Skip to main content

Pa rrotlla: “Donin të luftonin në Siri, arrestohen 5 shqiptarë” plus 9 more

Pa rrotlla: “Donin të luftonin në Siri, arrestohen 5 shqiptarë” plus 9 more


Donin të luftonin në Siri, arrestohen 5 shqiptarë

Posted: 27 Aug 2016 12:49 PM PDT

Ministri i Brendshëm maqedonas, Mitko Çatkov ka komunikuar gjatë ditës së sotme se pesë shqiptarë të Maqedonisë janë arrestuar në Turqi, të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja. Çavkov tha se operacioni për arrestimin e shqiptarëve është zhvilluar më 12 gusht në Ankara. Tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, […]

Moskë, zjarr në një shtypshkronjë, vdesin 17 persona

Posted: 27 Aug 2016 12:39 PM PDT

Një zjarr i madh ka përfshirë një makazinë të një shtypshkronje në rrugën "Altufjevo" në Veri-Lindje të kryeqytetit rus, Moskë, ndërsa mësohet se kanë vdekur 17 persona. Siç shkruar agjencia "TASS", personat që kanë ndërruar jetë janë personeli që punonte aty, 16 prej të cilëve ishin emigrantë që punonin dhe jetonin në një konvik po brenda ambienteve […]

Jeta shqiptare e muxhahedinëve

Posted: 27 Aug 2016 12:33 PM PDT

Të përndjekur nga një regjim gjakatar, siç e cilësojnë ata situatën në Iran, muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri shohin një tjetër realitet.  Sharjar Qiomanish është një inxhinier kompjuterash që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Këtu në kamp kalojmë shumë mirë. Stafi është i mrekullueshëm. Ne iranianët jemi një popull që e […]

Dhunuan dy gazetarë, Arrestohen dy policë. Ishin të dehur

Posted: 27 Aug 2016 11:50 AM PDT

Dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan nga disa gazetarë për dhunë, janë arrestuar. Policia njoftoi se ata iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultoi se konsumi ishte mbi normat. Për një efektive policie që ishte pjesë e patrullës që ndaluan gazetarët u vendos procedim disiplinor. Grupi i xhirimit i News 24 i […]

Londra kundër krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane

Posted: 27 Aug 2016 09:44 AM PDT

Ideja e disa prej liderve të Europës qëndrore,  per krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane, gjatë një takimi të mbajtur me kancelaren gjermane Angela Merkel nuk është pritur mirë nga Britania, në kushtet kur vendi po përgatitet për të dalë nga BE-ja. Londra zyrtare e ka kundërshtuar këtë propozim duke nënvizuar se nuk do të […]

Befasohen shqiptarët: Ja kush komentoi tek kënga e re e Dua Lipës (Foto)

Posted: 27 Aug 2016 09:19 AM PDT

Në një hapësirë për komente në Youtube, pa dyshim se shqiptarët e 'bëjnë më së miri' me ato që shkruajnë që shpeshherë marrin edhe konutacion të shakasë. Por, dje, me publikimin e këngës 'Blow Your Mind (Mwah)' të Dua Lipës shumë janë habitur me një koment. Ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj që nga kanali i […]

Zbulohet letra e rrallë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë (Foto)

Posted: 27 Aug 2016 09:14 AM PDT

Kjo letër që shihni dhe në fotot që ka publikuar Profesor Kabo, është një kopje e letrës së Nënë Terezës. Është shkruar më 16 gusht 1989, dhe i drejtohet Ramiz Alisë, Presidentit të Shqipërisë së asaj kohe. Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia pas vizitës disaditore që kishte bërë në Shqipëri (në "vendin tim"). […]

Italia funeral për viktimat e tërmetit

Posted: 27 Aug 2016 09:05 AM PDT

Një funeral masiv po zhvillohet në Itali për disa nga 284 njerëzit e vrarë në tërmet i fuqishëm i së  mërkurës. Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi rajonin qendror, u rrit brenda natës me gjetjen e shumë trupave. Kryeministri Matteo Renzi është në mesin e personaliteteve që marrin pjesë në këtë funeral. […]

Pamje shokuese e Çiljetës, ja si ka qenë ajo disa vite më parë(Foto)

Posted: 27 Aug 2016 08:55 AM PDT

Sot ajo është kthyer në brune, me flokë të shkurtra, me gjoks të zvogëluar dhe me një trup mjaft në formë. Herë pas herë ajo bën ndryshime të mëdha, sidomos me modelin dhe ngjyrën e flokëve. Por, si ka qenë Çiljeta disa vite më parë, në moshën 14-vjeçare, kur ka konkurruar edhe për "Mis Shqipëria"? […]

Fraiburgu dhe Kaizerslautern kërkojnë Gjimshitin

Posted: 27 Aug 2016 08:45 AM PDT

Portali "Gianlucadimarzio.com" zbulon se Fraiburgu dhe Kaizerslautern në "Bundesligë" dhe në "Zweite Liga" kërkojnë futbollistin e kombëtares sonë, Berat Gjimshiti. Ndërsa Atalanta duket e vendosur për të gjetur një marrëveshje. Më herët, gazeta më e madhe sportive në Itali "Gazzetta dello Sport", ka thënë se mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për […]
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more