Dyftyrësia mund të shihet edhe në “facebook”! Unë shkruaj kundër një dukurie a pikëpamjeje të caktuar duke pasur për qëllim përmirësimin dhe menjëherë disa njerëz e pëlqejnë publikimin tim. Pas pak, një tjetër shkruan kundër asaj që unë kam shkruar, po të nëjtit njerëz edhe atij ia pëlqejnë publikimin.
Kjo shihet se këta jetojnë jashtë binareve të së vërtetës. Nuk u intereson se kush dhe çka shkruan, mjafton pëlqimi, edhe pse ta pëlqesh një marrëzi është sikur ta ushqesh një kriminel, ndaj natyrshëm se kanë përgjegjësi të lartë këta “llajkues” pa kriter, vetëm sikur ta dinin!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: