Skip to main content

Lajmi.net: “Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO)” plus 8 more


Do të befasoheni nga klubi i ri i Mavrajt (FOTO)

Posted: 25 Aug 2016 11:57 PM PDT

Mërgim Mavraj është i gatshëm të luajë në një prej ligave më të mira në Evropë.

Qendërmbrojtësi i Kolnit është shumë pranë transferimit në Sampdoria.

"Sky Sport" raporton se Mavraj do të jetë përforcim i ri i Sampdorias, përcjell "Lajmi.net".

Sampdoria është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri.

Dhe, Mavraj i pëlqen shumë ekipit të mirënjohur nga Serie A.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Speci i kuq i djegës, zhduk dhembjet…

Posted: 25 Aug 2016 11:53 PM PDT

Kur ndalohet prodhimi i kësaj lënde është vërtetuar se edhe dhimbjet pushojnë. Kapsaisina që i jep specit të kuq vetinë djegëse vepron në trupin e njeriut duke përcaktuar receptorët ekzistues mbi qelizat brenda trupit.

Eksperimenti laboratorik i realizuar fillimisht tek minjtë tregoi se kur geni humb efektivitetin bëhet i pandjeshëm ndaj kapsaisinës.

Duke u bazuar tek ky fakt shkencëtarët po përgatiten të bëjnë ilaçe me të njëjtin efekt. Duke theksuar se ky studim është shumë i rëndësishëm në kuptimin e mekanizmit të dhimbjeve dhe në kurimin sa më efektiv të saj, studiuesit thane se në rastet kur dëmtohet një pjesë e trupit kanë zbuluar familjen e endogjenezës kapsaisinë (organizma apo ato që krijohen ose prodhohen në pjesët e saj).

Shkencëtarët shpresojnë të prodhojnë ilaçe që shërbejnë në kurimin e dhimbjeve të ndryshme kronike të shkaktuara nga kanceri apo sëmundjet infektive si infeksionet e kyçeve dhe fibromalgjia.

10 vjeçari më i shëndoshë në botë kthehet në shkollë (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 11:45 PM PDT

Arya Permana kishte arritur të peshonte mbi 190 kg përpara se mamaja e tij e llahtarisur ta vinte atë nën një regjim të dëshpëruar ushtrimesh në përpjekje për t'i shpëtuar jetën.

10-vjeçari ishte aq mbipeshë sa që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar i shtrirë pasi nuk ishte në gjendje të ecte dhe as të ulej apo të luante.

Prindërit e vendosën në një dietë të rreptë nga frika se mund ta humbisnin.

dja3 djal dja2 dja4 dja1 dja

O’Connell: Po humbni kohë me demarkacionin, merruni me korrupsionin!

Posted: 25 Aug 2016 11:41 PM PDT

Ambasadori britanik Ruairi O'Connell

Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, O’Connelli për depolitizimin e bordeve thotë se "derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik".

Përgjimet që nxorën skandalet, nepotizmin dhe korrupsionin nuk janë risi për Kosovën. Këto thotë se i ka ditur qysh nga ardhja e tij në Kosovë. Ai është i befasuar pse duhet fajësuar bashkësia ndërkombëtare për politikanët e korruptuar kur ata mund të ndërrohen me votën e qytetarëve. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connelli, në intervistën dhënë gazetës "Zëri", thotë se nuk e mbështet asnjë politikan dhe se ka deklaruar haptazi disa herë se duhet të ndryshojë mentaliteti politik me votë dhe jo me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Edhe pse ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe është mbështetur nga kryeministri Isa Mustafa, O’Connelli për depolitizimin e bordeve thotë se "derisa nuk ndryshohet diçka unë do të vazhdoj të kem dyshime për vullnetin politik".

Nga ana tjetër ai thotë se asgjë nuk mund të ndryshohet me dhunë në Kosovë dhe me diskurs nacionalist. Ai thotë se Kosova ka humbur shumë kohë duke u marrë me tema të cilat nuk janë problem, siç është Demarkacioni. Derisa po flasim për këto tema, askush nuk po merret me korrupsionin, papunësinë e problemet tjera reale që ka Kosova.

Ja format superseksi të Sheila Haxhiraj (Foto)

Posted: 25 Aug 2016 11:39 PM PDT

Tashmë së fundi ka realizuar një fotosesion në të cilin ka ekspozuar asetet e saj superseksi, shkruan Indeksonline.

Në pozat e Sheilas ajo ka treguar linjast e saj trupore në bikini.

Shpërthim në Turqi, 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Posted: 25 Aug 2016 11:33 PM PDT

Stacioni policor/Ilustrim

Sipas BBC, shpërthimi ka lënë të vdekur tetë policë dhe mbi 45 tjerë të plagosur, transmeton lajmi.net.

Është ende e paqartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në Cizre janë zhvilluar orë policore kohëve të fundit, ndërsa një grup i PKK, kanë qenë disa herë në shënjestër të forcave policore. /lajmi.net

 

 

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

Posted: 25 Aug 2016 10:52 PM PDT

Ramiz Kelmendi

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve.

Në një intervistë për "Epokën e re", ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje.

Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit në vilën e "Elkosit" në Rugovë.

Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit

Posted: 25 Aug 2016 10:45 PM PDT

Vitamina C mbron duhanpirësit edhe nga infeksionet e ndryshme, prandaj kjo vitaminë mund të merret kryesisht nëpërmes frutave.

Pasuroni menynë tuaj me antioksidantë

Konsumimi i vajit të ullirit dhe frutave të thata do t'i ndihmojë duhanpirësve që të forcojnë mekanizmin mbrojtës. Kjo për shkak se këto dy produkte përmbajnë vitaminën E, për çfarë edhe ka nevojë organizmi i një duhanpirësi.

Konsumoni më shumë racione me bulmet

Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Ndaj rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.

Mos iu ndani drithërave

Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.

Pini sa më shumë ujë

Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.

Minatorët grevistë vrasin zëvendësministrin e punëve të brendshme

Posted: 25 Aug 2016 10:37 PM PDT

Rodolfo Illanes, dhe truproja i tij u kapën të ënjtën në një postbllok në Panduro, në jug të La Paz, ka thënë zyrtari, raporton BBC.

Ministri i Brendshëm Carlo Romero tha se të gjitha shenjat tregojnë se Illanes ishte vranë në një sulm, siç e quajti ai brutal dhe frikacak.

Dy minatorë kanë vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjeve me policinë. Illanes u rrah për vdekje rreth orës 18:00, sipas kohës lolake, ka cituar gazeta La Razon ministrin e mbrojtjes Reymi Ferreria.

Autoritetet nuk mund të tërheqin trupin e tij për momentin tha ministri.

Më shumë se 100 arrestime janë bërë lidhur me rastin tha ai.

Presidenti Evo Morales ka thënë se është i prekur thellë nga vdeljka e Illanes, thotë Ferreira.

Në kohën sa ishte duke u mbajtur peng Illanes, kushti për lirimin e tij ishte që qeveria të negociojë me minatorët mbi legjislacionin e ri.

Protestuesit po kërkojnë më shumë koncensione, të drejtën për të punuar në kompani private, si dhe përfaqësim më të madh të unionit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more