Kryesorja i paska dhënë "Gold AG" ushqim urrejtësve të Islamit. Nuk mjafton të jesh vetëm trim, por duhet të dish si të jesh trim, - thoshin të moçmit.
Unë jam duke e pritur qëndrimin e hoxhallarëve për këngën dhe sjelljen e tij, hoxhallarë të cilët flasin njëmend dhe me dije për Islamin, edhe pse parimisht kënga është haram dhe jo ata hoxhallarë që vetëm sa nuk e thonë se përmes haramit mbërrihet hallalli, ose vidh që t'i ushqesh skamnorët.
Tani në saje të këtij brufullimi që pashë, doli se shkrimet, librat dhe romanet tona mirë qenka t'i shkruajmë duke fyer, mos ndoshta dikush pastaj na lexon, përndryshe me urtësi shihet se nuk shihemi asgjëkundi, por fal Zotit që nuk jemi të interesuar të shihemi, por që ta shohin lexuesit se çka kemi shkruar!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: