Pikëkalimi Llojan-Miratoc edhe më tej fare pa arsye do të mbetet digëkalim.
Vetëm 3 kilometra larg, mund të flasim ndërmjet veti, mund të pimë kafe në largësi, por assesi të takohemi. Jemi shqiptar andej e këndej kufirit të vdekur, ndaj duan të na mbajnë të ngulfatur e të mbytur.
Autoritet shqiptare duan që sa më pak kjo të përmendet, sepse me kalimin e kohës edhe ky problem tashmë kronik do të zgjidhet. Mbase me kalimin e kohës edhe atyre do t'i përfundon mandati dhe do të thonë: "Ja nuk na dhatë edhe një mandat se do ta kishim zgjidhur këtë problem".
Ndërsa unë nuk e di se cili është roli i atyre që morën vota prej kësaj popullata, ose cili është roli i kësaj popullata që jep vota pa kushte?
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: