jahjagës, duke shprehur interesim në bashkëpunim potencial mes organizatës që ai drejton dhe institucioneve të Kosovës.

The post Jahjaga përmbyll vizitën treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Prodhimi me kapacitet të plotë i Ferronikelit, lajm i mirë për të gjithë

Posted: 02 Dec 2016 09:02 AM PST

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kanë vizituar kompaninë e Ferronikelit.

Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e Ferronikelit jo vetëm për Drenasin, por edhe për tërë Kosovën, sepse rritë mirëqenien e qindra punëtorëve, rritë eksportet e Kosovës dhe është dëshmi se Kosova mirëpret investitorët e huaj.

"Jemi të gjithë të lumtur se Ferronikeli është duke punuar me kapacitet të plotë dhe institucionet do t'i japin përkrahje të fuqishme në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Jemi të lumtur po ashtu se Ferronikeli ka arritur të realizojë kapacitetin e planifikuar të prodhimit, por edhe do të përmirësojë çështjen ambientale duke instaluar dhe përmirësuar sistemin e filtrimit të ajrit. Për 6 muaj, Ferronikeli po shkonte drejt falimentimit, por përkrahja jonë ishte e plotë. Me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me kryetarin Nexhat Demaku, të gjithë me përkushtim mbi baza ditore bëmë që të nis procesi i fillimit të punës së Ferronikelit", theksoi Veseli.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se edhe pas 4 dhjetorit, komuna e Drenasit do t'i japë përkrahje të fuqishme Ferronikelit.

"Do të ofroj përkrahje të plotë për Ferronikelin, për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, krijimin e vendeve të reja të punës dhe bashkëpunimin me komunitetin, por edhe për çështjet ambientale. Së shpejti presim të fillojë të implementohet edhe projekti për ngrohjen e qytetit të Drenasit me ujin e ngrohtë të Ferronikelit", theksoi Lladrovci.

Realizimin e projektit të ngrohjes qendrore për qytetarët e Drenasit e konfirmoi edhe ministri Stavileci.

"Së shpejti do të fillojmë me realizimin e projektit të ngrohjes qendrore për Drenasin, me përkrahjen e Komisionit Evropian", konfirmoi ministri Stavileci. /Lajmi.net/

ferr1 ferr2 ferr3 ferr4 ferr5

The post Veseli: Prodhimi me kapacitet të plotë i Ferronikelit, lajm i mirë për të gjithë appeared first on Mesazhi.com.

Përurohet ura që lidh dy komunat veriore të Kosovës

Posted: 02 Dec 2016 08:59 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.

Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit.

The post Përurohet ura që lidh dy komunat veriore të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata Speciale fillon punën nga 1 janari 2017

Posted: 02 Dec 2016 02:43 AM PST

Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, përkatësisht Gjykatën Speciale

Lajmi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku konfirmohet se marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

"Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës", thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017", vijon njoftimi

"Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore", thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd. Ai ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij "pa frikë dhe pa asnjë favor".

Schwendiman ka theksuar se "është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar./REL/

The post Gjykata Speciale fillon punën nga 1 janari 2017 appeared first on Mesazhi.com.

Kongresi Amerikan i Hebrenjve lavdëron Thaçin (Dokument)

Posted: 02 Dec 2016 01:58 AM PST

Kongresi Amerikan i Hebrenjve, e themeluar 1918, që njihet si organizata më e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrenjve ia ka dërguar presidentit Thaçi një letër falënderimi.

Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit amerikan të hebrenjve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që më parë janë shitur në tregun e Kosovës.

Rosen shkruan se vendet tjera të Evropës dhe botës, duhet të ndjekin shembullin e Kosovës për të parandaluar urrejtjen ndaj hebrenjve.

"Së fundi kam dëgjuar lajmin për vendimin tuaj për të ndaluar librat anti-semitik në vendin tuaj, dhe unë po ju shkruaj sot që të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e një hapi të guximshëm për të adresuar urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrenjve", thuhet në këtë letër.

Rosen më tej në letër shkruan se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botërore solli që një brez i tërë i hebrenjve të vritet brutalisht.

Sipas tij, sot, përderisa bota përballet me ngritjen e serishme të antisemitizmit, me retorikën e vet, duke u përhapur tashmë gjerësisht si në media të shtypura ashtu edhe në ato digjitale, vendimet e zgjuara dhe proaktive.

Në këtë letër, Rosen lavdëron presidentin Thaçi për guximin për të ndaluar këto librave, duke thënë se këtë shembull duhet të ndjek e gjithë bota.

"Shpresoj që edhe vendet tjera anembanë Evropës dhe botës të ndjekin shembullin tuaj për ndalimin e materialeve anti-semitike nga shoqëritë e tyre. Ju faleminderit për përkrahjen e kësaj çështjeje jetike për vendin tuaj dhe popullit hebre", thuhet në këtë letër.

Dje, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kongresit amerikan, përmes kongresmenit Eliot Engel kishte përshëndetur iniciativën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndalimin e librave me përmbajtje antisemite në Kosovë.

auto_771480669748

The post Kongresi Amerikan i Hebrenjve lavdëron Thaçin (Dokument) appeared first on Mesazhi.com.

Aksion i gjerë i policisë, bastisen shumë lokacione nëpër Kosovë

Posted: 02 Dec 2016 01:32 AM PST

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë policor nëpër lokacione të ndryshme në disa rajone të Kosovës.

Aksioni policor ka filluar mbrëmjen së enjtes.

Klan Kosova, ka raportuar dje vonë se janë arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës në një aksion të policisë, por zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka konfirmuar për Klanin se aksioni ka qenë shumë më i gjerë dhe është shtrirë gati në tërë Kosovën.

"Policia e Kosovës e konfirmon se është realizuar një operacion i gjerë policore në disa lokacione në rajone të ndryshme të Kosovës", ka thënë Kelani, i cili, tregoi se "policia më vonë do të bëjë publike të gjitha detajet".

Sa u përket dy punonjësve të arrestuar në ATK, Klan Kosova mëson se ata kanë qenë punonjës në sektorin e lojërave të fatit dhe janë arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

The post Aksion i gjerë i policisë, bastisen shumë lokacione nëpër Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Kosova ua zgjat jetën targave “Proba”

Posted: 01 Dec 2016 11:46 PM PST

Qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë në territorin e Serbisë me vetura, vazhdojnë t'i heqin targat e Kosovës dhe t'i zëvendësojnë me targat "Proba".

Tani fajin për aplikimin e këtyre targave nuk e ka Beogradi si rëndomtë, por autoritetet e Kosovës, të cilat dy muaj pas marrëveshjes nuk kanë letërngjitës për t'i vendosur në targa.

Në mungesë të letërngjitësit nuk po fillon zbatimi i Marrëveshjes Reciproke për Targat, e cila është arritur më 15 shtator dhe është dashur të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Në Prishtinë asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë dështim.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kompetente për vendosjen dhe sigurimin e letërngjitësit është Ministra e Punëve të Brendshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të kësaj Ministrie nuk kanë ofruar sqarim lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë vlerësuar se marrëveshja në fjalë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, pasi që, sipas tyre, Serbia është e vetmja që përfiton me anë të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë ata që humbin më së shumti nga moszbatimi i marrëveshjes në fjalë.

The post Kosova ua zgjat jetën targave “Proba” appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje vazhdon të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin

Posted: 01 Dec 2016 11:44 PM PST

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po ndalën se kërkuari drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Sot, aktivistë të kësaj lëvizje pritet të mbajnë një aktivitet para Pallatit të Drejtësisë.

Në njoftimin dërguar medieve nuk bëhet me dije se për çfarë aktiviteti bëhet fjalë.

Aktiviteti për Deharin do të zhvillohet tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali duke filluar nga ora 10:00

The post Vetëvendosje vazhdon të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more