Vetëm me këshilla dhe ndihmë për sa i përket çështjeve të drejtësisë, në trojet tona vështirë se do të rronte një avokat. Ndërsa t’i mbrosh të ndershmit prej padrejtësive shtetërore dhe private, të cilëve ju është bërë padrejtësi dhe në anën tjetër të fitosh aq shumë para, vërtet është e pamundur. Duhet pritur ndonjë kriminel, që do t’i jep me qindra e mijëra euro, vetëm të mund të shpëton disi. Madje duke i mbrojtur vetëm njerëzit e drejtë, nuk do të kesh mundësi të paktën as qiranë e zyrës ta paguash, ngase shumica e kësaj kategorie nuk shquhet për të pasur, sepse duke e ditur se janë të pafajshëm nuk i jepen para për një gjë të kotë, me përjashtim nëse dikush tjetër do të paguante për këtë kategori, si fjala vjen, ndonjë shoqatë joqeveritare.
Si t’i besoj një avokati se do të shëmbëllen drejtësi, kur para pak kohësh, po ky qe mbrojtës i denjtë i një të padrejti, që ishte shumë i pasur, pasuri këtë që e kishte fituar në rrugë kriminale?
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: