Skip to main content

“Furra që po helmon qytetarët, kompetentët hedhin fajin te njëri tjetri (Foto & video)” plus 9 more Ferizaj Press

“Furra që po helmon qytetarët, kompetentët hedhin fajin te njëri tjetri (Foto & video)” plus 9 more Ferizaj Press


Furra që po helmon qytetarët, kompetentët hedhin fajin te njëri tjetri (Foto & video)

Posted: 27 Aug 2016 07:29 AM PDT

Banorët e  e ndërtesave të banimit kolektiv në lagjen e re ka kohë që  kanë ngritur shqetësimin  për ndotjen e ambientit që po bënë furra e cila gjendet e rrethuar nga ndërtesat.

Kjo furrë sipas banorëve   është bërë burim i helmimit të ambientit dhe i hapësirave të banimit e cila sistematikisht  ndotë ajrin dhe po  helmon banorët për rreth.

Për këtë në  inspektoratin e ambientit thonë se kanë kontaktuar me pronarin e kësaj furre (Furra Sofra)  e cila gjendet në rrugën "Vëllezërit Gërvalla"    dhe kanë kërkuar që kjo të pajiset me  leje  nga  kompetentët për ndotje të ambientit.

E njëjta kërkese ka muaj që gjendet në zyrën  e  zyrtarit  për ambient në komunë, Minir Haxhimusa, i cili po pret nga ekspertët e ambientit të vlerësojnë këtë situatë.

Por si duket kjo punë   po zgjatet pa ndonjë shpjegim (deri sa eksperti të “merret vesh” me pronarin)  përderisa banorët e kësaj pjese vazhdojnë  të helmohen gradualisht.

Sipas ligjeve në fuqi  (LIGJI Nr. 03/L-160) për mbrojtje të ajrit nga ndotja, kjo furrë do të duhej moti të ishte e mbyllur por si duket kompetentët nuk qajnë kokën  për këtë dhe po presin deri sa pronari të bëjë një "zgjidhje " për këtë problem.

Se çfarë do të jetë kjo  "zgjidhje"   e këtij problemi  banorët e kësaj pjese janë shumë skeptik.

Banorët e  këtyre ndërtesave thonë se janë ankuar në komunë por si përgjigje kanë marr  arsyetimin se këto banesa janë ndërtuar  më vonë dhe si duket kjo po i jep të "drejtë"  pronarit të furrës t'i helmoi këta njerëz pa i dhënë llogari askujt.

“Në një shtet ligjor ku ekzistojnë  edhe  ligjet shumë mirë të përcaktuara (e për këtë ekziston ligji) dikush do të duhej të shkonte në përgjegjësi për këtë helmim gradual të banorëve” thonë banorët  e kësaj  pjese të cilët hapin tjetër  po përgatiten që përmes një peticioni ti drejtohen qeverisë komunale.

Se  si  ndotet ambient nga kjo furrë mund të shihet edhe nga fotot e cila nuk është e vetmja në qytet.

Sa do të zgjasë kjo nuk dihet. Ndoshta deri sa dikush  të pësoj e pastaj  të fillojnë "hetimet"  për këto raste.

20160827_152618

Furra 4 Furra 3 Furra 2

 

 

 

Vrasje në Shtërpcë , arrestohet 28 vjeçarja shtetase e Serbisë

Posted: 27 Aug 2016 06:19 AM PDT

Sot rreth orës 09:20, Policia ka marrë informatën nga fqinjët se një grua e moshuar është e shtrirë në hyrje të  shtëpisë së saj në Shtërpcë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima D. N.(femër,serbe.Kosovare) e moshës 91 vjeçare , e cila ishte duke jetuar në shtëpinë e saj e vetme,sipas raporteve të para,ishte qëlluar me mjet të fortë (thikë) në qafë dhe kokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Kryeprokurori dhe Prokurori i Shtetit –Prokuroria Themelore Ferizaj  dhe me urdhër të tyre trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka marrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin dhe pas një kohe ka arrestuar si të dyshuar N.N.(femër,serbe) 28 vjeçare, me banim në Beograd,përndryshe familjare e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta(thika) me të cilat dyshohet se është kryer vepra,dorëzat plastike , si dhe prova tjera të cilat janë gjetur në trupin dhe rrobat e të dyshuarës të cilat e ndërlidhin me vendin e krimit.

Gjatë  intervistës preliminare, e dyshuara ka pranuar në tërësi veprën e kryer.

Si motiv,e dyshuara ka cekur problemet pronësore lidhur me një patundshmëri.

Me urdhër të Prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë,deri në kompletimin e lëndës.

Modelja Shqiponjë Hakolli do të përfaqesoj Kosovën në garën e bukurisë në Turqi

Posted: 27 Aug 2016 05:43 AM PDT

Modelja nga Skenderaj Shqiponje HAKOLLI është 18 vjeçare, e gjate 1,73 cm sapo  e ka kryer shkollën e mesme dhe i është futur botës së modës.

Modelja Shqiponje HAKOLLI ka marr pjese ne MISS DRENICA, MISS SUMMER WORLD 2016 ne Durrës dhe është zgjedhur MISS MIQESIA dhe tani në Prizren është duke realizuar setin fotografike promovues për te prezantuar Kosovën ne gare bukurisë ne Antalia të Turqisë. Kjo gare e bukurisë mbahet ne muajin Tetor 2016.

Kjo ka marr pjese ne video klipe te këngëtareve te ndryshëm dhe tash është ne bashkëpunim me Menaxher Shpejtim ZEJNELI.

Dëshira e saj është për te qenë MODELE Profesioniste dhe me arritur suksese ne fushën e modës ne bote.

Modelja nga Skenderaj është ftuar ne shume gara te bukurisë dhe ka marr oferta pune si mode ne disa agjenci mode ne bote.

hhhhhhhhhhhhhhhhhhhh [112805748] hhhhhhhhhhhhhhhhhhh [112805747] hhhhhhhhhhhhhhhhhh [112805746] hhhhhhhhhhhh [112805744]

Zihet në flagrancë duke vjedhur

Posted: 27 Aug 2016 05:12 AM PDT

Ferizaj- Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një mashkull shqiptar, pasi i njëjti është zënë në flagrance duke tentuar të kryej vjedhje në një lokal.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar disa gjëra të vjedhura në lokacione të tjera.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Testi i Maturës sërish rrjedh në Facebook

Posted: 27 Aug 2016 02:52 AM PDT

Pak minuta pas nisjes së procesit të testimit formularët e testit të maturës janë publikuar në rrjetet sociale.

KALLXO.com sjell disa fotografi të linqeve të publikuara në rrjetin social Facebook ku shihen teste të fotografuara dhe pyetje nëse dikush di përgjigjet për to.

Ministria e Arsimit ende nuk ka konfirmuar nëse përmbajtja e publikuar në rrjetet sociale është saktësisht testi i maturës.

REFLEKSION I NJË TË SHFRYTËZUARI TË PAMPOSHTUR

Posted: 27 Aug 2016 02:38 AM PDT

Njerëzit që më njohin e dinë mirë se sa sherr të madh i kam pa politikës unë dhe familja ime. Për këtë arsye nuk ua baj hallall në asnjë mënyrë njerëzve që më kanë ndarë nga angazhimi im, puna, biznesi, karriera, inovacioni, shkenca e duke më ngarkuar politikisht pa nevojë. Unë kisha refuzuar pas luftës çdo parti politike pasi nuk kisha luftu për asnjë parti politike. Për mua ishte dhe bëj dallimin e atyre që duan të punojnë për vendin tonë ta çojmë Amanetin para dhe i atyre që punojnë kundër këtij Amaneti e kundër vendit tonë. Nga unë dhe familja ime ka përfituar populli ynë, qytetari ynë, komunitete të ndryshme. Ndërsa ne vetëm jemi dëmtuar dhe atë shumë bile. Unë dhe familja ime u angazhuam dhe e sollëm në pushtet në Ferizaj PDK-në në 2007-tën, një gjë për të cilën ndjehemi të shfrytëzuar, duke mos kursyer asnjë cent t'imin dhe pa kurfarë përfitimesh. E dinë fare mirë edhe Ilmi Reçica edhe Bajrush Xhemaili se për çfarë e kam fjalën se a do t'mund të fitonin pa këtë mbështetje. Duke ditur natyrën time se nuk jam një "YES MAN" (njeri që i thotë po çdo gjëje), sigurisht se filluan dallimet kur edhe doli fytyra e vërtetë njerëzve të cilët na kishin shfrytëzuar vetëm për të ardhur në pushtet për t'i përmbushur qëllimet e tyre të errëta, në stilin enverist "faleminderit që më ndihmuat e tash zhdukuni". Në këtë aspekt, pak dallon edhe situata e 2013-ës, ku LDK-ja në Ferizaj, konkretisht Muharrem Sfarqa dhe AAK-ja, praktikisht na ishin përkulur vetëm që të bënim koalicion me të, duke na lutur përditë, pasi e dinin fare mirë se pa mbështetjen tonë ata kurrë nuk do të arrinin të vinin në pushtet. Dhe prapë unë dhe familja ime sakrifikuam me idenë se po i sjellim ndryshimin Ferizajt që e meritonte. Por, qeverisja e mëtejme e dëshmoi të kundërtën, ku sërish filloi të dilte natyra e vërtetë e secilit dhe qëllimet e vërteta që nuk kanë të bëjnë asgjë me interesin e vërtetë të qytetarëve. Unë dhe familja ime jemi dëmtuar shumë në shumë aspekte, por unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe nuk dorëzohem kurrë. Nuk jam YES MAN dhe nuk do të jem kurrë! Dhe ashtu sikur jam i betuar, do të luftoj me tërë qenien time çdo gjë të keqe që i kanoset vendit e popullit tim. Dhe sigurisht ashtu sikur u kam thënë edhe më parë – falenderoj Zotin e madh që më ka dhënë trurin të cilin nuk mund t'ma marrin. Shyqyr që nuk e ka lanë Zoti që me vendosë me votë se na kishin fshi e vjedhë edhe trunin tonë. Por, jo, këtë tru nuk mund ta zotërojnë! Prandaj, unë vazhdoj të eci tutje me të gjitha plagët e marruna, pasi siç e kam përmendë shumë herë – vetëm Zoti i madh mund të më ndalë! Dhe shfrytëzimet kanë mbaruar! Ka vdekë ajo kohë! Do t'ju nevojitet një energji e dorëzani shumë e madhe për të arritur cilëndo marrëveshje të mundshme! Populli thotë shumë qartë se "Budallët kanë mbetë n'Qafë të Duhles". FYA!
 
Kosova, Shqipëria dhe ku janë shqiptarët në Ballkan, kemi një fat të mirë që kemi një popull kaq fisnik e të lashtë me kaq shumë vlera, duke i dhënë edhe botë shumë siç i kemi dhënë një Nënë të Madhe – Nënën Tereze. Por, po ashtu, kemi një fat të keq se e kemi një racë aq të pistë brenda për brenda, sa që vështirë është t'u gjesh llojin në botë. Nuk jam i pari e as nuk do të jem i fundit që jam duke e potencuar këtë fakt, pasi nuk mund ta analizoj e studioj popullin tonë ma mirë se i madhi Fishta e besa edhe i madhi Konica, ku kanë vënë në pah të gjitha të mirat dhe defektet tona. Por ne, për gjithë këto dekada është dashtë të mbushemi mend! Duhet të mbushemi mend! Kjo racë e pistë brenda neve nuk është e madhe. Këtë kancer të shoqërisë sonë, që dihen me emra e mbiemra duhet populli t'i ndëshkojë që të ecim para aty ku e kemi vendin – në familjen europiane, si europianë të lashtë!
 
T'I MPOSHTIM PISAT! ATA JANË MË PAK SE NE!
PO NE MUNDEMI
 
Popullit e vendit tim ia baj hallall, ndërsa individëve kurrë!
 
Bashkim Fazliu Migjeni
26 gusht 2016

Banorët e Sallahanes  kërkojnë punësim, mbështetje sociale dhe  stimulim për studentë

Posted: 27 Aug 2016 02:29 AM PDT

Ferizaj- Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga deputeti Hetem Arifi, qëndroi mbrëmë në mesin e banorëve të lagjes "Sallahane", për të dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre për investime infrastrukturore.

Kryetari Svarqa u tha banorëve të Sallahanes se është i interesuar për të parë nga afër këndvështrimin e tyre për zhvillimet në komunë dhe për të marrë prioritetet e investimeve në këtë lagje, sipas nevojave dhe sipas mundësive buxhetore.
"Qëllimi i qeverisë komunale është krijimi i kushteve më të mira për jetesë për të githë banorët, pavarësisht përkatësive të ndryshme etnike, fetare, sociale etj., duke investuar në mënyrë afërsisht të barabartë në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e komunës", tha kryetari Svarqa.
Banorët e Sallahanës, të cilët e pritën me duartrokitje udhëheqjen komunale, paraqitën një sërë kërkesash, të cilat lidheshin me aspekte të ndryshme të infrastrukturës. Ata kërkuan asfaltimin ose ndërtimin me kubëza të tetë rrugëve, rivendosjen e shtyllave të dëmtuara të rrejtit elektrik në disa rrugë, zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, mbikëqyrjen e realizimit cilësor të projekteve, zgjidhjen e çështjes së mbeturinave nga xhami, nga gomat e barishtet, vendosjen e "policëve të shtrirë" në rrugë, zgjidhjen e çështjes së banimit për banorët e pastrehë etj.

14114928_1246240522077435_5132707628362658755_o
Kryetari Svarqa u tha banorëve të Sallahanes se sa u takon rrugëve, tri prej tyre do të rregullohen sivjet, ndërsa të tjerat – gjatë vitit të ardhshëm. Lidhur me riparimin e rrjetit elektrik, u premtoi se do të zhvillojë takime me KEDS-in, për të bërë trysni në të mirë të banorëve. Ndërsa çështjen e problemeve të banorëve me qentë endacakë, ai e paraqiti si çështje më të gjerë, me të cilën ballafaqohet i gjithë vendi.
Lidhur me të pastrehët, kryetari Svarqa tha se është duke u përpjekur për caktimin e një lokacioni ku do të ndërtohej një godinë banimi kolektiv, kurse rreth "policëve të shtrirë", i porositi banorët të bëjnë kërkesë në Komunë, në mënyrë që komunikacioni të rregullohet sipas rregullave dhe nevojave të banorëve.
Banorët e Sallahanes shtruan edhe kërkesa lidhur me punësimin e të papunëve, me mbështetjen me pako ushqimore të të varfërve, me stimulimin e studentëve të komunitetit ashkanli etj. Ata morën përgjigje se pushteti lokal do t'i mbështesë me të gjitha mundësitë, barabarësisht me banorët tjerë të komunës së Ferizajt.

Politizimi po e rrënon arsimin ferizajas

Posted: 26 Aug 2016 01:59 PM PDT

Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u diskutua ndër të tjera edhe për arsimin. Informata që na është ofruar nga DKA, është shumë e mangët, sepse arsimi nuk është vetëm shifra, por është shumë më tepër.

Gjendja në arsim qysh me fillimin e kësaj qeverisje komunale, nuk ka filluar mirë dhe vazhdimisht është keqësuar. Edhe po të pyesësh një kalimtar rasti mund të vëresh pakënaqësitë. Ajo çfarë po e rrënon arsimin është politizimi, ndarjet partiake, pazarllëqet, të cilat po bëhen në zyret e DKA-së, duke ju thënë haptas je në parti tjetër e nuk ka për ty orë ose vend pune!

Kjo nuk është etike! Janë pranuar puntorë në arsim të pa kualifikuar në drejtime adekuate, pa asnjë kriter, pa ju nënshtruar konkurseve gjë që është e paligjshme, janë pranuar mësimdhenës me gjysmë norme e kanë mbetur shumë të tjerë me pervojë pune të pa mbuluar me orë mësimore, ku edhe kemi shumë paknaqësi të shumë mësimdhënësve, që e tregon edhe keqmenagjimin e kësaj drejtorie.

Pastaj te regjistrimi i nxënësve në kl e X-ta, e dini shumë mirë numrin e madhë të nxënësve që janë pranuar mbi 50 në një klasë, e disa shkolla profesionale kanë mbetur edhe me 10 nxënës në një klasë.

Nëpër media është deklaruar se do të ndahen subvencione për shkollën e bujqësisë dhe pastaj me ndarje të buxhetit komuna largon këtë projekt.

Ajo qfarë na habit më shumë tani te kjo informatë me gjithë këto ndryshime në mes të raportit vjetorë dhe kësaj informate, ku vërehet se ka shpërputhje të shifrave, tek krahasimi që është bërë viti 2014-2015 me vitin 2014-2015 në informatë?

Qfarë po fshihet pas këtyre paqartësive, cila është e vërteta?

Megjithse po vërehet që ka shumë ore të humbura që dihet se ndikon shumë në mësimnxënie, e që s'mund te pritet sukses më i mirë.

Kristina Gashi- Bytyçi Anëtare e Kuvendit të Komunës dhe anëtare e KPF-së

Hoxhaj​:​ ​Dialogu​ ​i​ ​pakuptimtë​ ​nëse​ ​nuk​ ​përfundon​ ​me​ ​njohje​ ​nga Serbia

Posted: 26 Aug 2016 12:34 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku në panelin për "Sfidat gjeopolitike" me homologë nga rajoni dhe bota ka folur për perspektivën e Kosovës karshi sfidave dhe rreziqeve të reja.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka thënë se për dallim nga viti 2013, i cili ishte viti europian për rajonin, në 2016 – rajoni po përjeton një status-quo dhe me shumë kërcënime para vetes.

Mes të tjerash, janë tri sfida historike që duhet tejkaluar por dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundoj me njohje reciproke në të kundërtën është i pakuptimtë.

"Janë tri sfida historike që duhet t'i tejkalojmë në rajon. Konteksti për emrin ndërmjet Shkupit dhe Athinës, konfliktet e brendshme ndëretnike në Bosnjë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Besoj që ky proces dialogimi i nisur duhet të përfundoj me njohje reciproke. Në të kundërtën është i pakuptimtë", ka thënë Hoxhaj.

Ai më tej ka folur për një rol të ri dhe më të madh që Kroacia duhet ta ketë në rajon si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe për faktin që e njeh shumë mirë rajonin.

Në këtë tryezë diskutimi kanë folur edhe ministri i jashtëm kroat, Miro Kovac, ai boshnjak, ai hungarez, dhe udhëheqës të delegacioneve të tjera. Po ashtu, ka folur edhe ndihmës asistenti i Sekretarit të Shtetit amerikan për Evropë, Hoyt Lee.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me shtete njohëse dhe mos njohëse të pavarësisë së Kosovës./EkonomiaOnline

Renovimi i shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj nis me fillim të vitit shkollor

Posted: 26 Aug 2016 12:32 PM PDT

Ferizaj, 26 gusht – Një javë para se të nisë procesi mësimor, shkolla fillore "Jeronim de Rada" në Ferizaj i është nënshtruar rinovimit.

Në maj të këtij vit, kjo shkollë ka mbaruar vitin paraprak shkollor, me arsyetimin e fillimit të renovimit, porse kjo gjë nuk është bërë deri tashti, shkruan sot "Koha Ditore".

Kësisoj afro 400 nxënës tashmë do të transferohen në një objekt tjetër për tre muaj ku do të mësojnë në tri ndërresa, derisa të finalizohet projekti i renovimit, cili është donacion i Ambasadës Amerikane në vlerë prej 400 mijë dollarësh.

Prindërit e nxënësve kanë shprehur shqetësimet e tyre se objekti është dashur të rinovohej me kohë, përderisa nxënësit ishin liruar një muaj më herët nga procesi mësimor për këtë arsye.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more