Skip to main content

Mesazhi.com: “Tahiri: Nuk do të ketë më bisedime tjera pa u zhbllokuar Telekomi dhe KOSTT-i” plus 9 more

Mesazhi.com: “Tahiri: Nuk do të ketë më bisedime tjera pa u zhbllokuar Telekomi dhe KOSTT-i” plus 9 more


Tahiri: Nuk do të ketë më bisedime tjera pa u zhbllokuar Telekomi dhe KOSTT-i

Posted: 16 Oct 2016 07:56 AM PDT

Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se nuk do të ketë më bisedime në Bruksel për tema tjera pa u zhbllokuar marrëveshjet për Telekomin dhe KOSST-in.

Ndërkaq se cilat do të jenë temat e ardhshme të dialogut teknik në Bruksel, Tahiri ka thënë për Indeksonline se vetëm pas koordinimit mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian do të dihet se për çka do të bisedohet në të ardhëm.

"Për temat e ardhshme ende nuk dihet se cilat do të jenë në radhë në dialogun teknik në Bruksel. Në koordinim me Bashkimin Evropian do të vendosim për temat e ardhshme, që do të kryesojnë takimet tona, por kjo do të vije pasi që të vendoset për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë", ka thënë ajo.

The post Tahiri: Nuk do të ketë më bisedime tjera pa u zhbllokuar Telekomi dhe KOSTT-i appeared first on Mesazhi.com.

Trepça ’89 ia shkakton humbjen e parë Prishtinës

Posted: 16 Oct 2016 07:54 AM PDT

Skuadra e Trepçës '89 ka arritur fitoren e radhës në xhiron e nëntë të Super Ligës së Kosovës.

Mitrovicasit ia shkaktuan humbjen e parë Prishtinës me rezultat 2-0.

Dy golat e ndeshjes i shënoi sulmuesi, John John i cili po kalon në formë të shkëlqyer me skuadrën e Trepçës '89.

Me këtë fitore skuadra nga Mitrovica mbetet në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Prishtina mbetet me 20 në pozitën e dytë.

The post Trepça ’89 ia shkakton humbjen e parë Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria e Lirë Siriane merr nën kontroll nga DEASH-i rajonin Dabik

Posted: 16 Oct 2016 05:43 AM PDT

Rajoni Dabik në veri të Sirisë i cili ka një rëndësi simbolike për organizatën terroriste DEASH merret nën kontroll nga opozitarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga komandantët e Ushtrisë së Lirë Siriane mësohet se rajoni Soran në Halep, në veri të vendit dhe Dabik është pastruar nga militantët e organizatës terroriste DEASH.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura nga Forcat e Armatosura Turke në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, në rajonet e reja të marrë nën kontroll ditën e sotme në linjën Azez-Jarabulus po përpiqen të neutralizojë kurthet e bombave që ka vendosur organizata terroriste.

Burimet nga forcat e sigurisë në një deklaratë për gazetarin e AA-së kanë theksuar se në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit” është e përfunduar faza më e vështirë dhe se operacioni do të vazhdojë.

Rajoni Dabik ka një rëndësi simbolike për organizatën DEASH e cila ka edhe një organ publikues të saj. Organizata beson se me luftën që do të kryejë në Dabik me “forcat që beson se nuk janë muslimane” do të nisë “dita e kiametit”.

Ndërsa në anën tjetër organizata një ditë më parë në një revistë të publikuar në internet kishte pasqyruar deklaratat e kreut të saj Ebubekir Bagdadi se “kjo nuk është lufta e madhe Dabik që presim.”

The post Ushtria e Lirë Siriane merr nën kontroll nga DEASH-i rajonin Dabik appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pa ushtri, faji i politikës

Posted: 16 Oct 2016 03:36 AM PDT

Gatishmëria e Forcës së Sigurisë së Kosovës për përgjegjësi të reja mbrojtëse, duke u transformuar në Forca të Armatosura ka qenë një ndër temat më të përfolura për një kohë të gjatë.

Deklarata të shumta ishin të dëgjuara nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me theksimin se FSK ka përmbushur objektivat dhe është mëse e gatshme për misione paqeruajtëse në botë, përkrah forcave të NATO-s.

Por edhe pas gjithë këtyre deklarimeve ndër vite, ende nuk është arritur shndërrimi i FSK-së në FAK.

Kurse deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka theksuar se përderisa shteti ka në krye një qeveri të tillë, atëherë themelimi i FAK-ut është i pamundur për këtë kohë.

"Përderisa të kemi në krye të Kosovës, një qeveri që themelimin e FAK-ut e ka vënë në varësi të qëndrimeve politike të Beogradit, atëherë kjo veçse duket që e ka bërë të pamundur në këtë kohë", ka thënë Selimi.
Ndërsa sipas Selimit, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është mëse i domosdoshëm.

"Themelimi i FAK edhe është i mundshëm edhe i domosdoshëm. Vetëm kërkohet një qeveri tjetër që, ndryshe nga kjo, do ta merrte seriozisht dhe si detyrë shtetërore krijimin e mbrojtjes ushtarake në Kosovë", ka shtuar Selimi.
Ndërsa gjatë kësaj kohe gjendja politike në vend është edhe më shqetësuese, duke marrë parasysh ngrirjen e punës së deputetëve të Listës Serbe e vota e të cilëve është shumë e nevojshme.

Kurse Selimi ka theksuar se duke e ditur se Lista Serbe nuk e do as Kosovën të pavarur e as ushtrinë e saj.

"Duke e ditur që Lista Serbe nuk e do as Kosovën të pavarur e as ushtrinë e saj, duke e ditur që Lista Serbe ka lojalitet ndaj Qeveris së Serbisë, atëherë Kosova nuk do të duhej ta pyeste as Listën Serbe e as Beogradin për të themeluar ushtrinë", ka shtuar Selimi
Gjithashtu sipas tij Kosova duhet ta bëjë FAK-un pa e pyetur Serbinë dhe në një bashkëpunim me partnerët dhe qeveritë anëtare të NATO-s të cilat në përgjithësi janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën që ta ketë ushtrinë.

Ndërsa Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se procesi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ende mbetet peng i zhvillimeve politikike në Kosovë.

Po ashtu nga Perteshi është bërë e ditur se sigurisht që Qeveria e Kosovës nuk është duke e dërguar rekomandimin për transformimin e FSK-së në FSK në Kuvendin e Kosovës, për arsye se nuk kanë vota të mjaftueshme nga ana e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë, të cilat do të mundësonin themelimin e FAK-ut.

The post Kosova pa ushtri, faji i politikës appeared first on Mesazhi.com.

Ja si do duket iPhone 10

Posted: 16 Oct 2016 03:28 AM PDT

Vitin që vjen shënohet 10 vjetori i iPhone dhe të gjitha hamëndësimet tregojnë për një dizajn të ri.
Këtë muaj, kemi dëgjuar se smartphone i ri do vijë me një sipërfaqje në të madhe ekrani dhe në anë do jetë i përbërë nga çeliku.

-Ky nuk do jetë një model "S" i iPhone 7
MacRumors pa një raport nga një analist në Barclay që thoshte se Apple nuk do e prodhojë modelin "S" të iPhone 7 këtë vit.
Meqenëse ky vit është përvjetori i 10-të i Apple, nuk do çuditeshim nëse kompania e njohur botërisht do lanconte produktin e saj më të rëndësishëm.

this-will-not-be-an-s-model-of-the-iphone-7

-Sipërfaqja e ekranit nuk do ketë kufizime anësore
Thashethemet që iPhone 10 do kishte një ekran pa kufizime anësore, u hodh nga John Gruber, bloger i Apple, i cili deklaroi se iPhone 10 nuk do kishte skelet anësor dhe ekrani do ishte shumë i gjerë.

iphone-8

-Do jetë i përbërë nga xhami dhe kornizë alumini
Një raport nga analisti i Apple Ming Chi Kuo, i vili shpesh parashikon produktet e reja të Apple, tha se iPhone 10 do jetë prej xhami. Kështu që mund të jetë i ngjashëm me iPhone 4 dhe 4S, të cilët kanë të dy mbështjellëse xhami.

it-will-mostly-be-made-of-glass-with-an-aluminum-frame

-Do ketë një model të veçantë më të madh
Një raport nga Kuo thotë se Apple do lancojë një model te teknologjisë së lartë me një ekran 5.8 inch krahasuar me modelet Plus, ekranet e të cilëve janë 5.5 inch.
Deklaroi gjithashtu se do kishte një kornizë çeliku dhe jo alumini, i cili përdoret më shumë në smartphone.

there-will-be-a-third-high-end-model-with-a-larger-screen-with-a-stainless-steel-frame

-Butoni Home do jetë i padukshëm
Gruber deklaroi se butoni Home, i vetmi në ekranin e smartphone nga Apple që përdor dhe shenjën e gishtit për të shkyçur telefonin do futet brenda panelit të xhamit duke e bërë të padukshëm.
Kohëve të fundit, gjiganti i teknologjisë kineze Xiaomi lancoi disa telefona me të njëjtën teknologji që përshkroi Apple dhe kjo na jep një ide si do jetë pak a shumë iPhone 10.

iPhone-7-Change-Home-Button

 

-Do ketë ekran të mrekullueshëm
Thuhet se ekrani i iPhone 10 do ketë një ekran AMOLED, ku pamjet duken shumë herë më bukur se në LCD që përdorin telefonat e tanishëm.

it-will-have-an-incredible-screen

-Do karikohet me WiFi
Së fundmi një raport i The Barclays thotë se Apple po kërkon zgjidhjen e telefonit të ri, që do karikohet me WiFi.

it-will-have-wireless-charging

-Nuk do ketë vend për kufje
Meqenëse iPhone 7 nuk e ka një të tillë, sigurisht që as iPhone e të ardhmes nuk do e kenë.

it-wont-have-a-headphone-jack

-Modeli i vogël nuk do ketë dy lente për kamera si iPhone 7
Ming chi Kuo beson se kamera me dy lente do jetë një tipar i veçantë për modelet e reja nga Apple./tvklan.al

the-smaller-model-will-not-get-the-a-dual-lens-camera-like-the-iphone-7-plus

The post Ja si do duket iPhone 10 appeared first on Mesazhi.com.

Supë me fileto pule

Posted: 16 Oct 2016 02:11 AM PDT

Përbërësit për 4 persona:

400 gr fileto pule

1 filxhan çaji makarona supe

1 lugë gjelle kos

1 vezë

1 lugë gjelle miell

Limon, kripë, piper, arrë moskat, majdanoz

Si fillim presim fileton e pulës në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tenxhere me pak gjalpë. Sapo mishi i filetos të ketë marrë një ngjyrë të artë, shtojmë 1 filxhan çaji makarona supe dhe i lemë sërisht të skuqen. Më pas shtojmë 3 deri në 4 gota ujë, duke e lënë të ziejë për gati 10 minuta. Më pas në një tas të vogël, rrahim vezën, shtojmë 1 lugë gjelle kos dhe miell. Kur e gjithë masa të jetë bërë homogjene shtojmë një lugë kafeje lëng limoni, i trazojmë të gjitha bashkë për të përftuar një salcë të lëngshme. E hedhim salcën e lëngshme në tenxhere, duke e trazuar shpejt në mënyrë që të mos formojë kokrriza. E lemë në zjarr edhe 5 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës. Pasi të ketë zjerë supa i hedhim në fund majdanozin e grirë. Preferohet të konsumohet e ngrohtë.

The post Supë me fileto pule appeared first on Mesazhi.com.

Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia

Posted: 16 Oct 2016 02:10 AM PDT

Pagjumësia për shumë kohë mendohej si çrregullim me pasojë depresionin. Kjo mund të përfshijë vështirësinë për t'ju zënë gjumi, zgjimet e hershme gjatë natës ose zgjimet në mëngjes më shpejt seç kishit shpresuar.

Kjo mund t'u duket më vend atyre që kanë pasur eksperienca të depresionit, për shkak të disa arsyeve, të cilat mund të kenë qenë ngjarje të dhimbshme në jetë dhe më pas janë bërë shkak për pagjumësinë.

Një zbulim ka treguar tek personat e rritur me probleme pagjumësie, ka më shumë shanse të kenë përjetuar ankthin dhe depresionin që herët në jetë.

Për të kuptuar më mirë si gjumi ndikon në depresion, le të fillojmë duke menduar për sjelljen tonë.

Kur kalojmë disa orë pa gjumë ka më shumë të ngjarë që të sillemi keq me personat rreth nesh dhe të reagojmë në mënyrë impulsive ndaj situatave delikate.

Studiuesit në universitetin e Oxford në bashkëpunim me psikologun e terapive Self Help, në Manchester këshilluan njerëzit që vuajnë nga problemi i pagjumësisë të ngriheshin nga shtrati kur nuk mund të flinin dhe të përpiqeshin të mbanin një kohë konstante për të rënë në gjumë.

The post Dëmet që shkaktohen nga pagjumësia appeared first on Mesazhi.com.

Dortmundi interesohet për yllin e Kosovës

Posted: 16 Oct 2016 02:06 AM PDT

Bersant Celina pritet të transferohet te skuadra e Borussia Dortmundit.

Sipas mediave britanike, klubi gjerman ka shprehur interesim për lojtarin e Kosovës.

Kosovari i huazuar te Twente ka rënë në "radarin" e agjentëve të Dortmundit, andaj klubi verdhezi pritet që së shpejti të dërgojë edhe ofertën zyrtare, përcjellë "Lajmi.net".

Përkundër paraqitjeve të mira te Twente, Celina ka dështuar te Kosova në grumbullimin e fundit, ku ishte ndër më të kritikuarit në humbjen 6:0 nga Kroacia.

The post Dortmundi interesohet për yllin e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi

Posted: 16 Oct 2016 02:04 AM PDT

Sot ka filluar procesi i votimit në Malin e Zi, ku shtetasit me të drejtë vote do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 1.207 kutitë e votimit brenda dhe jashtë vendit 528.817 votuesit e regjistruar do të mund të përdorin të drejtën e votës deri në orën 20.00.

Ndërsa 1.129 kandidatë në listat e partive do të kandidojnë për 81 vendet në Parlamentin e Malit të Zi.

Pritet që Bordi i Zgjedhjeve i Malit të Zi (DIK) të njoftojë rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në mesnatë.

Gjithashtu votuesit që jetojnë në qytetet Kotor, Budva, Andrijevicë dhe Guci krahas zgjedhjeve të përgjithshme do të votojnë edhe për zgjedhjet lokale.

The post Mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi appeared first on Mesazhi.com.

“Kosova të mendojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës, jo t’i përgjigjet politikës së Serbisë”

Posted: 16 Oct 2016 02:01 AM PDT

Miratimi i Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet të cilit menaxhimin e kombinatit e merr përsipër Qeveria e Kosovës, ka shkaktuar reagime të shumta si të serbëve të Kosovës ashtu edhe të zyrtarëve të Beogradit.

Pas miratimit të këtij ligji, përfaqësuesit politik serb të Kosovës morën vendimin e ngrirjes së punës së tyre në Kuvend, duke theksuar se ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në formulimin e këtij ligji dhe duke konsideruar se miratimi i tij është i paligjshëm.

Përfaqësuesit e Listës Serbe të Kuvendit të Kosovës gjithashtu kanë njoftuar për ankesën e tyre rreth këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Serbia pretendon se pasuria e kombinatit të Trepçës është e tyre, kurse nga ana tjetër në Kosovë ky ligj shihet si shpëtim nga likuidimi i këtij kombinati të minierave kimiko-metalurgjike.

Trepça përfshin një sasi të madhe të minierave të zinkut e të plumbit dhe përfshin pjesët jugore, jugo-perëndimore dhe perëndimore të pjesëve të malit Kopaonik dhe është një prej minierave më të mëdha në Evropë. Miniera e Trepçës është hapur që nga viti 1930 dhe dhjetë vite më vonë ka filluar me punën e shkrirjes së metaleve.

Pas Luftës së Dytë Botërore prona e Trepçës u shtetëzua dhe u zhvillua aq shumë, saqë ka prodhuar 70 përqind të burimeve minerale të ish-Jugosllavisë. Pjesa më e madhe e përfitimeve të asaj kohe, ishte e lidhur me Trepçën, për të cilën ishte ngritur parulla "Trepça punon, Beogradi ndërtohet".

Kombinati i Trepçës ka pasur rol të dyanshëm për vendin, ku përveç rolit ekonomik, protestat e minatorëve gjithashtu kanë sjellur ndryshime të shumta politike.

“Pas luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999 edhe kombinati i Trepçës u nda në dy pjesë”

Drejtori i ndërmarrjes "Trepça", Ahmet Tmava për Anadolu Agency (AA) tha se kjo ndërmarrje ka mbijetuar falë angazhimit të jashtëzakonshëm të minatorëve, të cilët kanë punuar edhe në kushte shumë të vështira gjatë viteve të 90-ta.

"Trepça në të kaluarën ka qenë një kompleks me një shkallë të lartë të finalizimit dhe me një nivel të lartë të teknologjisë të asaj kohe, kurse tash e kemi një nivel teknologjik krejt tjetër. Në aspektin e statusit zhvillimor mendohet të rritet shkalla e finalizimit dhe njësitë që janë jashtë funksionale të funksionalizohen, të hapen mundësisht vende të reja të punës dhe me rritjen e prodhimit të arsyetohet vlera ekonomike reale të aseteve që ekzistojnë", tha Tmava.

Pas luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999 si Mitrovica ashtu edhe kombinati i Trepçës u ndanë në dy pjesë, në atë jugore të shqiptarëve dhe në pjesën veriore të serbëve. Për këtë Tmava theksoi se tani në pjesën jugore të këtij kombinati, pra në anën shqiptare janë të punësuar 1450 minatorë, kurse në pjesën veriore punojnë 1.050 minatorë serbë.

Ai bëri të ditur se kjo shifër ka mjaft diferencë me atë të udhëheqësve serb, të cilët pretendojnë se në anën veriore punojnë 3 mijë minatorë serb. Tmava theksoi se ky dallim qëndron në faktin se këta punëtorë janë në listën e pagave të cilët marrin pagën minimale të Qeverisë së Serbisë.

Ai së fundi shprehu bindjen se tani ka hapësirë dhe mundësi që të bisedohet me kolegët nga veriu në mënyrë që të krijohet një epokë e re e zhvillimit të kombinatit, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie. Ai beson se për këtë do të gjendet gjuhë e përbashkët.

“Trepça në Kosovë gjithmonë është konsideruar si bazë e zhvillimit ekonomik”

Ndërkaq, Kaqusha Jashari, kryetare e Partisë Socio-Demokrate të Kosovës thotë se ajo ka qenë një prej atyre që ka përjetuar dhe ka dhënë kontribut në periudhën më të mirë të kombinatit të Trepçës. Ajo shtoi se në atë peridhë në Trepçë kanë qenë të punësuar deri në 30 mijë punëtorë.

Sipas fjalëve të saj, Trepça në Kosovë gjithmonë është konsideruar si bazë e zhvillimit ekonomik dhe shtoi se për këtë arsye janë ndërtuar shumë fabrika për finalizimin e mineraleve, e jo vetëm për shitjen e tyre.

Jashari e cila në kohën e trazirave më të mëdha në ish-Jugosllavi ka qenë zyrtare e lartë e Kosovës, rikujtoi se punëtorët e Trepçës kanë qenë gjithmonë të emancipuar dhe në rolin e tyre për zhvillimin e kombinatit kanë patur edhe rolin e ruajtjes së Kosovës.

"Ashtu si kombinati Trepça kanë pasur ndikim edhe në të tjerët në Kosovë. Kur minatorët kanë thënë diçka atëherë është ditur se duhet shkuar pas tyre. Prandaj edhe ato lëvizje që kanë qenë me 88-tën dhe 89-tën, me veprimin e tyre, kanë ngritur në këmbë gjithë Kosovën", tha Jashari për Anadolu Agency (AA).

Jashari theksoi se politikanët e asaj kohe të Kosovës edhe pse kanë mbështetur minatorët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër sepse kanë qenë të larguar nga pozita, e politika e Milosheviçit ka vepruar vrazhdë dhe ka okupuar në të gjitha segmentet e jetës.

"Institucionet e Kosovës janë suspenduar por edhe në komplekse të mëdha jo vetëm në Trepçë por kemi patur edhe agro-Kosovën dhe disa komplekse të tjera, kanë qenë organe të dhunshme. Edhe une atë periudhë gjithmonë e përkujtoj në kuptimin e rezistencës por edhe me një dozë të dhimbjes sepse nuk kemi patur fuqi më tepër në atë kohë për të bërë diçka", tha ajo.

Kaqusha Jashari vlerësoi se miratimi i ligjit për Trepçën është pozitiv, meqë kjo ndërmarrje ka qenë në fazën e likuidimit. Ajo theksoi se mbetet për të parë se sa do të kontribuojë ky ligj në zhvillimin e këtij kombinati dhe në të mirën e të gjithë punëtorëve e të qytetarëve.

Ajo shprehu keqardhje që Serbia e politizon çështjen e Trepçës, dhe atë e bën në nivel më të lartë, e cila ndikon te deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës dhe të qytetarëve serb në veri të Kosovës. Sipas fjalëve të saj, Trepça për Kosovën është një çështje ekonomike.

"Për neve Trepça nuk është një problem politik sepse konsiderojmë se Kosova e ka sovranitetin e vet. Kosova është shtet e Serbia nuk e pranon këtë, mendon që krejt Kosova është pjesë e Serbisë dhe këtu qëndron problemi. Prej eksperiencës së deritanishme unë besoj se pengesa do të kemi edhe më tutje, por mendoj se ne nuk duhet të merremi me dhënien e përgjigjeve për veprime politike, por duhet të mendojmë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës", tha në fund Jashari.

“Tani presim që me ligjin e ri të kemi kushte më të mira”

Gani Osmani, një minator në minierën e Trepçës theksoi se është punëtor i vjetër i saj, që nga viti 1981. Ai bëri të ditur se nga puna është larguar në periudhën e 90-ve kur shqiptarët kanë qenë të dëbuar nga puna, nga regjimi i atëhershëm serb.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Osmani u shpreh së është i kënaqur dhe mirënjohës për miratimin e ligjit të Trepçës, duke theksuar se nga ky ligj presin të krijohen zhvillime dhe përmirësime të shumta.

Ai rikujtoi se Trepça dikur ka qenë vërtetë një gjigand ekonomik, tha se "Atëherë ka patur më shumë vende të punës dhe numri i punëtorëve ka qenë shumë më i madh. Mirëpo, edhe me numrin e punëtorëve që janë tash nëse llogarisim puna nuk po ecë keq. Mirëpo, mjetet janë shumë të vjetëruara, ato janë që nga para 50 vitesh. Tani presim që me ligjin e ri të kemi kushte, mjete dhe investime të reja dhe besoj që puna do të ecë më mirë", tha Osmani.

Ai bëri të ditur se ka qenë pjesëmarrës i grevës së famshme të vitit 1989, ku rreth 1.300 minatorë të Stantërgut, një nga minierat më të mëdha të Trepçës, hynë në grevë urie për ta mbështetur udhëheqjen e shkarkuar të atëhershme të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës dhe për ta ruajtur autonominë e Kosovës, e cila u shfuqizua me ardhjen e Sllobodan Millosheviçit në krye të Serbisë.

Me këtë grevë minatorët gjithashtu kanë kërkuar shkarkimin e Rrahman Morinës, kryetarit të sapo zgjedhur të komitetit krahinor. Ata kanë ndërprerë grevën e tyre pas shtatë dite, kur Morina dha dorëheqje.

Osmani kishte marrë pjesë edhe në grevën e minatorëve të organizuar para dy vitesh, kur ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rregullohet statusi i Trepçës. "Nëse bëjmë krahasim grevat e atëhershme dhe grevat e sotme ato kanë një dallim. Grevat e mëparshme të vitit 1989 kanë qenë më shumë greva politike, për mbrojtjen e Kushtetutës së vitit 1974, kurse tani grevat janë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve", tha Osmani.

Kuvendi i Republikës së Kosovës para disa ditësh miratoi Ligjin për Trepçën, nëpërmjet të cilit Qeveria e Kosovës do të ketë 80 përqind të askioneve, ndërsa 20 përqind të tyre do të kenë punëtorët e Trepçës.

The post “Kosova të mendojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës, jo t’i përgjigjet politikës së Serbisë” appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more