Skip to main content

Ora News: “Vëllezërit djegin nga pakujdesia ullishten e bashkëfshatarëve” plus 9 more

Ora News: “Vëllezërit djegin nga pakujdesia ullishten e bashkëfshatarëve” plus 9 more


Vëllezërit djegin nga pakujdesia ullishten e bashkëfshatarëve

Posted: 27 Aug 2016 11:57 PM PDT

Dy vëllezër në Lushnje kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e zjarrëvënies.

Sipas bluve, Elton dhe Julian Qosja, 34 vjeç dhe 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta” në Lushnje kanë djegur nga pakujdesia një ullishte në fshatin Dushk.

Policia sqaron se vëllezërit duke pastruar një pronë të familjes së tyre në këtë fshat kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim .

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trupi i pajetë i Erjon Toros mbërrin në Vlorë

Posted: 27 Aug 2016 11:30 PM PDT

Trupi i pajetë i Erjon Toros, i cili humbi jetën në termetin që goditi më 24 gusht Italinë Qëndrore ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Trageti në të cilin transportohej i riu nga Fieri u ankorua sot në portin e Vlorës.

Për ta pritur kishin dalë familjarë të viktimës, të cilët sëbashku me arkivolin u nisën drejt Fierit, ku edhe do të prehet trupi i pajetë.

Të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros që humbi jetën në Amatrice do të kryhen nga qeveria shqiptare.

Nga tërmeti bashkëshortja e tij ka humbur këmbët. Elsa Toro, vazhdon të jetë e shtruar në spitalin e Aquilas.

Gjëndja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe vazhdon të jetë nën një mbikqyrje speciale të mjekëve. Ndërsa dy vajzat janë fatmirësisht në gjëndje të mirë shëndetësore

Ndërkaq 2 nga 5 shtetaset shqiptare të plagosura nga ky tërmet kanë dalë nga spitali "Gemelli" i Romës.

Gjëndja shëndetëosre e 3 shqiptareve të tjera të shtruara në këtë strukturë është drejt përmirësimit.Kanë shëmbje e thyerje në trup.

erjon toro vlore1`

Mbërritja e trupit të pajetë në Vlorë

erjon toro vlore2`

Mbërritja e trupit të pajetë në Vlorë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A tregon kjo “Selfie” se reperi Tupac është gjallë?

Posted: 27 Aug 2016 11:26 PM PDT

Vijojnë teoritë e konspiracionit lidhur me vdekjen e reperit 2Pac.

Edhe pse është shpallur i vdekur që prej vitit 1996, gjithmonë kanë ekzistuar teori se Tupac Shakur është ende gjallë dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë që fshihet në Kubë.

Shumica e pretendimeve të njerëzve të cilët kanë fotografuar atë, kanë rezultuar përpunime apo thjesht ngjashmëri por një video e publikuar në "Youtube" ka pushtuar median online, e cila vërteton se Tupac është gjallë.

Videoja, e cila ka marrë mbi 1.3 milionë klikime, tregon një "selfie" të një burri, i cili në kokë mban një shami të ngjashme me atë të yllit botëror. Sipas fansave pretendohet se ai është 100% Tupac për shkak se ka të njëjtat vetulla dhe buzë.

100 200 300

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja çfarë i ndodh zemrës nëse pini kokainë

Posted: 27 Aug 2016 11:13 PM PDT

Jeni kurioz të dini se cfarë i ndodh zemrës tuaj nëse konsumoni kokainë? Kjo video ua demostron më së miri.

Rrahjet e zemrës janë tri herë më të fuqishme se të zemrës normale dhe pas stimulimit, rreh si e krisur njëzet minuta të plota e më shumë se sa do të rrihte zemra e personit i cili kurrë nuk e ka provuar këtë drogë.

Kokaina mund të konsiderohet si vrasësi më i madh i njerëzve të vendit tonë. Kështu që mos e provoni!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari kërcënon me 200 mijë euro pronarin e diskotekës

Posted: 27 Aug 2016 10:32 PM PDT

Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë. "Unë kam qenë klient i rregullt aty…”

Një shqiptar (38 vjeçar) kishte shkuar në diskotekën e tij të preferuar "Huhnerstall" në Wiener Neustadt të Austrisë, dhe pasi kishte rrëmbyer aty një thikë dhe një sëpatë, ka kërkuar nga pronari i diskotekës 200 mijë euro, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.

Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë.

"Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës", kishte thënë ai.

Pse e kishte humbur kontrollin, këtë nuk mund ta shpjegonte as vet ai.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë bërë të ditura.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lame surprizohet nga Katedralja e Prishtinës: E Tiranës një shëmtirë

Posted: 27 Aug 2016 01:51 PM PDT

Dritaret e ngushta të kishëzës mbretërore (a më mirë, kapelës mbretërore) së Pallatit të Brigadave, nuk kanë as xhama e as vetrata të ngjyrosura, por veç fletë të holla alabastre italiane që, gjysmë të tejdukshme siç janë, mjaftojnë për të tejçuar dritë të ngrohtë së jashtmi brenda.

M'u kujtuan ato dritare gjatoke tek shihja dritaret e mëdha të katedrales katolike të Prishtinës që, edhe këto, panelet rreth e rreth i kanë me të tilla fletëza delikate prej alabastre.

Për mua Katerdralja e Prishtinës ishte një surprizë. E madhe, e madhe, bajagi e madhe (edhe surpriza edhe katerdralja) më bënë të mendoj e të pyes veten:

Po pse Katedralja Katolike që bëmë në Tiranë, është kaq e shëmtuar? Dhe e vockël. E që ngjan më shumë me ato kishat dështuara bruteske të periferive italiane të viteve '70.
Po pse Katedralja Ortodokse që bëmë në Tiranë, nuk ngjan me asgjë shqiptare? Mund të zgjidhnin o ta bënin moderne të paatdhe, ose klasike sipas shumë kishave ortodokse shqiptare. S'kanë bërë asnjërën, por një mish mash stilesh.

Po pse xhamia e madhe e Tiranës që po bëhet ende, ka të njëjtin problem (veç problemit që na fshiu nga qyteti një park të gjelbëruar)? Pra nuk është as moderne mbinacionale e nuk është as tradicionale shqiptare. Eshtë thjesht një mastaba kopje betonarmeje e xhamive stambollie.

Po pse Odeoni i bektashinjve mbi kodrat e Tiranës, në çdo gur, mermer e xham, imiton pa kuptim faltoret e Indisë, e asgjë të shpirtit të bektashizmës shqiptare?

Në të gjitha rastet kemi dështuar veç se na ka zënë tash një çerek shekulli sëmundja e të bërit të gjërave "që nuk i ka parë bota" e që pastaj rrijnë siç i rri shala gomarit. Kemi humbur aftësinë të bëjmë gjëra normale.

Ajo, Katedralja e Prishtinës, ishte një gjë sa romane aq edhe shqiptare, sa katolike aq edhe patriote, sa e madhe aq edhe intime, sa klasike aq edhe moderne, sa dinosauriane aq edhe në shkallë njërëzore, sa kanonike aq edhe divulgative. Asnjë prej katër tempujve të Tiranës, nuk i afrohet as tek këmba, e Zoti më ndjeftë për ç'po shkruaj.

Më lini t'u përshkruaj veç një prej vetratave të saj. Në të shihet Skënderbeu me Papën Piu II. Piktori është kujdesur të mos tregojë atë, Skënderbeun standart tonin, e për këtë ja ka hequr përkrenaren nga koka (që meqë ra llafi, s'e ka mbajtur kurrë). E bën këtë edhe që heroi ynë t'i tregojë rrespekt Papës, por edhe që të duket më shumë si burrë shteti sesa si luftëtar. Po pse nuk e ka bërë pa përkrenare fare? Sepse përkrenarja i duhet piktorit si shenjë dalluese për të treguar që ai është Skënderbeu. E për ta shpëtuar përfundimisht heroin nga folklorizmat tona me tirqe, jelekë e qeleshe, përkundër, e ka veshur si një zotni bujar evropian të kohës së vet, me një xhybe të madhe të kuqe e me hermelin të bardhë anëve.

E më tej mbi Skënderbeun shfaqet kështjella e Krujës, e mbi kokën e Papës shfaqet Vatikani.

Në krah të Papës janë pikturuar 5 stema papnore, për të kujtuar 5 papët me të cilët pati të bëjë në të gjallë të vet Kastrioti. E ndërsa Gjergji mban ndër duar përkrenaren, Papa mban një kartë ku shkruhet titulli që ju njoh prej tij heroit: "Atleta Christi".

Përpara tyre, pak më poshtë, qëndron peshkopi Pal Engjëlli, që shpalos një tjetër kartë ku shkruhet e famshmja formulë e pagëzimit "Unte paghesont …".

Të gjitha këto, përfshihen në atë kornizën me panele alabastre ngjyrë mjalti me damarë të kafenjtë, që ndihmon t'i japë dritë të butë ambientit. Të tilla janë të gjitha vetratat e Katedrales, e jo veç ato, por gjithshka e saj. E menduar, e kuruar, e qytetëruar, katolike-evropiane, por po aq edhe nacionaliste-shqiptare.

E tash t'u them një ndër arsyet që besoj t'a ketë bërë të tillë atë faltore. Them të jetë pikërisht tek ajo që lidh edhe panelet prej alabastre të Kapelës mbretërore të Tiranës, me panelet e njëjta të Prishtinës. Të dyja janë bërë në troje shqiptare, janë bërë plot shqiptarizmë, por jo nga shqiptarë, por të huaj. Ne nuk e kemi atë qytetëri që duhet për të bërë punëra të tilla.

Të mos nxehemi e thërresim kot mal më mal nga inati, por veç ta pranojmë këtë qytetëri zbutëse të Evropës, e të shpresojmë që një ditë të mbijnë edhe në këtë tokë të tillë filiza.

1000 2000 3000 4000 5000 6000 7000

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ulqini nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 2 të arrestuar për zjarrin

Posted: 27 Aug 2016 01:31 PM PDT

Përkundër situatës dramatike dhe zjarrit të paparë i cili vazhdon të kërcënojë Ulqinin, kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

"Nuk do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme sepse për momentin zjarri është nën kontroll. Kemi mjaft njerëz dhe makina, aty janë edhe dromaderët. Problem është vetëm era e cila vazhdon të fryjë fortë", tha Cungu.

Sipas informatave që ka ai nuk janë djegur dy shtëpi, por një objekt ndihmës dhe një garazh.

"Arritëm të shpëtojmë 52 shtëpi të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri", tha Cungu.

Shefi i zjarrfikësve të Ulqinit, Flamur Sella, tha se situata në terren është kaotike, dhe zjarri ka përpirë deri tani dy objekte.

"Në ndihmë erdhën zjarrfikësit nga Tivari, Podgorica dhe Budva. Aty janë edhe helikopterët dhe aeroplanët për fikjen e zjarrit, i tërë personali i njësisë së zjarrfikësve dhe qytetarët. Mbrojmë shtëpitë sa kemi mundësi, por është shumë vështirë sepse zjarri është jashtë kontrollit".

Policia ka arrestuar dy persona për të cilët dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin i cili të dielën u përhap në Malin e Bardhë.

Ato janë banore të vendbanimit informal të romëve i cili ndodhet bë Braticë, mu në hyrje të Ulqinit.

Për vite të tëra shërbimeve kompetente i është tërhequr vëmendja për problemet që shkaktojnë banorët e këtij vendbanim, prej lypjes e deri tek rrezikut të shkaktimit të zjarrit.

1 2 3 4 5 7 8 10 11 12 13 14 15 16 20 30

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Analistët: Të hetohet piramida në rastin “Pronto II”

Posted: 27 Aug 2016 01:25 PM PDT

Nisja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj deputetit të Kuvendit, Adem Grabovcit, nga analistë për çështje politike dhe udhëheqës të partive politike në opozitë, konsiderohet si vendim i duhur, por dyshojnë se përfundimi epilogut do të ketë rezultate.

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për, siç thuhet"shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike".

Vendimi pason publikimin në mediat lokale të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria nuk do të ketë guxim që të merret me rastin Graboci dhe protagonistët e përfshirë në përgjime.

Ky vendim, thotë ai,është një taktikë e Prokurorisë për të blerë paqe te publiku.

"Bazuar në praktikat e deritashme, imuniteti praktik i krijuar nga këta zyrtarë të lartë, për të bërë çka do, dhe për të qenë mbi ligjin, konsideroj se do të jetë edhe më tutje i tillë. Dhe, nuk besoj shumë që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me zotin Grabovci, por edhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme", shprehet Musliu.

Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është idomosdoshëm, edhe pse i vonuar. Selmanaj, ndërkaq, konsideron se hetimet nuk duhet të kufizohen vetëm te Grabovci, por siçshprehet ai, hetimet duhet të shkojnë te krejt piramida organizative e këtij grupi.

Duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se edhe me rastin Grabovci do të ketë rezultate.

"Nuk duket se është një person, duket se është një skemë mirë e ndërtuar e disa njerëzve, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë kapur të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës. Duke shfrytëzuar autoritetin e tyre zyrtar, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke cenuar drejtësinë e njerëzve para ligjit, duke cenuar të drejtën e punësimit mbi bazën e kushteve të barabarta. Unë mendoj se këtu ka disa elemente të veprave të ndryshme penale", thotë Selmanaj.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën ka mbajtur një konferencë për media dhe e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si “të nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik”.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale,thuhet se me veprimet e tij "Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike. (REL)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ulqini në “luftë” me zjarret, mediat: Në ndihmë 2 helikopterë nga Serbia

Posted: 27 Aug 2016 01:05 PM PDT

Situata e vështirë e zjarreve ka përfshirë edhe territorin e Malit të Zi. Që prej orës 12:30 në Ulqin janë shfaqur disa vatra zjarri në zonën që njihet si Mal i Bardhe.

Nga zjarri dy shtëpi janë djegur totalisht,por pa pasoja në njerëz pasi ato  janë evakuar.

Mediat në Malin e Zi shkruajnë se gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin kanë ardhur në ndihme edhe  2 helikoptera nga Serbia.

Forcat zjarrfikëse janë në angazhim për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë të repartit zjarrfikës të Ulqinit kanë mbërritur edhe ekipe nga Tivari, ndërsa janë në pritje të ndihmave edhe nga Budva.

Po ashtu për të neutralizuar flakët e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe helikopterë.

Arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë shkaktarë të zjarrit në Mal të Bardhë. Fjala është për disa banorë që banojnë në dalje të Ulqinit në afërsi të vendit ku ka filluar zjarri.

Kryetari i Komunes Ulqin: Nuk do shpallim gjendjen e jashtë zakonshm.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme.

"Nuk do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme sepse për momentin zjarri është nën kontroll. Kemi mjaft njerëz dhe makina, aty janë edhe dromaderët. Problem është vetëm era e cila vazhdon të fryjë fortë", tha Cungu.

 

30 20 16 15 14

14138392_10208716656067481_1235727712_n 14102034_10208716670987854_1651907952_n14151913_10208714754619946_613253798_o 14163621_10208714735259462_1615443099_o 14163643_10208714732899403_540858493_o 14123550_10208714732619396_804784787_o 14163962_10208714737539519_1422147183_o 14163730_10208714738419541_414402955_o 14045095_10208714733099408_614110089_o 14139082_10208714755819976_1765399194_o 14138965_10208714755779975_2088210425_o

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vetitë speciale të fiqve të verës

Posted: 27 Aug 2016 12:58 PM PDT

Fiqtë e kanë prejardhjen e lashtë nga Lindja e Mesme, por shtëpia e tyre natyrale gjendet në vendet e Detit Mesdhe dhe me krenari edhe në Shqipëri. Që nga lashtësia, koncepti i qytetërimeve për këtë frut dhe për pemën e tij, ka qenë ai i pemës së kënaqësisë, kjo prej ëmbëlsisë dhe mirësive të fiqve. Fiku, është një nga frutat më domethënës në historinë e njerëzimit, përmendet si fruti më i dashur i Kleopatrës së Egjiptit, madje disa studiues besojnë se “fruti i ndaluar” në Kopshtin e Edenit, nuk ishte Molla, por ka qene një pemë Fiku.

Ekzistojnë rreth 150 lloje fiqsh, me ngjyra të ndryshme si të zinj, kafe, vjollcë, deri në disa variacione të fiqve të bardhë. Në Shqipëri rriten disa lloje fiqsh, disa më të hershëm në prodhim e disa të tjerë më të vonshëm, kryesisht të bardhë dhe të zinj, si edhe varietete të fiqve më të vegjël, të quajtur rreka të cilët dalin në treg në fund të verës. Turqia zë vendin e pare në botë për prodhimin e fiqve, ndërsa Shqipëria raportohet të renditet si vendi i tetë në botë për prodhimin e këtij fruti.

Përmeti, Berati, Elbasani, por edhe Tirana dhe mjaft zona të tjera të Shqipërisë, sidomos asaj jugore, janë prodhuesit dhe kultivuesit kryesorë të fiqve shqiptarë, ndërkohë që një pjesë e mirë e fiqve vendas përpunohet për reçel, marmelatë, apo thahet për t'u përdorur gjatë muajve të tjerë të vitit.

Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë janë një zgjidhje e mrekullueshme për shkak të vetive të tyre, të cilat janë:

1. Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tretës.

2. Janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

3. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

4. Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

5. Fiqtë zëvendësojnë produktet e qumështit. Nëse s'i toleroni produktet e qumështit, fiqtë ju ndihmojnë. Janë të pasur me kalcium ndaj janë alternativë e shkëlqyer për ata që s'mund të pinë qumësht ose kos.

6. Fiqtë largojnë pagjumësinë. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale ndikon mirë te sistemi nervor.

7. Kanë efekt laksativ. Farat që kanë në brendësi kanë efekt laksativ, çka ndihmon në rastet e konstipacionit.

Fiku është një nga frutat më të pasura me kalium. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligram kalium që do të mjaftonin për gjithë ditën. Kaliumi është i domosdoshëm për arteriet e zemrës.

Ngjyrat dhe faktet. Fiqtë lejla janë më të përhapurit dhe më të ëmblit nga të gjitha llojet. Fiqtë jeshilë janë më të lëngshëm dhe kanë një lëkurë më të hollë.

Fiqtë e zinj janë më të thatë dhe qëndrojnë më gjatë në pemë në krahasim me të tjerët. Fiqtë e vegjël rreka janë paksa të rrudhosur dhe me një shije mes fiqve të thatë dhe atyre të njomë./AgroWeb.org/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more