Skip to main content

Klan Kosova : “Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO)” plus 24 more


Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 01:50 PM PDT

Pas dasmës së tyre, ky çift bëri atë që shumë prej nesh e kemi ëndërruar gjithmonë.

Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjë nga miqtë apo familjarët e tyre nuk e kanë pritur, transmeton Klan Kosova.

Çifti kanë shitur shtëpinë e tyre, duke hequr dorë nga karriera e suksesshme si menaxherë dhe specialist financiarë dhe kanë blerë një jaht të vogël.

Për gati katër vite, ata kanë udhëtuar rreth botës në shoqërinë e maces së tyre, George.

Ata tashmë kanë vizituar 16 vende duke përfshirë: Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Historia e këtij çifti është me të vërtetë frymëzuese.

Reali mposht me vështirësi Celta Vigon

Posted: 27 Aug 2016 01:47 PM PDT

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Celta Vigos, ku më i miri në këtë ndeshje ishte gjermani Toni Kroos.

Reali kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas, por Orellana u përkujdes për të barazuar rezultatin në 1:1, shkruan albeu.com

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë doli Toni Kroos, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, për t'i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij në dy ndeshje.

Filipine: Shefi i policisë thirrje narkomanëve, vritini trafikantët e drogës

Posted: 27 Aug 2016 01:31 PM PDT

Nuk ndodh shpesh që shefi i policisë t'i bëjë thirrje qytetarëve për të marrë armët dhe për të vrarë, por kjo po ndodh pikërisht në Filipine, ku Ronald Dela Rosa, i cili po udhëheq fushatën kundër kriminalitetit në vend u ka bërë thirrje përdoruesve të lëndëve narkotike për të vrarë trafikantët e drogës.

"Ju mund t'i vrisni ata sepse në të vërtetë ju jeni viktimat. Shkoni merrni benzinë dhe digjini shtëpitë e tyre. Tregoni inatin që keni!", bëri thirrje Dela Rosa.

Shefi i policisë e mbajti këtë fjalim përpara një salle ku ishin të pranishëm 1.300 përdorues droge, të cilët ishin vetëdorëzuar në polici pas nisjes së fushatës së egër kundër drogës.

"Këta njerëz veçse po pasurohen. Po ju? Ju po varfëroheni, ndërsa qelizat e trurit po ju dalin jashtë funksionit", u tha shefi i policisë narkomanëve, shkruan Top Channel.

Komentet e tij sollën menjëherë kritika nga mbarë bota. Filipinet janë kthyer në fokusin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe ndërkombëtarëve, pasi që kur presidenti Rodrigo Duterte ka marrë detyrën, më shumë se 1.900 persona janë vrarë në krime të lidhura me drogën.

Por lufta mesa duket nuk është hapur vetëm kundër bosëve të drogës, por ndaj të gjithëve. Presidenti ka deklaruar se zyrtarë të lartë, përfshirë qeveritarë janë të implikuar në këtë biznes vdekjeprurës.

Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur "thellësisht i shqetësuar" me ç'po ndodh në Filipine, por mesa duket presidentit nuk i interesojnë ndërkombëtarët pasi paralajmëroi se vendi mund të dalë edhe nga OKB.

Kylie Minogue natyrale (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 01:30 PM PDT

Kylie Minogue, 48 vjeçarja ka treguar edhe njëherë bukurinë e saj natyrale e veshur me xhinse.

Ajo ka miliona fansa bashkë me të fejuarin e saj, 28 vjeçarin Joshua Sasse.

Shikoni në fotografitë më poshtë se sa thjeshtë dhe rezatuese dukej Minogue në Londër gjatë një vizite të shtunën.

Make it pop! The Get Outta My Way singer carried her essentials in a bright orange handbag

 

At ease: Pop star Kylie Minogue, 48, looked radiant and happy as she ran errands in West London on Saturday morning wearing ripped jeans and a black tank top

“Jason Bourne” në 3D bën për të vjellë shikuesit

Posted: 27 Aug 2016 01:20 PM PDT

Filmi "Jason Bourne" me aktorin Matt Damon po tërheq shumë vëmendje në rrjetet sociale në Kinë, por jo për arsye pozitive.

Filmi u shfaq të martën në kinematë e vendit aziatik duke regjistruar të njëjtën mbrëmje 11.8 milionë dollarë, por ankesat kanë qenë për variantin "special" 3D të filmit, të cilin shikuesit nuk e kanë përballuar dot.

Ditën e mërkurë, fansat e filmave aksion në Kinë shprehën indinjatën në rrjetet sociale se versioni 3D i kishte lënë me marrje mendsh dhe me të përziera në stomak.

Shumë të tjerë iu bashkuan ankesave, duke protestuar vështirësitë për ta parë filmin në 2D, pasi shumica e kinemave e transmetonin në 3 dimensione, shkruan Top Channel.

"Më erdhi për të vjellë gjatë skenave të para të cilat i pash në 3D. Ishte si një film me buxhet të ulët, dua ta shoh në 2D", u shpreh një përdorues në Weibo, një rrjet social i njohur në Kinë.

Versioni 3D është formati dominues në kinematë e Kinës. Pjesa dërrmuese e rreth 39 mijë ekraneve kinematografike të vendit aziatik janë ndërtuar në dekadën e fundit dhe 80 për qind e tyre janë të pajisura me teknologjinë 3D.

Për fansat dhe kritikët kinezë, konvertimi i "Jason Bourne" në variantin e fundit teknologjik ishte një lëvizje e gabuar, duke marrë parasysh vendimin e regjisorit Paul Greengrass për ta xhiruar në 2D.

Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores së parë me Arsenalin

Posted: 27 Aug 2016 12:41 PM PDT

Granit Xhaka ka thënë fjalë shumë të mira për shokët e skuadrës pas fitores në udhëtim te Watfordi.

Mesfushori nga Prishtina është parë i gëzuar dhe i lumtur pas fitores së tij të parë me skuadrën e Arsenalit në kampionatin angleze, Ligën Premier.

Kjo pasi, pas ndeshjes, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë gëzimin e tij, shkruan albeu.com

"Ju lumtë djema 3 pikë", ka shkruar Xhaka në rrjetin social Facebook ku krahas këtij shkrimi ka postuar edhe një fotografi.

Xhaka luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj Watfordit.

Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët

Posted: 27 Aug 2016 12:32 PM PDT

Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk.

Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vazhdon ta injoroj gjuhën shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk.

Një president që me Kushtetutë duhet të përfaqësoj unitetin e popullit, nuk përfill 1/3 apo më shumë të popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Njerëz të zakonshëm që kanë ngjashmëri me të famshmit (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 12:30 PM PDT

Revista “Vanity Fair” ka postuar një video ku tregon ngjashmëritë e disa njerëzve të zakonshëm që kanë me disa nga yjet e filmit dhe muzikës, transmeton Klan Kosova.

Në videon e mëposhtme mund ti shikoni këta njerëz të zakonshëm të cilët tregojnë se me kë ngjasojnë nga njerëzit e famshëm.

https://www.facebook.com/vanityfairmagazine/videos/10153836470342572/

Itali: Zbulohet plantacioni me marijuhanë, në pranga 2 shqiptarë

Posted: 27 Aug 2016 12:27 PM PDT

Rreth 200 rrënjë marijuhanë, disa prej të cilave kishin arritur në 2 metra lartësi, u zbuluan nga një helikopter i karabinierëve në Villanova d'Albenga, në veri-perëndim të Italisë.

Plantacioni ishte kultivuar nga dy shtetas shqiptarë, atë e bir, që prej kohësh po mbaheshin nën mbikëqyrje, shkruan Top Channel.

Sipërfaqja e kultivuar ndodhej në një zonë pyjore dhe gjatë vrojtimeve karabinierët patën zbuluar edhe një vaskë artizanale ku mblidhej uji i shiut, që më pas përdorej për vaditje.

Dy personat, 47 dhe 20 vjeç, u kapën ndërsa po merreshin me krasitjen dhe spërkatjen e bimëve. Të bindur se nuk rrezikonin të zbuloheshin ata kanë vazhduar përkujdesjen për bimët e vyera edhe pas afrimit të karabinierëve, të veshur civilë.

Pas arrestimit karabinierët kanë rrafshuar plantacionin, nga i cili kanë hequr gjithësej 250 kg marijuhanë që do të shpërndahej mes të rinjve të zonës.

 

Kështu dukej në rini Kadri Veseli (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 12:20 PM PDT

Të gjithë e njohim Kadri Veselin prej kohës kur ishte pjesë e udhëheqjes së UÇK-së, sa ishte drejtues i ShIK-ut, por edhe jemi dëshmitar i transformimit të tij viteve të fundit.

Mirëpo, pak kush nga publiku e ka parë se si dukej tashmë kryetari i PDK-së në kohën kur ishte pjesë e ilegales dhe studentë.

Në këtë foto të siguruar nga portali Veriu.info, shihet Kadri Veseli në rininë e hershme të tij.

Krahas Kadri Veselit, në foto (ulur) është edhe veprimtari i shquar Shaban Muja, i cili është vëlla i deputetit Shaip Muja./Veriu.info/

Këta njerëz dëshmuan se kurrë nuk është vonë të ndryshosh (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 12:00 PM PDT

Disa persona kanë vullnet të mjaftueshëm për të bërë veten dhe jetën e tyre më të mirë.

Klan Kosova ju sjellë më poshtë fotografitë e disa personave që dëshmojnë se kurrë nuk është tepër vonë për të ndryshuar.

Gatime të shpejta për darkën tuaj

Posted: 27 Aug 2016 12:00 PM PDT

Nëse ju keni bërë një kërkim për receta të shëndetshme por edhe të shpejta për darkën tuaj, atëherë mund t'i mësoni disa më poshtë.

Dita juaj e ngarkuar me punë ose edhe aktivitete tjera nuk iu lejon që të përgatitni shpesh herë ushqime të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj.

Megjithatë, ushqimi i shëndetshëm nuk është vetëm një koncept i mirë, kjo është një mënyrë e jetës që mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm, nëse bëhet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton Klan Kosova.

Por gjithmonë ka një zgjidhje nëse ju shkoni në ora 18:00 në shtëpi dhe darka juaj të bëhet shpejtë dhe shëndetshëm.

Veproni kështu.

Djathë i mbushur me salmon dhe brokoli

lemon-parmesan-crusted-salmon-with-roasted-broccoli6-srgb.

Përgatitni patate të mbushura me perime

sweet-potato-loaded-3

Përgatitni makarona italian me suxhuk dhe sos

One-Pan-Itlian-Sausage-and-Peppers-Pasta-iowagirleats-08_mini

File pule me perime

chicken-milanese_large

Çokollatë të nxehtë

9 out of 9 Doctors prefer JAVA COAST ESPRESSO BAR

Në Pejë protesta kundër Demarkacionit – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:59 AM PDT

Kelmendi fton ekspertët të diskutojnë për demarkacionin – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:58 AM PDT

Vetëvendosje kërkon të zgjerohen hetimet për rastin e përgjimeve – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:58 AM PDT

Testohen 8500 maturant – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:57 AM PDT

Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:56 AM PDT

Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit – 27.08.2016 – Klan Kosova

Posted: 27 Aug 2016 11:56 AM PDT

Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 11:48 AM PDT

Një ndërmmarës nga Podujeva rrezikon ta humb biznesin e tij.

Ky rrezik po i vjen nga tensioni i ulët i rrymës elektrike, njofton Klan Kosova.

Kronikën e plotë e ka përgatitur Mejreme Gashi.

Arrestohen policët që rrahën gazetarët në Pogradec

Posted: 27 Aug 2016 11:48 AM PDT

Dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan nga disa gazetarë për dhunë, janë arrestuar. Policia njoftoi se ata iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultoi se konsumi ishte mbi normat. Për një efektive policie që ishte pjesë e patrullës që ndaluan gazetarët u vendos procedim disiplinor. Grupi i xhirimit i Neës 24 i denoncoi policët se ushtruan dhunë ndaj kameramanit, duke e tërhequr zvarrë për ta futur në makinë, pasi ai i kishte filmuar. Ky rast i rëndë vjen në një kohë kur policia ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjerë në shkallë vendi për të penalizuar drejtuesit e mjeteve për konsumim të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Vetëm në 24 orët e fundit policia njoftoi se janë vendosur 1871 masa administrative për drejtues që kanë shkelur rregullat. 7 persona u gjetën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Nuk dihet se sa nga këto masa janë marrë nga dy policët e Pogradecit, që kishin dalë në shërbim për kontroll nën efektin e alkoolit. /Lapsi.al

Njoftimi i policisë për masat e policisë rrugore:

Paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.
Janë vendosur gjithsej 1.871 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej  59 Leje Drejtimi , nga këto: 16 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 18 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur  283 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari,  82 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 230 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim  Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor./Lapsi

Letra prekëse e një zjarrfikësi për vogëlushen që humbi jetën

Posted: 27 Aug 2016 11:44 AM PDT

Një mori arkivolësh u rreshtuan këtë të shtunë në pallatin e sportit të qytetit Arkuata, për t'u bërë homazhe viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi të mërkurën Italinë.

Njëri prej tyre mbante trupin e vogëlushes Giulia Rinaldo, e cila vdiq duke mbrojtur motrën e vogël me trupin e saj.

Një nga zjarrfikësit që punoi për nxjerrjen e trupit të saj nga gërmadhat kishte vendosur mbi arkivol një letër ku i kërkonte asaj falje që kishte mbërritur aq vonë, shoqëruar me shenjën e zemrës.

"Tjeta vogëlushe, unë dhash vetëm një ndihmë të vogël për të të nxjerrë nga ai burg gërmadhash.

Më fal nëse erdhëm vonë, për fat të keq ti nuk merrje më frymë.

Por dua që ti ta dish, atje lartë ku je tani, se bëmë gjithçka për të të nxjerrë prej andej.

Kur të kthehem në shtëpinë time në L’Akuila e di që një ëngjëll do të më shohë nga qielli dhe që natën do të kthehet në një yll që shndrin.

Lamtumirë Giulia, edhe pse nuk më ke njohur kurrë, unë të dua shumë. Andrea", thuhet në letrën e zjarrfikësit./Tch

 

Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 11:40 AM PDT

Bujqit po ankohen se importi i sasisë së madhe të specave po dëmton prodhimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Ata thonë se si pasojë e importiti duhet t’i ulin edhe çmimet.

Për më shumë kuptoni nga kronika e gazetarit Enis Reçica.

Ronela Hajati kur ishte fëmijë (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 11:32 AM PDT

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka treguar se talentin për muzikë e ka qysh nga fëmijëria, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram ku ka postuar fotografi kur ka fëmijë duke kënduar.

 

 

Sërish testi i maturës shpërndahet në internet (VIDEO)

Posted: 27 Aug 2016 11:30 AM PDT

Sot testit të maturës i janë nënshtruan 8500 maturant.

Ky është shansi i dytë për këta maturantë, ndërsa testi sërish është shpërndarë në internet njofton Klan Kosova.

Për të kuptuar më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi.

Si duken atletët pa rroba? (FOTO)

Posted: 27 Aug 2016 11:26 AM PDT

Çdo vit, revista e famshme sportive ESPN, prodhon një botim të veçantë dedikuar zbulimit të bukurive natyrale.

Atletët e famshëm kanë qenë pjesëmarrës në revistë duke pozuar pa rroba, transmeton Klan Kosova.

Secili prej tyre duket mirë në mënyrën e vet. Për më shumë shikoni fotografitë artistike të këtyre atletëve.

Ali Krieger, football

Alexandra Raisman, gjimnastikë

Amanda Bingson

Brittney Griner, basketball

Bryce Harper, bejsbollist

Chantae McMillan

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more