Skip to main content

Lajmi.net: “Rashica niset drejt Kosovës (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Rashica niset drejt Kosovës (FOTO)” plus 8 more


Rashica niset drejt Kosovës (FOTO)

Posted: 28 Aug 2016 12:03 AM PDT

Futbollisti i Vitesses, ka publikuar para disa minutave një foto  nga aeroporti.

Ai sipas të gjitha gjasave po niset drejt Kosovës, për shkak të pushimit disa-ditor te Vitesse, përcjellë “Lajmi.net”.

Më pas, vushtrriasi do të grumbullohet me Kosovën, para ndeshjes së parë ndaj Finlandës.

cats

Zyrtare: Inter-Joao Mario, shumë e çmendur

Posted: 27 Aug 2016 11:44 PM PDT

Sot është konfirmuar edhe shuma e çmendur që e ka paguar klubi zikaltër, për të marrë Joaon.

Interi i ka paguar Sportingut të Lisbonës plot 40 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, përcjellë “Lajmi.net”.

Pos Marios, Interi transferoi edhe sulmuesin Gabigol.

 

 

Mushtisht, Policia largon protestuesit me gaz lotsjellës, ka të lënduar

Posted: 27 Aug 2016 11:39 PM PDT

(I plotësuar) – Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës kanë organizuar protestë kundër vizitës së serbëve në manastirin e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Në protestën që ka filluar në orën shtatë protestuesit kanë bllokuar rrugët, kundër kësaj vizite të serbëve që paraluftës kanë jetuar aty.

Policia disa herë ka kërkuar nga qytetarët ta lirojnë rrugën, por protestuesit nuk janë bindur.

Protesta nuk ka shkuar e qetë dhe në një moment policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës, ku ka pasur disa persona të lënduar lehtë, raporton gazetari i Klan Kosovës nga terreni.

Në protestë është lënduar edhe një polic, ndërsa njoftohet edhe për disa persona të arrestuar.

mushtisht 2 mushtisht 1

(I plotësuar) – Situata ka eskaluar në Mushtisht pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Sipas gazetarit të KALLXO.com në Mushtisht, policia është duke i shtyrë të tubuarit drejt qendrës së fshatit.

Gjatë ndërhyrjes ka të lënduar dhe të arrestuar.

Policia ka filluar ndërhyrjen, ndërsa protestuesit që kanë bllokuar rrugën po qëndrojnë ulur.

policia-2 mushtisht4

***

Ata po protestojnë kundër kthimit të serbëve, "duke pasur parasysh që ky komunitet nuk është përgjigjur për asnjë krim të bërë në fshatin Mushtisht në mesin e viteve 1997-1999", transmeton lajmi.net

Banorët po kundërshtojnë ardhjen e serbëve me flamuj kombëtarë në duar, si dhe duke thirrur UÇK.

Tashmë Policia e Kosovës, përfshirë edhe një njësit të Njësisë Speciale, kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërkaq mësohet se ka pas një konfrontim ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë. /lajmi.net

Kuvendi organizon tryezë për personat e zhdukur

Posted: 27 Aug 2016 11:20 PM PDT

Personat e zhdukur

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo tryezë është organizohet nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Ende s’ka targa RKS

Posted: 27 Aug 2016 11:16 PM PDT

Targa

Qindra pronarë të automjeteve në Kosovë tash e sa kohë nuk po arrijnë të pajisen me targa të rregullta nga Agjencia e për Regjistrim Civil. Kjo si pasojë e mos zgjidhjes së proceduarave tenderuese.

Pajisja e qytetarëve me targa provuese, 'prova', si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për KosovaPress, të cilët ritheksojnë se aktiviteti i prokurimit është ri-tenderuar dhe shpallur në KRPP me datën 25.05.2016, sipas procedurës së hapur, ndërsa për katër ofertat e dorëzuara me datën 06.07.2016 tani procesi është në fazën e vlerësimit nga ana e komisionit vlerësues dhe i cili pritet të përfundojë brenda ditësh si proces i menaxhuar nga MPB.

Zyrtarja për medie në MPB, Rroksana Qarri sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17 gusht të vitit të kaluar sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB.

Kurse, më 30.10.2015 procesi i kontestimit të vendimit të MPB është bërë në Organin Shqyrtues të prokurimit, dhe ky organ ka kërkuar nga MPB të ri-vlerësojë ofertuesit.

MPB pas rivlerësimit, ka nxjerrë Vendim për anulim, vendim ky i cili pra është apeluar në OShP me datën 24.12.2015,kurse OShP me datë 26.04.2016, pra pas katër muajsh vonesë  si rrjedhojë e vonesës në emërimin e anëtarëve të OShP-së ka nxjerrë vendimin përfundimtar dhe ankesa e operatorëve është refuzuar si e pa bazë.

"Për shkak te komplikimeve të krijuara procedurale, Ministria e Punëve të Brendshme ka shfrytëzuar të drejtën e furnizimit emergjent me targa për një sasi të kufizuar. MPB ka nënshkruar kontratë me datën 23.03.2016 sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe ky furnizim është realizuar', thotë ajo.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.

Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.

"Ministria e Punëve të Brendshme, e ka të pamundur të gjejë zgjidhje alternative, sepse çdo veprim i ndjekur nga MPB duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe afatet kohore. Për të mos arritur në këtë situatë, MPB kishte filluar procedurat e prokurimit 11 muaj më parë, mirëpo MPB nuk mund të ndikojë në faktorët e tjerë që mund të konsiderohet si faktorë jashtë përgjegjësive të MPB", thotë ajo.

MPB, sqaron se veturat që qarkullojnë me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave.

Shqiptari kërcënon me sëpatë pronarin e diskotekës

Posted: 27 Aug 2016 11:03 PM PDT

Në gjyqin për zhvatje i cili u mbajt të enjten në Wiener Neustadt, 38 vjeçari ishte i tronditur për këtë rast dhe pranoi fajësinë.

"Unë kam qenë klient i rregullt aty. E njihja shefin shumë mirë por kisha probleme me Dj, dhe me njërin nga sigurimi i diskotekës", kishte thënë ai. Pse e kishte humbur kontrollin, këtë nuk mund ta shpjegonte as vet ai.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë bërë të ditura.

Sot na presin këto ndeshje shumë interesante

Posted: 27 Aug 2016 06:04 PM PDT

Kampioni i La Ligas, Barcelona, ka para vetes një transfertë shumë të vështirë, atë kundër Athletic Bilbaos (20:15).

Sfida interesante sjellë edhe Serie A, ku Interi pret Palermon në ora 18:00 ndërsa Roma është mysafire e Cagliarit në 20:45.

Në Angli punë aspak të lehtë për Manchester Cityn, që luan kundër West Hamit në “Etihad” në ora 17:00.

Kur Elvana konkurronte në “Ethet e së premtes”, 15 vjeçare (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 03:22 PM PDT

Elvana Gjata

“Ethet e së Premtes Mbrëma” ka nxjerrë shumë artistë që tani janë të dashur dhe shumë të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

E një nga to është padyshim edhe Elvana Gjata, këngëtarja që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë hite të një pas njëshme, përcjellë lajmi.net.

Tani Elvana ka rikujtuar kohët e audicioneve tek “Ethet”, kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare, por ka ditur të zotërojë skenën./lajmi.net


Shpend Ahmeti i prin thirrjes për protestë më 1 shtator (Video)

Posted: 27 Aug 2016 03:20 PM PDT

Përmes një videoje, që synon të bind njerëzit të dalin në protestë, ky subjekt politik ka përzgjedhur Shpend Ahmetin t'i prijë ftesës për protestë, pasur me ish- Avokatin e Popullit, Sami Kurteshi dhe përfunduar me shtetasin zviceran, Faton Topalli, raporton lajmi.net

Kështu, në videon e tyre, ata vlerësojnë se Kosova po humb tokë, se punësimet po bëhen pa merita nga grupet kriminale sipas tyre, po udhëheqin Kosovën, dhe se siç thonë ata, të varfrit dhe të papunët janë shumicë në Kosovë.

"Në qoftë se në një institucion shëndetësor vendoset një dajë, në qoftë se në një institucion gjyqësor vendoset një djalë i axhës, dhe në qoftë se si drejtorë shkollash vendosen kushërinj, atëherë kuptohet se pse Kosova është në këtë gjendje ku jemi sot. Papunësia nuk është çështje fati por është pasojë direkt e politikave që i ka ndërmarrë ky klan kriminal që po e udhëheqë Kosovën", thotë Shpend Ahmeti.

"Kjo Qeveri, me Hashim Thaçin që ka nënshkruar këtë demarkacion të dëmshëm dhe Isa Mustafën që i qëndron pas kësaj marrëveshjeje do që të vulosë këtë akt tradhtie, duke i falur Malit të Zi mijëra hektarë tokë", thotë Sami Kurteshi.

"I ftojë të gjithë të varfëritë, të papunët, që janë shumicë në Kosovë për të na u bashkangjitur në protestën e 1 shtatorit për të parandaluar humbjen e territorit të Kosovës karshi Malit të Zi", thotë Faton Topalli./ Lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more