Skip to main content

Vlera e vesit



Vlerës i kishte humbur tharmi, ndërsa tharmit emri
Fjala vlerë ishte bërë metaforë me vlerë
Ajo përdorej si fjalë gjithkah, sidomos si fjalëkalim
Ajo nderohej shumë, thuajse përmes saj nderonin vlerat
Shoqëria u godit në palcë, ndonëse shihje njerëz pakurrizor
Tregtia dhe ryshfeti ishin bërë mish e asht
Nuk shkohej me prodhim, thuajse prej saj shihnin vetëm plogështim
Nuk kishin llogari për të punuar
Dale ore, ata kishin llogari t’i llogaritnin pallogaritë
Arat ishin mbushur me ferra e me drizë
Kokat djerrinë akuzonin të tjerët për këtë katandisje
Sa bukuri e shëmtuar kjo, apo jo ose ajo po
Sikur edhe varfërinë t’ia cilësonin të tjerëve
Paj, le të vuajnë të tjerët, përse ne qyqet të vuajmë
Pa, pa, pa, shkrimtari lavdërohej se ishte fotografuar
Jo me këdo e dosido
Me një këngëtar që shpërndante gjithandej degjenerim
Gazetari dridhej përpara politikanit
Dridhej i gjori me fajin e këtij të dytit
Trimërohej hajduti dhe turpërohej i drejti
Të paktën të mos gënjente, t’i thoshte në emër HAJDUT
Mësimdhënësi nuk meritonte të ishte as mësimnxënës
Nxënësi nuk e meritonte as çerdhen për fëmijë
Disa shisnin dituri që e kishin blerë me para të vjedhura
Ndërsa shkrimtarët ia kishin marrë dorën dorës
Paçka se askush nuk ia varte
Gojëtarët në vend të zhvillimit të gojëtarisë
Ata kishin shkuar shumë larg me “artin e përgojimit”
Vlera, virtyti, vesi, vagabondi, visari e vegimi vringëllonin shpatat
Paj, më mirë le ta ndahet me gjak ky mishmash
Sesa përditë si gjethe t’ia mësymjë tokës së tharë.

Iljasa SALIHU, Shkup, 05.02.2014


Burimi:Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more