Shkruar nga stafi : Rapitful
Njeriu qysh nga krijimi i tij u përball me fenomene natyrore që në qenien e tij absorboheshin si rrezik ndaj ekzitencës së vet.
Jeta nuk është krijuar për tu shkatërruar dhe ky koncept duhet të jetë si një slogan i cili do të shëndrisë si një pishtar në rrugën e mëtejshme të zhvillimit të tij intelektual.Pse ne tkurremi në vete kur jeta nuk i takon vetëm një njeriu por i takon një grupi të madh njerzish apo tërë njerzimit duke përfshirë edhe krijesat tjera që ekzistojnë në tokë dhe qiell.
Alfa ka të bëjë me fillin e kësaj jete një fill sa i veshtirë aq edhe sfidues por sigurisht duke u nisur nga logjika e shëndoshë humane duhet të kuptojmë se jeta nuk u krijua spontanisht por ishte dikush që nisi krijimin duke menduar se do të bënte një krijim i cili do te shfaqte gjithmëshirën e tij dhe ky koncept edhe pse nuk pranohet nga shumica dërmuese intelektuale të cilën janë fokusuar në mendjen e tyre centrike që më duket se fare nuk evulon që në këtë mënyrë edhe eviton tendencat për një mendim të fuqishëm nga ana mendore dhe real nga ana e konceptit jetesor.
Të nisemi nga ajo që e shoqëroi civilizim njerezor deri në ditet e sotme: zhvillimi i vazhdueshëm intelektual dhe konceptual.
Ne e kemi kuptuar se jemi krijuar me nje hendek i cili pengon çasjen tek absolutja por nuk e pengon çasjen ka zhvillimi i metejshëm psikik(ne tani po shfrytzojmë vetëm 3 deri 7 % të kapacitetit truror).
Sot shohim njerëz që posedojnë fuqi të mëdha psikike si; njerz telekinetik,telepatik,parashikues por kur vimë te ky koncept lindin edhe pytje që jane të lidhura ngushtë me vërtetesinë e tyre pra shtrohen pyetje si: a është e vërtetë fuqia e tyre apo ekziston një lidhje qenie njerëzore - qenie demonike apo pytja tjetër mos kemi të bëjme me ate që krijesat demonike i dinë disa sekrete rreth mendjes tonë dhe gjatë komunikimit me neve ata/ato shfrytzojnë paditurine tonë rreth fuqive tona dhe kështu na marrin aftësitë tona të lindura si dhe vullnetin tonë të lirë i cili konceptohet si marrje e shpirtit apo ‘’shitje e shpirtit’’.
Të gjitha këto që i ceka më lart kane të bëjnë me një tendencë apo ide kolosale e cila zhduket apo shihet si në mjegull dhe vështirësohet mundësia e marrjes apo konceptimit si ide reale pra vazhdimisht shëndrrohet në ide utopike dhe substanca e cila do ta kthente në gjendjen reale sikur nuk ekziston apo ndoshta ekziton por ne nuk e kemi mundësine e kuptimit të funksionimit te saj dhe zhvillimit te vazhdueshem te saj si ide qe do te zhvillohej ne rrjedhat e ideales apo kthjelltesise mendore.
Omega ka të bëjë me fundin e kësaj bote apo zhdukjen e civilizimit njerzor dhe gjykimin për të gjitha gjërat që ka bërë në këtë botë dhe shpërblimin me zjarr të përjetshëm apo kënaqësi të përjetshme e cila do te kishte si synim çasjen e mirëfilltë dhe gjykimin e drejtë në pajtim me atë qe ka zhvilluar si aktivitet njeriu në këtë jetë.
Dhe si përfundim ne jemi para një zhvillimi tjetër kolosal i cili do të ndërron kahjen e civilizimit njerëzor se ç’farë do të jetë ky ndryshim mbetet te shohim drejt së ardhmes.
ese per jeten,jeta ese,ese shqip per jeten,jeta ese,e verteta e jetes ese shqip,ese per vertetesine e jetes,jeta dhe vertetesia e saj,hartim,mendime,
loading...
Lexo edhe: