Poema ''Çajld Haroldi'' nga Xhorxh Gordon Bajron analizëapo referat
Bajroni u bë i njohur dhe i dashur te shqiptarët më së tepërmi për shkak se në udhëtimin e tij vizitoi edhe Shqipërine dhe se në poemen e tijë “Çajld Haroldi” strofa të tëra ia kushtoi asaj: natyrës, jetës, historisë dhe zakoneve të shqiptarëve.
Që në strofën e parë të pjesës nga Kënga e dytë, të cilën ia kushton Shqipërisë, ai jep një pasqyrë të historisë dhe të gjendjes në këtë vend.
Shqipërinë e sheh si vend ku ka lindur ''Aleksandri i Madh'', por edhe ''Skënderbeu'', i cili me shpatën e tij kreshnike dërrmonte armiqtë.
Pas këtyre të dhenave historike, ai atë e përshkruan si vend - nënë të burrave të egër, i cili po ballafaqohej me një realitet tjetër nën pushtimin otoman, ku në vend të kryqave po ngriteshin minaretë.
Ne letrën që ia dërgon s’ëmës, Bajroni shkruan:
“Arnautët ose albanezët më bënë shumë përshtypje ngaqë kanë ngjashmëri me malësorët e Skocisë në veshje, në dukje e në mënyrën e jetesës. Edhe vetë malet e tyre m’u dukën si të Kledonisë, veçse me klimë më të butë. Fustanella e tyre, ndonëse e bardhë, shtati i hollë e i zhdërvjellët, dialekti i tyre keltik në tingull, si dhe zakonet e tyre të rrepta — të gjitha këto më shpunë në Morven.
Nuk ka tjetër komb që fqinjët ta kenë aq smirë e t’i trëmben aq shumë sa kombit të shqiptarëve.”
Këto dhe përshtypje të tjera përmbajnë edhe vargjet kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kjo eshte nje ''Analize'' apo ''referat'' per vepren apo poemen “Çajld Haroldi” nga ''Xhorxh Gordon Bajron'' apo ''Bajroni''. Gordon Bajron analize, analiza gordon bajron,Çajld Harodi analize, analize e vepres,çajld harodi,analiza letrare bajroni,Nuk ka tjetër komb që fqinjët ta kenë aq smirë e t’i trëmben aq shumë sa kombit të shqiptarëve.”
Këto dhe përshtypje të tjera përmbajnë edhe vargjet kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
referat,subjekti,permbajtja,permbledhje
loading...
Lexo edhe: