Vjershë Patriotike për Komandant Adem Jasharin
Re të zeza mbuluan Prekazin
Shumë çetnikë e nxinë lëndinën
Adem Jashari dredh mustakun
Dhe në çark e puth martinën.
Në nishan të pushkës së gjatë
Pak më tutje Shaban plaku
I betuar n`shqiponjë t`flamurit
Për të gjallë s`lëvizë nga pragu.
Nga frenxhia bërtet Hamza
Si kreshnikët në ditë të veta
Heu çetnikë ju farë e fëlliqur
Jo s`ka vdekur Azem Bejta.
Krisën pushkët përnjëherë
Si rrufetë që bijnë nga qielli
Gjoksin Hamza i vë gjyles
N`ato çaste u ndal dielli.
Si dragoi zjarr qet nga goja
Luftë e këngë Ademi i nisë
Sikur kosa që rrëzon barin
Rrëzon çetnikët ballëqëndisë.
Komandanti është i gjallë
Legjendë u bë ky emër
Gjithë shqiptarët kudo janë
Komandantin e kanë në zemër.
poezi patriotike,vjersha patriotike, vjersha per Adem Jasharin, vjershe per Adem Jasharin, vjersha per deshmore, vjersha per deshmoret e Kombit, deshmoret e Kombit, poezi patriotike,poezia patriotike, vjershe per luften e UÇK-se, vjersha per Komandantin Adem Jashari, vjershe per komandanit Jashari, poezi patriotesh, Adem Jashari vjershe, Vjershe per Adem Jasharin, Adem Jashari vjersha patriotike, lufta patriotike, vjershe, Legjenda Adem Jashari vjershe,vjershe per Shaban Jasharin, Vjershe per Hamze Jashari, Prekazi vjershem Vjershe per luften ne Prekaz,Prekaz poezi, Poezi per luften ne Prekaz
loading...
Lexo edhe: