Lajmi.net: “Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone” plus 8 more |
- Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone
- Barcelona s’ka të ndalur, largon edhe një futbollist (FOTO)
- Veseli i ‘BB’ rrëfen për planet e tij në politikë: Nëse bëhem deputet do të…
- Eksperti i së drejtës ndërkombëtare tregon zgjidhjen e vetme për Demarkacionin
- James – Isco, njëri do të largohet nga Real Madrid
- “Sulmet prekin vijën e kuqe të terrorizmit”
- Lamtumirë Atletico Madrid, Simeone befason me klubin e ri (FOTO)
- Pique, “armiku” i Realit
- Opozita i kërkon llogari kryetarit të Shkupit për viktimat
Apple do të ndihmojë në kapjen më të lehtë të hajdutëve të iPhone Posted: 27 Aug 2016 12:17 AM PDT Tani Apple do të ndihmojë në kapjen e atyre që mund ta marrin një telefon të tillë me forcë, me anë të një teknologjie të re smart të përdorur në smartphonët e rinj që do të ndërtojë vitin tjetër. Teknolgjia është diçka që nuk mund ta presim ta ketë iPhone 7, pasi Apple sapo ka marrë patentën e saj në sistemin anti-vjedhje të celularëve që ajo prodhon. Metoda përfshin përdorimin e një identifikuesit të gjurmëve të gishtërinjve nga ku mund të zbulohet identiteti i të gjithë atyre që kanë përdorur të paktën njëherë celularin. Gjithashtu ekziston edhe një opsion për kamerën e cila mund të ndizet në mënyrë automatike për të kapur foto të përdoruesit gjatë kohës që tentativa e tij për të hapur iPhonë dështon disa herë. Mendohet se cilësisë së re do ti shtohen edhe opsionet e identifikimit të vendodhjes, shpejtësisë së lëvizjes etj. Por nëse të dhënat e regjistruara do të ruhen dhe kontrollohen në distancë, kjo do të sjellë shqëtësime të tjera në lidhje me piraterinë e celularëve që mund të rritet akoma më shumë. |
Barcelona s’ka të ndalur, largon edhe një futbollist (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 12:17 AM PDT Munir El Haddadi nuk do të jetë futbollist i Barcelonës në vazhdim të këtij sezoni. Sulmuesi kërkon më tepër hapësirë për lojë tek gjiganti katalan. Dhe, trajneri Luis Enrique është i gatshëm të lejojë largimin e tij, përderisa mbërrin ta transferojë Paco Alcacer nga Valencia, raportojnë mediat spanjolle, përcjell "Lajmi.net". Kurse, El Haddadi pikërisht do të shkojë në drejtim të kundërt, duke nënshkruar me Valencian. |
Veseli i ‘BB’ rrëfen për planet e tij në politikë: Nëse bëhem deputet do të… Posted: 27 Aug 2016 12:16 AM PDT Por ndërkohë që fansat e tij prisnin që të ishte më i qëndrueshëm në televizion, me projektin e tij personal, ai ndryshoi tërësisht drejtim. Pasi iu bashkua zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës, duke u pajisur më librezën e anëtarësimit nga kreu i partisë Kardi Veseli, ai tregon për planet e tij që bën tani jashtë vëmendjes së publikut, për të qënë ai politikani kundër rrymës. "Unë kam thënë edhe më herët që hapat e mi në politikë do ti hedh gradualisht, por të sigurta. Si fillim do të integrohem në strukturat e forumit rinor të PDK-së, e pasi ta ndjej vetën të pjekur politikisht, të tjerat me radhë. Synimi im kryesor është që unë ta ndryshoj politikën , e jo ajo mua siç ndodh rëndom në ditët e sotme, për sa kohë jam më këmbë në tokë , do ta realizoj këtë gjë"./Panorama |
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare tregon zgjidhjen e vetme për Demarkacionin Posted: 26 Aug 2016 11:56 PM PDT Në një intervistë dhënë gazetës "Epoka e re", profesor Berishaj ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nga koncepti i procesit të vijëzimit të kufirit është i papranueshëm për disa aspekte. Sipas tij, në këtë proces janë kapërcyer nivelet e vijëzimit të kufirit dhe nuk është përfillur procedura për caktimin e tyre. "Në këtë shpërfillje nga ana e komisionit kosovar janë përdorur elemente që nuk përbëjnë 'titullusin' juridik, siç është çështja e hartave dhe e komunave kadastrale për përcaktimin e kufirit ndërkombëtar", ka thënë Berishaj. Për të dalë nga ky ngërç, ai sheh vetëm një rrugëdalje. "Avantazhi që unë e shoh në gjithë këtë çështje është ky: demarkacioni i kufirit me Mal të Zi të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar dhe kështu të dilet nga ngërçi politik që e ka formuar vetë pozita politike në Kosovë", ka thënë Berishaj. Identike me situatën siç e kemi sot në Kosovë ishte situata pas nënshkrimit të marrëveshjes Raçan – Drnovshek, por në rastin konkret deputetët e ndihmuan procesin politik me atë që plotësuan kushtet për ta dërguar çështjen e Gjirit të Piranit në arbitrazh ndërkombëtar duke 'çliruar' procesin. Natyrisht, Qeveria sllovene u dashtë të dorëhiqet, por procesi dhe territori, si rrjedhojë edhe kufiri, u bë çështje e së drejtës ndërkombëtare. /epoka e Re/ |
James – Isco, njëri do të largohet nga Real Madrid Posted: 26 Aug 2016 11:54 PM PDT Real Madrid bëhet gati për një largim të madh. Isco ose James Rodriguez, njëri prej tyre do të ndahet me "Los Blancos" në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. E përditshmja sportive madrilene "Marca" raporton se njëri prej tyre nuk do të jetë pjesë e ekipit nga Santiago Bernabeu në edicionin e ardhshëm, përcjell "Lajmi.net". Reprezentuesi kolumbian kërkohet nga Chelsea. Kurse, ai spanjoll pëlqehet nga Juventus dhe Milan. |
“Sulmet prekin vijën e kuqe të terrorizmit” Posted: 26 Aug 2016 11:41 PM PDT Thaçi e quan të pakuptimtë dhunën dhe rreshtimin e opozitës kundër marrëveshjeve, ndërsa sulmet e fundit me bomba, sipas tij, "prekin vijat e kuqe të terrorizmit" Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nuk ka asnjë arsye të shtyhet më, por duhet të miratohet më 1 shtator, në mënyrë që t'i hapet rrugë liberalizimit të vizave dhe formimit të FAK-ut. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervistën dhënë gazetës "Zëri". Mosratifikimin e marrëveshjes brenda një viti Thaçi nuk e quan papjekuri politike, por nevojë për shoshitjen e të gjitha modaliteteve dhe argumenteve lidhur me kufirin. Përveç opozitës e cila po aplikon dhunë, ratifikimin, sipas presidentit, po e kërkojnë të gjithë në Kosovë, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar. "Është për keqardhje që kjo dhunë ka vazhduar edhe pas apeleve të qarta, të ardhura nga përfaqësues politikë në Kosovë, nga përfaqësues të shoqërisë civile, të medieve dhe akademikëve; por edhe pas apeleve të qarta të miqve ndërkombëtarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thotë Thaçi. Është edhe më shqetësuese se në Kosovë, në muajin e fundit, sipas tij, ka dhunë të paparë ndonjëherë qëkur jemi shtet. "Po t'i shohim definicionet nëpër fjalorë dhe enciklopedi, këto sulme mund të thuhet pa ekuivok se prekin vijën e kuqe të terrorizmit. Edhe këtu besoj që ekziston një konsensus i plotë në Kosovë. Nuk duam dhunë", thotë ai. Presidenti Thaçi foli edhe për skandalin e përgjimeve "Pronto" dhe për kërkesën e ndërkombëtarëve për ta luftuar korrupsionin. Ai inkurajoi drejtësinë që të merret me të gjitha rastet "pa presion". Thaçi foli edhe për raportet me opozitën, por edhe për protestën e 1 shtatorit, të organizuar nga "Vetëvendosja". "Pretendimet e opozitës janë kauzë e rreme dhe përpjekje për mashtrim të opinionit", tha ai. |
Lamtumirë Atletico Madrid, Simeone befason me klubin e ri (FOTO) Posted: 26 Aug 2016 11:39 PM PDT Diego Simeone është duke kaluar sezonin e tij të fundit në Atletico Madrid. Strategu argjentinas ka vendosur që në verën e vitit të ardhshëm të provojë një aventurë të re. Dhe, sipas mediave spanjolle, ai pret ofertë nga ndonjë prej klubeve më të mëdha në Premierligë, përcjell "Lajmi.net". Simeone edhe në të kaluarën ishte kërkuar në Premierligë. Por, ai vendosi që të mbetet në Atletico Madrid, me gjasë deri në verën e vitit të ardhshëm. |
Posted: 26 Aug 2016 11:30 PM PDT Gerard Pique është kritiku më i madh i Real Madridit. Rasti i fundit ku akuzoi rivalin nga La Liga se pati rrugë të lehtë deri tek triumfi në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve është dëshmia më e re se mbrojtësi i Barcelonës nuk përton ta sulmojë ekipin e "Los Blancos". E përditshmja sportive katalane "Mundo Deportivo" shkruan se përkundër paralajmërimeve, Pique nuk ndalet nga sulmet e tij ndaj Real Madridit, përcjell "Lajmi.net". Atij i janë përgjigjur Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane, por marrë parasysh karakterin e Piques, vështirë se do të ndalet. |
Opozita i kërkon llogari kryetarit të Shkupit për viktimat Posted: 26 Aug 2016 11:29 PM PDT "Pse është lëshuar në përdorim unaza kur është ditur se nuk kanë përfunduar punimet me kanalet e kanalizimit. Pse lejuan që bashkë me Nikolla Gruevskin pas tetë viteve të humbin jetën 23 njerëz të pafajshëm. Koce Trajanovski është drejtpërdrejt përgjegjës edhe për viktimat edhe për dëmet", deklaroi Damjan Mançevski – LSDM. Trajanovski doli me kundërpërgjigje se tenderi për ndërtimin e unazës si dhe fillimi i ndërtimit ka qenë në kohën e LSDM-së. VMRO-DPMNE-ja e ka përfunduar ndërtimin dhe e ka lëshuar në përdorim. "Disa thonë se nuk është dashur ta lëshoni në përdorim meqë janë paraqitur anomali… Përgjegjësia nuk është e VMRO-DPMNE-së, as si pushtet lokal, as si pushtet qendror për lëshimet e unazës, kuptohet nëse ka të tilla, që do të jetë temë e diskutimeve të personave përkatës profesional", kundërpërgjigjet Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit. Derisa partitë politike akuzojnë njëra tjetrën për vërshimet, banorët vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t'i sanuar dëmet dhe për t'ju kthye jetës normale. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: