Që të duan njërezit!
Fillo i pari me selam
Me përshëndetje ndaj të tjerëve
Zemrat i qetëson dhe i rehaton
Shton dashurinë mes vëllezërve.
Që të duan njerëzit
Gjithmonë buzëqeshju të tjerëve
buzëqeshja ka ndikim magjepsës
Që afron zemrat mes vëllezërve.
Që të duan njerëzit
Shfaq respekt ndaj të tjerëve
Dhe interesimi ndaj tyre
Afron bashkimin mes vëllezërve.
Që të duan njerëzit
Mërzitjet dhe gëzimet e tjerëve,
Nëse ti i ndan me ta
Tregon kujdesin mes vëllezërve.
Që të duan njerëzit
Kryej nevojat e tjerëve
Arrin të zemra e tyre
Lehtëson brengat mes vëllezërve.
Nuhi Osmani
Burimi:Bekir Halimi
loading...
Lexo edhe: