Mesazhi.com: “Kartoni kuq i Xhakës, dënohet gjyqtari” plus 9 more |
- Kartoni kuq i Xhakës, dënohet gjyqtari
- Nishani kundër Ramës: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova, e jo Shqipëria
- Delawie: S’ka më fjalë, duhet vepra kundër korrupsionit
- 139 kandidatë pajisen me certifikata të provimit të jurisprudencës
- Veseli: Trepça çështje e zgjidhur
- Ky është super gjeniu boshnjak që flet 56 gjuhë
- Myslimani i Bosnjës flet 56 gjuhë, të renë e mëson për vetëm dy javë (Video)
- Shtyhet seanca për rastin “Stenta”
- Kanuni sfidon ligjin, grave nuk u jepet trashëgimia
- Shqiptarët në Ballkan, të defaktorizuar
Kartoni kuq i Xhakës, dënohet gjyqtari Posted: 21 Oct 2016 10:39 AM PDT Kartoni i kuq ndaj Granit Xhakës në ndeshjen kundër Swansea Cityt është cilësuar vendim jo i drejtë. Kështu të paktën bëhet e ditur nga Federata e Futbollit të Anglisë, të cilët kanë marrë masa ndaj gjyqtarit Jon Moss. Pas këtij ”gabimi”, Moss nuk do të drejtojë asnjë ndeshje në fundjavën e ardhshme, teksa Xhaka do të mungojë në tre ndeshje për Arsenalit. The post Kartoni kuq i Xhakës, dënohet gjyqtari appeared first on Mesazhi.com. |
Nishani kundër Ramës: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova, e jo Shqipëria Posted: 21 Oct 2016 10:38 AM PDT Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Serbia po tenton të shmang dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flasin për Kosovën. "Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga agjenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t'u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët", tha Nishani. Madje, lidhur me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet ta udhëheq Kosova. "Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet ta udhëheq Kosova", tha ai. Edhe Nishani i është bashkuar debatit që së fundmi është shumë aktual, atë për "kombësinë kosovare". Ai tha se shqiptarët janë faktorë në Ballkan. "Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 përqindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë", tha Nishani, duke shtuar se debatet për "kombin shqiptar" janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej të të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e dyja shteteve. The post Nishani kundër Ramës: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova, e jo Shqipëria appeared first on Mesazhi.com. |
Delawie: S’ka më fjalë, duhet vepra kundër korrupsionit Posted: 21 Oct 2016 06:33 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se ka ardhur koha që deklarimet për luftë kundër korrupsionit të kalojnë në vepra. Delawie këto komente i bëri me rastin e fillimit të nismës "për një gjyqësor me integritet", ku u tha se kjo është një tregues se deklaratat për luftim të krimit e korrupsionit po fillojnë të zbatohen. Kjo ngjarje shënon fillimin e nismës së integritetit publik të programit Forcimi i Sistemit të Drejtësisë (JSSP), i cili ka për qëllim të mobilizojë gjykatësit dhe qytetarët për t'iu përkushtuar kulturës së integritetit, llogaridhënies, efikasitetit, dhe transparencës. Ngjarja synon që të përfitojë nga miratimi i kodit të ri të etikës për gjykatësit dhe personelin e gjykatave për t'i dhënë një shtytje përkushtimit të plotë nga ana e gjyqtarëve, ndaj respektimit të standardeve më të larta të integritetit gjatë të ushtruarit të detyrave të tyre. The post Delawie: S'ka më fjalë, duhet vepra kundër korrupsionit appeared first on Mesazhi.com. |
139 kandidatë pajisen me certifikata të provimit të jurisprudencës Posted: 21 Oct 2016 06:15 AM PDT Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mori pjesë në solemnitetin e dhënies së certifikatave të provimit të jurisprudencës, njofton kumtesa ministrore. Në një solemnitet rasti, ajo, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës Fejzullah Hasani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin. Hoxha me këtë rast theksoi se gjeneratat që po e kryejnë me sukses provimin e jurisprudencës, do të japin kontribut në fuqizimin e sistemit të drejtësisë. "Nga sot, ju do të jeni profil profesional që zbatoni sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, do të jepni kontributin tuaj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor", theksoi Dhurata Hoxha. The post 139 kandidatë pajisen me certifikata të provimit të jurisprudencës appeared first on Mesazhi.com. |
Veseli: Trepça çështje e zgjidhur Posted: 21 Oct 2016 03:39 AM PDT Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të ndërpritet menjëherë tentimi për të biseduar për Trepcën që i ka bërë zv.kryeministri Branimir Stojanoviq në Bruksel. Veseli ka deklaruar se puna e Trepçës ka përfunduar me miratimin e ligjit dhe se sipas tij kjo u bë për të mirën ekonomike të të gjithëve. Ky është reagimi i parë zyrtar pas vizitës së zëvendëskryeminsitrit Stojanoviq në kryeqendrën evropiane, në tentim për të siguruar mbështetje për të anuluar ligjin që Trepçën e kthen në pronë të Qeverisë së Kosovës. The post Veseli: Trepça çështje e zgjidhur appeared first on Mesazhi.com. |
Ky është super gjeniu boshnjak që flet 56 gjuhë Posted: 21 Oct 2016 03:19 AM PDT Ai është vetëm 32-vjeç, por Muhamed Meshiçi nga Tuzlla e Bosnjës dhe Hercegovinës flet plotë 56 gjuhë. Meshiç kur ishte vetëm 16-vjeç kishte ushtruar detyrën e këshilltarit komunal. I riu nga Tuzla, është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov. Është fitues i çmimit prestigjioz "Brainsëork Make A Difference Award 2010", që në gjuhën shqipe do të thotë fuqia e trurit bën ndryshimin. Megjithatë, përveç këtyre titujve, ai njihet edhe si gjeni i gjuhëve të huaja, pasi është konfirmuar edhe zyrtarisht se ai flet 56 gjuhë, raporton Al Jazeera. I pyetur nga gazetarët se si është e mundur që dikush t'i flasë 56 gjuhë, Muhamed është përgjigjur duke thënë se gjithçka është e mundur. "E rëndësishme është të keni vullnet dhe dëshirë. Vullneti i fuqishëm i njeriut është një mrekulli – ai është 'fajtori' kryesor për sukseset tona. Bota në gjuhë tjera duket ndryshe dhe derisa i kuptoni këto mendime në gjuhë tjera, ju mund të krijoni një pasqyre krejt tjetër. Perspektiva është tjetër nëse një fjali e përktheni në disa gjuhë. Kontakti i parë me një gjuhë të huaj ka qenë kur fillova të komunikojë nëgjuhën greke, kur si i vogël shkoja për pushime në atë vend. Aty më erdhi një moment interesant në kokë, që më inspiroi të vazhdoja të mësoja gjuhë tjera", ka deklaruar Meshiç. Gjeniu i gjuhëve thotë se e nevojshme është të gjendet një mënyrë për të zotëruar një gjuhë të huaj, por nësenjerëzit janë këmbëngulës në këtë, ai beson se suksesi është i pashmangshëm, transmeton Telegrafi. Atij i nevojiten jo më shumë se dy deri në tri javë që të mësojë gjërat elementare të një gjuhe të huaj me të cilat do të mund të komunikonte pa problem me dikë. "Sa më shumë gjuhë të huaja që i flasim, aq më lehtë do ta kemi t'i mësojnë të tjerat, sepse gjuhët janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë ngjashmëri. Nga 365 ditë të vitit, unë i kaloj mbi 200 ditë në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se duhet të jesh viktimë nëse dëshironi të arrini diçka", ka shtuar Meshiç. The post Ky është super gjeniu boshnjak që flet 56 gjuhë appeared first on Mesazhi.com. |
Myslimani i Bosnjës flet 56 gjuhë, të renë e mëson për vetëm dy javë (Video) Posted: 21 Oct 2016 03:17 AM PDT Është vetëm 32-vjeç, por Muhamed Meshiqi nga Tuzlla e Bosnjës dhe Hercegovinës flet plotë 56 gjuhë. Meshiq kur ishte vetëm 16-vjeç kishte ushtruar detyrën e këshilltarit komunal. Ky i ri nga Tuzla, është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, transmeton Telegrafi. Është fitues i çmimit prestigjioz "Brainswork Make A Difference Award 2010", që në gjuhën shqipe do të thotë fuqia e trurit bën ndryshimin. Megjithatë, përveç këtyre titujve, ai njihet edhe si gjeni i gjuhëve të huaja, pasi është konfirmuar edhe zyrtarisht se ai flet 56 gjuhë, raporton Al Jazeera. I pyetur nga gazetarët se si është e mundur që dikush t'i flasë 56 gjuhë, Muhamed është përgjigjur duke thënë se gjithçka është e mundur. "E rëndësishme është të keni vullnet dhe dëshirë. Vullneti i fuqishëm i njeriut është një mrekulli – ai është 'fajtori' kryesor për sukseset tona. Bota në gjuhë tjera duket ndryshe dhe derisa i kuptoni këto mendime në gjuhë tjera, ju mund të krijoni një pasqyre krejt tjetër. Perspektiva është tjetër nëse një fjali e përktheni në disa gjuhë. Kontakti i parë me një gjuhë të huaj ka qenë kur fillova të komunikojë në gjuhën greke, kur si i vogël shkoja për pushime në atë vend. Aty më erdhi një moment interesant në kokë, që më inspiroi të vazhdoja të mësoja gjuhë tjera", ka deklaruar Meshiq. Gjeniu i gjuhëve thotë se e nevojshme është të gjendet një mënyrë për të zotëruar një gjuhë të huaj, por nëse njerëzit janë këmbëngulës në këtë, ai beson se suksesi është i pashmangshëm, transmeton Telegrafi. Atij i nevojiten hiç më shumë se dy deri në tri javë që të mësojë gjërat elementare të një gjuhe të huaj me të cilat do të mund të komunikonte pa problem me dikë. "Sa më shumë gjuhë të huaja që i flasim, aq më lehtë do ta kemi t'i mësojnë të tjerat, sepse gjuhët janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë ngjashmëri. Nga 365 ditë të vitit, unë i kaloj mbi 200 ditë në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se duhet të jesh viktimë nëse dëshironi të arrini diçka", ka shtuar Meshiq. The post Myslimani i Bosnjës flet 56 gjuhë, të renë e mëson për vetëm dy javë (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
Shtyhet seanca për rastin “Stenta” Posted: 21 Oct 2016 02:22 AM PDT Është shtyrë seanca e mjekëve të akuzuar për keqpërdorim detyre në Rastin Stenta. Seanca fillestare në Rastin Stenta ku të akuzuar janë 64 persona kryesisht punëtorë shëndetësorë të institucioneve publike e private është shtyrë për mungesë të njërit nga të akuzuarit-Agron Besimit. Para se gjykata të vendosë për shtyrjen, me mosmbajtjen e seancës sot u pajtua edhe prokurori Agron Bajrami që ditën e sotme e përfaqësoi aktakuzën. Prokurori e pranoi se ende nuk u janë dorëzuar provat të akuzuarve që nuk e kanë gjuhë amtare shqipen. "Për sa i përket çështjes së provave u janë dorëzuar të gjithëve, ndërsa sa u përket atyre në gjuhën turke pjesa e mbetur e materialeve do t'u dorëzohet shumë shpejt," tha prokurori Bajrami. Prokurori kundërshtoi veçimin e procedurës për Aganin e Shabanin. "Nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për veçimin e procedurës dhe se provat janë të ndërlidhura dhe veçimi do të ishte në kundërshtim me parimet e procedurës penale," tha prokurori Bajrami. Seanca e shtyrë u caktua të zhvillohet më 30 nëntor. The post Shtyhet seanca për rastin "Stenta" appeared first on Mesazhi.com. |
Kanuni sfidon ligjin, grave nuk u jepet trashëgimia Posted: 21 Oct 2016 12:43 AM PDT Femrave hezitohet t'u jepet trashëgimia pas shkurorëzimit nga bashkëshortët. Shpesh ato fshihen edhe nga akti i vdekjes së prindit, prandaj në Kosovë vazhdon të dominojë ligji tradicional sa i përket trashëgimisë së femrave Me dhjetëra gra po enden gjykatave duke kërkuar të drejtën për trashëgimi në pronë. Ndonëse, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ua mundëson atyre ta trashëgojnë pasurinë, familjarët apo bashkëshortët po i ikin ligjit në forma të ndryshme për të mos ua dhënë bijave apo ish-grave, shkruan "Zëri". N. Bukleta thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllanë e saj për mosndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai. "I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës", thotë Bukleta për gazetën. Ajo thotë sesi rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash. "Katër herë kam shkuar në Apel dhe përgjigjja që me jepej ishte 'Jo, s'është e kryer ende'", shprehet ajo. Bukleta thotë se ndikon shumë që është femër dhe nuk i takon pasuria. "As gjykatave s'po u besoj më, as avokatëve, as komunave sepse po e zvarrisin çështjen", thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t'i drejtohen palës me fjalët : "Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)", që sipas saj po i zhgënjen femrat t'i drejtohen gjykatave. The post Kanuni sfidon ligjin, grave nuk u jepet trashëgimia appeared first on Mesazhi.com. |
Shqiptarët në Ballkan, të defaktorizuar Posted: 21 Oct 2016 12:31 AM PDT Mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptar në Ballkan ka bërë që shqiptarët e ndarë në pesë shtete të jetojnë të defaktorizuar. Politikanët dhe analistët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Kosova thonë se vetëm uniteti forcon kombin. Megjithatë më së keqi, sipas tyre, jetojnë shqiptarët në Serbi Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të funksionojnë të ndara derisa situata e tanishme politike dhe ajo e sigurisë në këto shtete nuk është fare e lakmueshme, shkruan "Zëri". Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e shqiptarëve të ndarë në këto shtete, të cilët kanë thënë se partitë përfaqësuese duhet të bien në ujdi për t'u faktorizuar si shqiptarë. E gjithashtu një pjesë të fajit për këto thyerje ndërvëllazërore i kanë edhe dy shtetet "amë", Kosova dhe Shqipëria, të cilat nuk kanë bërë sa duhet ose hiç për pakicat shqiptare në këto tri shtete. Nga ana tjetër, analistët politikë në Maqedoni mbeten skeptikë nëse do të arrihet unifikimi. Ata thonë se shqiptarët, të cilët banojnë në këtë shtet, tashmë janë tërësisht të zhgënjyer. Pavarësisht këtyre, analistët politikë nga Kosova vlerësojnë se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa që janë sot, duke përjashtuar këtu shqiptarët në Serbi, të cilët aktualisht janë në një situatë mjaft të vështirë. The post Shqiptarët në Ballkan, të defaktorizuar appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: