Rexhep Qosja |
Në vëllimin e prozës ,,Vdekja më vjen prej syve të tillë”, autori përfshin trembëdhjetë tregime.
Ndonjëri nga ato është shkruar vetëm sa për të plotësuar strukturën e një tërësie tematike kronologjike, çfare ka qenë ambicje e autorit apo '' Rexhep Qosjes.
Lexo edhe biografinë e autorit:'' Rexhep Qosja ''
Pjesa më e madhe dhe relevante si vlerë e këtij rrëfimi mbi Vajazanin janë ngarkim e frymëzim që vjen si domosdojë e brendshme e krijuesit.
Duke pasur ambicjen që ky rrëfim të jetë si çdo rrëfim, me fillim dhe fund — të fillojë me fëmijërinë e thellë dhe të përfundojë me vdekjen, rrjedha e rrëfimit, sidomos në fillim, duket si e dhunuar.
Megjithatë, kjo si kornizë fillimi, të cilën'' Rexhep Qosja '' e len të hapur duke dashur të krijojë iluzionin e kohës së pafund, si rrjedhë lashtësie, që e kufizon me legjendën dhe mitin, plotësisht përputhet dhe kryen rolin e vet si përcaktim i jashtëm i rrëfimit.
Por, duke folur mbi këtë çështje, që mund të duket e natyrës së jashtme, preket një çështje e rëndësishme teorike lidhur me krijimtarinë letrare artistike — për kufirin në mes të asaj që lind si domosdojë frymëzimi dhe e së kërkuarës.
Në prozën rrëfimtare'' Vdekja më vjen prej syve të tillë '' të Rexhep Qosjes çështja njëmend mund të konsiderohet si formale, meqë ajo që është thelbësore në këtë vepër, ka lindur si imperativ i brendshëm, kurse margjinat e këtij rrëfimi shërbejnë vetëm si detaj, dekor për ta shquar dhe theksuar këtë qenësi.

Rrëfimi mbi Xhezair Gjikën i realizuar përmes tri këndesh të mundshme të narracionit, është rrëfimi i një krijuesi me aftësi të theksuar për shqetësime dhe meditime etiko-filozofike.
Ai, duke rrëfyer për vete, shndërrohet në një dritare sugjestive prej ku mund të hidhet dritë në një kapitull të rëndësishëm dhe të veçuar nga tërësi e kronikës së Vajazanit.
Xhezairi, duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore të kohës dhe ambientit gjegjës.
Veçimi dhe theksimi i nyjeve gjatë këtij rrëfimi arrihet në dy drejtime: nga përjetimet e drejtpërdrejta të tij, nga përpjekjet direkte me realitetin dhe, nga inspirimi si rezultat i soditjeve aktive, në të parë të distancuara të këtij realiteti.
Linja e parë e rrëfimit tek vepra Vdekja më vjen prej syve të tillë është kryesorja, ndërsa e dyta insiston t’i krijojë atmosferë bindëse për motivim të brendshëm të linjës së parë.
Lënda të cilën e thith ky rrëfim nga jeta, është e gjërë, e shumëllojshme dhe e pasur me të gjitha ngjyrat e saj.
Ajo degëzohet dhe përvidhet thellësive të këtij mozaiku të botës dhe të frymemarrjes së Vajazanit.
Depërton në thellësi të padukshme të jetës së tij dhe që andej nxjerr në shesh, i qartëson dhe i demaskon lakimet, thyerjet, rrëximet, siç janë demagogjia, indiferenca, grykësia, zilia, ligësia, faji, mëkati, ndjekja, vrasja, frika, dhuna, vetmia, pendimi, dilema, dogma, vuajtja, dashuria... Mandej çështjet që kanë të bëjnë me vete aktin krijues, me frymëzimin, realitetin, cenzurën... Shumica e çështjeve që ngreh Rexhep Qosja janë të natyrës etike ekzistenciale.
Vërehet, po ashtu, se shumica prej tyre janë dukuri të natyrës negative — janë ana e shëmtimit të njeriut, të cilat ndërkaq janë thellësisht të motivuara nga ndjenja e fuqishme e shqetësimit dhe e dhembjes që përjeton rrëfyesi.
Për më shumë vuajtja, dhembja e Xhezairit, si refleks i brendshëm që lind nga shëmtimi i cili ka rënë mbi Vajazan, është sfondi kryesor i tërësisë së rrëfimit tek vepra Vdekja më vjen prej syve të tillë.
Shkruar nga: Rapitful
Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër
Postime të ngjashme:
Rexhep Qosja Biografia
Shkruar nga: Rapitful
Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër
Postime të ngjashme:
Rexhep Qosja Biografia
Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
Rexhep Qosja analize letrare, vdekja me vjen prej syve te tille analize, analize per vepren vdekja me vjen prej syve te tille, vdekja, jetesa, analiza letrare, vepra shqip, libra shqip analiza, analiza per vepra shqip, veprat letrare analiza, kritike per vepra letrare, kritika per vepra letrare, kritike, letersia shqipe, gjuhe shqipe dhe letersi, vdekja me vjen prej syve te tille referat, referate per romane, referat per roman, qysh me shkru ni referat, referate online, kritika letrare online, kritike per vepra, rexhep qosja veprat
loading...
Lexo edhe: